Menu

Përfaqësuese e EIT Food për Shqipërinë

Pecnikaj: Fëmijët në vendin tonë të kequshqyer, lidhet edhe me burimin e të ardhurave

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ilir Pecnikaj, kimist tha se një raport i fundit i OBSH-së na ka thënë se diku 47% e fëmijëve në vendin tonë janë të pa ushqyer.

Ilir Pecnikaj: E dimë se niveli në ushqyerja në Shqipëri nuk është i pari apo i fundit. Një raport i fundit i OBSH-së na ka thënë se diku 47% e fëmijëve në vendin tonë janë të pa ushqyer, nga të cilët 16% e tyre janë në krizë ushqimore në atë që hanë. Vetëm një ose dy vakte në ditë, dhe kanë vetëm dy lloj ushqimesh. Pjesa tjetër e tyre kanë jo më shumë se 4 lloj ushqimesh në javë. Ne e dimë se në vendin tonë jetojmë në një vend të kequshqyer. Kjo vjen edhe nga burimi i të ardhurave.

LIVE/ “Alert” nga Granit Sokolaj – Raporti i FAO: Shqiptarët e uritur?! (03 Tetor 2025)  https://www.youtube.com/watch?v=DO1wo189pHY

Ceko: 40% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për ushqime, ka raste ku 68% e racionit është buka

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Enriko Ceko, ekspert i standardeve dhe cilësisë në vendin otnë, 40% shpenzohet për ushqime dhe shqiptarët zënë vendin e parë në Evropë për drithëra.

Ceko: Shifra që përmendet me 32% është varianti më optimist, sepse është diku tek 40%. Në vendin tonë, tek ky 40% që shpenzojmë për ushqime, shqiptarët zënë vendin e parë në Evropë për drithëra. Ka zona në vend që edhe 68% e racionit ushqimor është buka.Ishte shprehje se dikur hanim bukë me djathë, ndërsa tani do të hamë bukë me foton e djathit. Kur flasim për këtë pjesë të ushqimit, duhet të dallojmë cilësinë, garancinë dhe sigurinë ushqimore. Flasim për standard dhe sa të sigurt jemi ne që nga ushqimi që marrim nuk do të marrim mbetje dhe viruse. Tek garancia, është sa kemi akses tek ushqime në raport me të ardhura për një energji të

 mjaftueshëm për një aktivitet jetësor.https://www.youtube.com/watch?v=DO1wo189pHY

 

Bombaj: Nënushqyerja problem shqetësues në Shqipëri, kemi një rënie të cilësisë të ushqimit

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Bledina Bombaj, dietologe klinike tha se nënushqyerja është një mungesë në kalori dhe në nevoja ushqimore për mirëqenien dhe funksionin normal të njeriut, që është prezente në vendin tonë.

Bombaj: Këto shifra kanë qenë edhe më parë. Kanë një farë përmirësimi, por mbetet një shqetësim nënushqyerjen, që është ndryshe nga kequshqyerja. Nënushqyerja është një mungesë në kalori dhe në nevoja ushqimore për mirëqenien dhe funksionin normal të njeriut, që është prezente në vendin tonë, më shumë në zonat e thella dhe ku ka një prani varfërie.Këto të ardhur atë pakta që kanë këto zona dhe në kombinim me mungesën e informacionit, si dhe me kombinimin me ushqimin e stërpërpunuar, që është një ushqim që qaset kollaj, ndoshta ka kamufluan këtë pjesën e nënushqyerjen. Kemi një rënie të cilësisë të ushqimit.

Ballesha: Frutat dhe perimet jo si më parë, kanë humbur cilësinë, domatja më e “rrezikuara”

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Esmeralda Ballesha, Përfaqësuese e EIT Food për Shqipërinë tha se ka rënë shumë cilësia e ushqimeve në raport me të shkuarën.

Ballesha: Për mua nuk është çudi, janë shifra që priteshin dhe kanë qenë në vitet më parë. Sigurisht që e kemi më të prekshme, sepse sigurimi i ushqimit, ka probleme veçanërisht, sepse kemi pasur një rritje të madhe të çmimeve. Pastaj kur vjen puna e elementëve që kanë produkteve ushqimore, ato kanë pasur një ndryshim të madh gjatë viteve.Edhe nëse arrijmë të konsumojmë të gjithë frutat dhe perimet, ato nuk janë më si më parë. Këto produkte për mënyrën se si rriten, nga pesticidet dhe ato që u futet, në një mbiprodhim, kanë humbur vlera. Njëra prej tyre është domatja që ka humbur vlerat sikurse ka qenë më parë.

LIVE/ “Alert” nga Granit Sokolaj – Raporti i FAO: Shqiptarët e uritur?! (03 Tetor 2025)

youtube.com/watch?v=DO1wo189pHY&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE