Murtaja e Derrit Afrikan, është një nga sëmundjet e përhapura të kafshët, e kjo nuk ka len pa prekur edhe vendet tona, por sa rrezikohen konsumatorët nga kjo sëmundje?
Kurtesh Sherifi, profesor i mjekësisë veterinare në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, i cili foli rreth kësaj sëmundje në emisionin e kësaj të hënë në “Alert” me Granit Sokolaj, tregoi për rrezikun që mund të kanoset për konsumatorët nga kjo sëmundje.
Sherifi tha se virusi mund të qëndroj për disa muaj në produktet e mishit, nëse ato nuk janë trajtuar termikisht.
“Mund të ndodh që, shenjat klinike ne i përfshimë i kategorizojmë këto varësisht se sa i rrezikshëm është virusi, këtë rast kafshët përfundojnë me letalitet shumë shpejt. Periudha e kalimit të virusit në derr, deri në shfaqjen e shenjave klinike mund të jetë nga 4 deri 19 ditë. Te rastet e sëmundjeve perakute, ka raste kur brenda 3 ditëve mund të ketë ngordhje të kafshëve”
“Kemi pastaj edhe formën akute, që infektohen nga një virus me patogjenet të lartë, këtu shenjat fillojnë me rritje të temperaturës në 42 C, shenjat tjera janë gjakderdhjet që shihen kudo, ka edhe shenja tjera që janë të rëndësishme, forma e tretë që quhet subakute dhe kronike”, tha Sherifi në “Alert”.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

