Menu

Inxhiniere e Lartë

Standardet e sigurisë ushqimore dhe transparenca e etiketimit në fokus të debatit nga ekspertët në “Alert”

Emisioni “ALERT” i kësaj të premteje u fokusua te siguria ushqimore, etiketimi i produkteve dhe cilësia e qumështit e nënprodukteve të tij. Të ftuarit në studio theksuan se ligji kërkon deklarimin e plotë të përbërësve në etiketë, por sipas ekspertëve ka ende paqartësi dhe probleme praktike në zbatim, veçanërisht kur bëhet fjalë për përbërës të grupuar ose të paidentifikuar qartë.

Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore, Kapllan Sulaj, vuri në dukje se deklarimi i përbërësve “të tjerë” në masën 2–3% pa specifikim është non sens dhe përbën problem serioz për transparencën dhe sigurinë e konsumatorit

Ndërkohë, Ilir Pilku, Drejtor Ekzekutiv i IPQ-së, nënvizoi domosdoshmërinë e ngritjes së laboratorëve në pikat kufitare, për të kontrolluar produktet ushqimore të importuara dhe për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve.

Nga ana tjetër, inxhinierja dhe teknologia ushqimore Drita Deçolli sqaroi se kosi tradicional nuk ka nevojë për qumësht pluhur, duke theksuar dallimet mes prodhimit artizanal dhe atij industrial, si dhe rëndësinë e ruajtjes së cilësisë autentike të produkteve tradicionale.

Debati nxori në pah nevojën për kontrolle më të forta, transparencë në etiketim dhe politika më të qarta, në funksion të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Deçolli: Kosi tradicional nuk ka nevojë për qumësht pluhur

Inxhiniere e lartë, Teknologe, Drita Deçolli e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se kosi tradicional nuk ka nevojë për qumësht pluhur.

Deçolli: Kosi tradicional nuk ka nevojë për qumësht pluhur sepse është një kos që i del sipërfaqja e yndyrës lart.

Ka hirrën që del kur ne e marrim me lugë.

Është një kos i shijshëm.

Në prodhimin industrial nuk bëhet.

Osë bëhet shumë rrallë.

Pavarësisht se klienti e kërkon.

Pilku: Laboratorët në kufi janë të domosdoshëm për të mbrojtur konsumatorin

I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, drejtori ekzekutiv i IPQ-së, Ilir Pilku, theksoi domosdoshmërinë e laboratorëve në pikat kufitare për të garantuar sigurinë e produkteve ushqimore të importuara.

” Unë do të jap notat më pozitive. E vlerësoj këtë lloj nisme. Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë për të pasur një produkt sa më të sigurtë për konsumatorin.

Kjo do përmirësoj më shumë bazën ushqimore të blegtorisë, pra do të kemi një qumësht më të shëndetshëm. 

 

Ajo që unë do të thoja, të vetmin shqetësim që mund të kisha ishte pse këto ngarkesa pse nuk kthehen mbrapsht, sepse për ne është një kosto shumë e madhe për arsye të groposjes së atij produkti, pra të misrit duke i dhënë dhe konsumatorit një siguri, që këto ngarkesa se janë shumë, janë asgjesuar.

Në Elbasan janë identifikuar 2-3 ngarkesa në  magazinë që kishin hyrë më para.

Ajo që duhet të bëjmë, atë që bëjnë dhe të tjerët me neve është që në kufi identifikohet, prandaj është dhe ajo që ne duhet të kemi patjetër laburator në pikat tona kufitare, ku fluksi tregtar është i lartë dhe aty ku analizat e riskut janë më të larta”, u shpreh Pilku.

Sulaj: Po t'i referohemi ligjit, në etiketë duhen deklaruar të gjithë ingredientët

Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore, UBT, Kapllan Sulaj i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se po ti referohemi ligjit, në etiketë duhen deklaruar të gjithë ingredientët.

Sulaj: Në fakt po ti referohemi ligjit, në etiketë duhet deklaruar gjithë ingredientët.

Ligji në një pjesë të vetën ashtu siç shkruhet është non sens.

Sepse 2-3% janë elementë të dedektueshëm të përbërjes kimike të një produkti.

Kështu që ai nuk mund të shkruhet 2-3% elementë të tjerë të pa njohur.

Ose përbërës të tjerë të grupuar pa u specifikuar.

Në këtë aspekt është non sens.

Nuk janë pak 2-3 % e përbërjes.

Kështu që edhe kjo pjesë e deklarimit në etiketë ka një problem në aspektin e sigurisë.

Pilku: Kontrolli zyrtar i qumështit duhet të nisë nga fermat, jo nga fabrikat

Në emisionin  Alert të Granit Sokolajt, Ilir Pilku, drejtor ekzekutiv i Institutit të Përmirësimit të Cilësisë (IPQ), u ndal tek domosdoshmëria e krijimit të urave të bashkëpunimit mes shoqatave të blegtorëve dhe atyre të përpunuesve të qumështit, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe rritjen e cilësisë së produkteve që shkojnë tek konsumatori.

“Dua ta përgëzoj GIZ-in për mesazhet që përcjell nëpërmjet këtyre temave që i shërbejnë bashkëpunimit mes aktorëve të sektorit. Duhet të kemi ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes shoqatave të blegtorëve dhe shoqatave të përpunuesve të qumështit,” tha Pilku.

Duke iu referuar problematikës së aflatoksinave, ai pranoi se kjo mbetet një çështje e ndjeshme që shpesh trajtohet në mënyrë të fshehtë. “Aflatoksinat janë ndër problemet tona më serioze. Në shumë raste nuk flitet hapur për to, por është një çështje që duhet trajtuar me transparencë dhe përgjegjësi,” u shpreh Pilku, duke iu referuar edhe qëndrimit të GIZ-it për këtë problem.

Ai shpjegoi se me hyrjen në fuqi të rregullores së re 625/2017, mënyra e kontrollit zyrtar ka ndryshuar ndjeshëm, duke theksuar se kontrolli i fabrikave nuk mund të konsiderohet kontroll burimor, por vetëm verifikim shtesë. “Sipas rregullores së re, inspektimet nuk janë më të rastësishme. Kontrolli zyrtar duhet të kryhet në mënyrë të intensifikuar në fermat blegtorale, sepse aty nis çdo problem. Kontrolli në fabrikë është vetëm verifikim shtesë apo mbledhje informacioni për ato ferma që janë identifikuar me risk,” theksoi ai.

Sipas drejtuesit të IPQ-së, përmirësimi i sistemit të kontrollit dhe bashkëpunimi real mes institucioneve dhe aktorëve të sektorit janë kushtet bazë për forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Alert analizon qumështin e tregut dhe të rrugës, ja çfarë treguan rezultatet e laboratorit Tenius

Granit Sokolaj, moderator i emisionit Alert në Ora News, në puntatën e kësaj të premteje ka trajtuar temën Mitet dhe rreziqet nga qumështi i rrugës.

Sokolaj bëri të ditur se janë marrë për analizë katër mostra qumështi , dy nga markat më të shitura në treg, Lufra dhe Erzeni, dhe dy të tjera nga qumështi i fshatit, të blera pranë ish-tregut elektrik në Tiranë, ku shitet masivisht qumësht dhe produkte pa kontroll laboratorik.

Sipas moderatorit, përzgjedhja e markave është bërë me mendimin se nëse këto produkte kanë risk, ai përbën rrezik të lartë për konsumatorin; ndërsa nëse rezultojnë të pastra, atëherë është për t’u vlerësuar respektimi i standardeve ligjore.

Mostrat janë marrë në mënyrë të kujdesshme, pa rënë në sy dhe pa pasur përplasje me shitësit, ndërsa janë analizuar në laboratorin Tenius për të verifikuar cilësinë dhe sigurinë e tyre ushqimore. Në analizat laboratorike është përfshirë edhe kontrolli për praninë e vajit të palmës, por rezultatet nuk kanë treguar të dhëna që konfirmojnë përdorimin e tij në mostrat e testuara.

Rezultatet e plota të analizave jane  diskutuar  në studio me të dy palët e interesuara. Ndiqeni të plotë  https://www.youtube.com/live/P_7mopVzUgA?feature=share

Ekspertët në Alert: Mitet dhe rreziqet nga qumështi i rrugës

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, u trajtua çështja e cilësisë së qumështit dhe kontrolleve që kryhen mbi të. Drita Deçolli, inxhiniere e lartë dhe teknologe ushqimore, tha se nëse gjendet një nivel i lartë i heterobaktereve në qumësht, ai produkt duhet refuzuar nga fabrika. Sipas saj, kjo tregon për probleme me ujin që përdoret, si dhe me ushqimin e kafshëve, kryesisht silazhet. “Me këtë përqindje, qumështi nuk duhej pranuar në fabrikë, sepse fabrikat kryejnë kontrolle të parametrave fizikë dhe kimikë të tij. Në raste të tilla, qumështi duhet t’i referohet fermerit dhe ai duhet këshilluar, derisa produkti të arrijë standardet e kërkuara nga fabrika,” u shpreh Deçolli. Ajo shtoi se, sipas të dhënave të marra, vaji i palmës nuk rezulton të jetë prezent në qumësht, pavarësisht fushatave të krijuara në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Ilir Pilku, drejtor ekzekutiv i IPQ, vlerësoi se survejimi duhej të ishte më i gjerë dhe i thelluar, për të përfshirë jo vetëm qumështin, por edhe nënproduktet e tij. “Ndoshta survejimi mund të ishte bërë më i thellë, duke marrë edhe nënprodukte të tjera, si kosin apo djathin, në mënyrë që të kishim të dhëna më të plota për t’i analizuar,” tha Pilku, duke theksuar nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse në analizimin e cilësisë së produkteve të qumështit.

Ndërsa Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit në UBT, ngriti pikëpyetje mbi saktësinë e disa analizave për nivelin e qelizave somatike në qumësht. “Është e pamundur që qumështi i freskët të ketë rreth 20 mijë qeliza somatike, sepse zakonisht këto nivele kalojnë 200 mijë ose deri mbi 700 mijë tek lopët. Gjithashtu, është konstatuar prani e lartë e enterobaktereve, çka tregon se qumështi është mbajtur në kushte të papërshtatshme. Nëse do të ishim përballë këtyre shifrave kaq të ulëta, qumështi duhej të kishte kaluar më parë në një proces termik,” u shpreh Sulaj.https://www.youtube.com/watch?v=P_7mopVzUgA&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Qumështi i rrugës/ Sulaj: Shifrat e testeve tregojnë shifra më të ulta të qeliza te qumështi i freskët

Në “alert” nga Granit Sokolaj, Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT tha se qumështi i freskët sepse zakonisht kalojnë 200 mijë ose mbi 700 mijë qeliza tek kafshët, sidomos tek lopët.

Sulaj: Unë shoh disa gjëra tek këto analiza që janë marrë, pasi është e pamundur që të ketë rreth 20 mijë qeliza somatike tek qumështi i freskët sepse zakonisht kalojnë 200 mijë ose mbi 700 mijë qeliza tek kafshët, sidomos tek lopët.Sigurisht janë gjetur shumë enterobaktere, çka tregon se ky qumësht është mbajtur në kushte shumë për të dëshiruar. Po të shohim edhe në mostrat e tjera, nuk shkojnë qelizat somatike. Duhet të kalojë në një proces termik që të kalojmë në këto shifra semitike kaq të pakta.   https://www.youtube.com/watch?v=BdNX__IWhok&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Qumështi i rrugës/ Pilku: Në survejim duhen marrë edhe nënprodukte të tjera si kosi e djathi

Në “alert” nga Granit Sokolaj, Ilir Pilku, drejtor ekzekutiv, IPQ tha se ndoshta përtej qumështit duheshin marrë në survejim edhe nënprodukte të tjera për tu analizuar.

Pilku: Ndoshta mund të ishte bërë ky survejimit pak më i thellë, mund të ishin marrë edhe nënprodukte edhe të tjera, që të kishim edhe kosin apo djathin dhe të kishim të dhëna më të plota për t’i analizuar.https://www.youtube.com/watch?v=P_7mopVzUgA&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Qumështi i rrugës/ Deçolli: Nëse gjendet shifra të larta bakteresh ai duhet refuzuar, nuk ka vaj palme

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Drita Deçolli, inxhiniere e lartë dhe teknologe tha se nëse gjendet një shifër e lartë e heterobaktereve në qumësht, ai duhet refuzuar nga fabrika.

Deçolli: Fakti që heterobakteret dalin të larta tregon se ka probleme me ujin dhe me llojin u ushqimit që përdorin kafshët, kryesisht silazhet. Me këtë përqindje uji nuk duhej pranuar në fabrikë, sepse ato bëjnë një kontrollon të parametrave fizikë dhe kimikë të qumështit.Ky lloj qumështi do të ishte referuar dhe të ishte këshilluar fermeri, deri sa të vinte në kërkesat e caktuara nga fabrika. Ndërkohë vaji i palmës sipas këtyre të dhënave nuk rezulton të jetë prezent, pavarësisht asaj fushatës në rrjete sociale që është bërë.https://www.youtube.com/watch?v=6nEog_HxdNA&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE