14 C
Tirana
Tuesday, March 2, 2021
No menu items!

Eksperti Abdyl Sinani: Buka me proteina të ulëta ndikon në vlerën ushqyese të konsumatorit

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, prof.dr.Abdyl Sinani, ekspert dhe Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore ka folur për rëndësinë e proteinave në bukë sipas normave të përcaktuara dhe se si ndikon në vlerën ushqyese të konsumatorit.

“Proteinat janë kryesore në bukë, sidomos në drithëra, nga 11.5-12.5%. Ne standardin e kemi 12% që të marrim grurë të cilësisë së lartë. Janë 4 grupe kryesore të proteinave, ku gluteni është kryesor për bukën. Gjatë fermentimit, gazi karbonik që prodhohet mbahet fortë nga ky gluten, i cili duhet të jetë i cilësisë së mirë. Në teknologji është e domosdoshme analiza e lëndës së parë, ku më e rëndësishmja është gruri. Nëse më përpara e blenim nga Serbia, jo vetëm kishte cilësi të ulët, por dhe të dobët të proteinave. 60% të ushqimit janë nga karbohidratet, në këtë fazë futet proteina. Duhet të ketë edhe aminoacidet, që janë normë e caktuar dhe është detyrë shtetërore për plotësimin e proteinës në cilësi, shtetet e tjera e kanë bërë. Proteinat janë të rëndësishme për muskulaturën, për procese hormonale, ndërsa karbohidratet japin energjinë. Detyra e teknologut është të bëjë përzierjen, edhe aditivët ushqimorë ndihmojnë për të balancuar këto difekte. Por duhet detyrimisht të zbatojmë standardet. Kujtojmë se para 2-3 vjetesh përdornim aditivë nga Serbia që e bënin bukën e bukur, por kanceroze. Buka që ka më pak proteina, nuk fryhet, kemi plasaritje, pa cilësi. Duhet kontroll shumë i fortë në laborator, kërkon një ndjekje me shumë përgjegjësi nga lënda e parë deri tek prodhimi”-deklaroi prof.dr.Abdyl Sinani.

Qendra Alert/Alert.al

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Investigimi i ALERT / Nga tumoret, te sëmundjes e zemrës, veshkave e mëlçisë, si përdoret masivish vaji i palmës dhe në shumë raste i...

Nga Rudina Muça* Të pretendosh sot se në dyqanet e bulmetit mund të gjesh produkte vërtet të shëndetshme, vetëm gënjen...

Prezantohet platforma e monitorimit SETA e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore

Gjetjet e monitorimit mbi përdorimin e burimeve shtetërore në periudhën parazgjedhore të zhvilluar nën projektin "Forcimi i Transparencës Zgjedhore në Shqipëri" (SETA), u prezantuan...

Berxholi: Shfaqja e gripit të shpendëve H5N8, s’jemi të garantuar që nuk hyn në Shqipëri

Në një lidhje Skpye në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, prof.Kristaq Berxholi ish-drejtor i ISUV dhe mjek veterinar ka folur për njoftimin...

Përhapja e gripit të shpendëve, Mersini: Po afrohet në territorin tonë, masat që duhen marrë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kujtim Mersini epidemiolog veterinar ka folur për shfaqjen e gripit të shpendëve H5N8 dhe...

Porti i Durrësit, Dogana dhe Policia rrezikojnë sigurinë ushqimore, skaneri “çmendet” dhe nxjerr akullin për drogë / Foto-Video

Një skandal i vërtetë me sigurinë ushqimore ka ndodhur një ditë më parë në Portin e Durrësit, ku autoritetet portuale dhe doganore kanë hapur...

More Articles Like This

- Advertisement -