Menu

Së paku 46 viktima, meteorologët gjermanë ‘reshjet më të rënda në 100 vitet e fundit’

Deri tani janë shënuar 46 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm në Gjermani të cilat kanë shkaktuar përmbytje në pjesën jugore dhe perëndimore të saj. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke marrë përpara makinat dhe kanë rrëzuar godina dhe shtëpitë e banorëve.

Rreth 70 njerëz rezultojnë akoma të zhdukur, dhe Gjermania aktualisht konsiderohet si vendi më i prekur. 6 persona të tjerë rezultojnë të humbur në Belgjikë. Të prekura janë gjithashtu dhe Holanda dhe Luksemburgu.

Sipas meteorologëve gjermanë, kjo është sasia më e madhe e reshjeve në njëqind vitet e fundit. Ndërkohë që Angela Merkel është shprehur që është e shokuar nga kjo katastrofë.

Burimi: CNN

alert.al/

Related Posts