Fruktoza shpesh paraqitet si një alternativë më e shëndetshme ndaj sheqerit të zakonshëm të tryezës. Por, gjërat nuk janë tamam kështu sepse sheqeri është i përbërë nga një molekulë e glukozës dhe një nga fruktoza.
Por, a ka kuptim të blesh fruktozë të pastër? Duket se jo. Livio Luzi, profesor endokrinologjie në Universitetin e Milanos dhe drejtor i Departamentit të Endokrinologjisë, Të Ushqyerit dhe Sëmundjeve Metabolike të Grupit Multimedica shpjegon: Në vitet ‘80, diabetikët u suguruan që ta përdornin fruktozën për t’u ëmbëlsuar sepse kishte një indeks shumë më të ulët glikomike se glukoza dhe sukroza, prandaj nuk ndikon në sheqerin në gjak. Megjithatë, disa studime kanë treguar se një dietë e pasur me fruktozë krijon një akumulim të triglycerideve në mëlçi, e cila shkakton sëmundje të mëlçisë dhjamore joalkoolike (NAFDL). Një çrregullim, i cili mund të ketë pasoja serioze dhe të kthehet në hepatit kronik që mund të evoluojë në cirrhozë dhe në disa raste edhe kancer. “Steatoza hepatike është gjithashtu e lidhur me rrezikun kardiovaskular, por edhe me rezistencën ndaj insulinës”- shpjegon Luzi. Me fjalë të tjera, rreziku i diabetit bie edhe pse nëpërmjet një mekanizmi të ndryshëm. Kërkimet në vitet e fundit tregojnë gjithashtu se konsumi i fruktozës shkakton një rritje të uricemisë, e cila mund të kontribuojë në rezistencën ndaj insulinës. (FoodSafety)
Qendra Alert/Alert.al

