Menu

Author Archives: Admin1

Nesër mbyllen aplikimet e mbështetjes në bujqësi

11 Prilli është afati i fundit i aplikimeve për fermerët që janë të interesuar për të përfituar nga subvencionet në bujqësi për  2023.  Thirrja është hapur më 20 Mars dhe janë lënë në dispozicion 23 ditë kalendarike, ku ndryshe nga thirrjet e kaluara, nuk do të ndiqet më metoda “kush aplikon i pari, përfiton i pari”, por fondi do të ndahet në mënyrë propocionale tek të gjithë ata që plotësojnë kriteret për përfitim.

Fondi në total i cili do të shpërndahet gjatë këtij viti është 3.3 miliardë lekë dhe do të financohen në total 9 masa. Konkretisht, në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt. Tek të imtat, do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1200 (lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt.

Bletaria do të mbështetet 1 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Po ashtu, fondi do të përdoret për mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera në vlerën deri në 200 000 lekë për ha për sezon për  kultivimin  e  perimeve,  rrushit për  tavolinë  në  serra dhe/ose  luleshtrydhe  në  tunele  plastike me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha; Fermat  organike  për  100 deri në  200 mijë lekë për fermë të certifikuar. Fondi do të mbështesë gjithashtu certifikimin Global GAP, rinovimin e infrastrukturës së anijeve të peshimit; ndërtimin e tregjeve bujqësore si dhe punimet e mekanizuara në bujqësi. Ndër kriteret kryesore që duhet të përmbushin fermerët janë: Aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar ose person juridik ku të paktën njëri prej ortakëve/aksionerëve është shtetas shqiptar.

Përfitues mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB dhe GVV. Fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv. SHBB-të, GVV-të, personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS  me status aktiv. Përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqëror.) Aplikimet për masat mbështetëse  direkte me nr. 1-6 dhe 9 do të bëhen online. Aplikimi online bëhet  mbi  bazën e parimit “zero dokumente” në momentin e aplikimit në portalin e-Albania. Aplikimet për masën mbështetëse të investimeve me nr. 7 dhe 8 do të bëhen me dosje në zyrat qendrore të AZHBR-së.

Qendra Alert/Alert.al

Këshilla për mbajtjen e frutave të freskëta

Frutat janë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe duhet të konsumohen rregullisht për të siguruar një furnizim të mjaftueshëm me vitaminë. Megjithatë, disa fruta duhet të ruhen në frigorifer për të mbajtur freskinë dhe për të shmangur humbjen e tyre.

 Fiqtë

Fiqtë kanë një strukturë të butë dhe mund të degradohen shpejt në temperaturë dhome. Për këtë arsye duhet të ruhen në frigorifer për të mbajtur freskinë dhe shijen e tyre.

Qershitë

Qershitë janë një tjetër frut që duhet të ruhet në frigorifer. Ato kanë një periudhë shumë të shkurtër ruajtjeje në temperaturë dhome dhe mund të prishen shpejt. Për të parandaluar këtë, qershitë duhet të ruhen në frigorifer, duke i vendosur në një tas ose në një kavanoz qelqi.

Mollët

Mollët janë një tjetër frut që duhet të ruhet në frigorifer për të mbajtur freskinë dhe për të parandaluar prishjen. Mollët mund të ruhen në një kavanoz qelqi ose në një enë plastike me kapak.

Kokosi

Kokosin e pa hapur mund ta ruani në temperaturë dhome për disa javë, por kokosin të hapur duhet të ruhet në frigorifer për të mbajtur freskinë dhe për të parandaluar rënie të cilësisë. Kokosin e hapur mund ta vendosni në një enë plastike ose në një kavanoz qelqi në frigorifer.

Kivi

Kivit i pëlqen një temperaturë më e ultë se ajo e dhomës, kështu që duhet të ruhet në frigorifer. Kivin mund ta vendosni në një enë plastike me kapak në frigorifer.

Qitro

Qitro është një frut i cili mund të ruhet në temperaturë dhome për një kohë të shkurtër, por është më mirë të ruhet në frigorifer. Ata mund të vendosen në një enë plastike me kapak në frigorifer.

Kumbulla

Kumbullat duhet të ruhen në frigorifer për të mbajtur freskinë dhe për të parandaluar degradimin e tyre. Kumbullat mund të vendosen në një enë plastike me kapak në frigorifer.

Qendra Alert/Alert.al

Europa i ul çmimet e apartamenteve, Shqipëria i rrit

Bashkimi Europian ka nisur uljen e çmimeve të apartamenteve, ndryshe nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Eurostat për 3-mujorin e katërt të 2022, çmimi mesatar i apartamenteve është ulur 1,7% në Eurozonë dhe 1,5% në BE, krahasuar me 3-mujorin paraardhës.

Eurostat thekson se kjo është rënia më e madhe tremujore për çmimet e apartamenteve në zonën e euros që nga 3-mujori i katërt i 2008-s (-1,7%) dhe që nga tremujori i parë i vitit 2009 (-1,9%) për BE-në.

Në Tiranë, rritja e çmimeve nuk ndalet

Në Tiranë, për 2022, çmimet e apartamenteve vijuan tendencën e tyre rritëse. Për 6-mujorin e parë të vitit të kaluar në Tiranë, çmimi i pasurive të patundshme rezultoi 28,4% më shtrenjtë se 6-mujori i mëparshëm.

Në raport më vitin 2021, çmimet e pronave për periudhën janar-qershor 2022 ishin 39% më shtrenjtë sipas raportit të stabilitetit financiar të Bankës së Shqipërisë.

Tendenca e rritjes së çmimeve ka vijuar edhe për këtë vit në Tiranë. Në zonat periferike siç është Fresku çmimet e apartamenteve janë rritur 14%. Nga 700 euro për metër katror që ishte çmimi maksimal në këtë zonë ka arritur 800 euro, sipas të dhënave nga agjencitë e pasurive të paluajtshme.

Për zona si Komuna e Parisit çmimet e apartamenteve në ndërtime të reja vijojnë të jenë 2,200 euro për metër katror, nga 1,700 euro për metër katror që arriti në 2021-2022 çmimi maksimal. Ndërsa në zonën e ish Bllokut çmimi më i lartë është 3,500 euro për metër katror për ndërtimet e reja.

Agjencitë imobiliare pohojnë se rritja e çmimeve në Tiranë është ndikuar nga shtimi i kërkesës dhe shtrenjtimi i kostove, veçanërisht në zonat e reja rezidenciale që ofrojnë shërbime të shtuara.

Për aktorë të tjerë të tregut rritja e çmimeve në kryeqytet ndikohet nga fluksi i parasë informale. Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve nëse do të miratohet amnistia fiskale, pasi shumë individë, kryesisht emigrantë të ardhurat e disponueshme informale do të nxitojnë t’i legalizojnë në blerjen e apartamenteve.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme arriti rekordin në 2022

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme në vend po rritet me shpejtësi. sipas INSTAT “Pasuritë e paluajtshme- real estate” ishin sektori më rritjen më të lartë në 2022, me 11.21%. Jo vetëm ky zgjerim është më i larti nga të gjithë sektorët e tjerë në 2022, por ai shënoi dhe një rekord më vete, duke pasur ecurinë më të mirë të dy dekadave të fundit. Në vlerë pasuritë e paluajtshme arritën në rekordin e 119 miliardë lekëve, ose mbi 1 miliardë euro. Edhe ndërtimi ka arritur një nivel rekord në 2022, me vlerë prej 207 miliardë lekësh, ose 1.7 miliardë euro.

Qendra Alert/Alert.al

Mediat sociale shtojnë rrezikun e çrregullimeve në të ngrënë

Përveç përhapjes së zakoneve të këqija në të ngrënë, dietave të çmendura dhe konsumimit të ushqimeve pa vlera, mediat sociale nxitin fillimin e çrregullimeve në të ngrënë (DCA). Dhe kjo ndodh mbi të gjitha midis të rinjve. Lidhja është sugjeruar në disa studime, por tani është konfirmuar nga një rishikim që mbledh së bashku dhjetra prej tyre të kryera anembanë botës dhe për këtë arsye në realitete të ndryshme sociale dhe kulturore. Të cilat, megjithatë nuk ndryshojnë efektin përfundimtar, domethënë marrëdhëniet midis DCA dhe mediave sociale.

Autorët janë dy studiues nga Instituti për Shëndetin Global të Kolegjit Universitar të Londrës, të cilët botuan në PLOS Global Public Health atë që doli në 50 studime të kryera midis viteve 2016 dhe 2021 grupmoshat 10 deri në 24 vjeç, nga 17 vende (disa prej të cilave janë aziatike, si dhe Shtetet e Bashkuara, Australia dhe disa vende evropiane). Temë e analizës ishin marrëdhëniet midis përdorimit të mediave sociale, imazhit të trupit dhe DCA. Rezultati ishte se kudo sheh të njëjtat prirje: Përhapja e imazheve jorealiste, fajësimi i trupave jo të përsosur dhe ekzistenca e grupeve që lartësojnë DCA, rritin shumë rrezikun e zhvillimit të vërtetë të një çrregullimi në të ngrënë. Në vitet e fundit ka pasur një rritje prej 30% të sëmundjeve, si rezultat i pandemisë dhe që tani prek edhe fëmijët e shkollave fillore. Por studimi shkon më tej, duke shpjeguar gjithashtu se çfarë ndodh me kalimin e kohës dhe procesin që ndoshta çon nga këshillimi i mediave sociale në një DCA. Ata që tashmë janë të prirur ta konsiderojnë veten jo tërheqëse për shkak të trupit të tyre, fillojnë t’u drejtohen gjithnjë e më shpesh mediave sociale, duke kërkuar zgjidhje ose konfirmim (për shembull në grupe). Po propozohen gjithnjë e më shumë faqe të dedikuara për këto tema, duke ushqyer kështu një rreth vicioz që vetë-amplifikon dhe ushqen. Në Itali, anoreksia dhe bulimia janë shkaku i parë i vdekjeve për ata nën 25 vjeç pas aksidenteve rrugore. Për të luftuar fenomenin, Fratelli d’Italia ka parashikuar gjoba (nga 20 mijë-60 mijë euro në rastet më serioze, deri në 150 mijë euro) dhe deri në 4 vjet burgim për influencuesit që propagandojnë sjellje të pahijshme dhe fut krimin e nxitjes së anoreksisë në kodin penal. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

