Menu

Author Archives: Admin1

Sekuestrohen mbi 7 ton Basil pesto prodhuar në SHBA

La Repubblica publikoi lajmin e kapjes së mbi 7 tonëve të pesto alla genovese bërë në SHBA, kryer nga inspektorët kufitarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë në portin e Gjenovës. Prodhuesi, Rana Meal Solutions (një kompani e grupit Giovanni Rana me qendër në Çikago) sipas gazetës ka apeluar në Gjykatën Administrative Rajonale, kundër masës, e cila daton që më 27 janar. Zyra e postës së kontrollit kufitar të Gjenovës ka dekretuar “mos-pranimin në territorin e Komunitetit” të ngarkesës së “Basil pesto – 100% të importuar italiane ” që do të shitet në Francë dhe Spanjë, nën markën Kirkland nga Costco, një rrjet supermarketesh amerikane.

Problemi, sipas inspektorëve të ministrisë – raporton artikulli i Repubblica është se etiketa me referime për bazilikën italiane dhe gjenoveze nuk pajtohet me faktin se ngarkesa mbërriti nga Çikago. Dhe për këtë arsye ata kanë ndaluar hyrjen e Kirkland pesto si “jo-në përputhje me kontrollin e identitetit, jo në përputhje me rregulloren e BE-së 625/2017”, e cila rregullon kontrollet ushqimore.

Pastificio Rana e kundërshton akuzën dhe specifikon se nëpërmjet filialit të saj Rana Meal Solution prodhon pesto për tregun amerikan duke përdorur ekskluzivisht Basilin e rritur në Liguria me çertifikimin DOP të marrë nga Konsorciumi për Mbrojtjen e Genoese Basil PDO. Për të qenë të saktë, Rana ka qenë eksportuesi më i madh i PDO basil në mbarë botën për rreth 12 vjet dhe gjithashtu duhet thënë se etiketa e produktit të kapur mban fjalët “100% i importuar italian basil DOP” dhe vulën e çertifikimit të Konsorciumit. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

OKB: Ndalimi i punësimit të grave në organizatë, urdhri i talibanëve i papranueshëm

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se talibanët kanë marrë urdhër për t’ua ndaluar grave afgane punën në organizatë.

OKB-ja ka thënë se talibanët i kanë informuar ato verbalisht, mirëpo nuk ekzistojnë komunikime me shkrime.

Kombet e Bashkuara i kanë thënë stafit afgan burrave dhe grave që të mos raportojnë në punë për 48 orë, derisa të sqarohet kjo çështje në takimet me talibanët.

Prej kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, në gusht të vitit 2021, të drejtat e grave janë shtypur në pothuajse çdo sektor.

“Ky është hapi i fundit që minon tentimet e organizatave për ndihmë që të arrijnë te ata që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë një zëdhënës i OKB-së, duke shtuar se “nuk mund të operojnë dhe të ofrojnë ndihmë kyçe, pa gra në staf”.

OKB-ja e ka konsideruar urdhrin e talibanëve si “të papranueshëm”.

Punëtoret gra luajnë rol të rëndësishëm në operacionet në terren, sidomos në identifikimin e grave tjera në nevojë.

OKB-ja ka thënë se ka qenë duke punuar për të siguruar ndihmë humanitare për 23 milionë njerëz në Afganistan, të cilët përballen me kushte të rënda dhe krizë humanitare.

Qendra Alert/Alert.al

Drafti/Lojërat e fatit, AKSHI merr rol të ri

Draft ligji i lojërave të fatit nxjerr për konsultim një rol specifik për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila do të japë mendim standardet që kanë të bëjnë me kushtet teknike të sistemit të basteve sportive on-line, duke përfshirë identifikimin dhe regjistrimin e lojtareve, kërkesat e programeve software dhe hardeare, certifikimin e sistemit, procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, parimet e sigurisë, dhe kushtet e kontrollit apo mbikëqyrjes. Pas konsultimit me Agjencinë specifikimet do të kalojnë me vendim të veçantë nga qeveria.

Bastet sportive online do të jenë të detyruara të kenë të regjistruar lojtarët e tyre dhe të dhënat do të duhet të ruhen për të paktën tre vjet. Këto baste që specifikohen se do të jenë vetëm online nuk do të kenë pika fizike por faqe internet, aplikacione dhe infrastrukturën e nevojshme teknologjike që mundëson aktivitetin brenda kornizave të përcaktuara dhe që janë të monitorueshme.

Në nenin 26 thuhet se organizatori i basteve sportive ka “detyrimin të regjistrojë paraprakisht çdo lojtar që do të marrë pjesë në baste sportive online si dhe të marrë e të ruajë të dhëna për identitetin e tyre për të paktën 3 vjet. Ruajtja e këtyre të dhënave të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Një tjetër element që bie në sy është ajo e pagesave që nuk do të jenë me para në dorë në mënyrë të drejtpërdrejtë mes organizatorit dhe lojtarit por do të kalojnë përmes një agjenti financiar të autorizuar.

“Organizatori i basteve sportive online nuk duhet të pranoje para në dorë nga lojtarët, por vetëm nëpërmjet Agjenteve Financiar të Autorizuar sipas këtij ligji” thuhet në ndryshimet e bëra në nenin 26.

Kjo do të thotë që organizatori që kërkon të licencohet në bastet sportive online do të duhet të ketë edhe agjentin financiar të autorizuar me të cilin kërkon të ketë bashkëpunimin. Sipas ndryshimeve të sjella në ligjin e lojërave të fatit ku janë shtuar edhe disa pika të tjera sqaruese mbi termat ““Agjentet Financiar” janë Posta Shqiptare, bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë sipas parashikimeve të licencës së tyre, bazuar në ligjin nr.55/2020 “Për shërbimet e pagesave, si Union Financiar Tirane (Unionnet – Western Union). Pra pagesa për bastet sportive online kalon nga njëri prej tyre.

Drafti nënvizon gjithashtu se për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, organizatori kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 000 000 (një qind e njëzet milionë) lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të vëna në dispozicion të lojës nga ana e lojtarëve brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

Kapitali për Lotarinë Kombëtare zvogëlohet me 30 herë

Një tjetër pikë në draftin për lojërat e fatit është ajo për lotarinë Kombëtare licenca e të cilës jepet për një afat 10 vjeçar. Në listën e kritereve që duhet të përmbushen duket se qeveria e ka parë të arsyeshme që të zvogëlojë kapitalin për të marrë këtë licencë nga 1.2 miliardë që është aktualisht në 40 milionë lekë pra 30 herë më i ulët.

Sipas ligjit përzgjedhja e subjektit për lojërat e fatit Lotari Kombëtare bëhet nga Komisioni i Licencimit, në përputhje me kriteret e vlerësimit, të përcaktuara me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat. Për këtë Lotari jepet vetëm një licencë.

Fondi i Posaçëm

Drafti parashikon krijimin e një fondi të posaçëm ku të ardhurat që vijnë përdoret me vendim të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve.

“Ky fond shërben për mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit, në bazë të kërkesës për financimin e projekteve të paraqitura nga institucionet shtetërore, pas marrjes së mendimit të institucioneve publike të fushës” thuhet në dokument. Në këtë fond subjektet që janë pjesë e ligjit për lojërat e fatit kanë kontribut të ndryshëm.

Kështu bastet sportive online nuk do të paguajnë 15 për qind të të ardhurave bruto si taksim por do të kalojnë automatikisht të njëjtën përqindje në këtë fond. Praktikisht ngarkesa e tyre fiskale është e njëjtë dhe ndryshon vetëm emërtimi i destinacionit ku orientohen paratë.

Organizatorët e kategorive “Kazino”, “Kazino në hotele me 5 yje” dhe “Resort kazino”, brenda 31 marsit të vitit pasardhës derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm shumën 0.4 për qind të xhiros vjetore. Këta të fundit paguajnë gjithashtu detyrime të tjera si 15 për qind të të ardhurave të tyre bruto si dhe detyrime tatimore mujore me specifikime mbi tryezat dhe lojërat elektronike që disponojnë.

Organizatori i kategorisë “Lotari Kombëtare”, brenda 31 marsit të vitit pasardhës krahas detyrimeve të parashikuara në këtë nen, duhet të derdhë në llogari të Fondit të Posaçëm shumën 5,4 për qind të xhiros vjetore.

Drafti shton edhe një pikë tjetër në nenin 52 ku thuhet se “Organizatorët e kategorive “Baste sportive online”, “Bingo televizive” dhe “Lotari Kombëtare” krahas detyrimit tatimor të parashikuar në këtë nen derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm edhe 15 % të shumës së deklaruar për publicitetin e kryer në përputhje parashikimet e këtij ligji.”

Qendra Alert/Alert.al

Agjërimi i vjetër sa vetë historia, përfitimet që marrin agjëruesit

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i të gjitha ushqimeve dhe pijeve kalorike. Së pari, agjërimi është po aq i vjetër sa vetë historia, tregojnë studiuesit. Në ditët parahistorike, paraardhësit tanë ushqeheshin kur kishte ushqim dhe agjëronin kur nuk kishte. Kjo ishte një mënyrë mbijetese efikase.

Agjërimi është sot pjesë e kremtimeve të ndryshme fetare, duke filluar nga feja myslimane, hebraike, e krishtere dhe ajo ortodokse. Besimtarët e këtyre feve agjërojnë për një total prej 180-200 ditësh çdo vit. Në mjekësi, agjërimi është gjithashtu pjesë e përgatitjes së operacionit.

Nëse jeni duke iu nënshtruar një operacioni ose ndonjë lloj procedure që përfshin anestezinë, do t’ju kërkohet të agjëroni, për të shmangur të përzierat dhe për t’u siguruar që asnjë ushqim ose lëng nuk futet në mushkëri. Çdo lloj forme e agjërimit ka listën e vet të përfitimeve dhe rreziqeve që duhet të merren parasysh me kujdes bazuar në statusin dhe qëllimet tuaja kryesore shëndetësore.

Agjërimi mund të nxisë djegien e dhjamit

Kur agjëroni, trupi juaj konsumon glukozën e ruajtur në mëlçi për energji dhe pikërisht atëherë filloni të digjni yndyrën. Kjo quhet ketosis dhe mund të çojë në humbje peshe.

Mund të sigurojë qartësi mendore

Një studim, tregoi se agjërimi mund të përmirësojë kujtesën verbale tek njerëzit e rritur. Ky studim ende vazhdon për të kuptuar më mirë mënyrën se si kjo gjë funksionin.

Ndikon tek Cilësia e gjakut

Agjërimi mund të ndihmojnë në përmirësimin e kolesterolit, presionit të gjakut, niveleve të sheqerit në gjak ose glukozës, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Ata që agjërojnë rregullisht mund të jetojnë më gjatë

Në dy studime të ndryshme, ku personat vullentatë kishin probleme me zemrën, u vu re se mbas disa vitesh agjërim, patën një ulje të rrezikut të vdekshmërisë, krahasuar me ata pacientë që nuk agjëruan. Studimi ishte vëzhgues, kështu që nuk provon shkakun dhe pasojën. Por agjërimi mund të jetë tregues për një mënyrë jetese të shëndetshme.

Çfarë ha para dhe pas agjërimit, ka shumë rëndësi

Studiuesit sugjerojnë të hani ushqime të shëndetshme para agjërimit, duke përfshirë fruta, perime dhe proteina. Kur të keni përfunduar agjërimin, rivendosni gradualisht ushqimet në mënyrë që të mos e teproni.

Struktura e agjërimit mund të jetë e dobishme

Për disa njerëz që luftojnë me peshën e tyre, struktura e agjërimit mund t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimin e tyre. Pra, nëse ju mund të ushqeheni vetëm nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 6 të pasdites, kjo mund të jetë një strukturë e vlefshme për ju.

Agjërimi nuk është për të gjithë

Lista e njerëzve që nuk duhet të agjërojnë përfshijnë gratë shtatzënë ose që ushqejnë gji, njerëzit me diabet që marrin ilaçe, individët me çrregullim të të ngrënit dhe ata që bëjnë punë të rënda.

Qendra Alert/Alert.al

Miratohet ilaçi "që të ndryshon jetën” e bën më të gjatë dhe të shëndetshme

NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) në Angli miratoi përdorimin e një ilaçi, nga i cili mund të përfitojnë qindra pacientë me kancer gjiri dhe kancer të prostatës.

Burrat me kancer të avancuar të prostatës dhe gratë me kancer të hershëm të gjirit HER2-negativ që janë në rrezik të lartë të rikthimit të sëmundjes do të jenë në gjendje të përdorin olaparib përmes NHS në Angli.

Olaparib, i cili jepet si tabletë është një lloj ilaçi i synuar i quajtur frenues Parp. Këto parandalojnë riparimin e qelizave kancerogjene.

Ilaçi synon kanceret me mutacione BRCA 1 ose BRCA 2 dhe funksionon duke ndaluar qelizat e kancerit të jenë në gjendje të riparojnë ADN-në e tyre, gjë që shkakton vdekjen e qelizave kancerogjene.

Provat klinike kanë treguar se olaparib, i njohur gjithashtu si Lynparza dhe i prodhuar nga firma farmaceutike AstraZeneca, mund të zgjasë jetën e pacientëve me kancer të avancuar të prostatës me ‘mesatarisht gjashtë muaj’, tha NHS England.

Vlerësohet se rreth 550 burra me kancer të avancuar të prostatës dhe 300 gra me kancer të hershëm të gjirit HER2-negativ do të kenë të drejtë për ilaçin e ri çdo vit në Angli.

“Olaparib mund të ketë një ndikim të madh te pacientët me një sërë llojesh kanceri, duke u dhënë njerëzve një shans më të mirë për të mbijetuar, ndërkohë që u ofron atyre me forma të avancuara të sëmundjes, muaj shtesë për të jetuar”, tha shefja ekzekutive e NHS Angli, Amanda Pritchard.

Ekspertët në Institutin e Kërkimit të Kancerit (ICR) e përshkruan vendimin si “ndryshues të jetës” dhe thonë se ilaçi u jep pacientëve një shans për të jetuar jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Johann De Bono, profesor në mjekësinë eksperimentale të kancerit në ICR, tha: Olaparib është një shembull i rëndësishëm se si të kuptuarit e gjenetikës themelore të pacientëve dhe gjenomikës së tumoreve të tyre, mund të përdoret për të hartuar ilaçe me precizion shumë të synuar. Për pacientët me kancer të avancuar të prostatës dhe mutacione në BRCA1 ose BRCA2, këto rekomandime do të ndryshojnë jetën.

Qendra Alert/Alert.al

Tregu në emergjencë për punonjës në të gjithë sektorët

Tregu i punës është përfshirë në emergjencë kombëtare për punonjës në të gjithë sektorët e ekonomisë në kryeqytet dhe në qarqe. Papunësia në grupet e reja të popullsisë shënoi rritje në tremujorin e fundit të vitit 2022 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2021, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT.

Në tetor-dhjetor 2022 rezultuan të papunë 75,050 persona të moshës 15-29 vjeç, ose 3,669 te rinj më shumë të papunë se njëjta periudhe e vitit të mëparshëm, me rritje gati 5.1 %. Gjithashtu treguesi i punësimit tregoi zhvillime negative duke raportuar rënie të punësimit tek të rinjtë me 0.3% për të njëjtën periudhë krahasimi.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 21,5 % në 3-mujorin e fundit 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2021, shkalla e papunësisë për të rinjtë është rritur me 0,9 për qind. Krahasuar me tremujorin e tretë 2022, ky tregues është rritur me 1,0 pikë përqindje.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se tregu i punës në vendin tonë paraqitet problematik për grup moshat e reja.

Emigracioni i lartë i moshave të reja në fakt duhet të ndihmonte në integrimin me të mirë në tregun e punës për të rinjtë e mbetur në Shqipëri. Por teksa popullsia e të rinjve po bie me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve, dhe nga ana tjetër kërkesa nga bizneset për punë po rritet rrjedhimisht punësimi tek të rinjtë duhet të rritej.

Anketa me të hollësishme mbi zhvillimet në tregun e punës udhëzojnë se modeli ekonomik në të cilën është bazuar vendi ynë nuk ofron vende pune atraktive për të rinjtë.

Aktualisht ofertën më të lartë për pune e kanë sektorë më vlerë të ulët pagese të tilla si fabrikat në industri tekstile, punonjës pastrimi nga hoteleria dhe punëtore krahu në sektorin e ndërtimit. Të rinjtë e sotshëm nuk preferojnë të punojnë në këto sektorë me një lodhje të madhe fizike kundrejt një pagese të ulet në kufijtë e minimales.

Duke përjashtuar të rinjtë zhvillimet në tregun e punës ishin pozitive përgjatë gjithë vitit 2022. Në tremujorin e fundit, papunësia në popullsisë mbi 14 vjeç shënoi ulje me 2181 persona, më rënie vjetore 1.3 %. Rënia më e madhe i takon grup moshës 30-64 vjeç, me -9% ose 8105 të papunë më pak.

Shqipëria ka shfaqur problematikë të vazhdueshme në punësimin e të rinjve dhe gjithashtu renditet në vendet e para në Europë për përqindjen e lartë te të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në ndonjë trajnim.

Në vitin 2020 rreth 28 për qind e të rinjve të moshës 15-29 vjeç nuk ishin as në punë dhe as duke ndjekur ndonjë shkollë apo trajnim. Kjo situatë tregon se edhe në ardhmen afatgjatë tregu i punës në vendin tonë do të vuajë nga mungesa e aftësive në tregun e punës dhe ekonomia do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të tu ofruar drejt një modeli që prodhon mallra me vlerë të lartë në tregjet ndërkombëtare. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Çelet thirrja për Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hapi thirrjen për Skemën Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, përmes së cilës do përzgjidhen mbi 30 ferma në gjithë vendin, ku do aplikohen teknikat më të mira bujqësore e blegtorale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se “Skema kombëtare e trajnimit në bujqësi për vitin 2023 ka si qëllim ndërtimin e fermave model në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet përhapjes akoma dhe më të gjerë të teknikave më të mira të kulturave bujqësore e kafshëve blegtorale në serra, ara, pemëtore, stalla, e të tjera, nga specialistët më të mirë të bujqësisë dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët do të ndjekin në mënyrë të drejtpërdrejtë procesin bujqësor dhe do të përdorin teknikat më të mira bujqësore për mbi 30 ferma në të gjithë Shqipërinë”.

Thirrja është e hapur nga data 5 deri 15 prill 2023. Fermerët aplikojnë duke ndjekur vetëm tre hapa: Shkarkojnë formularin e aplikimit në www.ubt.edu.al; plotësohen të dhënat e kërkuara në formular; dërgohet formulari i plotësuar në [email protected]

Krifca i bëri thirrje fermerëve të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo masë mbështetëse.

Ministrja tha se, fermerët e përzgjedhur do të shohin zbatimin në fermat e tyre të teknikave më të qëndrueshme të prodhimit dhe do të shërbejnë si ferma demonstruese për të gjithë fermerët e zonës.

“Do të përzgjidhen midis fermerëve që do të aplikojnë ferma të prodhimeve të perimeve në serra, prodhimit të frutave, bimëve mjekësore dhe aromatike, blegtori, peshkimit dhe bletarisë. Secila prej fermave të përzgjedhura do të shërbejë si një rast praktik, i cili në fund të vitit, do të mund të demonstrojë përmirësimin e treguesve teknikë apo ekonomikë të fermës nëpërmjet rritjes së nivelit të prodhimit për hektarë apo për kafshë blegtorale, uljes së nivelit të kostove dhe të inputeve me anë të praktikave më të mira të kujdesit ndaj shëndetit dhe ushqimit të bimëve dhe kafshëve, si dhe praktika më të mira të vjeljes dhe të ruajtjes së produktit. Këto përmirësime do të mundësojnë të ardhura më të larta për fermerët e përzgjedhur”, u shpreh Krifca.

Praktikat më të mira do të jenë në dispozicion të të gjithë fermerëve dhe ekstensionistëve të zonës nëpërmjet ditëve të hapura të demonstrimit dhe trajnimeve që do të realizohen përgjatë të gjithë vitit 2023. Skema e Trajnimit në Bujqësisë zbatohet për të dytin vit radhazi këtë vit, pas ecurisë së suksesshme që shënoi vitin e kaluara (2022) përmes së cilës përfituan trajnim falas 2000 fermerë në shkallë vendi.

Qendra Alert/Alert.al

Disa nga ushqimet më të pashëndetshme në botë

Të gjithë kemi ushqimet tona të preferuara të cilat dëshirojmë t’i konsumojmë vazhdimisht. Disa prej tyre janë më të shëndetshme se të tjerat dhe të tjera janë krejtësisht të pashëndetshme.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë se çfarë ka në ushqimet që keni dëshirë t’i konsumoni shpesh, njihuni me këtë listë të ushqimeve më të pashëndetshme në botë.

Lëng frutash me sheqer të shtuar

Përbërësit jo të shëndetshëm: Sheqerna të shtuara, pa fibra, me shurup misri me fruktozë të lartë.

Edhe pse mund të duket si një zgjedhje e shëndetshme, duhet të dini se jo të gjitha lëngjet e frutave prodhohen njëlloj. Ka disa marka që thjesht shesin produkte që kanë më shumë sheqer të shtuar se fruta të vërteta. Në vend të tyre, prëpiquni të konsumoni lëngje frutash 100% natyrale, akoma më mirë është nëse i përgatisni vetë.

Përbërësit jo të shëndetshëm: ngjyrues artificial, sheqerna artificialë.

Pothuajse të gjitha pijet e gazuara të njohura përmbajnë aspartam, një ëmbëltues artificial që fillimisht u krijua për të ndihmuar në humbjen e peshës, por që kohët e fundit është zbuluar se ka efekt të kundërt. E për më tepër mund t’ju ekspozojnë ndaj kancerit.

Përbërësi jo i shëndetshëm: yndyrna të tepërta, janë ushqime që rrisin inflamacionin në trup.

Përveç sasisë shumë të lartë të yndyrës dhe kalorive, problemi kryesor me këto ushqime është se ato janë inflamatore. Kjo vihet re sidomos tek produktet me origjinë shtazore që gatuhen në temperatura të larta për një periudhë të gjatë kohore. Ekspozimi i vazhdueshëm, mund të kontribuojë në një rrezik në rritje të sëmundjeve kronike.

Drithërat e mëngjesit me sheqer

Përbërësit jo të shëndetshëm: karbohidrate të rafinuara, sheqer të shtuar.

Konsumimi i tepërt i ushqimeve të pasura me sheqer mund të çojë në obezitet, i cili mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Për fat të keq, shumë nga këto produkte edhe pse ndonjëherë cilësohen si të shëndeshtshme, përmbajnë shumë sheqer.

Përbërësit jo të shëndetshëm: Shumë natrium, yndyra të këqija.

Ushqimi i shpejtë është i tepër i shijshëm, por më shpesh është jashtëzakonisht i lartë në natrium dhe yndyrna të këqija. Kjo është arsyeja pse konsiderohet si një nga ushqimet më të pashëndetshme që mund të hani dhe ka qenë vazhdimisht i lidhur me sëmundjet e zemrës, diabetit dhe obezitetit.

Përbërës i pashëndetshëm: Shumë saharozë, glukozë dhe kafeinë.

Edhe pse mund t’ju kursejë më shumë kohë, duhet të dini se këto lloj picash përmbajnë sasi të lartë të natriumit dhe aditivë ushqimor, që janë shumë të dëmshëm për organizmin.

Karamelet dhe ëmbëlsirat

Përbërësit jo të shëndetshëm: Ngjyrosje artificiale, sheqer të shtuar, yndyrna të ngopura.

Tashmë e dinit që të gjitha yndyrat që bllokojnë arteriet dhe sheqernat që shkaktojnë varësi, nuk ju bëjnë mirë për shëndetin. Por me siguri nuk e keni kuptuar se disa ëmbëlsira mund të ndikojnë në aftësinë për t’u përqëndruar tek fëmijët.

Përbërësit jo të shëndetshëm: Nitratet dhe nitritet, metodat e gatimit me nxehtësi të lartë.

Mishi i përpunuar është në fakt më i dëmshmi. Këto lloje zakonisht bëhen nga mishi i kuq, i cili është i lartë në yndyrna të ngopura. Shpesh mishi i kuq i përpunuar shumë përmban nivele të larta të natriumit, si dhe aditivë si nitratet dhe nitritet. Hulumtimet kanë treguar se nitritet mund të shkaktojnë kancer dhe këto aditivë mund të kthehen në kancerogjene kur ekspozohen ndaj nxehtësisë së lartë.

Qendra Alert/Alert.al

Efekti i pijeve alkoolike në presionin e gjakut

Konsumimi i alkoolit në sasi të madhe mund të rrisë presionin e gjakut në nivele jo të shëndetshme. Pirja e më shumë se tre pijeve në të njëjtën kohë rrit presionin e gjakut përkohësisht, ndërsa pirja e vazhdueshme mund të çojë në probleme afatgjata.

Për të kuptuar se sa shumë alkool është shumë dhe se si ndalimi i tij mund të ulë presionin e gjakut, duhet të dini përkufizimin e pirjes së tepërt.

Pirja e tepërt përkufizohet si katër ose më shumë pije brenda dy orëve për gratë dhe pesë ose më shumë pije brenda dy orëve për burrat.

Konsumimi i moderuar konsiderohet të pini deri në një pije në ditë për gratë, dy për burrat.

Pirja e rëndë është më shumë se tre pije në ditë për gratë dhe katër për burrat.

Njerëzit që reduktojnë marrjen e tyre të alkoolit nga i rëndë në të moderuar mund të zvogëlojnë leximin e presionit të lartë të gjakut (presioni sistolik) me rreth 5.5 milimetra merkur dhe numrin e tyre të fundit (presioni diastolik) me rreth katër milimetra merkur.

Nëse keni presion të lartë të gjakut, shmangni alkoolin ose pini vetëm në moderim. Për të rriturit e shëndetshëm, kjo do të thotë deri në një pije në ditë për gratë dhe deri në dy pije në ditë për burrat.

Konsumimi i moderuar është, për shembull, 355 mililitra birrë, 148 mililitra verë ose 44 mililitra pije alkoolike.

Mbani në mend se alkooli përmban kalori dhe mund të kontribuojë në shtimin e padëshiruar të peshës, sipas Mayo Clinic . Gjithashtu, alkooli mund të ndikojë në veprimin e barnave për presionin e gjakut në një mënyrë që rrit efektet anësore të barnave.

Qendra Alert/Alert.al

Raporti i Komisionerit për Diskriminimin: Rritje të ankesave për marrjen e shërbimeve

Gjatë vitit që lamë pas, të paktën 48.3% e ankesave të bëra pranë Komsionerit lidhet me kufizimin e marrjes së shërbimeve dhe të mirave nga diskriminimi.

Në raport me vitin 2021, kjo kategori ankesash është rritur me 4% teksa të larta kanë vijuar të mbeten ankimimet për diskriminim në punësim. Këto të fundit zunë 47% të totalit duke regjistruar një ulje me 5 për qind në raport me vitin paraardhës.

Raporti nënvizon se gjatë vitit 2022, shpërndarja e çështjeve të trajtuara sipas 3 fushave, punësim, arsim, të mira shërbime, vazhdon të jetë e ngjashme me atë të vitit 2021, gjatë të cilit rezulton se, çështjet në fushën e arsimit zënë 4.7% të totalit të çështjeve të trajtuara gjatë këtij viti me një rritje të lehtë prej 0.7 % krahasuar me vitin paraardhës.

Gjatë vitit 2022, nga totali prej 297 çështje të trajtuara gjithsej, (281 ankesa dhe 16 çështje exofficio), nga këto 14 çështje në fushën e arsimit, 140 çështje në fushën e punësimit dhe 143 çështje në fushën e të mirave dhe shërbimeve (213 çështje të regjistruara në 2022 dhe 84 çështje të mbartura nga 2021.

Të dhënat tregojnë se janë subjektet publike ato ndaj të cilave ka më shumë ankesa nga individë që janë ndjerë të diskriminuar dhe si arsye kryesore ka shërbyer aftësia e kufizuar apo  bindjet politike e gjendja arsimore edhe pse këto të fundit në rënie në raport me 2021-in.

“Numri total i çështjeve të trajtuara në fushën e të mirave dhe shërbimeve është 143, nga të cilat 117 çështje janë regjistruar në vitin 2022 dhe 26 çështje të mbartura nga 2021. Në total 107 ankesa drejtohen kundër subjekteve publike dhe 36 ankesa drejtohen kundër subjekteve private.

Nga 107 ankesat e trajtuara kundër subjekteve publike, në 39 raste ato janë drejtuar kundër institucioneve të pushtetit qendror dhe në 68 raste kundër institucioneve të pushtetit vendor.

Gjatë vitit 2022, rezulton që çështjet kundër subjekteve publike qendrore zënë 36% të totalit të çështjeve në këtë fushë, ndërsa çështjet kundër subjekteve publike vendore zënë 64% të totalit të çështjeve në këtë fushë” thuhet në raportin e Komsionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

I njëjti vlerëson se ankesat e paraqitura në këtë fushë, kanë të bëjnë kryesisht me mos ofrimin e shërbimeve të nevojshme nga njësitë e qeverisjes vendore ndaj individëve të ndryshëm, që u përkasin komuniteteve të ndryshme apo shtresave vulnerabël.

Një pjesë e mirë e ankesave drejtohen edhe kundër institucioneve të administratës qendrore, ku objekti i ankesave konsiston në mosofrimin apo garantimin e një serie shërbimesh si, shërbimi shëndetësor, si dhe mos ofrimi i transportit publik qytetas pa pagesë, etj. Shkaqet kryesore, për të cilat janë paraqitur ankesat në fushën e shërbimeve kanë qenë: aftësia e kufizuar, raca dhe gjendja ekonomike.

Qendra Alert/Alert.al