E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Tana Kika pedagoge në UBT ka folur për “One Health”, sëmundjet zoonotike, ndërveprimin e institucioneve dhe synimin drejt strategjive të përbashkëta.
“Sëmundjet zoonotike që vijnë nga kafshët tek njeriu, janë rreth 70% të sëmundjeve të njeriut, nuk janë vetëm zoonozat ushqimore, por edhe mjedisore. Janë një sërë sëmundjesh që kanë origjinën nga kafshët apo që vijnë nga vektorët si insektet, parazitët, pra sëmundje virusale dhe viti i fundit dëshmoi për pandeminë, ku nevojitet një shkëmbim informacioni dhe të dhënash që veprimi të jetë i njëkohshëm. Strategji të përbashkëta ende nuk ekzistojnë, por të gjitha ministritë e linjës, aktorët në ruajtjen e shëndetit të njeriut, kafshëve, bimëve dhe për ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm kanë strategjitë vetjake në lidhje me sëmundjet zoonotike. Ministria e Bujqësisë ka dy Autoritete, i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, që si qëllim final kanë ruajtjen e shëndetit të njeriut, konsumatorit, mjekëve veterinerë që bashkërendojnë çdo ditë me kafshët, punonjësit e thertores, i gjithë zinxhiri që ka marrëdhënie të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me kafshët. Duhet të synojmë në rritje të strategjive të përbashkëta. Është e rëndësishme të mendohet një fond i përbashkët për ndërveprimin, pasi shkëmbimi i të dhënave, analizimi i tyre nga të gjithë sektorët është çështje ndërsektoriale. Analizimi i tyre parandalon në kohë përhapjen e sëmundjeve dhe kontrollon në kohë sëmundjet infektive me origjinë nga kafshët, si antibiotiko rezistenca që është çështje në ngritje për shëndetin e njeriut, por burimi është për qëllime përdorimi në mënyrë empirike në kafshët bujqësore për ushqim apo edhe ato të shoqërimit. Me “One Health” institucionet janë të njohura”-deklaroi Tana Kika.
Qendra Alert/Alert.al


