Menu

IPQ

Skandali i aflatoksinës, Pilku: Nga ferma te fabrika, ja ku fshihet rreziku i vërtetë

Alarmi i ngritur së fundmi për praninë e aflatoksinës në qumësht ka vënë në lëvizje autoritetet shtetërore dhe ka shkaktuar shqetësim te konsumatorët.

Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, i ftuar në emisionin “Alert”, në “Ora News”, ishte Ilir Pilku, drejtor ekzekutiv, IPQ.

“Ministria e Bujqësisë , në tremujorin e fundit, filloi një akt veprimi, shumë shumë të rregullt, shumë normal në zbatim të ligjit. Pra, aflatoksina ishte çështja kryesore.

Dhe kuptohet që aflatoksina sulmohet ose operohet në, në fermën blegtorale, ëh, ose në zinxhirin primar, tek produkti, ëh tek produkti ushqyes për blegtorinë, pra, kryesisht për misrin.

Misri i prodhuar në Shqipëri apo ai misri i importit, dhe pastaj kuptohet që ëh veprimi kryesor është në në fermën blegtorale. Pra, po të shikosh pak edhe rregulloret e Bashkimit Europian, fabrika ëh, nuk është pjesë e penalizimit të aflatoksinës, por është pjesë për të identifikuar fermat blegtorale të cilat janë.

Që, të ushqimit. Të ushqimit, që i 2008-ës i ndryshuar, që një fabrikë që ka identifikuar aflatoksinë, ëh dhe është në mënyrë të shpejt, të shpeshtë, duhet të lajmërojë autoritetin përkatës për të vazhduar gjurmshmërinë dhe për të marrë masat përkatëse. Shiko, në në fabrikë tre janë praktikat që ndiqen.

Është higjena dhe siguria, pra gjithmonë, kjo është më kryesorja, siguria, që janë temperaturat e qumështit kur dorëzohet, testi për antibiotikë, ëh aflatoksina M1, vlerësimi organoleptik, ëh dhe ngarkesat mikro-mikrobiale.

Po. Pastaj vijmë në fazën e dytë që nuk ka lidhje më me, me atë pjesë të sigurisë ushqimore, që është cilësia teknologjike ëh e e e qumështit? Që lidhet me yndyrën, me proteinën, me densinë, pika e ngrirjes, aciditeti e të tjera.

Pastaj vijmë ke shëndeti i tufës që janë ato qelizat somatike.

Ne jemi te pjesa e parë, te siguria, pra higjena dhe siguria e lëndës së parë, e cila pastaj ndikon tek tek shëndeti i popullatës.

Kuptohet që një qumësht, dhe po të shohësh në planin operativ të një fabrike, ka korrektive, po ka edhe refuzime.

Pra kur vijmë te, te antibiotiku, kur vijmë tek që qelizat e, somatike të larta, aflatoksina, ka refuzim të marrjes së qumështit.

Pra, nuk ka korrektim. Ajo që unë kam, kemi parë, kemi identifikuar dhe nga takimet që kemi pasur me anëtarët e shoqatës,  i ka bërë mirë sektorit.

Ç’do të thotë kjo që i ka bërë mirë sektorit? Sepse disa nga ato ferma të cilat janë identifikuar me aflatoksinë dhe i është refuzuar marrja e qumështit, kanë korrektuar problematikën. Pra, qumështi mbas një jave, 10 ditësh, ëh, i cili i është marrë, duhet ta themi këtë, i është marrë, ëh ka qenë brenda normave të lejuara.

Kur janë, kur kanë rezultuar analizat konform. Patjetër, për aflatoksinën. 

Kur është konform i është marrë. Në momentin e parë që ka qenë mbi normën e lejuar, i është refuzuar.

 Me formulën e ushqimit, duke shtuar elementë, duke, duke ndërruar bazën ushqimore që ka qenë, që ka qenë me me misër kryesisht. 

Pra janë treguar më të kujdesshëm me me me me trajtimin e e e kafshëve në në stallë dhe mbas pesë, gjashtë ditësh ka ka rezultuar brenda normës.

Pra kjo mund ta them që i ka vlejtur dhe sektorit. Nuk mund të ecim dot kështu dhe unë do t’ju them vetëm një fakt që ne këto ditë dhe kolegja duhet ta të ta konfirmojë, ne kemi pasur ekspertët e, e sigurisë ushqimore nga Bashkimi Europian.

Dhe një nga fabrikat tona ka qenë dje nën kontrollin, gjashtë orë nën kontrollin e tyre.

Dhe janë impresionuar kanë dalë dhe mund ta them nga fabrika e Erzenit. Të impresionuar nga sistemi, nga mënyra operative, nga gjurmshmëria, teknologjia, cilësia.

Dua të them këtë që duhet të jemi krenar që inspektorët e Bashkimit Europian japin këto vlerësime dhe jo t’i njollosim, prandaj unë e përmenda, dhe jo t’i t’i japim baltë ëh për zbatim ligji.

Këtu është vetëm zbatim ligji, nuk është asnjë gjë më shumë ose më pak.

Të gjithë, të gjithë fundorët te shteti shkojnë. Pra, fundori i fabrikës që respekton ligjin, sepse respekton ligjin e shtetit. Patjetër.

Ai bujku, ai blegtori që jep atë bazë ushqimore, përsëri fundori te shteti shkon, sepse shteti ka lejuar në doganë një misër i cili ka, ka aflatoksinë.

Në momentin që ne dy shoqatat u bashkuam, diskutuam në ministri, me ministrin e ri, ne patëm një reagim shumë pozitiv. U bllokua, u bllokuan, nuk e di se sa vazhdon.

Por u bllokuan një sasi shumë e madhe misër importi me origjinë nga Serbia”, u shpreh Pilku.

Standardet e sigurisë ushqimore dhe transparenca e etiketimit në fokus të debatit nga ekspertët në “Alert”

Emisioni “ALERT” i kësaj të premteje u fokusua te siguria ushqimore, etiketimi i produkteve dhe cilësia e qumështit e nënprodukteve të tij. Të ftuarit në studio theksuan se ligji kërkon deklarimin e plotë të përbërësve në etiketë, por sipas ekspertëve ka ende paqartësi dhe probleme praktike në zbatim, veçanërisht kur bëhet fjalë për përbërës të grupuar ose të paidentifikuar qartë.

Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore, Kapllan Sulaj, vuri në dukje se deklarimi i përbërësve “të tjerë” në masën 2–3% pa specifikim është non sens dhe përbën problem serioz për transparencën dhe sigurinë e konsumatorit

Ndërkohë, Ilir Pilku, Drejtor Ekzekutiv i IPQ-së, nënvizoi domosdoshmërinë e ngritjes së laboratorëve në pikat kufitare, për të kontrolluar produktet ushqimore të importuara dhe për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve.

Nga ana tjetër, inxhinierja dhe teknologia ushqimore Drita Deçolli sqaroi se kosi tradicional nuk ka nevojë për qumësht pluhur, duke theksuar dallimet mes prodhimit artizanal dhe atij industrial, si dhe rëndësinë e ruajtjes së cilësisë autentike të produkteve tradicionale.

Debati nxori në pah nevojën për kontrolle më të forta, transparencë në etiketim dhe politika më të qarta, në funksion të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Deçolli: Kosi tradicional nuk ka nevojë për qumësht pluhur

Inxhiniere e lartë, Teknologe, Drita Deçolli e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se kosi tradicional nuk ka nevojë për qumësht pluhur.

Deçolli: Kosi tradicional nuk ka nevojë për qumësht pluhur sepse është një kos që i del sipërfaqja e yndyrës lart.

Ka hirrën që del kur ne e marrim me lugë.

Është një kos i shijshëm.

Në prodhimin industrial nuk bëhet.

Osë bëhet shumë rrallë.

Pavarësisht se klienti e kërkon.

Pilku: Laboratorët në kufi janë të domosdoshëm për të mbrojtur konsumatorin

I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, drejtori ekzekutiv i IPQ-së, Ilir Pilku, theksoi domosdoshmërinë e laboratorëve në pikat kufitare për të garantuar sigurinë e produkteve ushqimore të importuara.

” Unë do të jap notat më pozitive. E vlerësoj këtë lloj nisme. Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë për të pasur një produkt sa më të sigurtë për konsumatorin.

Kjo do përmirësoj më shumë bazën ushqimore të blegtorisë, pra do të kemi një qumësht më të shëndetshëm. 

 

Ajo që unë do të thoja, të vetmin shqetësim që mund të kisha ishte pse këto ngarkesa pse nuk kthehen mbrapsht, sepse për ne është një kosto shumë e madhe për arsye të groposjes së atij produkti, pra të misrit duke i dhënë dhe konsumatorit një siguri, që këto ngarkesa se janë shumë, janë asgjesuar.

Në Elbasan janë identifikuar 2-3 ngarkesa në  magazinë që kishin hyrë më para.

Ajo që duhet të bëjmë, atë që bëjnë dhe të tjerët me neve është që në kufi identifikohet, prandaj është dhe ajo që ne duhet të kemi patjetër laburator në pikat tona kufitare, ku fluksi tregtar është i lartë dhe aty ku analizat e riskut janë më të larta”, u shpreh Pilku.

Sulaj: Po t'i referohemi ligjit, në etiketë duhen deklaruar të gjithë ingredientët

Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore, UBT, Kapllan Sulaj i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se po ti referohemi ligjit, në etiketë duhen deklaruar të gjithë ingredientët.

Sulaj: Në fakt po ti referohemi ligjit, në etiketë duhet deklaruar gjithë ingredientët.

Ligji në një pjesë të vetën ashtu siç shkruhet është non sens.

Sepse 2-3% janë elementë të dedektueshëm të përbërjes kimike të një produkti.

Kështu që ai nuk mund të shkruhet 2-3% elementë të tjerë të pa njohur.

Ose përbërës të tjerë të grupuar pa u specifikuar.

Në këtë aspekt është non sens.

Nuk janë pak 2-3 % e përbërjes.

Kështu që edhe kjo pjesë e deklarimit në etiketë ka një problem në aspektin e sigurisë.