Menu

Meta

Meta dhe Kryemadhi në Hungari, marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së bustit të Skënderbeut

Në ceremoninë e vendosjes së përmendores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti në Budapest  ka marrë pjesë edhe  Presidenti Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan rrënjët e miqësisë midis dy popujve gjenden në lidhjet legjendare të Kastriotit dhe të Huniadit.

“Me shumë kënaqësi dhe emocion të veçantë, mora pjesë sot, me ftesë të Presidentit Ader, në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Budapest.

Rrënjët e miqësisë midis dy popujve tanë gjenden në lidhjet legjendare dhe aleancën strategjike të Heroit tonë Kombëtar me Prijësin ushtarak dhe drejtuesin e spikatur të Hungarisë dhe të mbarë Europës Qendrore, Janosh Huniadi, të dy mburoja të vlerave dhe të traditave të qytetërimit, por edhe të identitetit tonë europian.

Ashtu si në kohën e aleancës së Kastriotit dhe të Huniadit, Hungaria mbetet një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë dhe ne i jemi thellësisht mirënjohës. Jam i bindur se fryma e miqësisë dhe e bashkëpunimit të shkëlqyer tradicional historik midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohet pa u ndalur në të ardhmen”, shkruhet në postimin e Metës.

alert.al/

Zjarri në Tomorr/ Presidenti Meta, thirrje qeverisë: Ndërhyni nga ajri, po digjet një pasuri publike!

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për rënien e zjarrit në malin e Tomorrit paraditen e sotme, duke djegur disa hektarë me pisha.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit u bën thirrje autoriteteve vendore dhe qëndrore për marrjen e masave të emergjencës për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave.

Konkretisht, në mënyrë të veçantë i drejtohet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile që të angazhojë forcat operacionale nga ajri, për shkak të terrenit të vështirë për ndërhyrje nga toka.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Jam duke ndjekur me shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrës së zjarrit në malin e Tomorrit, që po dëmton seriozisht Parkun Kombëtar, një pasuri e jashtëzakonshme publike.

U bëj thirrje autoriteteve vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave.

Në mënyrë të veçantë nxis Agjensinë Kombëtare te Mbrojtjes Civile, që është vënë në dijeni të situatës, për angazhimin pa vonesë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes për operacione nga ajri, si e vetmja formë efikase operacionale për fikjen e zjarrit në malin e Tomorrit,

Është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, që prej shumë orësh, sipas raportimeve nga terreni, nuk kanë angazhuar mjetet dhe efektivët për shuarjen e zjarrit masiv, një krim i rëndë mjedisor

Nisur nga ky rast, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, Parqeve Kombëtare dhe Zonave të Mbrojtura, si dhe domosdoshmërinë e eliminimit të çdo rreziku për jetën dhe pronën, u bëj thirrje të gjitha strukturave përgjegjëse, të marrin të gjitha masat për të neutralizuar në kohë çdo vatër zjarri, në të gjithë territorin e vendit, që do të dëmtonte seriozisht pasurinë kombëtare dhe atë private.Indiferentizmi në mosreagim operacional është shpërdorim detyre me përgjegjësi ligjore.

alert.al/

Presidenti Meta shkon Ulqin, viziton Kishën e Gjon Buzukut

Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar këtë të diel për të vizituar disa monumente kulturore dhe historike të trevës së Krajës. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit thekson se ka vizituar dhe Kishën e Gjon Buzukut, në shoqërinë e arkeologut ulqinak, Dr.Anton Lulgjurajt.

“Kënaqësi të vizitoja disa nga monumentet kulturore dhe historike të trevës së Krajës, ndër të cilat edhe Kishën e Gjon Buzukut.

Mirënjohje arkeologut ulqinak, Dr.Anton Lulgjuraj, i cili më shoqëroi në këtë vizitë, për përkushtimin e palodhur për promovimin e traditave të shquara të zonës.”, shkruan Meta.

alert.al/

 

"Klientelist, ul të ardhurat në buxhet, heq të drejtën e pronës", ja pse Meta e ktheu ligjin “Për sektorin minerar”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të ndryshimeve ligjore “Për sektorin minerar”. Sipas Kreut të Shtetit amendamentet, jo vetëm janë miratuar përmes një procedure aspak transparente, por sipas tij shkelin rëndë Kushtetutën, si dhe heqin në mënyrë arbitrare të drejtën e pronës.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit evidenton se “procedura e propozimit, shqyrtimit dhe miratimit të ligjit karakterizohet nga vullneti për miratimin e normave ligjore preferenciale e favorizuese, duke shpërdoruar kështu funksionin legjislativ të Kuvendit të Shqipërisë në një periudhën kohore përgjatë afrimit të fundit të mandatit të tij”.

Meta thekson se “ligji objekt shqyrtimi duket se nuk ka patur në konisderatë në të vërtetë nevojat reale dhe zgjidhjet e përshtatshme që nevojiten për këtë fushë specifike. Kjo evidentohet si nga rregullimet që janë propozuar, ashtu dhe nga niveli i konsultimit të projektligjit, si dhe nga shpejtësia e shqyrtimit në komision (vërtetuar nga aktet administrative), pa vlerësuar mundësinë për të shqyrtuar projektin nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat në Kuvend”.
Në dekretin e tij, Presidenti argumenton gjithashtu se nga miratimi i këtij ligji “efekti ekonomik në buxhetin e shtetit do të ishte ndjeshëm i ulur, sepse ka ndikim të konsiderueshëm në financat publike të shtetit dhe për pasojë cenon haptazi interesin publik të shtetasve shqiptarë”.

Kreu i Shtetit shton se “duke parë trendin e qasjes lehtësuese që qeveria ka përkundrejt disa operatorëve të sektorit minerar, ekziston rreziku që brenda spektrit të gjerë të aktiviteteve që mund të përcaktohen se përbëjnë vërtet interes publik, mund të përfshihen edhe nisma që nuk e përmbushin këtë nevojë publike, por që janë në realitet ekskluzivisht tregtare”.

“Nëse shteti cedon në parime kaq themelore, atëherë vendimmarrja është e orientuar në mënyrë lehtësisht të perceptueshme drejt favorizimit të subjekteve private operuese në këtë treg, të cilat nesër për çdo mosmarrëveshje civile, mund të përdorin këto dispozita të reja të ligjit, me qëllim që shteti të ndërhyjë dhe t`i shpronësojë kundërshtarët apo palën tjetër me të cilën paraqitet mosmarrëveshja. Kjo nuk duket të jetë një ndërhyje e ekuilibruar, por e disbalancuar në favor të subjekteve privatë që operojnë në fushën e shfrytëzimit minerar. Bazuar në parashikimet e neneve të mësipërme rrezikohet përvetësim i tokës së pronarit të ligjshëm sipas justifikimeve subjektive mbi mosmarrëveshjet e mundshme me mbajtësit e të drejtës së pronësisë”, – argumenton Presidenti Meta.

alert.al/

 

Rama ikën në Budapest, në pikëpyetje pjesëmarrja e tij në seancën e shkarkimit të Metës

Kryeministri Edi Ram është nisur mëngjesin e sotëm drejt kryqytetit të Hungarisë Budapest për një vizitë zyrtare. Mesohet se Rama do qendrojë në Budapest deri pasditen e nesërme. Pas Budapestiti kreu i qeverisë shqiptare do udhëtojë për në Bullgari. Edhe në Sofie, kryqyetin bullgar, Kryeministri Rama do zhvillojë një vizitë zyrtare.

Në Sofie Rama do qendrojë edhe paraditen e së mërkurës, ditë kur Parlamenti do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të votuar shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Kuvendi i Shqipërisë vendosi javën e kaluar që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme më 9 qershor, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Një komision hetimor ka konstatuar javën e kaluar se Meta ka shkelur 16 nene të Kushtetutës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit dhe se ai duhet të shkarkohet një vit përpara se t’i përfundojë mandati. Hetimet janë kërkuar nga 49 ligjvënës të Partisë Socialiste në pushtet, të cilët kanë argumentuar se Meta nuk e ka përmbushur detyrën kushtetuese për garantimin e unitetit kombëtar përpara zgjedhjeve, duke anuar ngaopozita.

Por, nëse ligjvënësit votojnë për largimin e Metës nga zyra, miratimin përfundimtar duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë brenda tre muajsh.

alert.al/

Vrasjet, reagon Presidenti Meta: “Po krijohet pasiguri publike, Policia të luftojë krimin!”

Presidenti Ilir Meta reagon ashpër pas ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura ditët e fundit në vend, që nga Vlora, Shkodra, e deri te vrasja e sotme në mes të Tiranës.

Kreu i Shtetit i bën thirrje Policisë së Shtetit “që të shkundet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur me ‘botën e errët’”.

Gjithashtu, Meta iu bën thirrje edhe të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, në veçanti Shërbimit Informativ të Shtetit, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të vendosin një bashkëpunim më të gjerë, më dinamik dhe efiçient mes tyre.

Reagimi i Presidentit:

Ngjarjet shumë të rënda kriminale, me pasojë dhjetëra humbje jetësh dhe dëmtimin e shëndetit dhe të pronës së qytetarëve, që po ndodhin në mes të ditës, në ambientet publike, në zemër të qendrave urbane, deri edhe pranë institucioneve të larta të sigurisë, janë thellësisht tronditëse dhe një dëshmi e qartë jo vetëm e revanshit të krimit, por edhe e paaftësisë së Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, për parandalimin e tyre.

Në këtë situatë kaq shqetësuese, që ka krijuar një pasiguri të madhe publike, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që në veçanti, ka për mision dhe përgjegjësi thelbësore ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, që të shkundet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur me “botën e errët”.

Është tepër e domosdoshme, që të tilla vepra të rënda penale të parandalohen në kohë, të zbulohen, të hetohen dhe autorët e tyre të marrin ndëshkimin e merituar ligjor! Ndaj ju bëj thirrje të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, në veçanti Shërbimit Informativ të Shtetit, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të vendosin një bashkëpunim më të gjerë, më dinamik dhe efiçient mes tyre!

alert.al

Meta për Pirro Manin: Trashëgimia që la pas duhet të na bëjë krenar të gjithëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Pirro Mani. Lajmi ka qenë pikëllues për të dhe gjithë artdashësit. Kreu i Shtetit shpreh ngushëllimet për bashkëshorten e tij Pavlina Manin dhe gjithë familjarët. “La pas një trashëgimi të vyer kulturore, që na bën krenar të gjithëve”, shkruan Meta në rrjete sociale.

Shënimi i plotë i Ilir Metës

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit, njërit prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe të filmit shqiptar. Aktor dhe regjisor i niveleve të jashtëzakonshme, si dhe pedagog i shkëlqyer për dekada, ai luajti dhe vuri në skenë me dhjetëra role dhe shfaqje, për t’u nderuar me shumë çmime dhe fituar duartrokitjet e respektin e merituar të artdashësve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore, që na bën krenar të gjithëve dhe që përherë do të mbetet një shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj.

U shpreh ngushëllimet më të ndjera Pavlinës dhe familjes Mani, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të artistëve për këtë humbje të madhe, që na lëndoi sot të gjithëve.

Të prehet në paqen e merituar!

alert.al/

Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e padisë së Presidentit Meta për Teatrin Kombëtar

Gjykata Kushtetuese nis sot shqyrtimin e padisë së Presidentittë Republikës Ilir Meta mbi çështjen e Teatrit Kombëtar. Presidenti Meta në 14 Maj 2020, depozitoi pranë Kushtetueses një padi ku kërkonte shfuqizimin e vendimit të kalimit të pronës së Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, si dhe shfuqizimin dhe shpalljen antilushtetues të p/ligjit që i hapte rrugë ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Presidentit Meta argumentoi në atë kohë se shembja e Teatrit Kombëtar cenonte identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kulturore.

Në seancën e sotme, Presidenti i Republikës përfaqësohet nga këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishaj. Ndërsa si palë e interesuar është edhe grupimi Për Mbrojtjen eTeatrit, i përfaqësuar nga regjizori Edmond Budina.

Kujtojmë se godina e vjetër i Teatrit Kombëtar u shkatërrua duke u gdhirë 17 Maji i vitit 2020, ku nuk munguan as përplasjet e forcave të policisë me aktorë e qytetarë. Shkatërrimi i godinës së TK pasoi me protesta të shuma qytetare.

alert.al/