Menu

Blog

Përfitimet e mbajtjes së një kafshe për fëmijët

Një studim japonez ka zbuluar se fëmijët që kanë qenë të ekspozuar ndaj kafshëve shtëpiake edhe para lindjes ose gjatë foshnjërisë së hershme kanë më pak alergji ushqimore në krahasim me fëmijët e tjerë që kanë lindur në shtëpi pa kafshë shtëpiake. Zbulimi bazohet në analizën e më shumë se 65,000 foshnjave nga Japonia.

Studimi nga Hisao Okabe dhe ekipi nga Qendra Rajonale e Fukushimës për Studimin e Mjedisit dhe Fëmijëve në Japoni u botua në revistën PLOS ONE.

Studiuesit shprehën shqetësimin se gjithnjë e më shumë fëmijë po diagnostikohen me alergji ushqimore në mbarë botën. Nëse gjetjet e tyre të studimit janë të vërteta, qentë dhe macet mund të ndihmojnë në uljen e kësaj gjendje.

Merrni një qen ose mace

Studiuesit gjetën më pak shfaqje të alergjive ushqimore tek fëmijët e ekspozuar ndaj qenve dhe maceve në ambientet e shtëpisë. Në mënyrë të veçantë, alergjitë ndaj vezëve, qumështit dhe arrave ishin dukshëm më pak në mesin e fëmijëve që ishin të ekspozuar ndaj qenve dhe ata të ekspozuar ndaj maceve kishin më pak gjasa të përjetonin alergji ndaj vezëve, grurit dhe sojës.

Megjithatë, fëmijët e ekspozuar ndaj brejtësve u shoqëruan me një incidente më të madhe të alergjive ndaj arrave. Pra, hamsterët mund të mos jenë një zgjedhje e mirë, nëse planifikoni të keni një kafshë shtëpiake.

Megjithëse studimi nuk mund të shpjegojë lidhjen midis ekspozimit të kafshëve shtëpiake dhe incidencës së alergjive ushqimore, studiuesit besojnë se këto rezultate mund të ndihmojnë në kuptimin e mekanizmave prapa alergjive ushqimore të fëmijërisë në kërkimet e ardhshme.

Përfitimet e mbajtjes së një kafshe për fëmijët

Studimet kanë treguar përfitimet e shumta të mbajtjes së kafshëve shtëpiake, veçanërisht për zhvillimin e fëmijës. Është vërtetuar se rritja me kafshët shtëpiake i bën fëmijët më të dhembshur, të kujdesshëm dhe më të vetëdijshëm për të tjerët. Fëmijët me kafshë shtëpiake gjithashtu kanë një nivel më të lartë të vetëbesimit në krahasim me të tjerët.

Të kesh një kafshë shtëpiake u mëson fëmijëve përgjegjësinë dhe kujdesin në moshë të re, ata rriten si të rritur të përgjegjshëm dhe më të mirë në trajtimin e marrëdhënieve të të gjitha llojeve. Fëmijët mësojnë ndjeshmërinë në prani të kafshëve shtëpiake dhe gjithashtu rriten si individë të sigurt. Kafshët i ndihmojnë fëmijët të jenë miqësorë.

Studimet kanë treguar gjithashtu se të kesh shumë kafshë shtëpiake ndihmon në uljen e rrezikut për të zhvilluar alergji të caktuara. Nga kafshët shtëpiake mund të përfitojnë njerëzit si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Nga mbajtja aktive e deri te zvogëlimi i ankthit tuaj, mbajtja e një kafshe shtëpiake mund të jetë shumë terapeutike. Mbi të gjitha, kafshët shtëpiake i ndihmojnë familjet të forcohen dhe të afrohen më shumë.

Qendra Alert/Alert.al

Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë

Toksinat gjenden në ajër, ujin që pimë dhe ushqimet që hamë dhe na rrezikojnë shëndetin në mënyrë të frikshme. Toksinat akumulohen në organizëm por kur arrijnë një nivel tepër të lartë, organizmi sëmuret. Por cilat janë simptomat që tregojnë që niveli i toksinave në trupin tuaj është tepër i lartë?

Konstipacioni

Substancat ngjyruese, aromatike dhe ruajtëse të ushqimeve që konsumojnë përfundojnë në stomak duke dëmtuar tretjen. Akumulimi i toksinave në organizëm shkakton menjëherë konstipacion.

Mjegullimi i trurit

Nëse ndiheni konfuzë dhe të pazotë për t’u përqendruar në punë, fajësoni toksinat. Ato e përthajnë organizmin nga vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe shkaktojnë probleme me vëmendjen apo mjegullim të trurit.

Aroma e keqe e trupit

Toksinat ndikojnë edhe tek aroma e trupit apo gojës. Kur treten, ato prodhojnë gazra dhe aroma që avullojnë nëpërmjet poreve të lëkurës dhe shkaktojnë erën e keqe.

Dhimbje muskulare

Dhimbjet e pajustifikuara muskulare i atribuohen toksinave. Këto dhimbje janë tregues të drejtpërdrejtë të një inflamacioni në organizëm.

Njolla në lëkurë

Shampot, sapunët, kremrat që përdorim përmbajnë shumë substanca të dëmshme për organizmin dhe lëkurën.

Gjumi

Akumulimi i toksinave në trup është drobitës dhe prish gjumin. Sa më i lartë niveli i toksinave në trup, aq më të vështirë do ta keni për të fjetur. Pagjumësia më pas shkakton një sërë problemesh shëndetësore.

Shtimi në peshë

Njerëzit në organizmin e të cilëve janë akumuluar sasi të mëdha toksinash, shtojnë më shumë në peshë. Kjo ndodh sepse toksinat ndikojnë në punën e hormoneve, përfshirë këtu ato që janë përgjegjëse për djegien e kilogramëve të tepërt.

Rënia e flokëve

Rënia e flokëve është ndikim i drejtpërdrejtë i toksinave që gjenden në trup, si tymi i duhanit dhe jo vetëm. Këto toksina janë të tmerrshme për flokun.

Si të detoksikoheni sa më parë

Detoksikimi është një proces i rëndësishëm por jo i vështirë. Sipas tyre, njeriu duhet të pijë sa më shumë ujë, çaj të lulerradhiqes, majdanozit apo gjembgomarit. Ata këshillojnë konsumin e probiotikëve dhe praktikimin e jogës, një aktivitet fizik që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon toksinat.

Qendra Alert/Alert.al

EFSA: Strehoni viçat në grupe të vogla, për të përmirësuar mirëqenien

Viçat duhet të vendosen në grupe të vogla gjatë javëve të para të jetës, për mirëqenien e tyre. Viçat gjithashtu kanë nevojë për hapësirë të mjaftueshme për të pushuar dhe për të lëvizur. Këto janë disa nga rekomandimet e publikuara sot në një opinion shkencor nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA), për të mbështetur rishikimin e legjislacionit të BE-së për mirëqenien e kafshëve.

Shkencëtarët e EFSA-së thanë se ushqimi me fibroze të prera si sanë, duhet t’u sigurohet viçave nga mosha dy javë e tutje dhe gradualisht të rritet me kalimin e kohës. Marrja e lartë e fibrave është e nevojshme për të mbuluar kërkesat e përtypjes dhe hekurit. Provat shkencore tregojnë se viçat me kontakt të kufizuar me nënën e tyre shpesh vuajnë nga stresi i izolimit dhe paaftësia për të thithur.

Shkencëtarët tanë vlerësuan sistemet e blegtorisë të përdorura në Bashkimin Evropian për viçat dhe identifikuan rreziqet ndaj të cilave ekspozohen kafshët dhe pasojat që lidhen me mirëqenien e tyre. Vlerësimi ofron këshilla shkencore për të mbështetur vendimmarrjen nga ligjvënësit si pjesë e rishikimit të vazhdueshëm të legjislacionit të Bashkimit Evropian për mirëqenien e kafshëve. Një propozim legjislativ nga Komisioni Evropian pritet në gjysmën e dytë të vitit 2023. (EFSA)

Qendra Alert/Alert.al

Studimi: Bletët mund të japin informacion në lidhje me peizazhin mikrobik të qyteteve

Sipas hulumtimit të botuar në revistën Environmental Microbiome, bletët mund të japin informacion në lidhje me peizazhin mikrobik të qyteteve ku ato kërkojnë ushqim dhe kështu të dhëna për shëndetin e kosheres dhe shëndetin e njeriut.

Studiuesit, të udhëhequr nga Elizabeth Henoff e Universitetit të Nju Jorkut, studiuan potencialin e bletëve për të ndihmuar në mbledhjen e mostrave të mikroorganizmave në qytete ndërsa ato kërkojnë ushqim çdo ditë në mjediset urbane përreth koshereve e tyre.

Ata studiuan tre koshere në Nju Jork dhe gjetën një shumëllojshmëri informacionesh gjenetike, duke përfshirë bakteret mjedisore dhe patogjenët.

Mostrat e mëvonshme të mbetjeve të koshereve në Sidnei, Melburn, Venecia dhe Tokio sugjeruan se çdo vend ka një nënshkrim unik gjenetik. Gjithashtu, gjetjet treguan se analiza e fragmenteve të qelizave mund të sigurojë informacion për të vlerësuar shëndetin e tyre.

Çdo qytet shfaq një profil unik metagjenomik siç shihet nga bletët. Këto profile japin informacione të rëndësishme për shëndetin e koshereve, siç janë simbionet e njohura të bletëve dhe patogjenët. Për më tepër, tregohet se kjo metodë mund të përdoret për mbikëqyrjen e patogjenit njerëzor.

Studiuesit vërejnë se aktualisht gjetjet janë shumë paraprake për të sugjeruar se kjo është një metodë efektive për monitorimin e sëmundjeve njerëzore.

Qendra Alert/Alert.al

Tana Shtylla Kika: Sektori i shpendëve, më i stabilizuari dhe moderni në Shqipëri

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Tana Shtylla Kika pedagoge në UBT ka folur për investimet në sektorin e shpendëve, për stabilimentët dhe për kapacitetet e kësaj industrie kundrejt sëmundjeve infektive, siç është influenca aviare.

“Duke qenë se jam titullare e modulit të sëmundjeve të shpendëve, mund të them me krenari dhe modesti që është një nga sektorët me të stabilizuar në Shqipëri, më modern, ku është investuar mjaft. Kemi gjithnjë e më shumë zhvillim të sektorit të shpendëe, rritje të kapaciteteve prodhuese qoftë në numër, qoftë në varacion të racave të cilat mbarështohen intensivisht. Ky sektor kapilarizohet me rritjen shpendëve të oborreve familjare ose rritjen e mbarështimit rural të shpendëve. Në rastin e sëmundjeve pandemike, siç është edhe influenca aviare përbëjnë një kërcënim, të pakten për industrinë moderne që kanë të gjitha kapacitetet, qoftë për të zbatuar masat e biosigurisë apo për të aplikuar metodologjinë e ruajtjes së shëndetit dhe mirëqënies së shpendëve. Të qenurit afër fermave të oborreve familjare, tregjeve të shpendëve të gjallë në qarqe të ndryshme, shpeshherë bën që mbarështimi intensiv të mos jetë i ndarë me atë rural të shpendëve. Është një ndër industritë më të stabilizuara dhe të qëndrueshme në 30 vitet e fundit dhe me një hov të madh. Nëse flasim për mish pule dhe vezë më të sigurta janë ato të stabilimenteve, pasi janë shumë më të kontrolluara. Që të marrësh një licencë duhet të kesh të punësuar staf teknik, veteriner, drejtues teknik që është i alokuar në fermë dhe është përgjegjës për shëndetin e shpendëve”-deklaroi Tana Shtylla Kika.

Qendra Alert/Alert.al

Sëmundja që po kanos rëndë shëndetin e shqiptarëve

Numri i sëmundjeve të rënda në vendin tonë sa vjen dhe shtohet, specifikisht rastet me tuberkuloz janë rritur ndjeshëm vitin e fundit. Tirana mban numrin e parë më të lartë sipas mjekëve pneumolog, e pasuar nga Dibra dhe Shkodra.

Për vitin 2022 janë  292 raste të reja, që I bie 10,5 raste të reja për 100 mijë banorë krahasuar me një vit përpara vihet re një rritje, 4,4% e këtyre rasteve.  Peshën më të madhe e zë popullata aktive, që është nga 15 deri në 45, mosha 20-25 ka pjesën më të madhe të këtyre rasteve. Në spital kemi 4 raste, 2 moshë e re dhe 2 mbi 60 vjeç”,-shprehet Irma Tashi, pneumologe.

Mjekët mendojnë se faktor risku mund të jetë mënyra e jetesës, sjellja në komunitete të mëdha siç janë shkollat, fasoneritë apo lokalet që frekuentohen në masë nga rinia. Por kur duhet të dyshojmë se jemi prekur nga tuberkulozi?

“Një tuberkuloz është një klinikë më e zgjatur, në qoftë se vazhdon një temperaturë mbi 3 javë, kollë, rënie në peshë dhe mungesë oreksi, duhet të lidheni me mjekun e familjes”,-tha tha Irma Tashi, pneumologe.

Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë tuberkulozi mbetet një nga vrasësit më të mëdhenj infektivë në botë, duke shkaktuar 1.6 milionë vdekje çdo vit dhe duke prekur miliona të tjerë.

2022 ka shënuar për herë të parë në gati dy dekada, rritje të numrit të njerëzve që sëmuren me Tuberkuloz dhe rezistente ndaj ilaçeve, së bashku me një rritje të vdekjeve. Obejktivi i OBSH është t’i jap fund kësaj sëmundje deri në 2030.

Qendra Alert/Alert.al

Ushqimet që krijojmë varësi, por janë shumë të dëmshme

Një grup studiuesish krijuan një anketë mbi ushqimet më të shpeshta që konsumojmë, duke krijuar varësi.

Vullnetarët që morën pjesë në hulumtim i vlerësuan ushqimet dhe pijet sipas varësisë që i gjetën.

Shikoni listën e dhjetë ushqimeve që krijojnë varësi:

  1. Djathë
  2. Tortë
  3. Soda
  4. Burgers
  5. Patate të skuqura
  6. Akullore
  7. Biskota
  8. Patate të ziera
  9. Çokolla
  10. Pica

Qendra Alert/Alert.al

Eksperti Kristaq Berxholi: Përhapja e gripit të shpendëve, pse nuk rekomandohet vaksina?

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kristaq Berxholi ekspert, ish-drejtor i IKV ka folur për influencën aviare, a mund të transmetohet tek njeriu dhe cilat janë masat që duhet të marrin autoritetet.

“Deri tani risqet që influenca aviare të transmetohet tek njeriu janë shumë të ulëta, pasi virusi ka ndryshuar strategjinë e tij. Kalimi i infeksionit nga shpendët tek njeriu është shumë i ngadaltë dhe deri tani rastet nuk paraqesin rrezikshmëri emergjente. Duhet të rritet maksimalisht vëmendja nga autoritetet. Në SHBA, presidenti Joe Biden përgëzoi ngritjen e një aktiviteti të gjerë mes Shërbimit Veterinar dhe atij human për të bërë planin dhe programin se si duhet të ndjekim problemin e gripit të shpendëve, si duhet t’i paraprijmë problemeve etj. Kjo gjë duhet bërë edhe në vendet e tjera, sidomos në Europë ku rreziku nuk është më i vogël se në SHBA. Si vend kemi lumenj, vijë të madhe bregdetare, klimë të pëlqyer për shpendët e egër dhe gjatë emigrimit një numër i lartë shpendësh vendosen në vendin tonë. Risku është në ato nivele që ka qenë, virusi ka fituar cilësi të reja duke u përhapur dhe në kafshë të tjera si në dhelpër dhe tregon se ky virus po merr përmasa të madha, ndaj justifikon masat që duhen marrë për mbrojtjen e njeriut. FDA ka deklaruar se ne nuk vaksinojmë shpendët derisa imuniteti të jetë 100%, qoftë dhe një shpend të jetë pa imunitet në stallë bëhet burim për përhapjen e infeksionit. Deri tani asnjë vaksinë nuk ka kaluar 50-60% të imunitetit, shpendët pas 56 javësh nuk reagojnë fare për imunitetin, duhet 4-5 ndërhyrje që të sigurosh imunitet për 60% të tufës. Kjo do të thotë kosto shumë e madhe, gjë që nu kia vlen që të ndërhysh. Vaksina nuk rekomandohet kundrejt influencës, për njerëzit është prodhuar vaksina dhe ka efikasitet të lartë për t’u mbrojtur”-tha Kristaq Berxholi.

Qendra Alert/Alert.al

Efektet në shëndet nga pijet me sheqer

Studiuesit në Universitetin e Torontos, Kanada, së bashku me kolegët nga Harvardi, në Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar deri në 85 studime, të cilat përfshinin rreth gjysmë milioni njerëz, fëmijë, adoleshëntë dhe të rritur. Studimet arritën në përfundimin se pirja e pijeve me sheqer ndikon në shtimin e peshës dhe rrit treguesit e ndryshëm të rrezikut të sëmundjeve serioze. Siç raportohet në American Journal of Clinical Nutrition, shifrat janë shumë të qarta: Sa herë që pakësoni marrjen e pijeve me sheqer, pesha bie. Në studimet e kontrolluara, në të cilat pjesëmarrësit pyeten nëse duhet apo jo të konsumojnë një pije, efekti është edhe më i dukshëm: Për çdo pije shtesë në ditë, një rritje prej 0.83 kg u vu re në një vit për të rriturit (dhe -4.9 kg në rast se ‘trajtimi’ ishte eliminimi i pijeve nga dieta), ndërsa një rënie prej 0.21 pikësh u regjistrua për fëmijët e përfshirë në studime në të cilat pijet me sheqer janë eliminuar. Në përgjithësi, prova më bindëse është fakti se shtimi në peshë dhe humbja janë të lidhura ngushtë, në një mënyrë lineare, me dozen marrëse të sheqerit në pijet me ngjyrë. Së fundi, disa shenja pozitive mund të shihen falë futjes së taksave të sheqerit (tani të pranishme në 85 vende), etiketave më të qarta dhe kufizimeve në reklamat për fëmijët, prirja e konsumit midis të rriturve është në rënie, madje po ngadalësohet edhe tek më të vegjlit, sidmos në vendet perëndimore dhe në ato mbi të ardhurat mesatare që luftojnë aktivisht kundër zakoneve të ushqimit të pashëndetshëm, si Tailanda apo Meksika. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Momenti për konsolidim të trajtimit të të ardhurave personale- Individi deri në 480.000 lekë në vit/pa detyrim regjistrimi, deklarimi dhe pa taksim

Dr. Elisabeta KATIAJ/ Eksperte Ekonomie

Diskutimeve të shumta nëse mund të ketë barazi në trajtim të të ardhurave nga punësimi dhe atyre nga vetpunësimi i janë përgjigjur shumë ekspertë të ndryshëm në mëmnyra të ndryshme, por në fakt cili është angazhimi i secilit nga këto role, cilat janë rrisqet që hasin këto role, kostot e veprimit, çfarë mund të bëhet ndryshe, si tatohen sot të ardhurat personale, dhe të tjera pyetje lindin për të krahasuar barazinë në angazhim për të gjykuar edhe barazinë në taksim.

