Menu

Lëngjet e frutave Eko Frut, Dona dhe Eks të Laberion, me koncentrat të skaduar? Ja çfarë konstatoi AUV në Kosovë

Një kompani e prodhimit të lëngjeve të frutave të Kosovë duket se do të fuste në prodhim nijëra kilogram ekstrakt frutash të skaduar e që do të shkonin në tryezat e qytetarëve të Kosovës.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës njoftoi sot (26.02.2026), se ka ndaluar importin e 21,280 kg koncentrat për pije me afat të skaduar. AUVK njoftoi se, ka refuzuar importin e një sasie prej 21,280 kg koncentrat pije (lëng portokalli – 65 përzierje aseptike konvencionale), i cili ishte eksportuar nga kompania ProdalimBV, me seli në Vierhavensstraat 30, 3029 BE, Rotterdam, Holandë, dhe importuar në Kosovë nga Laberion SH.P.K., 32 Llapi Street, Podujevë.

Pas kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik të mallit nga Inspektorati Fito Sanitar, është konstatuar se koncentrati për pije kishte afat të skaduar dhe, si pasojë, është ndaluar hyrja e tij në Republikën e Kosovës. Ky vendim është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore, i cili përcakton se produktet me afat të skaduar paraqesin rrezikshmëri të lartë për konsumatorët, dhe si të tillë, ato nuk lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës.

Ndërkohë, ky rast duhet të shërbejë dhe si sinjalizim për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri, me qëllim kontrolle të imtësishme dhe verifikime të detakuara për ekstraktin që përdoren në prodhimin e lëngjeve të ftutave në fabrikat në vend.

Related Posts