Menu

gripi i shpendeve

Asgjësohen 500 mijë pula / Ministria: Ishin në dy stabilimente, u prekën nga gripi

Rreth 500 mijë pula janë asgjësuar në dy pulari në rrashbull të durrësit. Ministria e bujqësire ka bërë të ditur se masat u morën pas evidentimit të rënies së gripit të shpendëve në to.

Procesi u ndoq nga inspektorët e ministrisë së bujqësisë mbështetur në masat për izolimin e vatrave për të mos lejuar përhapjen  e mëtejshme.

Ky është rasti i gjashtë nisur nga tetori i vitit të shkuar ku u regjisrua sëmundja. Në total janë 68 stabilimente janë njoftuar të marrin masa mbrojtëse për të mos lejuar futjen e shpendëve të tjera për të eliminuar rrezikun.

Specialistet thon se   Gripi i shpendëve është i rrezikshëm sepse mund të prekë dhe njerëzit ku më të rrezikuarit janë fermerët dhe punëtorët e stabilimenteve. Specialistët thonë se nuk ka rrezik nëse ushqimet janë të gatuara në temperaturë të lartë. Gjithsesi në rastet kur virusi i tipit H5N1 kalon tek njerëzit jep simptoma që prekin kryesisht traktin respirator, ethe dhe kollë por dhe pneumoni.

Gripi i Shpendëve H5N1 prek edhe pulat e shtëpisë / Identifikohet vatra e tretë në Durrës

Gripi i shpendëve H5N1 u konfirmua për herë të parë në Shqipëri këtë sezon në fillim të marsit 2025, duke ngritur shqetësime mbi ndikimin e tij në sektorin e shpendarisë dhe shëndetin publik. Autoritetet veterinare zbuluan vatrën e parë në një stabiliment të madh prodhimi, duke nisur menjëherë masat për kontrollin dhe izolimin e sëmundjes.

Ndërsa situata dukej nën kontroll, një tjetër goditje erdhi me konfirmimin e gripit të shpendëve në stabilimentin e kompanisë AIBA, një nga operatorët kryesorë në sektorin e shpendarisë në Rrashbull, Durrës. Brenda një kohe të shkurtër, 1,848 pula ngordhën si pasojë e infeksionit, duke e detyruar Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të shpallte gjendjen e karantinës në këtë fermë.

Autoritetet reaguan duke vendosur ndalimin e menjëhershëm të shitjes dhe tregtimit të shpendëve të gjallë në disa njësi administrative përreth Durrësit, përfshirë Sukthin, Manzën, Katundin e Ri, Mamimasin, Gjepalajn, Rashbullin, Thumanën, Bubqin, Prezën dhe Vorën. Shërbimi veterinar rajonal dhe ekspertët e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve nisën kontrolle të detajuara në fermat e tjera për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Përhapja e virusit nuk u ndal me kaq. Brenda pak ditësh, një vatër e tretë u konfirmua në pula shtëpie në fshatin Maliq Muço, pjesë e njësisë administrative Rashbull. Ky zhvillim ngriti alarmin për mundësinë e transmetimit të infeksionit në fermat e vogla familjare, duke e bërë situatën edhe më të ndjeshme për sektorin bujqësor dhe tregun e mishit të shpendëve.

Përballë përhapjes së gripit të shpendëve, Ministria e Bujqësisë dhe institucionet përkatëse thirrën mbledhjen e Qendrës Kombëtare të Krizës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Ministria për Pushtetin Vendor dhe Instituti i Shëndetit Publik. U vendosën masa të reja për kufizimin e lëvizjes së shpendëve, rritjen e kontrolleve sanitare dhe testimin e shpendëve përpara çdo lëvizjeje në treg.

Shërbimi veterinar po vijon monitorimin e fermave në zonat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes, duke marrë mostra dhe duke kryer analiza laboratorike për të shmangur përhapjen e mëtejshme. Deri më tani, janë inspektuar mbi 200 ferma dhe janë testuar mijëra shpendë për praninë e virusit.

Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve dhe shpendërritësve të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë të ngordhjes së shpendëve në shërbimin veterinar rajonal, duke shmangur kontaktin me kafshët e infektuara. Numri i gjelbër 08003366 dhe adresa e emailit [email protected] janë

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël në Rajon / Mici: Masa Parandaluese në kufi për Sigurinë Ushqimore

Në emisionin “Alert” në Ora News, moderuar nga Granit Sokolaj, Martin Mici, Drejtor i Përgjithshëm për Politikat Veterinare dhe Sigurinë Ushqimore në MBZHR, deklaroi se Shqipëria ka marrë masa parandaluese për të mbrojtur fermat nga Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, një sëmundje virale shumë ngjitëse, e cila është konfirmuar në Greqi dhe Rumani.

