Menu

AFADA Fatmir Shero

Mulliqi: Rreziku i Bllokimit nga Serbia dhe Kroacia Mund të Dëmtojë Rëndë Eksportet Shqiptare

Laurat Mulliqi, përfaqësues i Shoqatës së Eksportuesve të Fruta-Perimeve, ka ngritur shqetësimin se një bllokim i mundshëm i produkteve shqiptare nga Serbia apo Kroacia do të kishte pasoja të rënda për eksportuesit dhe tregun vendas.

Ai thekson se Serbia, Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi janë tregjet kryesore për eksportet shqiptare të fruta-perimeve, përpara se produktet të hyjnë në tregjet europiane. Një bllokim në këto vende mund të shkaktojë një kaos të vërtetë për sektorin.

Sipas Mulliqit, ende ka kompani që operojnë jashtë standardeve të kërkuara, duke eksportuar produkte me nivele pesticidesh mbi normat e lejuara. Edhe nëse këto kompani nuk furnizojnë eksportuesit e rregullt, ato mund të shesin në tregjet e vogla, duke ndikuar negativisht në imazhin e përgjithshëm të produkteve shqiptare.

“Mungesa e kontrollit në magazina dhe certifikimeve të sakta dëmton gjithë zinxhirin e furnizimit, duke ndikuar edhe tek ne që mundohemi të kemi një produkt të sigurt dhe të certifikuar,” thekson Mulliqi.

Eksportuesit shqiptarë kërkojnë që institucionet përgjegjëse të forcojnë kontrollin dhe të ndalojnë operatorët që nuk respektojnë normat e sigurisë ushqimore, për të shmangur masa bllokuese nga vendet partnere tregtare.

Mulliqi: Formalizimi i Tregut, Çelësi për Sigurinë e Produkteve Shqiptare

Në emisionin Alert, moderuar nga Granit Sokolaj në Post TV, u diskutua mbi praninë e produkteve shqiptare në treg dhe sfidat e sektorit të bujqësisë. Laurent Mulliqi nga Shoqata e Eksportuesve të Fruta-Perimeve theksoi se mungesa e formalizimit të tregut është një nga problemet kryesore, duke e bërë të vështirë gjurmueshmërinë dhe kontrollin e produkteve.

Sipas tij, është e rëndësishme që produktet të tregtohen në pika të përshtatshme dhe me faturë përkatëse, në mënyrë që konsumatorët të kenë garanci për cilësinë dhe origjinën e tyre. Ai vuri theksin tek përgjegjësia e shtetit për të krijuar një treg të rregulluar, ku çdo operator të respektojë normat dhe standardet.

“Duhet të dimë se ku të trokasim në rast problemi,” u shpreh Mulliqi, duke kërkuar një sistem të qartë dhe të monitoruar për sigurinë ushqimore.

“Mëkatarët” e Pesticideve/ Eksportuesit Kërkojnë Masa më të Rrepta për Kontrollin e Pesticideve

Në emisionin “Alert” në Ora News, të moderuar nga Granit Sokolaj, u diskutua problematika e pesticideve dhe ndikimi i tyre në sektorin e bujqësisë dhe eksporteve shqiptare.

Fatmir Shero, eksportues agrumesh nga “Agrokonispoli”, u shpreh se këtë vit në zonë parashikohen 50 mijë tonë mandarina, duke e kthyer Shqipërinë në një konkurrent të fortë në tregun europian, veçanërisht ndaj Greqisë. Ai i bëri thirrje fermerëve të ndalojnë përdorimin e pesticideve të ndaluara, pasi në fund pasojat bien mbi ta. “Duke prodhuar 50 mijë tonë, ne krijuam një treg dhe tani po i marrim tregtarët grekë,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e standardeve të cilësisë për eksport.

Nga ana tjetër, Agim Rameta, Kryetar i Bordit të AFADA, theksoi se pesticidet e regjistruara kalojnë përmes kontrolleve të Ministrisë së Bujqësisë dhe janë brenda rregullave ligjore. Sipas tij, produktet që rezultojnë me mbetje të larta pesticide janë shpesh të paautorizuara dhe nuk janë regjistruar në Shqipëri, por fermerët kanë gjetur mënyra për t’i përdorur ato.

Në një lidhje me “Skype”, Laurat Mulliqi nga Shoqata e Eksportuesve të Fruta-Perimeve e cilësoi shtetin si hallkën kryesore të problematikës me pesticidet. Ai tha se, ndonëse gjatë dy viteve të fundit situata është përmirësuar dhe nuk lejohet më futja e produkteve të paregjistruara, ka ende rrugë ilegale për hyrjen e tyre në treg. Sipas tij, kontrollet e forta që po bëhen tani duhej të ishin ndërmarrë më herët për të shmangur këtë problem.

Ekspertët theksuan se ndërgjegjësimi i fermerëve dhe kontrollet më të ashpra janë thelbësore për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të ruajtur besueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun ndërkombëtar.https://www.youtube.com/watch?v=gLxrWAEkzm8

''Mëkatarët'' e pesticideve/ Mulliqi: Zinxhiri kryesor i problematikave është shteti

Laurat Mulliqi, Shoqata e Eksportuesve të Fruta-Perimeve në një lidhje me ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se zinxhiri i problematikave me pesticidet është shteti.

Mulliqi: Ne si kompani private kemi bërë shumë tentativa për ta ndryshuar këtë gjë, për ti orientuar fermerët për ti drejtuar në drejtimin e duhur të këtyre problemeve.

Po të flasësh nga aspekti i ilaçeve që importohen në Shqipëri deri më tani po bëhen dy vite që është rregulluar shumë kjo çështje sepse asnjë produkt nuk futet pa u regjistruar ose pa kontroll.

Ka pastaj edhe rrugë që futen ilegalisht në vendin tonë, por që është menjanuar shumë kjo pjesë.

Zinxhiri kryesor i këtyre problematikave më së shumti është shteti sepse shteti duhej të kishte marrë masa më herët me këto kontrollet që po bëhen tani.

Por unë them që është drejt përmirësimit dhe është drejt rregullimit në krahasim me vitet paraprake.Emisioni plotë

Alert – “Mëkatarët” e pesticideve (28 Mars 2025)https://www.youtube.com/watch?v=gLxrWAEkzm8

''Po bëhemi konkurent i madh i Greqisë'', Shero: Këtë vit parashikojmë të ketë 50 mijë ton mandarina

Fatmir Shero, Eksport Agrumesh, Agrokonispoli i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se për këtë vit parashikohen që në zonë të ketë 50 mijë ton mandarina.

Shero: Unë dua ti bëj një thirrje fermerëve që të mos përdorin më pesticide të ndaluara sse në fund barra bie mbi ato fermerë.

Për këtë vit ne parashikojmë që në zonë të ketë 50 mijë ton mandarina.

Por duke pasur 50 mijë ton mandarina në krijuam një treg.

E krijuam avash avash.

Unë në fillim u futa si fermer, dhe tani jam futur edhe si grumbullues e eksportues.

Unë vetëm eksportoj në Europë.

Dhe kam qenë i pari që kam eksportuar në Europë mandarina.

Pastaj kanë ardhur të tjerët.

Duke prodhuar 50 mijë tonë atëherë ne jemi një konkurrent i madh dhe po bëhemi një konkurrent i madh i grekut.

Ai është afër kufirit dhe ne po i marrim tregtarët.

Alert – “Mëkatarët” e pesticideve (28 Mars 2025)https://www.youtube.com/watch?v=gLxrWAEkzm8

Rameta: Produktet që kanë dalë me mbetje pesticidesh, nuk janë regjistruar në Shqipëri

Agim Rameta, Kryerar Bordi, AFADA i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se produktet me mbetje pesticide nuk janë regjistruar në territorin e Shqipërisë.

Rameta: Unë sonte dua t’ju them që shoqata jonë, shoqata ‘’AFADA’’ që mban një peshë të madhe tek mbrojtja e bimëve e cila këto tregtarët importojnë nga vendet e ndryshme të europës pesticide të regjistruara.

Pesticidet e regjistruara janë në territorin e Shqipërisë nëpërmjet ministrisë së Bujqësisë, të gjithë këto tregtarët kanë regjistruar produket e tyre bujqësore që janë pesticidet që quhen ‘’PMB’’.

Janë edhe plehrat kimike.

Unë e them me bindje të plotë se të gjithë këto tregtarë që janë në fushën e bujqësisë në territoret që përfaqësojnë Shqipërinë janë të regjistruara në bazë të rregullit që ka vendosur Ministria e Bujqësisë.

Në lidhje me këto që kanë dalë me mbetje pesticide janë disa produkte që nuk janë regjistruar në territorin e Shqipërisë por ata kanë gjetur mundësitë dhe i kanë spërkatur bimët e tyre. Emisioni plote 

Alert – “Mëkatarët” e pesticideve (28 Mars 2025) https://www.youtube.com/watch?v=gLxrWAEkzm8