Në emisionin Alert, të moderuar nga Granit Sokolaj, këtë të premte u diskutua tema “Ushqimi për kafshë dhe konsumatori”. Në panel është edhe Polikseni Drazho nga Sektori i Aktivitetit Shkencor dhe Komunikimit me RASFF pranë AKU-së.
Gjatë diskutimit, Drazho shpjegoi se standardet e Bashkimit Europian për kontrollin e subjekteve ushqimore bazohen në historikun dhe performancën e çdo biznesi. Ajo theksoi se, ndonëse në BE disa subjekte mund të qëndrojnë deri në 5 vite pa kontroll, kjo ndodh vetëm kur ato rezultojnë në mënyrë të qëndrueshme konform rregullave.
Sipas saj, Shqipëria nuk është ende në atë fazë, ndaj nuk mund të lejohen periudha kaq të gjata pa inspektim, edhe kur një subjekt rezulton mirë në kontrollet periodike.
Drazho shtoi se:
-
Edhe nëse një subjekt rezulton në rregull vazhdimisht, AKU nis procesin e këshillimit dhe orientimit,
-
Kontrolli dhe këshillimi në vijim synojnë parandalimin e problematikave dhe rritjen e sigurisë së ushqimit në të ardhmen.