Sëmundja prek rëndë prodhimin e qumështit dhe mishit, por nuk transmetohet te njerëzit.

Sipas Micit, është kërkuar ndalimi i lëvizjes së kafshëve dhe produkteve të rrezikuara nga vendet e prekura, si dhe forcimi i kontrolleve veterinare për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Ai theksoi se PPR prek delet dhe dhitë, por nuk përbën rrezik për njerëzit.

Autoritetet veterinare dhe AKU po monitorojnë situatën, duke garantuar që tregu vendas dhe importet të jenë të sigurta dhe të mbrojtura nga rreziku i përhapjes së sëmundjes.

Gripi i Shpendëve/ Mersini: Shkeljet e Biosigurisë Kthehen në Fatkeqësi, Duhen Masa dhe Ndërgjegjësim

Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, epidemiologu veterinar dhe pedagogu në UBT, Kujtim Mersini, diskutoi mbi rëndësinë e biosigurisë në fermat bujqësore dhe menaxhimin e krizave shëndetësore.

Mersini theksoi se shkeljet e biosigurisë, edhe ato të voglat, mund të kthehen në fatkeqësi, siç ka ndodhur edhe në vende me standarde të larta si Gjermania. Ai nënvizoi se përgjegjësia kryesore bie mbi sipërmarrësit, të cilët duhet të investojnë në masa mbrojtëse,duhen ngritur gjithahstu  grupe monitorimi dhe hetime epidemiologjike për të kuptuar burimin e infeksioneve.

Sipas tij, çdo përmirësim është i nevojshëm dhe menaxhimi i krizave duhet të shërbejë si mësim për të forcuar protokollet e biosigurisë në të ardhmen.emisioni plote:https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Gripi i Shpendëve /Xhepa, MBZHR: Pagesa për Orët Shtesë dhe Mbështetje Logjistike për Veterinerët në Terren

Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Matilda Xhepa, Drejtore e Politikave Veterinare në MBZHR, deklaroi se janë miratuar fondet për orët shtesë të veterinerëve të angazhuar në terren, si dhe mbështetja logjistike për ta.

Xhepa sqaroi se orët shtesë janë miratuar nga Ministria e Financave, duke përfshirë stafin veterinar të AKVMB-së në rajone dhe atë të ministrisë. Po ashtu, janë marrë masa për mbulimin e shpenzimeve të karburantit për veterinerët që përdorin mjetet e tyre personale. Në buxhetin e shtetit për këtë vit është parashikuar edhe blerja e automjeteve për disa drejtoritë rajonale, për të lehtësuar punën në terren.

Ndërkohë, Martin Mici, Drejtor i Përgjithshëm për Politikat Veterinare dhe Sigurinë Ushqimore në MBZHR, bëri me dije se ministria ka parashikuar edhe një skemë kredie me interesa të ulëta për veterinerët, ku një pjesë e interesave do të kompensohet nga shteti. Kjo masë synon të sigurojë qëndrueshmërinë e profesionistëve në vend dhe frenimin e largimit të tyre nga sektori.emisioni plote : https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q

Gripi i Shpendëve /Mici: Zbatimi i Rregulloreve Evropiane dhe Forcimi i Biosigurisë, Prioritet

Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Martin Mici, Drejtor i Përgjithshëm për Politikat Veterinare dhe Sigurinë Ushqimore në MBZHR, deklaroi se situata e gripit të shpendëve është nën kontroll dhe masat janë marrë në kohë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Mici sqaroi se produktet nuk kanë dalë dhe nuk do të lejohen të dalin në treg, ndërsa kafshët e prekura janë ekzekutuar sipas rregulloreve europiane dhe protokolleve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH – OIE).

Ai theksoi rëndësinë e masave të biosigurisë, duke bërë thirrje që të gjitha stabilimentet të rrisin vigjilencën për të parandaluar përhapjen e virusit. Mici vuri në dukje se gripi i shpendëve është aerogjen dhe përhapet nëpërmjet ajrit, çka e bën të vështirë kontrollin e plotë, por zbatimi rigoroz i masave mbrojtëse mbetet një detyrim ligjor për të gjithë operatorët e biznesit.

Ai gjithashtu sqaroi se në rastet e shpërthimeve, zonat e karantinuara në rreze 3 dhe 10 km duhet të respektojnë masat shtesë të sigurisë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.emisioni plote https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q

Gripi i Shpendëve /Allaraj, AKU: Produktet e Prekura Eliminohen, Vijon Monitorimi në Terren

Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Yllka Allaraj, Inspektore e Ushqimit në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), u shpreh se situata e gripit të shpendëve po menaxhohet me masa të menjëhershme në terren.

Ajo theksoi se AKU është përgjegjëse për sigurinë e produkteve të vezëve, duke garantuar se të gjitha produktet e bllokuara do të eliminohen. Ndërkohë, për eliminimin e karkasave të shpendëve është përgjegjës Autoriteti Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Inspektorët e AKU janë të angazhuar në të gjithë territorin e vendit, duke monitoruar operatorët e biznesit ushqimor që tregtojnë vezë dhe stabilimentet e mbarështimit të shpendëve. Allaraj sqaroi se kontrollet po zhvillohen edhe gjatë fundjavës, në bashkëpunim me Autoritetin Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, për të garantuar sigurinë e konsumatorëve.

Duke folur për rrezikun e mundshëm për shëndetin publik, ajo siguroi se nuk ka asnjë studim që tregon se produktet e prekura nga influenca aviare përbëjnë rrezik për konsumatorin. Për këtë arsye, qytetarët nuk duhet të bien pre e panikut, pasi situata është nën kontroll.

Masa të menjëhershme u morën që në datën 3 mars, kur u diagnostikua rasti i influencës aviare në një stabiliment mbarështimi shpendësh. AKU, në koordinim me Autoritetin Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka ndërhyrë menjëherë për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të siguruar që produktet e rrezikuara të mos dalin në treg.emisioni plote https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q

Shpërthimi i Gripit të Shpendëve /Mersini:Fatkeqësi Natyrore, Kërkohet Mbështetje për Veterinerët

Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, epidemiologu veterinar dhe pedagogu në UBT, Kujtim Mersini, diskutoi mbi shpërthimin e gripit të shpendëve në Shqipëri. Ai theksoi se kjo situatë përbën një fatkeqësi natyrore që ndikon drejtpërdrejt në ekonominë kombëtare, duke prekur buxhetin e çdo familjeje. Mersini bëri thirrje për mbështetje ndaj veterinerëve, duke nënvizuar rëndësinë e planeve kontingjente dhe përfshirjen e ministrive të ndryshme për të siguruar shërbime veterinare në çdo cep të vendi,emisioni plote https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Gripi i shpendëve/ Mersini: Kemi rritje të intensitetit në numër vatrash dhe në shpërndarje gjeografike

Kujtim Mersini, Epidemiolog veterinar, Pedagog në UBT i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ të moderatorit Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se kemi një rritje të madhe të intensitetit të gripit të shpendëve si në numër vatrash por edhe në shpërndarjen gjeografike.

Mersini: Praktikisht pandemia e gripit të shpendëve për popullatën e shpendëve që të themi nga viti 2000 e tutje është pandemia më e madhe e gripit të shpendëve H5N1 që ne njohim deri sot.

Pra ne e njohim virusin që përhapet që prej vitit 90’.

Në 2006 u prekëm edhe ne si Shqipëri por si të thuash intensiteti ra.

Ndërkohë që kemi një rritje të madhe të intensitetit si në numër vatrash por edhe në shpërndarjen gjeografike.

Praktikisht vetëm Australia mbetet relativisht e paprekur por prapë edhe Australia mund të preket sepse rrugët e shpendëve shtegtarë kalojnë përmes Australisë.

Është i gjithë globi nën ndikimin e gripit të shpendëve. Problemi tjetër që hasim është se po preken edhe gjitarët. emisioni plote https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q

Drejtorja e politikave veterinare në MBZHR, Xhepa: Kemi disa rregullore për kontrollin e parandalimin e gripit të shpendëve

Matilda Xhepa, Drejtore e Politikave Veterinare, MBZHR e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ të moderatorit Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se ka disa rregullore që lidhen me kontrollin dhe parandalimin e gripit të shpendëve.

Xhepa: Ne kemi një kuadër ligjor në fuqi që është në përputhje me të gjitha standartet e legjislacionit të BE dhe praktikave që jep organizata botërore e shëndetit të kafshëve dhe FAO.

Kemi disa rregullore që lidhen me kontrollin, parandalimin dhe çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje.

Kemi një plan kontigjence në fuqi për influencën aviare, kemi akte ligjore që lidhem me masat e biosigurisë nëpër ferma ku kemi shpendë dhe masat e tjera mbrojtëse që lidhen me transmetimin e sëmundjes nga shpendët e egër.emisioni plote https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q