Menu

Ndërtesat, Murtaj: Në projektim i referohemi hartave të reja, ato të ‘89 të pasakta

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Luan Murtaj pedagog, Shoqata Shqiptare e Inxhinierisë Sizmike ka folur për hartën e re sizmike ku të gjitha ndërtesat duhet të jenë të forta për të përballuar tërmete mbi 8 ballë, por edhe përmes saj jepet informacion për zonat sizmike, për thyerjet sizmike dhe pasojat në distance.

“Kur ne projektojmë një ndërtesë, ka dy stade, njëra është për gjendjen e shfrytëzimit dhe tjetra për t’i bërë ballë shkatërrimit ose termet projektimi. Harta e tërmetit të shfrytëzimt do të thotë se çdo ndërtesë duhet ta kalojë pa asnjë dëm. Perioda kohore është 1 në 95 vjet, ndërsa harta e dytë ka të bëjë me tërmetin 1 herë në 775 vjet, kanë siguri 5% të mos ndodhjes mbi magnitudën dhe bën që ndërtesa të mos shëmbet dhe të jetë e riparueshme. Nxitimet e ulëta, forca sizmike e ulët, nxitimet më të larta janë në Jug, Bashkia e Himares e Sarandës dhe Konispoli. Në projektim i referohemi 2 hartave, normat që kemi pasur në 1989 treguan që nuk ishin të sakta dhe u pa në tërmetin e Durrësit. Kishte shmangie, ndaj në fushën e projektimit i referohemi këtyre hartave. Instituti i Sizmikës ka afishuar nxitimet për çdo qytet dhe janë të detyruar t’i zbatojnë”-u shpreh Luan Murtaj.

Qendra  Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed