Shpërthim tritoli në një mobileri në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate. Mobilerisë është në pronësi të një qytetari nga Tirana, sipas informacionit paraprak.
Njoftimi i Policisë
“Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
alert.al/
Tags: shperthim tritoli


