Në emisionin Alert, të moderuar nga Granit Sokolaj, këtë të premte po diskutohet tema “Ushqimi për kafshë dhe konsumatori”.
Gjatë bisedës, Polikseni Drazho, nga Sektori i Aktivitetit Shkencor dhe Komunikimit me RASFF në AKU, shpjegoi procedurat ligjore dhe teknike për kontrollin e lëndëve të para të importuara. Ajo tha se:
-
Nëse një kamion rezulton pozitiv, ai bllokohet menjëherë,
-
Vetëm nëpërmjet gjurmueshmërisë së plotë mund të identifikohet burimi i problemit,
-
Gjurmueshmëria është e vlefshme vetëm kur analizat kryhen nga një laborator i palës së tretë dhe i paanshëm,
-
Në rast se lind dyshim për fletën e analizës që shoqëron misrin e importuar, ngrihet një denoncim zyrtar.
Nga ana tjetër, në debat u përfshi edhe Dashamir Çela, përfaqësues i Shoqatës “Blegtorët Prodhues të Qumështit”. Ai u shpreh se fermerët kanë dyshime serioze mbi fletët shoqëruese të misrit të importuar, pasi rezultatet e analizave shpesh nuk përputhen me cilësinë reale të produktit.
Sipas Çelës, kjo situatë u shkakton fermerëve humbje dhe rrezik për sigurinë ushqimore, ndaj kërkohet kontroll më i rreptë doganor dhe verifikim i dokumentacionit që shoqëron çdo ngarkesë.