Statusi i një punëmarrësi, vetëpunësuari ose person fizik tregtar me apo pa punëmarrës janë dy role, por në diskutimet aktuale nga ekspertë të ndryshëm është harruar të përfshihet në këtë temë edhe individi jo i punësuar dhe jo i regjistruar si i vetpunësuar.

Konkretisht një punëmarrës, ushtron një detyrë kundrejt një marrëdhenie kontraktuale që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve. Punëmarrësi mbi pagën paguan kontributet dhe përsa i përket atyre punëmarrësve që tejkalojnë pagën maksimale për të cilën paguhen kontributet shoqerore e shëndetësore, kemi të bëjmë me një punëmarrës i cili ka kontribuar për një pension shumëfish mbi atë mesatar, paguhet me një pagë më shumë se dyfishi i pagës mesatare në shkallë vendi dhe si rrjedhojë gëzon një jetesë në shkallën e luksit, i adminsitruar nga një marrëdhenie e vetme pa rrisk. (Pagat e nivelit të lartë i përkasin kryesisht niveleve drejtuese, sektorëve të inteligjencës dhe jo atyre te kualifikuara si punë me rrezik të lartë), ndërkohë që një i vetpunësuar, zakonisht heq dorë nga investimi për pension duke përfituar menaxhimin e të ardhurave në kohë reale.

Personi fizik tregtar me ose pa punëmarrës, ushtron aktivitet në një treg të lirë, nën presionin e disavantazheve të konkurencës jo të ndershme, shumëherë i detyruar nga papunësia dhe mbart një marrëdhënie me shumë operatore mbikqyrës ose bashkëveprues.

Personi fizik tregtar përgjigjet personalisht për detyrimet ndaj të tretëve dhe është i ekspoziar 100 % ndaj çdo rrisku ndryshe nga punëmarrësi që në çdo rast, gëzon mbrojtje nga çdo hierarki institucionale.

Personi fizik tregtar, investon i vetëm për trajnime dhe zhvillim personal. Ndërkohë që punëmarrësit i ofrohet nga punëdhënësi një mundësi e tillë në përgjithësi.

Të ardhurat nga pagat kanë një cikël të programuar kohor dhe mospërmbushja e këtij detyrimi, rregullohet dhe penalizohet me ligj. Mospagesa e një klienti për të vetpunësuarin i nënshtrohet një proçesi pa fund kërkese për arkëtim, i cili mund të ketë edhe përfundim në borxh të keq.

I vetpunësuari paguan edhe taksë vendore sado e vogël qoftë.

I vetpunësuari i nënshtrohet një legjislacioni ndryshe për njohjen e shpenzimeve.

Prandaj i Vetpunësuari dhe Punëmarrësi nuk janë një status i ngjashëm për t’u krahasuar përsa i përket nivelit të taksimit apo për të qënë në linjë të njëjtë taksimi.

Duke patur në strategji taksimin progresiv, qeveria duhet t’i qëndrojë kësaj metodologjie, por ne dukje shfaqet një sistem jo i mirëkuadruar me qëllimin e vet, ose nga ndryshime të shumta ka nevojë për një konsolidim të qëllimit të përgjithshëm me normimin e taksimit mbi të ardhurat personale.

Nga njëra anë sistemi i taksimit mbi pagën në Shqipëeri është ruajtur i thjeshtë ndër vite. Ajo çka është e nevojshme, por tashmë që ekonomia ka marrë një formë dhe është krijuar një strukturë e mirë administrimi të marrëdheniës fiskale institucion – biznes – individ, nëpërmjet edhe investimeve ne digjitalizim të shërbimeve, mendohet do të ishte momenti për diversifikimi të nivelit të të ardhurave individuale, familjare dhe i statuseve të veçanta.

Aktualisht kemi diversifikim të ardhurash vetëm në lloj të tyre të trajtuara me nivel tatimi ndryshe.

Të ardhura nga paga; tatimi progresiv i pagës;

Të ardhura nga qeratë, 15%

Të ardhura nga i vetpunësuari, 0%-15%

Të ardhura nga shpërndarja e fitimeve 8%

Të ardhura nga shërbime të ndryshme si individ apo pjesëmarrje në borde etj., 15%

Pra diversifikimi për lloj tatimi mendohet të ketë ardhur si pasojë e ndryshimeve të fraksionuara të ligjit dhe të pakuadruara më së miri.

Ky diversifikim krijon imazhin e taksimit ndryshe të individit dhe nuk përkon me konceptin e taksimit progresiv mbi të ardhurat.

Statuse të tilla si: Kryefamiljar me fëmijë në kujdestari, Kryefamiljar që ka në ngarkim njerëz me aftësi të kufizuara, të rinj deri në moshën 25 vjeç, (politikat e mbështetjes së rinisë), e kështu me radhë, duhet të përjashtohen ose të gëzojnë status të veçantë ndaj trajtimit të të ardhurave personale qoftë si punëmarrës ashtu edhe si i vetpunësuar pavarësisht trajtimit të tyre në disa avantazhe të ofruara si subvencion i kostos së energjisë, etj.

Ndërkohë që Individi është totalisht i pamonitoruar në marrëdhënie me transaksionet individ-individ. Në rastin kur kjo marrëdhenie është me një biznes apo marrëdhenie qeraje, transaksioni i nënshtrohet tatimit në burim. Por rastet e transaksioneve individ me individ përveç rasteve të trajtuara nga një marrëdhenie kontraktuale noteriale, ato janë të pamonitorueshme.

Shembull: Një individ kërkon të rregullojë një pajisje në shtëpi. Kërkon një Teknik, i cili kryen shërbimin si individ duke marrë pagesën në dorë.

Kjo mënyrë as nuk kontrollohet dhe as nuk mund të matet.

Por nësë një individ nuk do të kishte detyrim deklarimi e as taksimi për një të ardhur të limituar, ata do të orientonin pagesat e tyre në bankë. Banka minimalisht do të kishte një formalizim të shumë indikatorëve që masin indeksin e konsumit, qarkullimin etj. Por edhe në përgjithësi orientimi i transaksioneve nga ato me para në dorë, drejt atyre bankare apo produkteve bankare, orienton ekonominë drejt formalizimit.

Prandaj një zgjidhje e mirë, e aplikueshme edhe nga shtete të tjera qoftë edhe nga ato të zhvilluara, do të ishte përcaktimi i nivelit të të ardhurave afërsisht 480.000 lekë në vit, si një e ardhur personale pa detyrim deklarimi dhe taksimi.

Kjo, jo vetëm për marrëdhënien individ-individ por edhe Individ Biznes, do të mund të lehtësonte qarkullimin e paligjshëm në rrugë ligjore duke njohur si shpenzim edhe nga biznesi në rast se një shpenzim i tillë lidhet me të, kundrejt një kontrate shërbimi.

Nga ana tjetër edhe hendeku i nivelit të taksimit ndryshe duhet të ketë një logjikë të qartë dhe të matshëm me distancën nga të ardhurat e minimumit jetik, pagës minimale, mesatare dhe medianës për status e për sektor.

Kjo kërkon një studim metodologjik për të dalë në konkluzione vlerash duke u referuar analizes kosto e përfitime. Por patjetër duke mos u ngatërruar midis konceptit të ardhura nga punësimi (Punëmarrës), Individ, apo të ardhura si i vetpunësuar apo Punëdhënës dhe duke mbajtur një qëndrim diversifikimi të taksimit mbi të ardhurat personale sipas statusit të individit, familjes apo nivelit të të ardhurave apo llojit të të ardhurave qoftë edhe në cilësinë e individit, punëmarrësit, punëdhënësit, apo të vetpunësuarit.

Pra, ky sistem kërkon së pari identitetin dhe në bazë të këtij identiteti të përkufizuar, të përshkallëzohet tatimi mbi të ardhurat personale.