Italia raportoi praninë e oksidit të etilenit në disa grupe të suplementit ushqimor RefluMed, e cila ndihmon në qetësimin e refluksit gastrik dhe rregullon aciditetin e stomakut. Bëhet fjalë për paketat me numrin e lotit 200187 dhe datën e skadimit 03/2022. Kompania specifikon se ka urdhëruar tërheqjen si një masë paraprake, në pritje të rezultateve mbi produktin e përfunduar.
Ministria e Shëndetësisë, përveç kësaj ka publikuar urdhrin për tërheqjen nga tregu të ëmbëlsirave, të prodhuara në Toscano për praninë e alergentëve të padeklaruara për shkak të një gabimi të paketimit.
U kërkua tërheqja nga tregu për shkak të alergjive që mund të shkaktohen te konsumatorët, për shkak të mosdeklarimit të alergentëve në etiketë. Paketat prej 430 gram, i përkasin shortit të prodhimit 24/09/21 dhe 01/10/21 dhe 09/10/2021 dhe 16/10/2021, sepse brenda ka produktin ‘Tortë Mantuan’, që përmban bajame që nuk deklarohet në etiketë. Si masë parandaluese këshillohet të mos konsumohen produktet me numrat e raportuar të shortit dhe t’i kthehen ato në pikën e shitjes ku janë blerë.
Që nga 1 janari 2021, Il Fatto Alimentare ka raportuar 213 tërheqje, për një total prej 389 produktesh. (IlFattoAlimentare)
Qendra Alert/Alert.al