FBI paralajmëron njerëzit: Mos karikoni celularin në vende publike

FBI paralajmëron njerëzit të mos përdornin karikues publikë për pajisjet e tyre celulare.

Paralajmërimi shkon për të gjithë përdoruesit e smartfoneve dhe tabletëve të sistemeve Android ose iOS duke treguar se një virus mund t’u japë hakerave akses në telefon, tablet ose kompjuter.

Kjo metodë hakerimi quhet “juice jacking” dhe është një mënyrë për të hakuar pajisje të tilla si telefonat inteligjentë, tabletët dhe laptopët që përdorin të njëjtin kabllo për transferimin e të dhënave si një USB e thjeshtë ose USB-C.

Kjo zakonisht ndodh në vendet ku ka stacione publike të karikimit, si aeroportet, qendrat tregtare dhe kafenetë.

Synimi i sulmeve të tilla është përgjimi i të dhënave sensitive, por deri më sot nuk është raportuar asnjë rast i konfirmuar, përtej përpjekjeve të ndryshme hetimore.

FBI përmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter këshillon përdoruesit  e saj:

“Shmangni përdorimin e stacioneve të karikimit falas në aeroporte, hotele ose qendra tregtare. Aktorët e këqij kanë gjetur mënyra për të përdorur portet publike USB për të futur softuer monitorues në pajisje. Mbani karikuesin tuaj dhe kabllon USB dhe përdorni një prizë në vend”.

Qendra Alert/Alert.al

Mjekët: Kategoritë e njerëzve që nuk duhet të pinë birrë

Birra përftohet nga fermentimi jo i plotë i ekstraktit ujor të maltit të elbit dhe konsiderohet si një nga pijet më të vjetra dhe më të dashura në histori.

Janë gjashtë grupe njerëzish që nuk duhet të pinë birrë ose duhet ta reduktojnë konsumin e saj në nivelin më të ulët të mundshëm dhe sipas ekspertëve ka arsye të justifikuara për këtë.

Këto grupe përfshijnë:

– ata që kanë diabet ose prediabet

– personat që përpiqen të humbin peshë ose janë mbipeshë

– ata që janë të ndjeshëm ndaj glutenit

– personat me sindromën e zorrës së irrituar

– personat që kanë mëlçi të sëmurë ose të dhjamosur

– ata që kanë probleme me urthin.

Siç shpjegojnë mjekët, birra mund të përkeqësojë më tej problemet ekzistuese shëndetësore. Pavarësisht nëse i përkisni njërit prej grupeve të përmendura të njerëzve është e rëndësishme të konsumoni birrën me moderim, si dhe të gjitha pijet e tjera alkoolike, paralajmërojnë ekspertët.

Qendra Alert/Alert.al

Miratohet ilaçi, pritet të shpëtojë jetën e mijëra përdoruesve

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara miratoi përdorimin pa recetë mjekësore të një ilaçi që lufton efeket nga mbidoza e opioideve. Ilaçi neutralizon pasojat e opioidit të fuqishëm fentanil, shkaktar për një numër të lartë vdekjesh nga mbidoza në SHBA. Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara vendosi të mërkurën që ilaçi me sprucim në hundë Narcan, variant më i mire i ilaçit nalokson, të shitet nëpër dyqane, pa recetë nga mjeku.

Ilaçi neutralizon opioidin e fuqishëm fentanil, shkaktar për një numër të lartë vdekjesh nga mbidoza në SHBA.

Fentanili është një ilaç narkotik për të trajtuar dhimbjet e forta nga problemet shëndetësore, por ka gjetur përdorim si drogë duke u shitur mënyrë të paligjshme.

Sipas organeve të rendit, pjesa më e madhe e fentanilit të paligjshëm hyn në SHBA nga Meksika. Prodhimi i tij është i lirë, lëndët e para merren nga Kina.

Fentanili përzihet me droga të tjera si heroina, apo kokaina, ose përdoret në formë pilulash, që duken si ilaç për lehtësimin e dhimbjeve.

Sipas organeve të rendit, pjesa më e madhe e fentanilit të paligjshëm hyn në SHBA nga Meksika. Prodhimi i tij është i lirë, lëndët e para merren nga Kina.

Fentanili përzihet me droga të tjera si heroina, apo kokaina, ose përdoret në formë pilulash, që duken si ilaç për lehtësimin e dhimbjeve.

“Fentanili shitet në forma të ndryshme dhe prodhohet e paketohet në një mënyrë të tillë, që duket si një qetësues dhimbjesh. Duket si oksikodon, një ilaç tjetër për lehtësimin e dhimbjeve, që merret në farmaci. Fatkeqësisht po shohim se shumë njerëz që nuk janë mësuar me përdorimin e opioideve, mendojne se dikush po u jep një pilulë kundër dhimbjeve, por në fund rezulton të jetë fentanil”, thotë Nathan Kittle, specialist mbi varësinë ndaj ilaçeve.

Prandaj, sipas tij, qasja e shpejtë tek ilaçi nalokson mund të jetë vendimtar për të shpëtuar jetë. (VOA)

Qendra Alert/Alert.al

 

Riparimi falas i karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuara

Në një vend ku shërbimet për personat me aftësi të kufizuara janë shpesh të pakta dhe të vështira për t’u gjetur, një projekt i ri ka hapur një dritare shprese. Projekti për fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara përmes ekonomisë qarkulluese, iu vjen në ndihmë përmes riparimit falas të  karrigeve me rrota, si dhe pajisjeve të tjera ndihmëse. Përmes kësaj iniciative do të përfitojnë 50 persona me aftësi të kufizuara në të gjithë Shqipërinë, përmes një shërbimi levizës të një mekaniku dhe një asistenti që do ta bëjë këtë punë, duke zgjatur jetëgjatësinë e këtyre pajisjeve. Kristiana Lee është asistente e projektit dhe vetëpërdoruese e karriges me rrota, e cila është bërë zëri dhe ndihmesa e parë për çdo përfitues.

“Përfshirja ime në këtë projekt ka qenë nga dëshira ime për t’u aktivizuar dhe kontribuar në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, ku edhe unë bëj pjesë prej shumë vitesh. Është një projekt i veçantë dhe i domosdoshëm për ne që përdorim karrige me rrota, pasi kemi një mungesë të theksuar të një shërbimi të tillë”-rrëfen Kristiana.

Si asistente, ajo është hallka e parë e komunikimit me përfituesit. “Jap informacionin që ata kërkojnë, marr të dhënat që duhen për të ofruar shërbimin sa më shpejt dhe më pas i lidh me ekipin e riparimit që merret me ndërhyrjet teknike.”

Kristiana tregon se interesimi ka qenë i lartë, ku shumë persona e kanë kontaktuar nga qytete të ndryshme. “Kur marrin vesh se është falas, ndihen të çliruar. Më në fund do marrin një shërbim që ndoshta s’e kanë pasur kurrë, ose e kanë pasur shumë rrallë dhe me cilësi jo të mirë.”

Projekti nuk ka vetëm një ndikim praktik, por edhe social dhe mjedisor.

“Ky shërbim lidhet drejtpërdrejt me përmirësimin e cilësisë së jetës, por edhe me ekonominë qarkulluese. Me hyrjen në përdorim të karrigeve elektrike dhe motorave për persona me aftësi të kufizuara nuk është menduar se çfarë ndodh me bateritë që mbeten pas. Kjo nismë ndihmon edhe në menaxhimin e këtij problem”-shpjegon ajo.

Për Kristianën, pjesëmarrja në këtë projekt ka qenë një përvojë që i ka hapur sytë për nevojat e shumta që ende mbeten të paplotësuara.  “Kam kuptuar se nuk jam e vetmja që nuk ka ditur ku të drejtohet kur karrigia dëmtohet. Puna ime është një ndihmë sado e vogël, por e rëndësishme për komunitetin tim. Dua të bëj më të mirën për ta sepse e di çfarë do të thotë të jesh në të njëjtat këpucë.”

Nisma për riparimin e karrigeve me rrota është një shembull konkret i përfshirjes dhe solidaritetit, ku vetë personat me aftësi të kufizuara janë bërë pjesë aktive e zgjidhjes. Në një shoqëri ku barrierat fizike dhe institucionale ende ekzistojnë, kjo nismë dëshmon se ndryshimi fillon nga vetë komuniteti, me njerëz si Kristiana, që përmes përkushtimit të tyre, po e bëjnë jetën e shumë të tjerëve më të lëvizshme.