Shpeshherë puna dhe oraret e tej zgjatura na bëjnë që ushqimin ta konsumojmë në tavolinën e punës, pa e ditur se sa e dëmshme është për shëndetin.
Ndërkohë që vazhdojmë të kënaqemi duke bërë disa veprimi, shëndeti ynë vetëm përkeqësohet. Më poshtë ne do t’ju tregojmë pse ngrënia në tavolinën e punës është e dëmshme për shëndetin:
Le ta pranojmë që tavolina e punës nuk është një vend i pastër për të ngrënë ushqim, pasi është e mbushur plot me baktere dhe viruse, pavarësisht se pastrohet. Përveç tjerash, edhe aroma e ushqimit, mund të shqetësojë kolegët tuaj. Prandaj, nëse doni të hani, dilni në ajër të pastër, gjatë orarit të pushimit.
Qendra Alert/Alert.al


