Agim Rameta, Kryerar Bordi, AFADA i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se produktet me mbetje pesticide nuk janë regjistruar në territorin e Shqipërisë.
Rameta: Unë sonte dua t’ju them që shoqata jonë, shoqata ‘’AFADA’’ që mban një peshë të madhe tek mbrojtja e bimëve e cila këto tregtarët importojnë nga vendet e ndryshme të europës pesticide të regjistruara.
Pesticidet e regjistruara janë në territorin e Shqipërisë nëpërmjet ministrisë së Bujqësisë, të gjithë këto tregtarët kanë regjistruar produket e tyre bujqësore që janë pesticidet që quhen ‘’PMB’’.
Janë edhe plehrat kimike.
Në lidhje me këto që kanë dalë me mbetje pesticide janë disa produkte që nuk janë regjistruar në territorin e Shqipërisë por ata kanë gjetur mundësitë dhe i kanë spërkatur bimët e tyre. Emisioni plote
Alert – “Mëkatarët” e pesticideve (28 Mars 2025) https://www.youtube.com/watch?v=gLxrWAEkzm8


