Menu

Vitamina C, studiuesit: Doza e rekomanduar nga OBSH, e pamjaftueshme

Sasia e vitaminës C rekomanduar nga OBSH si një dozë minimale ditore për ruajtjen e një gjendje të mirë shëndetësore, e barabartë me 45 miligramë është krejtësisht e gabuar. Në një studim nga Universiteti i Uashingtonit doli në përfudnimin se duhet një dozë dyfish nga ajo e rekomanduar nga OBSH, pra 95 miligramë. Studimi rianalizoi një eksperiment të kryer në vitin 1944 nga Instituti Scorby në Sheffield, Britani.

Në atë kohë, (ishte kohë lufte) kërkuesit nuk ishin aspak të interesuar për të përcaktuar dozat minimale të lëndëve ushqyese thelbësore si vitamina C. Përkundrazi, ata donin të vendosnin sasi minimale të ushqimeve të freskëta (veçanërisht perimeve) për t’u caktuar ekuipazheve të anijeve për të parandaluar skorbutin, një sëmundje e shkaktuar pikërisht nga nivelet e pamjaftueshme të vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë. Për këtë qëllim ata rekrutuan 20 vullnetarë, ndërsa anëtarët e grupi i nënshtroheshin një trajtimi të ndryshëm: 0, 10 ose 70 miligramë vitaminë C në ditë. Ky eksperiment bëhej për të parë shfaqjen e shenjave të sëmundjes së skorbutit. Për të verifikuar kohën, pjesëmarrësve u shkaktonin herë pas here plagë të vogla, për të kontrolluar shërimin e tyre.

Eksperimenti, i cili sot nuk do të pranohej nga asnjë lloj komiteti etik, u konceptua me kontributin e nobelistit të ardhshëm Hans Krebs dhe ishte i njohur si Eksperimenti i Mbytjes së Anijeve. Pas 9 muajsh eksperimentimi, doza minimale e vitaminës C e nevojshme për të shmangur skorbutin u identifikua, e miratuar më vonë nga OBSH dhe që korrespondon në fakt me 45 miligramë në ditë. Siç raportohet në American Journal of Clinical Nutrition, këto llogaritje ishin më shumë se të përafërta dhe çuan në përfundime krejtësisht të gabuara. Duke i përsëritur ato, ne arrijmë në një dozë shumë më të afërt nga shoqëritë e ndryshme shkencore të të ushqyerit njerëzor, të cilat rekomandojnë 75 dhe 110 mg / ditë: domethënë mesatarisht 95 mg / ditë.

Në mënyrë të veçantë, llogaritjet e reja tregojnë se marrja prej 10 mg / ditë, e vazhduar për 11.5 muaj u shoqërua me një rënie prej 42% të rezistencës ndaj plagëve në krahasim me atë të marrë me 80 mg / ditë. Një dozë prej 65 mg / ditë për 6.5 muajt nuk kishin qenë të mjaftueshme për të siguruar shërimin e plagëve. E gjithë kjo çon në një përfundim: Sasia minimale e nevojshme për të ruajtur një gjendje të mirë të shëndetit të indeve është 95 mg / ditë, që është mbi 100% më e lartë se ajo e rekomanduar akoma sot nga OBSH.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed