Menu

ALERT-E

ALERT! Këto lodra uji mund të shkaktojnë mbytje të fëmijëve

Teksa temperaturat janë rritur e koha e frekuentimit të pishinave apo detit ka nisur, bashkë me to shtohen dhe rreziqet, veçanërisht për fëmijët. Këta të fundit rrezikohen dhe nga produktet e ujit, lodra apo mjetet mbrojtëse për ujë, të cilat shpesh herë nuk ofrojnë sigurinë e duhur, apo nuk janë conform rregulloreve të Bashkimit Evropian.

Sistemi RAPEX i Komisionit Evropian ka njoftuar sot për 3 modele karrige uji/noti që fryhen, por që rrezikojnë mbytjen e fëmijëve, nëse ato nuk përdoren nën mbikqyrjen dhe kujdesin e të rriturve. Të trija produktet shiten në internet, veçanërisht në Amazon, por mund të gjenden dhe në platform tjera online, ose edhe në tregje e dyqane.

Produktet janë me origjinë nga Kina, ngjajnë me lodra uji që fryhen e shërbejnë dhe si kamerdare. Gjatë përdorimit të tyre ekziston rreziku i mbytjes, nëse fëmijët luajnë me to pa mbikëqyrje. Karriget lundruese me hapje për këmbët duhet të përdoren nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të të rriturve dhe nuk duhet të kenë elementë loje ose struktura mbi ujë. Rreziku vjen kryesisht nëse ato rrotullohen e në kushtet kur fëmijët i kanë këmbët të bllokuara në vrimat ku janë futur, nuk mund të rrotullohen apo dalin në sipërfaqe.

Dispozitat ligjore (në nivel BE) dhe standardet evropiane me të cilat produkti është testuar, tregojnë se nuk janë në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Sigurisë së Produkteve dhe as me standardin evropian EN 13138.

Të gjitha produktet tjera që nuk ofrojnë siguri, apo rrezikojnë përdoruesit, ku nuk mungojnë as lodrat, produktet e higjenës, kozmetikës etj, mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

@QendraALERT

Fëmijët 1-3 vjeç përfunduan në spital nga Salmonela, rrjeti i marketeve tërheq nga tregu kremin me arra dhe mjedër

Rrjeti i marketeve DM ka tërhequr, si masë paraprake, kremin organik me arra kaju dhe mjedër të markës së tij dmBio. Arsyeja e dhënë në njoftimin e tërheqjes është zbulimi, gjatë hetimeve të autoriteteve, i gjurmëve të Salmonelës në produkt, të cilat mund të lidhen me rastet e Salmonelës infantis që përfshinë fëmijët të vegjël, veçanërisht midis moshës 1 dhe 3 vjeç, në Gjermani dhe Austri. Sipas Agjencisë Austriake për Shëndetësinë dhe Sigurinë Ushqimore (AGES), 13 fëmijë u prekën në vend dhe në tetë raste ishte e nevojshme shtrimi i tyre në spital.

Kremi i tërhequr

Kremi me arra kaju dhe mjedër i prekur nga masa shitet në kavanoza 250 gramësh, me të gjithë numrat e serisë dhe kushtet minimale të qëndrueshmërisë (TMC) deri më 28/04/2026. Rrjeti njoftoi se “tërheqja zyrtare e produktit nga dyqanet u iniciua nga dm më 26 maj 2025”.

Si masë paraprake, dm rekomandon të mos konsumohet kremi i aplikueshëm mbi feta buke me afatin minimal të ruajtjes të treguar më sipër, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit ose personat me imunitet të kompromentuar, të cilët janë më në rrezik për të zhvilluar forma serioze të infeksionit. Konsumatorët që e kanë ngrënë tashmë produktin dhe shfaqin simptoma të tilla si diarre, dhimbje koke, dhimbje barku, keqtrajtim, të vjella dhe temperaturë të lehtë këshillohen të konsultohen me mjekun e tyre.

Zinxhiri i marketeve I fton klientët që zotërojnë kremin e aplikueshëm të tërhequr ta kthejnë atë në një dyqan dm ku do të lëshohet një rimbursim.

Tërheqja e muslit me manaferra të egra

Dm Italia ka tërhequr gjithashtu një seri të frutave të manaferrave të egra Müsli Crunchy nga marka e saj dmBio. Në këtë rast, arsyeja e dhënë është prania e mundshme e gjurmëve të alergjenit lupin që nuk është deklaruar në etiketë. Produkti në fjalë shitet në qese 500 gramëshe, me një KMD të datës 11/12/2025.

Si masë paraprake, dm rekomandon që personat alergjikë ndaj lupinave të mos e konsumojnë muslin me TMC-në e treguar më sipër dhe ta kthejnë atë në pikën e shitjes për zëvendësim. Produkti është i sigurt për njerëzit që nuk janë alergjikë ndaj lupinave.

Një pigment i rrëzikshëm zbulohet në pluhurin ngjyrues të ëmbëlsirave dhe akulloreve. U tregtua dhe në Shqipëri e Kosovë. Ja çfarë thonë RASFF dhe AKU

Një sasi ngjyruesi pluhur për ëmbëlsira me prezencën e një pigmenti të paautorizuar, është shpërndarë në tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës, i cili përdoret gjerësisht në ëmbëlsira për t’ju dhënë ngjyrën e kuqe. Por, sipas RASFF të komusionit Evropian, pigmenti pluhur me origjinë nga Turqia, përbën risk serioz për shëndetin e konsumatorëve. Sipas AKU në Shqipëri, një sasi e gjtur në tregun shqiptar është bllokuar nga autoriteti kombëtar i Ushqimit, pas njoftimeve zyrtare nga RASFF. Bëhet fjalë për një njoftimit të kategorisë Njoftim informues për ndjekje nga Sistemi RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) ku pas kontrolleve të kryera nga Greqia, është konstatuar “Pigment i paautorizuar (e kuqe reaktive 141) në pluhur frutash, me origjinë nga Turqia”, duke përbërë risk me ndikim potencial serioz për shëndetin e njeriut.

Pas njoftimit nga RASFF, AKU ka ndërhyrë në treg për bllokimin e produktit, por ka gjetur vetëm gjysmën e tij, ndërsa gjysma e sasisë ishte shitur.

Ngjyruesi pluhur me pigmentin e rrezikshëm, është i prodhuar në Turqi, ndërsa është shpërndarë në Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Greqi, Qipro, Mal të Zi dhe Poloni.

Ngjyruesi pluhur frutash me pigmentin në fjalë përdoret në industrinë e prodhimit të ëmbëlsirave, akulloreve etj, për t’ju dhene atyre ngjyrën e kuqe të ndezur apo të bukur.

AKU ka bllokuar sasinën e gjetur, ndërsa po aq ishte shpërndarë e shitur më herët, para se të vinte njoftimi i RASFF.

Me përmbajtje kanabisi, HARIBO po tërheq produktin nga tregu

Kompania Haribo ka tërhequr ëmbëlsirat në Holandë, për shkak të kontaminimit të mundshëm me kanabis. Tërheqja përfshin Happy Cola F!ZZ 1,000 gram me një datë përdorimi para janarit 2026.

Autoriteti Holandez i Sigurisë së Produkteve Ushqimore dhe të Konsumatorit (NVWA) tha se, ka pako në qarkullim me ëmbëlsira që mund të çojnë në probleme shëndetësore, të tilla si marramendje, kur konsumohen.

Media holandeze raportoi se disa anëtarë të një familjeje u sëmurën pasi hëngrën ëmbëlsirat. Deri më tani, incidenti përfshin vetëm tre qese, por Haribo lëshoi ​​një tërheqje të produktit si masë paraprake. Seria ka kodin e prodhimit L341-4002307906.

Autoritetet, përfshirë NVWA, po hetojnë shkakun e incidentit në bashkëpunim me Haribo.

“Ende nuk dihet se si kanabisi përfundoi në ëmbëlsira. Policia po heton më tej këtë çështje,” shtoi NVWA. Haribo ka thënë më parë se, kishte disa produkte në qarkullim që po shkaktonin probleme shëndetësore, pasi njerëzit raportuan se ndiheshin të marramendur.

Ende nuk është e qartë se sa e përhapur është kontaminimi i mundshëm, por Haribo ka lëshuar një paralajmërim sigurie ndërsa hetimet janë duke vazhduar. Një zëdhënës i Haribo tha: “Incidenti është i kufizuar në Holandë, në një produkt dhe seri specifike. Produktet HARIBO në Mbretërinë e Bashkuar dhe tregje të tjera nuk preken.

“Siguria e konsumatorëve tanë është përparësia jonë më e lartë dhe HARIBO e merr këtë incident shumë seriozisht, prandaj është lëshuar një tërheqje nga tregu në Holandë. HARIBO po punon ngushtë me autoritetet për të mbështetur hetimin e tyre dhe për të përcaktuar faktet rreth kontaminimit.”

Kontaminimi u zbulua për herë të parë kur një numër anëtarësh të një familjeje raportuan, se ndiheshin të sëmurë pasi hëngrën ëmbëlsirat. Hetimi fillimisht kishte të bënte me tri qese, por Haribo ka nisur një tërheqje nga tregu si masë paraprake.

Kompania po u kërkon klientëve në mënyrë specifike të mos i hanë qeset kilogramëshe të Happy Cola F!ZZ, me kodin specifik të produktit L341-4002307906.

Kodet e tjera të prodhimit, si dhe të gjitha produktet e tjera Haribo, janë të sigurta për t’u ngrënë sipas kompanisë. Klientëve që kanë blerë qeset kilogramëshe të prekura u është kërkuar t’i kthejnë ëmbëlsirat përsëri në kompani për një rimbursim të plotë.

Pikëpyetjet dhe dyshimet për salmonelën në Gramsh, përse mund të mos ketë rezultat nga analizat e ushqimit dhe cili është burimi?

*Nga Granit SOKOLAJ

Rasti i bërë publik ditën e shtunë për fëmijë të prekur me Salmonelë Enteritidis në një kopësht në qytetin e Gramshit, ngre dyshime të forta për sistemin e menaxhimit të alert-eve apo krizave në shëndetësor dhe atë të sigurisë ushqimore në Shqipëri, si dhe për bashkëpunimin mes Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, konkretisht rasti në Gramsh dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Kjo çon dhe në pamundësi apo në vështirësi për identifikimin e burimit të salmonelës, i cili është problem kryesor dhe jo prekja e një apo disa fëmijëve, megjithëse edhe kjo është shqetësuese.

Duke qenë se në terma kohor, informacionet nga institucionet publike, konkretisht institucionet shëndetësore dhe AKU, e aq më pak Bashkia Gramsh, i cili është autoriteti që ka në varësi çerdhet dhe kopshtet publike, janë të varfra në data, dëshmitë e prindërve në media mbeten për t’u besuar.

Së pari, sipas dëshmisë së prindërve të fëmijës së vetëm të shtruar në spital, shqetësimet i kanë nisur të premten e javës së kaluar, pra më 16 maj. Këto shqetësime kanë qenë prezente dhe të hënë e të martë e kësaj jave. Në këto kushte, fëmija është dërguar në spital dhe ekzaminuar dhe të enjten, 22 maj, stafi i Kopshtit Nr.1 në Gramsh ka lajmëruar prindrit e fëmijëve që t’i marrin për shkak të një rasti, pra të një fëmije të ekzaminuar me salmonelë. Duket se, në këto kushte, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh ka analizuar dhe fëmijët tjerë dhe stafin e kopshtit. “Në kuadër të hetimit epidemiologjik janë marrë gjithsej 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, dhe janë në proces analizimi. Rezultatet e analizave nuk kanë dale ende përfundimtare dhe priten të jenë të disponueshme ditën e nesërme, më 25 maj 2025”, thuhet në një njoftim publik të Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Në fakt, ka rezultuar se edhe pse pa simptoma apo me probleme të lehta shëndetësore, kanë rezultuar pozitivë edhe disa fëmijë të tjerë.

Ndërkaq, AKU ka njoftuar se janë marrë mostra nga ushqimet dhe janë dërguar për analiza në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV). Në këtë institucion, mostrat janë dërguar të shtunën në mbrëmje dhe rezultatet e analizave nuk kanë dalë ende.

Por, pyetja kryesore është: Cili është burimi i salmonelës?

Të jetë nga ushqimi, duket paksa e vështirë, për shkak se supa apo ushqimet tjera të gatuara, kalojnë në 100 gradë dhe salmonella do të zhdukej. AKU dërgoi në ISUV mostra ushqimesh për analizë. Por, të cilave ushqime? Rasti i fëmijës që ka shfaqur shqetësime shënon datën 16 maj. Por, nëse ka pasur probleme te fëmijët tjerë, të hënën, marten apo merkurën, cili ushqim u mor për analizë? Të shtunën kopshtet janë pushim, dhe nëse është marrë ushqimi i të premtes, edhe pse s’ka asnjë lidhje kohore me të prekurit, si është ruajtur ai 24 orë? Gjithësesi, edhe ai nuk ka asnjë lidhje me kontaminimet e mëparshme. Atëherë, çdo të tregojnë analizat?

Dyshime të tjera hidhen dhe mbi kohën kur është lajmëruar AKU nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor në Gramsh? Nëse analiza e fëmijës së parë është konfirmuar të merkuren apo enjten, përse AKU u njoftua të shtunën? Fundja, pse jo të premten ose në kohë reale kur ka dalë përgjigjia e fëmijës? Kjo do të bënte që më e pakta, mostrat e ushqimeve të ishin të një periudhe më të afërt.

Deklarime nga Gramshi thonë që ka pasur ndërhyrje të forta nga Bashkia Gramsh dhe kompania që ka fituar tenderin për furnizimin me ushqime të kopshteve dhe çerdheve të Gramshit, “Nelsa shpk” që situata të mos bëhej publike e të mbyllej brenda sistemit shëndetësor. Por, kjo është vetëm në kuadër thashethemesh. Gjithësesi, lindin pyetjet: Përse AKU u njoftua me vonesë? Nëse jo, përse u morën mostrat e ushqimeve dhe u dërguan në ISUV të shtunën pasdite? Nëse nuk do të reagonin prindrit e fëmijëve, a do të bëhej situate publike?

Diskutimet do të jenë të shumta e të ndryshme, deri sa të gjendet burimi i salmonelës, i cili mund të jetë nga kushtet higjeno-sanitare në kopështin në fjalë, nga ushqimet e gatuara të ndenjura gjatë apo të shërbyera edhe një ditë pasi janë gatuar; nga uji i pijshëm i Ujësjellësit Gramsh apo edhe nga stafi i kopshtit, i cili mund të jetë vetë ai që e ka përhapur salmonelën nëpërmjet kontaminimeve të kryqëzuara. Stafi i kuzhinës apo edhe personeli mësimëdhënës mund të kenë qenë të prekur nga salmonella, por pa shfaqur simptoma dhe për këtë sigurisht nuk kanë qenë në dijeni.

Pra, së pari duhet gjetur burimi i salmonelës dhe së dyti, duhet një hetim administrativ i thelluar në institucionet e lartpërmendura për mënyrën dhe kohën e reagimit. Ushqimet e dërguara për analizë në ISUV nuk do të ndjerrin shkakun, pasi ai është i të premtes 2 ditë para dhe jo 10 ditë para. E nga kjo të nxirren mësime. Mbi të gjitha, kontrolli i kushteve higjeno-sanitare dhe sigurisë ushqimore në institucionet publike si çerdhe, kopshte apo konvikte t’i kthehen si kompetencë dhe detyrë ligjorë Institutit të Shëndetit Publik, siç ka qenë disa vite më parë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund dhe duhet të kontrollojë vetëm magazinat ku grumbullohen produktet ushqimore nga kompanitë furnitore; kushtet, dokumentacioni, raport-analizat etj. Kjo do të bënte që të mos kishim situatën e sotme, ku fëmijët janë shëruar pas kontaminimit e ndodhen në shtëpi, ndërsa ende nuk dihet se nga erdhi salmonella e nuk ka as mostra që t’ju kenë dalë rezultatet.

*Qendra ALERT

ITALI / Qumështi Basko i Piedmontes Ligurian tërhiqet nga tregu pas një rasti sëmundjeje

Supermarketet Basko kanë publikuar tërheqjen paraprake nga ASL të disa pakove me qumësht 100% gjysmë të skremuar Ligurian Piemonte nga projekti i tyre “Cilësia dhe Mbrojtja e Territoreve”. Arsyeja e dhënë në njoftimin e tërheqjes është raportimi i një rasti të kequshqyerjes pas konsumimit, të cilin autoritetet shëndetësore po e hetojnë. Ministria e Shëndetësisë raportoi gjithashtu tërheqjen e produktit, por në njoftim tregon se masa rrjedh nga një “raport nga një konsumator për ndryshim të ngjyrës dhe pH-it” (përditësimi i datës 16/05/2025). Produkti në fjalë shitet në pako 1 litërshe me datë skadimi 23/05/2025.

Kompania G. Alberti & C. Spa prodhoi qumësht gjysmë të skremuar për Basko Spa. Fabrika e prodhimit ndodhet në via Nazionale 2, rajoni Aribaga, në Pontedassio, në provincën e Imperias (marka e identifikimit IT 07 13 CE).
Si masë paraprake, rekomandohet të mos konsumoni qumësht Piemontez Ligurian me datën e skadimit të treguar më sipër. Konsumatorët që mund të kenë në zotërim produktin e tërhequr mund ta kthejnë atë në pikën e blerjes, njofton Ilfattoalimentare.it.

Bojra flokësh Palette rezultojnë me përmbajte kimike. Kërkohet tërheqja nga tregu

Megjithëse të prodhura në vendet e Bashkimit Evropian e ku siguria e produkteve është me e lartë, rastet e atyre që rezultojnë jokonform rregulloreve të sigurisë dhe që përbëjnë rrezik, janë të shumta. I tillë është rasti i raportuar sot nga RAPEX, sistemi i njoftimit të shpejtë për produktet joushqimore i Komisionit Evropian, i cili përveç dhjetra produkteve, ka raportuar dhe për 2 bojra flokësh të markës „Palette Schwarzkopf“. Ky produkt mund të gjendet lehtësisht dhe në Shqqipëri e Kosovë. Sipas njoftimit, numrat e serisë së bojës së parë janë 0823504080 dhe 0827301731. Sipas të njëjtit njoftim lloji dhe numri i modelit është  A10, 10-2, 3x CARE ndërsa barkod 3838824159133. Vendi i origjinës së këtij produkti është Gjermania dhe lloji i rrezikut, Kimik. Sipas listës së përbërësve, produkti përmban 2-(4-tert-butilbenzil) propionaldehid (BMHCA), i cili është i ndaluar në produktet kozmetike. BMHCA mund të dëmtojë sistemin riprodhues, mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës së palindur dhe mund të shkaktojë sensibilizim të lëkurës. Dispozitat ligjore (në nivel të BE-së) dhe standardet evropiane me të cilat produkti është testuar dhe nuk është në përputhje. Produkti nuk është në përputhje me Rregulloren e Produkteve Kozmetike.

I njëjti problem është dhe për të njëjtën markë boje, C10, 10-1 me barkod 3838824159218.

 

Më poshtë gjeni linkun e RAPEX, me produktet e raportuara për tërheqje nga tregu:

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

Alarm për bisfenol A: pije energjike, 90% e kanaçeve të kontaminuara. Kryeson Monster

Pijet energjike nën akuzë: jo vetëm për shumë sheqer dhe sasi të larta kafeine, por edhe për praninë e tepërt të Bisfenolit A (BPA). Po flasim për një substancë kimike të klasifikuar si toksike dhe të ndaluar në Evropë nga janari 2025, e përhapur brenda kanaçeve. Megjithatë, produktet që e përmbajnë atë mund të vendosen në treg deri në korrik 2026 dhe të shiten derisa të mbarojnë stoqet.

22 kanaçe të analizuara, 20 të kontaminuara me bisfenol A

Öko-Test analizoi 22 pije energjike në laborator dhe gjeti praninë e bisfenolit A, i përdorur në veshjet e brendshme të kanaçeve, në 90% të pijeve. Sipas rezultateve të analizave, për 14 nga 22 pijet energjike, një adoleshent 60 kg që konsumon një kanaçe prej 250 ml në ditë do të tejkalonte 100% të dozës së tolerueshme ditore. Për 6 produkte të tjera përqindja arrin mbi 50%. Red Bull dhe Hell Energy Drink janë ndër të paktat që mbijetojnë, duke qenë pa BPA. Përkundrazi, Monster është ndër më të këqijtë.

Monster u zbulua të ishte një nga kanaçet me përmbajtjen më të lartë të Bisfenolit A.

BPA është një substancë e klasifikuar si toksike riprodhuese dhe e lidhur me një rrezik në rritje të kancerit të gjirit, mbipeshës dhe çrregullimeve të sjelljes tek fëmijët. Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) kohët e fundit e uli dozën e tolerueshme ditore me 20,000 herë: 0.2 nanogramë për kilogram të peshës trupore janë të mjaftueshme për të pasur një efekt në sistemin imunitar.

Bisfenoli A (BPA) nuk i shtohet pijeve, por përdoret për të formuar një film mbrojtës për ta mbrojtur pijen nga kontakti i drejtpërdrejtë me metalin (alumini ose çeliku). Gjithashtu, ndihmon në zgjatjen e afatit të ruajtjes duke parandaluar reaksionet kimike midis pijes dhe kanaçes.

Pijet energjike kanë shumë sheqer. Një kanaçe Red Bull përmban 5.5 kube sheqeri (27.5 g)

Alternativat

Prodhuesit që kanë eliminuar BPA-në po përdorin materiale alternative siç janë rrëshira epoksi pa BPA (të ngjashme me ato tradicionale, por të formuluara pa BPA ose molekula të tilla si BPA S ose F). Megjithatë, këto zëvendësues janë gjithashtu nën vëzhgim, sepse mund të kenë rreziqe të ngjashme. Pastaj, ka veshje alternative të bazuara në poliesterë ose materiale akrilike: përdoren mbi të gjitha për kanaçet e birrës dhe disa pije të gazuara.

Përveç rrezikut që lidhet me bisfenolin, testi nxori në pah problemet që lidhen me përmbajtjen e tepërt të sheqerit dhe kafeinës. Më shumë se gjysma e produkteve përmbajnë më shumë se 10 gramë sheqer për 100 ml. Kjo do të thotë që një kanaçe 250 ml përmban 25, të barabarta me pesë lugë çaji, që është limiti ditor i vendosur nga OBSH-ja. Disa prodhues përdorin ëmbëlsues si alternativë ndaj sheqerit, por edhe këta nuk janë pa rreziqe: ato mund të ndryshojnë shijen dhe OBSH-ja ka raportuar së fundmi çështje të tjera kritike.

Sheqeri, kafeina dhe bisfenoli A: çfarë fshihet në kanaçe

Sa i përket kafeinës, një kanaçe prej 250 ml përmban afërsisht 80 mg, ekuivalente me një filxhan kafe. Shumë prodhues i pasurojnë pijet energjike me vitamina B, duke pretenduar se ato zvogëlojnë lodhjen dhe përmirësojnë metabolizmin e energjisë. Edhe pse rregullorja evropiane mbi pretendimet shëndetësore u lejon ta bëjnë këtë, Öko-Test e kritikon këtë shtesë, duke kujtuar se nevoja për vitamina duhet të plotësohet përmes një diete të shëndetshme dhe të larmishme, jo me pije me përmbajtje të lartë sheqeri, shkruan ilfattoalimentare.it.

BPA është një lëndë kimike industriale dhe ekspertët thonë se është toksike dhe se njerëzit duhet të përpiqen ta shmangin atë. Por a është me të vërtetë BPA aq i rrezikshëm sa t’ju duhet ta shmangni me çdo kusht?

BPA (Bisphenol-A) është një kimikat që i shtohet shumë produkteve komerciale, duke përfshirë enët e ushqimit dhe produktet e higjienës. Ai u zbulua për herë të parë në vitet 1890, por kimistët në vitet 1950 zbuluan se ai mund të përzihet me lëndë të tjera për të prodhuar polikarbonate plastike të forta dhe elastike.

Sot, lëndët plastike që përmbajnë BPA përdoren shpesh në enë ushqimi, shishe për fëmijë etj. BPA përdoret gjithashtu për të bërë rrëshirë, e cila vendoset brenda kutive të ushqimeve të konservuara me qëllim për të mbrojtur metalin e tyre nga gërryerjet ose thyerjet.

Si futet në trup BPA?

Burimi kryesor është nëpërmjet ushqimit. Kjo sepse kur kutitë me përmbajtje BPA janë krijuar, jo të gjitha produktet kanë qenë të vulosura. Kjo lejon që një pjesë e këtij kimikati të përzihet me ushqimet ose lëngjet e enëve.

Për shembull, një studim i fundit tregoi se nivelet e BPA në urinë u ulën me 66% pas 3 ditëve që u shmangën ushqimet e paketuara. Në një tjetër studim ku pjesëmarrësit konsumuan supë të freskët ose supë të konservuar prej 5 ditësh rezultoi që nivelet e BPA në urinë ishin 1,221% më të larta në personat që konsumuan supë të konservuar.

Përveç kësaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (World Health Organisation) njoftoi se nivelet e BPA në foshnjat që ushqehen me gji kanë qenë deri në 8 herë më të ulëta krahasuar me ato në fëmijët e ushqyer me shishe që përmbajnë BPA.

Mekanizmat biologjike të BPA

BPA është krijuar për të imituar strukturën dhe funksionin e hormonit estrogjen. Për shkak të formës të tij si estrogjen, BPA mund të lidhet me receptorët e estrogjenit dhe të ndikojë në proceset trupore, të tilla si rritja, riparimi i qelizave, zhvillimi i fetusit, niveli i energjisë dhe riprodhimi. Përveç kësaj, BPA mund të ketë aftësinë për të bashkëvepruar me receptorët e hormoneve të tjera, të tilla si receptorët e hormoneve tiroide, duke ndryshuar funksionin e tyre . Trupi i njeriut është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të hormoneve, dhe kjo është arsyeja pse aftësia e BPA-së për të imituar estrogjenin besohet të ndikojë në shëndet.

AKU bllokoi për analizë 19 ton fileto pule me Salmonella Typhimurium, AMG Food i hodhi në treg ose i futi në sallamet DIMAL? Prokuroria e Tatimet nisin hetimet

Filetot e pulës të ngrira të importuara nga Brazili e të infektuara me Salmonella Typhimurium të bllokuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u hodhën në treg fshëhurazi nga kompania AMG Food ose u përdoren në sallamet DIMAL, pjesë e të njëjtit grup biznesi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se “referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës. Është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar  në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron publikun se situata është në ndjekje të vazhdueshme dhe se çdo veprim është ndërmarrë në funksion të transparencës, sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”. Ky ka qenë njoftimi zyrtar AKU. Por, si qëndron e vërteta e lëvizjes së produktit të kontaminuar?

Qendra ALERT ka mundur të mësojë se, më 11 mars, një ngarkesë e mbërritur nga Brazili, konkretisht një konteiner me 27 ton mish, rreth 19 prej të cilave fileto pule e ngrirë e të njëjtit lot, datë prodhimi e skadence, në pronësi të kompanisë AMG Food, është importuar në vendin tonë. Madje, ajo nuk ësht zhdoganuar as në Port Durrës, por ka kaluar “me transit”, për t’u zhdoganuar në Doganën e Tiranës. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, pasi konteineri ka mbërritur në magazinat e kompanisë importuese, në bazë të planit të marrjes së mostrave, kanë marrë kampionë dhe e kanë derguar në ISUV për analizë. Dhe mw 21 mars, kur në AKU ka mbërritur përgjigjia e ISUV, e cila e konsideronte fileton e pulës me Salmonella Typhimurium, inspektorët kanë shkuar sërish në magazinat e AMGF Food. Por, janë hasur me një situatë që nuk ndodh shpesh. Sipas legjislacionit shqiptar të sigurisë ushqimore, kur në një ngarkesë/sasi produkti merren mostra për analizë, ajo sasi duhet të qëndrojë e bllokuar dhe e paprekur deri në daljen e analizës. Ka ndodhur e kundërta. Inspektrët e AKU kanë konstatuar se sasia prej afro 19 tonësh mish ishte hequr thuajse gjysma osë më shumë se gjysma. Kjo ka bërë që inspektorët e AKU të nisin “hetimin” dhe ndjekjen e gjurmueshmërisë së filetor së punës, të infektuar me bakterin Salmonella Typhimurium, mjaft i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve.

Drejtuesit e kompanisë iu kanë thënë inspektorëve të AKU që fileton me salmonelë e kishin dërguar në fabrikën e Sallameve DIMAL, edhe kjo kompani pjesë e të njëjtit grup biznesi. Ndërkohë që kanë nisur ndjekjen e gjurmueshmërisë, AKU ka njoftuar dhe Prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur hetimin dhe procedimet penale, si dhe Hetimin Tatimor ndaj AMG Fodd. E para se, produkti nuk duhet të ishte lëvizur deri në daljen e rezultatit të analizave dhe e dyta, për faktin se gjatë verifikimit në DIMAL, nuk janë gjetur ambalazhe që mbanin të dhënat që kishte sasia e kontaminuar, që do të thotë se, mund të jetë futur në përpunim për sallame dhe amgalazhet janë hedhur, ose se fileto e pulës ka dalë në treg, ndërkohë që faturat fiskale të lëshuara nga AMG Food për subjektin DIMAL Inc janë fictive, vetëm për të mashtruar AKU, ndërkohë që filetot mund të jenë në supërmarketet apo dyqanet ku tregtohen masivisht produkte pule etj.

Ndërkohë që prokuroria dhe Hetimi Tatimor kanë nisur hetimet nga AMG Food, inspektorët e AKU po ndjekin të gjitha lëvizjet e mundshme të sasisë së filetos. Madje, ALERT ka mësuar se, e gjithë sasia e mishit, të të gjitha llojeve që gjendet në magazinat e AMG Food është bllokuar, janë marrë kampionë dhe dërguar në laboratorët e ISUV për analiza.

Shumë lloje salmonele që rezultojnë në produkte pule apo derri, në 70 gradë përpunimi zhduken. Pra, nëse përdoren për industry, nuk përbëjnë problem. Por, Salmonella Typhimurium eliminohet me zierje në 75 gradë e sipër. Ky bakter shkatërrohet kur ushqimi arrin një temperaturë të brendshme prej të paktën 75°C për disa minuta. Por, duhet te sigurohet mirë mishi  të jetë gatuar plotësisht për të parandaluar infeksionin.

Ndërkohë, nëse përdoret për sallame, përbën problem po kaq serioz për konsumatorët. Sallamet piqen në 7- apo në 72 gradë dhe jo në 75 gradë për minimum 3 minuta, që ky bakter të zhduket.

Salmonella Typhimurium është bakter shumë pathogen dhe nuk lejohet as në produktet be mishit për përpunim, pasi është salmonelë e serotipizuar e për pasojë ka risk shumë të lartë.

Në këto kushte, filetot në fjalë të AMG Food, ose do na cënojnë seriozisht nëse gjenden në markete ku shiten si të freskëta, ose edhe në janë përdorur në sallamet Dimal.

©Qendra ALERT

ALERT!!! Këto karamele mund të gjenden në markete, përmbajnë copa metali. Ja detajet

Karamele të importuara të Shqipëri dhe të prodhuara në Marok, rezultojnë me copa metali në brendinë e tyre. Alarmi ka ardhur nga sistemi RASFF i BE për produktet ushqimore, i cili e konsuderon risk serioz dhe njofton se karamelet e prodhurara në marok janë tregruar në Shqipëri, Belgjikë, Gjermani, Kroaci, Holandë etj. Ka qenë pikërisht Holanda shteti që ka ngritur alarmin e më pas, nëpërmjet RASFF janë njoftuar dhe autoritetet e shteteve tjera për produktin me përmbajtje të copave të metalit.

Siç ka njoftuar dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në karamelet eprodhuara në Marok kanë rezultuar copa metali, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut.

Paketimet 500 gramëshe me karamele mic kanë në ambalazh emërtimin FRUIT TOFFEE MIX dhe mbajnë si datë skadence 26.04.2026 e numër loti 24219 MA (produkti ne foto)

Nëse konsumatorët i kanë ende në shtëpitë e tyre, t’i kthejnë menjëherë në njësitë tregtare ku i kanë blerë e nëse i hasin në dyqane, t’i refuzojnë pasi përbëjnë risk serioz për shëndetin.