Menu

Valter Pinderi: Blerjet e shfrenuara dhe në momentin e fundit, pre e produkteve jo cilësore

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Valter Pinderi nga “Albanian E-commerce Association” ka folur për rrezikun e blerjeve në fundvit dhe rënia pre e mashtrimeve nga paketimet apo marketingu i bukur.

“Në tregtinë me pakicë, dhjetori është muaji i shitjeve dhe mund të konsiderohet i shfrenuar pasi ka një përqindje të lartë të shitjeve. Njerëzit blejnë produkte edhe për të tjerët dhe kjo bën që të bien edhe pre e mashtrimeve të një marketingu të bukur. Më shumë blerje bëhen sidomos për dhurata për fëmijët që duan të festojnë, kryesisht lodra. Por, njerëzit janë të rrezikuar jo vetëm nga produktet, por nga mënyra se si konsumohet. Duke qenë online, shumë pak njerëz nisin t’i planifikojnë blerjet përpara, por i marrin 2-3 ditë para festave. Ndryshe nga jashtë që nisin planifikimet e dhuratave që në fillim të dhjetorit. Në momentin e fundit nese s’ke kohë, ne do biem pre e shitësve ambulantë, të një paktimi jo cilësor që nuk ka produktin e duhur brenda. Sot, online ekziston informacioni për gjithça që konsumojmë, në momnin që kemi këto e merrni me qetësi, fokusohuni te çmimi, pasi për çmimin ulët diçka është sakrifikuar. Jo pamja se ajo shet, por cilësia”-deklaroi Pinderi.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts