Menu

Sektori i Aktivitetit Shkencor dhe Komunikimit me RASFF

Shytaj: Nga ushqimi i kafshëve varet siguria e konsumatorit

Në emisionin Alert, të moderuar nga Granit Sokolaj, këtë të premte u diskutua  tema “Ushqimi për kafshë dhe konsumatori”. I ftuar në studio është Festim  Shytaj, Përgjegjës i Sektorit të Ushqyerit të Kafshëve në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Gjatë diskutimit, Shytaj u ndal te rëndësia e prodhimit vendas dhe standardet e sigurisë ushqimore. Ai theksoi se fermerët shqiptarë janë të angazhuar kryesisht në prodhimet blegtorale, të cilat përbëjnë bazën e zinxhirit ushqimor për popullsinë.

Sipas tij, aktiviteti blegtoral mbështetet në dy shtylla kryesore:

  • Kushtet e strehimit të kafshëve,

  • Higjiena e ushqimit dhe përdorimi i shtesave ushqimore, të cilat sigurojnë performancë të qëndrueshme prodhuese.

Shytaj nënvizoi se cilësia dhe siguria e ushqimit për kafshë lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e produkteve që konsumon popullsia, pasi produktet blegtorale varen nga standardet e ushqyerjes së kafshëve.

Ai shtoi se Shqipëria e siguron vetë pjesën më të madhe të bazës ushqimore për blegtorinë, duke mos importuar ushqim voluminoz nga jashtë, përveç rasteve të jashtëzakonshme si përmbytjet. Ndërsa pjesa tjetër e nevojave ushqimore plotësohet po ashtu nga prodhimi vendas.

“Alert” ngre alarmin për misrin serb / AKU: 25 tonë të bllokuara për shkak të aflatoksinës

Në emisionin “Alert”, të moderuar nga Granit Sokolaj, këtë të premte është trajtuar tema “Ushqimi për kafshë dhe konsumatori”, duke sjellë në vëmendje çështjen e sigurisë ushqimore dhe kontrolleve ndaj produkteve të importuara për ushqimin e kafshëve.

I ftuar në studio ishte Festim Shytaj, përgjegjës i Sektorit të Ushqyerit të Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili bëri me dije se në Shqipëri veprojnë rreth 19 operatorë të biznesit ushqimor që merren me miksimin e produkteve për ushqimin e kafshëve dhe që i tregtojnë ato edhe për palë të treta. Ai sqaroi se nga një total prej rreth 130 operatorësh që importojnë ushqime për kafshë, pjesa më e madhe i përdorin për nevojat e tyre të brendshme, kryesisht në fermat që administrojnë vetë.

Shytaj theksoi se Shqipëria importon rreth 90 mijë ton misër në vit, një sasi e konsiderueshme që përdoret për ushqimin e kafshëve. Ai nënvizoi se është e rëndësishme të identifikohen pikat e dobëta dhe të riskut në këtë sektor, në mënyrë që strukturat e kontrollit dhe vetë operatorët të sigurojnë cilësinë e produkteve dhe shmangien e mbetjeve apo ndotjeve në produktet përfundimtare.

Në lidhje me rastet e problematikave, Shytaj sqaroi se në momentin që konstatohet një problem në një produkt të importuar, institucionet shqiptare zbatojnë të njëjtin rregull si në Bashkimin Europian. Sipas tij, kur konstatohet ndotje, AKU është e detyruar të kontrollojë dhjetë ngarkesa radhazi nga i njëjti furnitor. Vetëm nëse të gjitha ngarkesat rezultojnë pa problem, subjekti lejohet të vijojë aktivitetin normal të tregtimit. Në rast të kundërt, produkti bllokohet, asgjësohet ose kthehet mbrapsht në vendin e origjinës.

Në debat mori pjesë edhe Dashamir Çela, përfaqësues i Shoqatës “Blegtorët Prodhues të Qumështit”, i cili ngriti shqetësimin për cilësinë e misrit që importohet nga Serbia. Ai theksoi se misri serb ka problematika të përsëritura me aflatoksinën dhe kërkoi që institucionet përkatëse të ushtrojnë kontrolle më të rrepta në dogana dhe në laboratorët e certifikimit. Çela shtoi se fermerët nuk mund të bëjnë vetë rolin e laboratorëve, por kanë nevojë për garanci institucionale që produktet që hyjnë në vend janë të sigurta dhe në përputhje me standardet evropiane.

Në pjesën e dytë të emisionit, përfaqësuesja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Polikseni Drazho, konfirmoi për “Alert” se është bllokuar një ngarkesë me 25 ton misër që vinte nga Serbia, pas konstatimit të pranisë së aflatoksinës B1 mbi normat e lejuara për tregun shqiptar. Ajo shpjegoi se ngarkesa është ndaluar në pikën doganore të Hanit të Hotit dhe aktualisht mbetet e bllokuar deri në daljen e rezultateve përfundimtare të analizave laboratorike. Nëse ndotja konfirmohet, produkti do të asgjësohet dhe ndaj importuesit do të merren masa administrative sipas ligjit.

Drazho theksoi se kontrollet në ushqimin për kafshë kryhen sipas metodologjisë së vlerësimit të riskut dhe përfshijnë si kontrollet dokumentare, ashtu edhe ato fizike në pikat e hyrjes në vend. Ajo sqaroi se shumica e operatorëve konsiderohen me risk të ulët ose të mesëm, ndaj kontrollet përsëriten çdo 9 ose 18 muaj, në varësi të vlerësimit.

Përfaqësuesja e AKU-së bëri me dije gjithashtu se gjatë vitit 2024 vetëm një rast ka rezultuar jo konform, për shkak të pranisë së salmonelës, për të cilin është vendosur gjobë administrative. Ajo shtoi se AKU do të shtojë kontrollet në pikat kufitare, veçanërisht ndaj subjekteve që kanë rezultuar problematike në të kaluarën.

Shytaj: Ushqimi për kafshë i importuar kontrollohet, por risku nis që nga pika e hyrjes dhe përdorimi në fermë

Në emisionin “Alert”, të moderuar nga Granit Sokolaj, këtë të premte po diskutohet tema: “Ushqimi për kafshë dhe konsumatori”.

I ftuar në studio është Festim Shytaj, Përgjegjës i Sektorit të Ushqyerit të Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR).

Shytaj bëri me dije se:

“Ne kemi rreth 19 operatorë të biznesit ushqimor që merren me miksimin e produkteve dhe që i shesin ato në treg edhe për palë të treta. Kjo shifër është nga një total prej rreth 130 operatorësh që importojnë ushqime për kafshë nga vende të ndryshme dhe nga tregu i hapur.”

Ai sqaroi më tej se pjesa më e madhe e këtyre operatorëve janë edhe prodhues, pra nuk shesin për të tretët, por i importojnë produktet për nevojat e tyre të brendshme, kryesisht për fermat që administrojnë vetë.

Sipas tij, Shqipëria importon rreth 90 mijë ton misër në vit, një sasi shumë e lartë që përdoret në ushqimin e kafshëve.

“Në vazhdim të programit do të shohim edhe cilat janë pikat e dobëta ose pikat e riskut që lidhen me këtë sektor, si ndërhyjnë strukturat tona të kontrollit dhe ku duhet të kenë vëmendje – si fermerët, ashtu edhe operatorët e biznesit, për të siguruar që produktet janë të përshtatshme për ushqimin e kafshëve dhe të mos krijojnë mbetje apo pasoja në produktin përfundimtar.”https://www.youtube.com/watch?v=mSKxGhswgqI&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Shytaj: Nëse konstatohet problem, produkti kthehet, asgjësohet ose bllokohet – rregull i BE-së që zbatohet edhe në Shqipëri

Në emisionin Alert, të moderuar nga Granit Sokolaj, këtë të premte po diskutohet tema Ushqimi për kafshë dhe konsumatori.

I ftuar në studio ishte Festim Shytaj, Përgjegjës i Sektorit të Ushqyerit të Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR).

Shytaj u ndal tek procedurat që ndiqen në rastet kur konstatohet problem në produktin e importuar:

“I njëjti burim furnizimi – në këtë rast, le ta quajmë Serbia, edhe pse nuk ka rëndësi vendi i origjinës – në momentin që konstatohet problematikë, AKU është e detyruar që të kontrollojë 10 ngarkesa rresht nga i njëjti subjekt, nga i njëjti furnitor. Vetëm nëse të gjitha këto 10 ngarkesa rezultojnë pa problem, lejohet që subjekti të vijojë aktivitetin normal të tregtimit në Shqipëri.”

Sipas tij, në rast të kundërt, kur konstatohen shkelje apo rrezik, masa që merren janë:

Bllokimi i produktit,

Asgjësimi, ose

Kthimi mbrapsht në vendin e origjinës.

Shytaj shtoi se rregullat janë të njëjta me ato të Bashkimit Europian, dhe se Shqipëria është e detyruar të zbatojë të njëjtat standarde dhe procedura.

“Vendet e BE-së e kanë të përcaktuar qartë: kur risku është i ulët, kontrolli bëhet një herë në 18 muaj; kur është i mesëm, një herë në 9 muaj. Në rast se kemi të bëjmë me risk të lartë, atëherë veprohet rast pas rasti, me kontrolle më të shpeshta.”https://www.youtube.com/watch?v=BNxaW0PL9ao&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Çela: Nuk mund të bëjmë edhe fermerin, edhe laborantin. Institucionet të garantojnë cilësinë

Në emisionin Alert të moderuar nga Granit Sokolaj këtë të premte, po diskutohet tema: “Ushqimi për kafshë dhe konsumatori” , ku i ftuar në lidhje Skype është  Dashamir Çela, nga Shoqata Blegtorët Prodhues të Qumështit, i cili u shpreh se misri serb ka shumë problematika me aflatoksinën.

“Unë si blegtor shoh fletën e analizës, sepse jam i interesuar, dhe sa herë marr koncentrat, shoh fletën e analizës që shoqëron produktin. Kur shoh një fletë që vjen me 0.02, e firmosur nga fermë, kjo tregon se misri është shumë cilësor – por kam dyshimet e mia që ky misër nuk është në normë, siç thotë fleta e analizës 0.02, por është shumë, shumë më lart.”

Ai theksoi se, sipas ekspertëve:

“Nëse e shohim nga ana e ekspertëve të aflatoksinës, që ne kemi folur, është 100% e sigurt që kjo vjen nga misri. Është sasia e madhe që mund të marrë kafsha, sepse kjo merret vetëm nga misri. Dhe kjo lë shumë për të dëshiruar nga cilësia e misrit që vjen këtu.”

Çela apeloi për ndërhyrjen e institucioneve:

“Këtu duhet të ndërhyjë institucioni përkatës , dogana , që të ketë një kontroll më rigoroz për cilësinë dhe fleta e analizës që shoqëron produktin të jetë më e besueshme. Që edhe ne si fermerë të punojmë më rehat, sepse kemi shumë problematika. Nuk mundet që ne si fermerë të bëjmë edhe laborantin, për të kontrolluar sasitë e mëdha që vijnë nga importi.”

Ai përfundoi me theksin te nevoja për standarde të qarta dhe të unifikuara me Bashkimin Europian:

“Misri që vjen nga Serbia duhet të ketë kontroll të plotë, duke bërë më të mirën për të arritur standardin europian, të paktën 0.05 ose 0.04, që të jemi nën normë të Bashkimit Europian, për të arritur normat e atyre – duke e çuar nën nivelet e 0.05.”https://www.youtube.com/watch?v=mSKxGhswgqI&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

AKU bllokon ngarkesë misri nga Serbia pas dyshimeve për aflatoksinë / Drazho: Në pritje të analizave laboratorike

Në emisionin Alert, të moderuar nga Granit Sokolaj, këtë të premte po diskutohet tema: Ushqimi për kafshë dhe konsumatori, ku e ftuar në studio është Polikseni Drazho, nga Sektori i Aktivitetit Shkencor dhe Komunikimit me RASFF, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Drazho shpjegon se kontrolli zyrtar në ushqimin për kafshë kryhet sipas metodologjisë së vlerësimit të riskut. Pra, kemi kategorizim të bizneseve sipas riskut: i ulët, i mesëm ose i lartë.

“Në përgjithësi, duke qenë se shumica janë importues, risku konsiderohet i ulët ose i mesëm, që do të thotë se kontrolli kryhet një herë në 18 muaj ose një herë në 9 muaj, në varësi të nivelit të riskut.

Kjo është një procedurë rutinë, e cila përfshin kontrolle në biznes, në terren, por edhe në pikat e hyrjes, ku ekziston një plan konkret.

Përveç kontrollit që i bëhet çdo ngarkese në pikë, kryhet kontroll dokumentar dhe fizik i produktit, sepse janë dy lloje kontrollesh që zhvillohen në pikë: kontrolli fizik dhe ai i dokumentacionit. Këto bëhen për të shmangur problematika të mundshme, sidomos tek produktet që kanë specifika të veçanta, siç janë ato që kërkojnë zinxhir ftohës.”

Drazho thekson se janë kryer kontrolle dhe janë marrë mostra, të cilat në përgjithësi kanë rezultuar konforme. Vetëm një rast gjatë vitit 2024 ka rezultuar jo konform, ku është konstatuar prania e salmonelës. Për këtë rast, është marrë masë administrative dhe është vendosur gjobë, sipas kërkesave të ligjit për ushqimin.

Ajo shton se problemi nuk është gjithmonë vetëm aflatoksina, pasi edhe raste të tjera si salmonela përbëjnë rrezik.

“Lidhur me rastin e misrit me origjinë nga Serbia, Drazho tha se janë kryer disa kontrolle dhe para disa ditësh është marrë një konfirmim nga ISUV për praninë e aflatoksinës.

Për këtë arsye, në terren ka shkuar një grup tjetër kontrolli dhe janë marrë 10 mostra për analizë mbi praninë e aflatoksinës në misër.

E gjithë ngarkesa është aktualisht e bllokuar deri në daljen e rezultatit të analizës. Nëse analiza rezulton pozitive, ngarkesa do të mbetet e bllokuar dhe do të asgjësohet, dhe do të vijohen penalitetet përkatëse sipas ligjit.”

Sipas saj, çfarë masash merren në vendin tjetër është një pikë tjetër, por detyra jonë si institucion është të shtojmë kontrollet në pikë, sidomos në rastin e ngarkesave që vijnë nga ky subjekt.

Bllokohen 25 ton misër nga Serbia / AKU konfirmon për “Alert”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar zyrtarisht bllokimin e një kamioni me 25 ton misër që vinte nga Serbia, pas konstatimit të pranisë së aflatoksinës B1 mbi normat e lejuara për tregun shqiptar. Ngarkesa është ndaluar në pikën doganore të Hanit të Hotit dhe do të mbetet e bllokuar deri në daljen e rezultateve përfundimtare të analizave laboratorike.

Në emisionin “Alert”, të moderuar nga Granit Sokolaj, përfaqësuesja e AKU-së, Polikseni Drazho, nga Sektori i Aktivitetit Shkencor dhe Komunikimit me RASFF, sqaroi se kontrollet në ushqimin për kafshë zhvillohen në bazë të vlerësimit të riskut, ku bizneset kategorizohen si me risk të ulët, të mesëm ose të lartë.

Sipas saj, duke qenë se shumica e subjekteve janë importues, kontrollet kryhen një herë në 9 deri në 18 muaj, në varësi të nivelit të riskut. “Kjo është një procedurë rutinë që përfshin kontrolle në biznese, në terren dhe në pikat e hyrjes në vend, përmes verifikimeve dokumentare dhe fizike,” deklaroi Drazho.

Lidhur me rastin konkret të misrit nga Serbia, ajo theksoi se pas njoftimit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare për praninë e aflatoksinës, një grup tjetër kontrolli ka shkuar në terren dhe ka marrë dhjetë mostra për analiza të detajuara.

“E gjithë ngarkesa është aktualisht e bllokuar. Nëse analizat konfirmojnë ndotjen, ajo do të asgjësohet dhe ndaj importuesit do të merren masa administrative sipas ligjit,” shtoi Drazho.

Ajo kujtoi gjithashtu se gjatë vitit 2024 vetëm një rast ka rezultuar jo konform për shkak të pranisë së salmonelës, për të cilin është vendosur gjobë administrative. “Problemet nuk lidhen gjithmonë vetëm me aflatoksinën, pasi edhe prania e salmonelës përbën një rrezik serioz për sigurinë ushqimore,” theksoi ajo.

Në përfundim, përfaqësuesja e AKU-së nënvizoi se institucioni do të shtojë kontrollet në pikat kufitare, sidomos për subjektet që kanë rezultuar problematike në të kaluarën.https://www.youtube.com/watch?v=xv7TxXPOoPE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE