Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) kanë publikuar në Janar 2025 raportin vjetor mbi zoonozat në Bashkimin Evropian, të titulluar “Raporti Vjetor i Zoonozave One Health në Bashkimin Evropian 2023”.
Në vitin 2023, rastet e listeriozës arritën nivelin më të lartë që nga viti 2007, ndërsa kampilobakterioza dhe salmonelozambetën sëmundjet zoonotike më të raportuara në BE. Në përgjithësi, numri i rasteve të raportuara të sëmundjeve zoonotike te njerëzit u rrit, ndërsa shpërthimet e sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi pësuan një rënie të lehtë.
Numri i rasteve të listeriozës te njerëzit (2,952) tregoi një rritje të qëndrueshme gjatë periudhës 2019–2023, duke arritur nivelet më të larta që nga viti 2007. Ky trend mund të lidhet me plakjen e popullsisë evropiane — 21.3% e europianëve janë tani mbi 65 vjeç — çka, së bashku me rritjen e prevalencës së sëmundjeve kronike të lidhura me moshën, rrit rrezikun për simptoma të rënda në grupmoshat më të vjetra. Ushqimet e gatshme për konsum (RTE), si salmoni i tymosur në të ftohtë, produktet e mishit dhe të qumështit, janë burimi më i zakonshëm i infeksioneve. Të dhënat e fundit tregojnë se përqindja e mostrave nga kategoritë e ushqimeve RTE që tejkalojnë kufijtë e sigurisë ushqimore për kontaminimin nga Listeria monocytogenes varionte nga 0.11% në 0.78%, me nivelin më të lartë të raportuar për sallamet e fermentuara.
Kampilobakterioza dhe salmoneloza ishin sëmundjet zoonotike më të raportuara në BE. Në vitin 2023, u raportuan 148,181 raste të kampilobakteriozës, duke shënuar një rritje nga 139,225 raste në vitin 2022.
Pas kampilobakteriozës, salmoneloza ishte infeksioni i dytëmë i raportuar me 77,486 raste në vitin 2023, krahasuar me 65,478 raste të raportuara në 2022. Vetëm 15 shtete anëtaredhe Mbretëria e Bashkuar (Irlanda e Veriut) arritën tëpërmbushin të gjitha objektivat e vendosura për reduktimine Salmonellës te shpendët. Kjo përfaqëson një ulje krahasuarme vitin 2022, kur 19 shtete arritën përputhshmëri të plotë.
“Prania e qëndrueshme e Salmonellës te popullatat e shpendëve nënvizon nevojën për vigjilencë të vazhdueshme nëluftën kundër sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi. Mjetete përmirësuara të mbikëqyrjes, si sekuencimi i plotë igjenomit, janë të paçmuara për zbulimin dhe kontrollin mëefektiv të shpërthimeve,” deklaroi Frank Verdonck, Kreu iNjësisë për Rreziqet Biologjike dhe Shëndetin dhe Mirëqeniene Kafshëve në EFSA.
Raporti monitoron gjithashtu shpërthimet e sëmundjeve tëtransmetuara nga ushqimi në BE, të cilat përkufizohen singjarje kur të paktën dy persona preken nga e njëjta sëmundjenga i njëjti ushqim i kontaminuar. Në vitin 2023, u raportuangjithsej 5,691 shpërthime të tilla, duke regjistruar një rënie tëlehtë krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, numri i rastevete njerëzit, shtrimet në spital dhe vdekjet u rritën, me fataliteteqë arritën nivelin më të lartë në një dekadë. Salmonella mbetishkaku kryesor i shpërthimeve të ushqimeve, rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Burimet më të shpeshta tëshpërthimeve të salmonelozës ishin vezët/produktet e vezëve, ushqimet e përziera dhe mishi i shpendëve.
Përdorimi i rritur i sekuencimit të plotë të gjenomit ka përmirësuar ndjeshmërinë e mbikëqyrjes, duke rritur aftësinëpër të zbuluar shpërthime në vendet anëtare që e kanëimplementuar këtë metodë.
“Rritja e pasojave të rënda nga shpërthimet e ushqimeve nënvizon kërcënimin e vazhdueshëm për shëndetin publik të shkaktuar nga Salmonella dhe patogjenë të tjerë të transmetuar nga ushqimi. Duke integruar shëndetin e njeriut, kafshëve dhe mjedisit përmes një strategjie “Një Shëndet”, mund të parandalojmë më mirë përhapjen e këtyre sëmundjeve dhe të mbrojmë shëndetin publik,” tha Celine Gossner, Shefja e Seksionit për Sëmundjet që lindin nga ushqimi, vektorët dhe emergjencat në ECDC.
“Një Shëndet” është një qasje shumësektoriale që synon të balancojë dhe optimizojë shëndetin e njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit të përbashkët, duke njohur lidhjen e tyre të ndërsjellë. Përmes promovimit të veprimeve të përbashkëta, kjo strategji bashkon profesionistë nga disiplina të ndryshme për të adresuar kërcënimet komplekse të shëndetit në një mënyrë të integruar.
Publikuar ne faqen e AKU, janar 2025


