Gjatë ditëve të fundit, në Sistemin e Alarmit të Shpejtë për Ushqimet (RAFSS) të Komisionit Europian, janë raportuar raste të kontaminimit me salmonelë të piperit të zi me origjinë nga Brazili.
Rasti më i fundit është raportuar gjatë datës 4 gusht në shtetin e Holandës, ku verifikimi i këtij kontaminimi është bërë në kufi, dhe produkti i piperit të zi nuk është lejuar që të futet në tregun holandez.
Më herët, katër raste të ngjashme ishin verifikuar edhe në shtetin gjerman, i cili gjithashtu kishte refuizuar pranimin e këtij produkti në kufi.
Simptomat e helmimit ushqimor të shkaktuara nga Salmonela zakonisht janë: diarre, shtrëngime stomaku, vjellje dhe temperaturë e lartë. Periudha e inkubacionit zgjat rreth 12-36 orë. Sëmundja, ndonjëherë është e rëndë, dhe të shkuarit në spital mund të jetë e domosdoshme.
Burimi: RAFSS
Qendra Alert
alert.al




