Kujtim Mersini, Epidemiolog veterinar, Pedagog në UBT i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ të moderatorit Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se kemi një rritje të madhe të intensitetit të gripit të shpendëve si në numër vatrash por edhe në shpërndarjen gjeografike.
Mersini: Praktikisht pandemia e gripit të shpendëve për popullatën e shpendëve që të themi nga viti 2000 e tutje është pandemia më e madhe e gripit të shpendëve H5N1 që ne njohim deri sot.
Pra ne e njohim virusin që përhapet që prej vitit 90’.
Në 2006 u prekëm edhe ne si Shqipëri por si të thuash intensiteti ra.
Praktikisht vetëm Australia mbetet relativisht e paprekur por prapë edhe Australia mund të preket sepse rrugët e shpendëve shtegtarë kalojnë përmes Australisë.
Është i gjithë globi nën ndikimin e gripit të shpendëve. Problemi tjetër që hasim është se po preken edhe gjitarët. emisioni plote https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q