Menu

Si disa furra të bukës në Tiranë ulën peshën e bukës

Produktet e shportës pësuan rritje të çmimeve, me ritmin më të shpejtë në më shumë se një dekadë. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve të vajrave, sheqerit dhe drithërave, së bashku me çmimet e larta të mishit dhe produkteve të qumështit. Indeksi i çmimit të vajit bimor u rrit 7.8 për qind nga prilli, duke shënuar rritjen e 12-të radhazi mujore. Kësaj rritje nuk i shpëtoi as buka, që është produkti me ndjeshmërinë më të lartë për qytetarët. Rritja e çmimit të bukës ka ardhur si reaksion zinxhir që nis nga import i prodhimit dhe tregtimi. Por përtej rritjes së cmimit të bukës, ajo që vërehët në furrat e bukës është një mungesë informacioni dhe abuzim ndaj besimit të konsumatorit. Në një vëzhgim të bërë në disa furra në kryeqyetet vërehet mungesë e listës së cmimit dhe peshës në disa prej tyre, listë cmimi por jo peshe, cmim më i lartë, por sasi më e ulët për të njëjtën bukë, por edhe mungesë të cmimit, peshës dhe vetë peshores.

 

Autoriteti i Konkurencës ka kryer hetimet mbi rritjen e çmimit të bukës, ku fajtorë janë cilësuar firmat e importit të miellit. Autoriteti i Konkurrencës vendosi të mbajë edhe për një vit në monitorim importuesit e mëdhenj të miellit te cilët i shpëtuan gjobës 5 milionë euro qe propozoi sekretariati i Komisionit te Konkurrencës pas shkeljeve të konstatuara. Autoriteti i Konkurrencës vendosi edhe “Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal”.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts