Menu

Gripi i shpendëve, numër i paprecedentë i rasteve gjatë verës në Europë

Një numër i paprecedentë i zbulimeve të virusit të gripit të shpendëve (HPAI) u raportua te shpendët e egër dhe shtëpiakë nga qershori deri në shtator në Evropë, sipas përmbledhjes më të fundit nga EFSA, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe laboratorin e referencës së BE-së. Në vitet e kaluara, gjatë periudhës së verës nuk u zbuluan asnjë rast ose vetëm disa raste të rralla. Sezoni i përgjithshëm 2021–2022 (HPAI) ka prodhuar epideminë më të madhe të vërejtur deri më tani në Evropë.
Midis 11 qershorit dhe 9 shtatorit 2022, u raportuan 788 zbulime të virusit (HPAI) në 16 vende të BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Tek zogjtë e egër gjithë verës ndodhi në 15 vende evropiane. Virusi arriti në kolonitë e shumimit të shpendëve të detit në bregun verior të Atlantikut, duke shkaktuar vdekshmëri masive, veçanërisht në Gjermani, Francë, Holandë.
Zogjtë e egër të infektuar rëndë paraqesin një rrezik të vazhdueshëm infeksioni edhe për shpendët shtëpiak. Nga qershori deri në shtator, numri i shpërthimeve te shpendët shtëpiak ra në krahasim me muajt e mëparshëm, por ishte më shumë se 5 herë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Me raste të zbuluara te shpendët dhe shpendët e egër deri në shtator, epidemia aktuale është ende në vazhdim. Me fillimin e migrimit të vjeshtës dhe rritjen e numrit të shpendëve të egër që dimërojnë në Evropë, ata kanë gjasa të jenë në rrezik më të lartë të infeksionit nga HPAI, sesa vitet e mëparshme”- tha Guilhem de Seze, Shef i Prodhimit të Vlerësimit të Riskut, në Departamentin e EFSA-s.
EFSA rekomandon zbatimin e shpejtë të strategjive të përshtatshme dhe të qëndrueshme të zbutjes së HPAI, duke përfshirë masat e duhura të biosigurisë dhe strategjitë e mbikëqyrjes për zbulimin e hershëm. Strategjitë parandaluese afatmesme dhe afatgjata duhet të merren parasysh në zonat me popullsi të dendur dhe në sistemet e prodhimit të shpendëve shumë të ndjeshëm ndaj ekspozimit ndaj gripit të shpendëve. (EFSA)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts