Shoqata e Eksportuesve, Këshilli i Agrobiznesit dhe Sindikata e Fermerëve firmosen një peticion në adresë të kryeministrit, Ministrisë së Financave dhe asaj të Bujqesise kundër miratimit të paketës fiskale, e cila sipas tyre nuk mbështet fermerët, por i çon drejt falimentit. Ata kerkojnë kompesim për fermerët, barazim të TVSH-së, mos heqjen e TVSH-së së rimbursueshme në 6%, mos taksimin e inputeve bujqësore, si dhe laboratorë të certifikuar për të garantuar cilësi të produkteve. Fermerët kanë paralajmëruar nisjen e protestave nëse kërkesat nuk merren parasysh në paketen fiskale 2022.
Qendra Alert/\Alert.al


