Menu

Arben Dhima nga “Swiss Approval Albania”: Problematikat me ashensorët dhe pasiguria e tyre

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arben Dhima drejtor i “Swiss Approval Albania” ka folur për ashensorët, problematikat dhe sigurinë e tyre.

“Duhet ta shohim nga dy këndvështrime të rëndësishme: Një pjesë e ashensorëve funksionojnë pa patur një administrim në kuptimin e kontrollit, ndërsa një pjesë tjetër ka kontroll nga një administrator. Në rastet kur ka administrator të emëruar nga bashkitë përkatëse apo të zgjedhur nga kryesia e banorëve. Në këtë rast, ashensorët kalojnë një cikël të mirëmbajtjes dhe të kontrollit dhe janë më të sigurt. Ndërsa në rastet kur nuk njihet personi përgjegjës për kontrollin ashensorët janë më problematikë dhe në dijeninë time janë një numër i lartë ashensorësh. Problemi në themel shtrihet që në regjistrimin, për të ditur sa ashensorë janë, ku janë, çfarë lloj ashensorësh janë dhe gjendjen e tyre. Për të ndjekur më pas të gjithë zinxhirin e ngjarjeve përsa i përket kushteve të sigurisë dhe të funksionimit të tyre. Ne sot hasemi me kompani dhe individë që kryejnë mirëmbajtjen e ashensorëve të cilët nuk kanë kriter teknik apo ligjor që përcaktojnë të drejtat e kryerjes së veprimeve ndaj ashensorëve. Nuk kemi një disiplinim të kompanive të cilat kryejnë mirëmbajtjen, çfarë karakteristike teknike kanë, a kanë staf të duhur a kryejnë procese sipas një metodike apo standardi të caktuar”-deklaroi Arben Dhima.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts