Menu

ALERT-E

KOSOVA NDALON IMPORTIN E KAFSHËVE TË GJALLA DHE PRODUKTEVE TË TYRE NGA HUNGARIA PAS SHPËRTHIMIT TË AFTËS EPIZOOTIKE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria, pasi në këtë shtet është konfirmuar shpërthimi i sëmundjes Afta Epizootike (FMD).

Sipas njoftimit zyrtar nga autoritetet hungareze dhe sistemit të BE-së për sëmundjet e kafshëve (ADIS), sëmundja është shfaqur në një zonë kufitare me Sllovakinë. Për këtë arsye, bazuar në rregullat ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (WOAH), Ligjin e Shëndetit të Kafshëve të BE-së dhe Ligjin e Veterinarisë në Kosovë (21/2004), është vendosur ndalimi i importit të gjedhëve, deleve, dhive, derrave dhe produkteve të tyre nga Hungaria.

Afta Epizootike është një sëmundje virale shumë ngjitëse, e cila prek kafshët me thundra të çara, si lopët, delet, dhitë dhe derrat. Simptomat përfshijnë ethe dhe flluska në gojë, thundra dhe lëkurë, duke shkaktuar vuajtje te kafshët dhe humbje ekonomike për blegtorët. Sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit, por mund të dëmtojë rëndë sektorin e blegtorisë dhe tregtinë e kafshëve.

Kosova vazhdon të mbajë statusin e saj si vend i lirë nga Afta Epizootike dhe autoritetet janë në gatishmëri për të parandaluar çdo rrezik të përhapjes së sëmundjes.

Kujdes! Ky suplement ushqimor e që gjendet dhe në Shqipëri nuk duhet përdorur

Për të gjithë ju që jeni të fiksuar pas suplementeve ushqimore, apo i keni të domosdoshme, disa lote të markës Vild Nord, të prodhuara në Danimarkë, nuk duhen përdorur.

Sistemi RASFF I Bashkimit Evropian, por edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, I cili është referuar alert-it të mbërritur në vendin tonë, bëjnë të diortur se, kompania prodhuese në Danimarkë në bazë të vetëkontrollit, ka konstatuar produkte me bazë kolagjeni me prani shumë të lartë të zinkut, si rrjedhojë e një gabimi në llogaritje, duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut. Ky produkt është importuar dhe në Shqipëri e mund të gjendet në rrejetet e farmacive, në palestra, por shitet dhe online. Bëhet fjalë për produktet

1.Kolagjen Vild Nord Care, 150 g.  Lot: FIBI 114615

  1. Kolagjen Vild Nord Care Stic, Lot: L 4114/10
  2. Kolagjen Vild Nord Gloë 150 g  Lot: FIBI 114614

Tri llojet kanë të njëjtën datë skadence, 08.04.2026

Megjithë sasitë e bllokuiara nga AKU sipas gjurmueshmërisë në bazë të dokumentacionit, konsumatorit nëse e kanë blerë produktin me të dhënat e mësipërme dhe e kanë ende gjendje, ta kthejnë pranë pikave të shitjes ku e kanë blerë.

Fileto derri nga Brazili me Salmonelë e destinuar për treg, bllokohet nga AKU

Një sasi e madhe filetoje derri është bllokuar nga AKU në magazinat frigoriferike të importuesit, e destinuar për treg, pasi ka rezultuar me Salmonella spp.

Sipas njoftimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, nga mostrat e marra në terren dhe analizar e kryera, “produkti fileto derri e ngrirë  i importuar nga Brazili, pas analizimit ka rezultuar me me prani të Salmonella spp. me risk per shendetin e njeriut, ndërsa e gjithë sasia e importuar është bllokuar me destinacion asgjësimin. Sipas njoftimit të AKU, data e skadencës së filetos ishte 15.01.2026 dhe numri i lotit 4205.

Megjithatë, në raste të tilla, këto të dhëna për filetot janë të parëndësishme për konsumatorët, pasi janë të shënuara në ambalazhin primar, ndërsa konsumatorët nuk marrin asnjë informacion në markete. Këto të fundit vazhdojnë t’I tregojnë të paetiketuara në mënyrën e duhur, pa të dhënat e origjinës, importuesit, datën e skadencës etj. Madje, në vasketat ku ato tregtohen, përfshirë këtu edhe produktet e pulës, ngrihen e shkrihen disa herë, përtej çdo rregulloreje të sigurisë ushqimore.

Mandarina dhe portokalle me Chlorpyrifos, Italia dhe Greqia mbushin tregjet shqiptare

Ju kujtohet alarmi i dhjetorit me mandarinat shqiptare që rezultuan me mbetje pesticidesh në Kroaci e madje dhe me të ndaluarin Chlorpyrifos? Tashmë, ne po konsumojmë agrume nga Greqia dhe Italia me të njëjtin problem serioz, në qetësi të plotë!!!!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar për raste mandarinash nga Italia dhe portokalleash nga Greqia, që janë analizuar në Shqipëri dhe kanë rezuktuar me Chlorpyrifos.

Më 1 shkurt, AKU njofton se, „bazuar kontrolleve zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në terren, ka rezultuar se produkti mandarinë i importuar nga Italia,pas analizimit është konstatuar me praninë te pesticidit Chlorpyrifos, me risk për shëndetin e njeriut. Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet ku ka shpërndarë produktin për kthimin e produktit të blerë, në rast se e kanë  ne ende gjendje, per te bere njoftimin e konsumatorit.

Ndëersa një ditë para njoftimit të mësipërm është publikuar një tjetër njoftim: “Bazuar kontrolleve zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në terren, ka rezultuar se produkti portokall i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë te pesticidit Chlorpyrifos, me risk për shëndetin e njeriut. Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet ku ka shpërndarë produktin për kthimin e produktit të blerë, në rast se e kanë  ne ende gjendje, per te bere njoftimin e konsumatorit.

Megjithëse në të dy rastet është kërkuar heqja nga tregu, “nëse e kanë gjëndje”, me qindra mijëra kilogramë do jenë konsumuar nga Shqiptarët.

Bizele të kontaminuara me Listeria Monocytegenes, u futën në Shqipëri nga Polionia

Bizele te kontaminuara me bakterin e rrezikshëm Listeria Monocytegenes janë importuar në Shqipëri nga Polonia. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se ka hequr ngab tregu një seri të këtij produkti, pasi përbënte rrezik serioz për konsumatorët.

„Bazuar kontrolleve zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në terren, ka rezultuar se produkti bizele e ngrirë e importuar nga Polonia, pas analizimit është konstatuar me praninë e Listeria Monocytegenes me risk serioz për shëndetin e njeriut“, njofton AKU. Sipas përshkrimit, bizelet janë të ngrira dhe të paketuara. Bizele te ngrira (FROZEN PEAS) HORTEX, paketim 400 gramësh. Etiketimi mban datën e skadencës 16/09/2026 dhe Lot: S0C 1160924.

Megjithë tërheqjet nga tregu të këtij loti, nëse dikush konstaton në markete apo i ka endë në shtëpi të pagatuara, të refuzojë blerjen e tyre ose t’i kthejë menjëherë në dyqanin ku i ka blerë.

Çdo vit, në mbarë botën, vdesin qindra njerëz si pasojë e një bakteri specifik që quhet Listeria. Listeria është një lloj bakteri, emri i plotë i të cilit është Listeria monocytogenes dhe shkakton një infeksion që quhet listerioza. Ky infeksion shkaktohet pas konsumit të ushqimeve dhe pijeve të ndotura. Listeria nuk është aq i përhapur sa salmonella që është një tjetër virus vdekjeprurës, megjithatë nuk duhet neglizhuar sepse në 25% të rasteve të infeksioneve janë fatale.

Problemet e Coca Cola në BE, ja të gjitha lotet dhe llojet e hequra nga tregu

Coca-Cola tërhoqi disa lloje pijesh të markave të saj në Evropë për shkak të niveleve të larta të klorit. Njoftimi i publikuar në faqen e internetit të Coca-Cola Europacific Partners në Belgjikë, prek disa marka të kompanisë, në të gjitha variantet, duke përfshirë zero dhe tjerat: Coca‑Cola, Sprite, Fanta, Fuze Tea, Minute Maid, Nalu, Royal Bliss dhe Tropico. Tërheqja është e kufizuar në produktet e shitura në kanaçe dhe shishe qelqi me kode prodhimi 328 GE deri në 338 GE.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, pijet që përmbajnë nivele të larta klori janë shpërndarë në Belgjikë, Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Luksemburg dhe Holandë duke filluar nga nëntori i vitit 2024.

Nivelet më të larta të klorit u zbuluan gjatë testimit rutinë në fabrikën e prodhimit të kompanisë në Ghent, Belgjikë. “Ne nuk kemi një shifër të saktë, por është e qartë se është një sasi e konsiderueshme”, i tha AFP një zëdhënës i Coca-Cola Europacific Partners në Belgjikë. Tërheqja vjen vetëm tre muaj pas një incidenti të mëparshëm që përfshinte 26 milionë shishe të markave Coca-Cola, Fanta, Sprite dhe MezzoMix për shkak të pranisë së mundshme të copave të vogla metalike.

Një listë e detajuar e produkteve me probleme, me numrat e loteve e fotografitë është KETU.

Coca-Cola Europacific Partners Belgium u bën thirrje konsumatorëve që të mos i konsumojnë këto produkte dhe të kthejnë produktet e prekura me këto kode në pikën e shitjes për rimbursim. Kanaçet dhe shishet e qelqit me kode të tjera prodhimi nuk preken.

Si të njohim produktet e përfshira? Kodi i prodhimit (loti) ndodhet në fund të kanaçes ose në qafën/etiketën e shishes së qelqit.

Në deklaratë thuhet se “klorati është një nënprodukt i dezinfektuesve me bazë klori. Klori është dezinfektuesi më i përdorur në trajtimin e ujit të pijshëm. Përqendrimet e ulëta të klorit gjenden në ushqimet dhe pijet e zakonshme, si frutat dhe perimet e freskëta, produktet e qumështit dhe uji i pijshëm. A ka ndonjë rrezik që lidhet me përdorimin e këtyre produkteve? Ne e konsiderojmë cilësinë dhe sigurinë e produkteve tona prioriteti ynë kryesor. Hulumtimet nga ekspertë të pavarur arrijnë në përfundimin se rreziku për konsumatorët është shumë i ulët.”

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore EFSA ka një opinion të ndryshëm. Në një opinion shkencor të vitit 2015, deklaroi se ekspozimi afatgjatë ndaj kësaj substance përfaqëson një problem të mundshëm shëndetësor për fëmijët, veçanërisht ata me mungesë jodi të lehtë ose të moderuar. Sipas EFSA, edhe ekspozimi akut gjatë një dite të vetme mund të jetë toksik.

BBC intervistoi Caron Grazette, një nutricioniste në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, e cila tha: “Ne duhet të pyesim veten nëse duam të thithim apo jo kimikate të përdorura në prodhimin e fishekzjarreve dhe dezinfektuesve nga pijet joalkoolike, qoftë edhe në sasi të vogla”. Efektet e kloratit te njerëzit, nëse merren me tepricë, përfshijnë të përziera, të vjella, diarre dhe kufizimin e aftësisë së gjakut për të thithur oksigjenin, shtoi Grazette.

Nuk i bllokoi dhe asgjësoi me procedurë, por ktheu mandarinat me pesticide te fermërët ku i bleu, AKU kallzon në Prorurori eksportuesin “Arben Dyli”. Dokumenti i plotë…

Subjekti që eksportoi mandarinat në Kroaci dhe ku u gjetën persticide mbi normat, por edhe të ndaluara për përdorim, është kallzuar penalisht në Prokurorinë e Beratit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka depoziotiuar në Prokurorinë e Beratit kallzimin penal për subjektin Arben Dyli, me adresë, Lagjia e Sulovarëve, Rruga 73. Kutalli, Berat, si i dyshuar për veprën penale “Prodhim, inportimi, ruajtja dhe shitja e ushqimeve pijeve dhe mallrave të tjera, e barnave të rrezikshme dhe të dëmshme për jetën e shëndetin…”, parashikuar në Nenin 288 të Kodit Penal.

Qendra ALERT, pas informacioneve se AKU do e kallzonte në prokurori subjektin që eksportoi mandarinat me përmbajtje persitidësh dhe më pas i ktheu në origjinë pa zbatuar procedurart ligjore për bllokimin dhe asgjesimin e tyre, i këroi këtiji institucioni një kopje të kallzimit penal, të cilin sot po e publiklojmë të plotë.

Pas njoftimeve të RASFF për pesticidë të ndaluara të gjetura në mandarina “Made in Albania”, gjatë analizave të kryera në Kroaci, produktet do të ktheheshin në vendin e origjinës dhe për këtë arsye, sipas dokumentit të dërguar nga AKU, subjekti Arben Dyli ka kryer të gjithas procedurat doganore, por nuk ka njoftuar sektorin PIK të AKU për këtë kthim produkti dhe as nuk ka njoftuar këtë institucion për magazimin e bllokimin e produkit mandarinë prej afro 21,5 tonësh deri në kryerjen e procerurave të agjësimit. Madje, e ka kthyer atë tek fermerët ku i kishte blerë, konkretisht sasinë 8380 kg te Elton Tafa, Goriçan, Berat dhe sasinë tjetër prej 13213 kg te fermeri Vullnet Zote, Konispol, Sarandë.

Duke qenë se procedura e bllokimit dhe asgjësimit është shelur, por edhe humbur gjurmueshmëria, AKU i ka kërkuar Prokurorisë së Beratit të filojë procedimin penal ndaj subjektit Arben Dyli.

Kosova analizon mandarinat nga Shqiperia, AUVK: Janë konform standardeve të sigurisë ushqimore

Mandarinat e nisura nga Shqipëria janë analizuar edhe në Kosovë ku kanë rezultuar të sigurta për konsum. Nga verifikimet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se nga gjashtë kontigjente që në Kosovë kishin hyrë nga disa shtete, katër ishin nga Shqipëria dhe u konkludua tërësisht të pastra dhe të sigurta për konsum dhe në standartet ndërkombëtare.

Deklarata e plotë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar ( MRL) në produktin mandarinë me origjine nga Shqipëria dhe te tjera. Rezultatet kanë konfirmuar se produktet nga ngarkesat / kontingjentet në fjale i përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum. Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa/ kontingjente me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria. Vlerat e fituara nga testet laboratorike për mostrat e dyshuara, gjithnjë duke ju referuar limiteve të përcaktuara me rregulloren e Bashkimit Evropian No. 396/2005 mbi nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ushqim dhe ushqim për kafshë me origjinë bimore dhe shtazore, respektivisht rregulloreve/ amendamenteve (EU) No. 2020/1085 per nivelet maksimale të mbetjeve për Chlorpyrifos dhe chlorpyrifos -metil, dhe amendamentit/ rregullores (EU) 2023/1029, per nivele maksimale të mbetjeve për phosmet. Metoda laboratorike e testim është konfirmative (EN 15662:2018). Ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, andaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum.
Duke ndjerë përgjegjësinë ligjore sipas mandatit zyrtar, ne kemi vepruar menjëherë pas ngritjes se dyshimeve rreth sigurisë se produktit Mandarinë edhe pse notifikimet nga RASFF nuk kanë qenë per produktet te cilat jene dërguar në ndonjë formë apo tjetër në treg të Kosoves. Tani me nxjerrjen e rezultateve laboratorike është konfirmuar se mandarinat janë të sigurta për konsum. Do të vazhdojmë me kontrolle të ngarkesave ne import sipas vlerësimit te riskut, duke përfshirë edhe masat shtesë të kontrollit në te gjitha fazat inspektuese, përfshirë edhe marrje mostrash dhe testime laboratorike. Çdo produkt qe ka për synim tregun e vendit tonë, gjithmonë inspektohet në mbikëqyrje të përmbushjes se kritereve ligjore të sigurisë ushqimore.

KUJDES!!! Bauli tërheq nga tregu dhe dy ëmbëlsira tjera të Krtishtlindjes, 'Cremino' dhe 'Budino'

Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka raportuar gjithashtu tërheqjen paraprake nga prodhuesi i një serie ëmbëlsirash të markës Bauli ‘Cremino’ dhe ‘Budino’ të mbushura me krem ​​dhe të mbuluara me çokollatë. Arsyeja e treguar në njoftimin për tërheqje është prania e mundshme e padeklaruar në etiketë e gjurmëve të alergjenit të kikirikut, potencialisht i pranishëm në një përbërës, siç raportohet nga një furnizues. Produktet në fjalë shiten në pako 750 gram, me numër serie LT451V dhe më të mirën para datës (TMC) 30.04.2025.

Kompania Bauli Spa prodhoi ëmbëlsirën e e Krishtlindjes. Fabrika e prodhimit ndodhet në via Verdi 31, në Castel d’Azzano, në provincën e Veronës.

Më parë, rrjetet e supermarketeve Coop dhe Decò kishin lëshuar tashmë një tërheqje të një tjetër ëmbëlsirë të mbushur me Krishtlindje nën markën Bauli, tortën ‘Profiteroles’.

Si masë paraprake, kompania rekomandon personat alergjikë ndaj kikirikëve që të mos konsumojnë produkte me numrin e serisë dhe jetëgjatësinë minimale të treguar më sipër. Konsumatorët që mund të kenë ëmbëlsirat e tërhequra mund t’i kthejnë ato në pikën e blerjes. Megjithatë, konsumimi i produkteve është i sigurt për njerëzit që nuk janë alergjikë ndaj kikirikëve.

Burimi: Ilfattoalimentare.it

Gripi i shpendëve, virusi mund të ndryshojë dhe të bëhet infektues për humanët. Në SHBA preku gjedhët, qumështin e tyre dhe njerëzit. FDA kërkon testim të...

Ekziston një shqetësim në rritje për kërcimin e mundshëm të specieve ose përhapjen e gripit të shpendëve H5N1 në bagëtinë që mbnarështohen për qumësht dhe më pas te njerëzit. Virusi, i cili deri më tani, sipas statistikave zyrtare të SHBA-së, ka infektuar 58 njerëz, pothuajse të gjithë punëtorë të sektorit, duke shkaktuar një sëmundje joserioze dhe mbi 845 ferma në 16 shtete amerikane, mund të evoluojë dhe të bëhet shumë më infektues për njerëzit, me pasoja që vështirë të imagjinohen.

Sipas një studimi të publikuar në “Science” nga studiues në Institutin e Kërkimeve Scripps në La Jolla, Kaliforni, ditët e fundit, një mutacion i vetëm do të mjaftonte për të ndryshuar rrënjësisht afinitetin e H5N1 për indet njerëzore dhe, ndoshta, për të shkaktuar një pandemi të re. Kjo është edhe arsyeja pse Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka nxjerrë një qarkore që e bën të detyrueshëm testimin për praninë e virusit në qumështin e papërpunuar, i cili është shumë i popullarizuar në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, në të njëjtat ditë, pati një tërheqje në Kaliforni për shkak të zbulimit të H5N1 në një sasi qumështi të papërpunuar të Raw Farm, i shitur në 30 shtete.

Le të bëjmë një bilanc

Prania e viruseve H5N1 shumë patogjene ose të gripit të shpendëve (HPAI) te gjedhët qumështore u raportua për herë të parë në pranverën e vitit 2024 në Teksas dhe u zgjerua me shpejtësi, duke arritur në disa shtete dhe duke prekur kryesisht prodhuesin kryesor dhe derivatet e qumështit në Kaliforni. Që në raportet e para, janë miratuar masa, si izolimi i kafshëve të sëmura dhe vaksinimi, ndërsa produktet e qumështit janë kontrolluar në kufijtë mes shteteve me shpërthime dhe një pjese të atyre që mbërrijnë në pikat e shitjes.

Sipas ekspertëve, një ndotje e tillë e përhapur mund të kishte ardhur vetëm nga përhapja përmes mjeteve të transportit të qumështit, por kurrë nuk është demonstruar saktësisht se si, kur dhe si ka ndodhur kalimi te lopët. Ndërkohë, virusi është përhapur dhe ka infektuar tashmë dhjetëra lloje të ndryshme kafshësh të egra, duke përfshirë shumë lloje gjitarësh.

A mjafton monitorimi?

Ajo që, sipas sipas tyre, justifikon vendimin për të mos ndërhyrë më me forcë, përveç vështirësive që lidhen me kafshët kaq të mëdha dhe të shtrenjta, të cilat nuk mund të vriten masivisht siç ndodh për shembull me pulat, është fakti se deri tani nuk është demostruarvasnjë rast i kalimit të drejtpërdrejtë nga bagëtia te njerëzit dhe simptomat e të prekurve ishin të kufizuara në konjuktivitin dhe simptomat klasike të gripit, të cilat kurrë nuk ishin shumë serioze.

Në një artikull të sapo botuar në ‘Science’, sipas disa ekspertëve, mutacioni i hipotezuar në studimin e ‘Scripps’ ka shumë pak gjasa në natyrë dhe në çdo rast ka vaksina kundër gripit të shpendëve, të cilat, megjithëse jo jashtëzakonisht efektive, ende kanë një efekt mbrojtës.

I nënvlerësuar gripi i shpendëve?

Sipas komentuesve të tjerë, megjithatë qasja e butë do të ishte shumë e rrezikshme dhe risqet do të nënvlerësoheshin. Se po luajmë me zjarrin e vërteton rasti i një adoleshenti kanadez të shtruar në spital në gjendje kritike, virusi i të cilit ka pësuar mutacion. Edhe nëse nuk është mutacioni i hipotezuar në studimin e “Science”, është një tjetër që arrin të njëjtin qëllim, domethënë duke e bërë virusin më të ngjashëm me indet njerëzore dhe për këtë arsye potencialisht më infektues për qeniet njerëzore dhe më ngjitës.

Ndër të tjera, një alarm erdhi nga faqet e ‘Time’, ku Crystal Heath dhe Gene Baur, dy veterinerë dhe aktivistë për mbrojtjen e kafshëve, akuzojnë rëndë të gjithë sistemin industrial të prodhimit të qumështit dhe derivateve, duke nënvizuar se, si për gati një vit po përpiqemi të shpërfillim problem, përkundër faktit se gripi i shpendëve tashmë është përhapur te derrat e disa prej atyre fermave të njëjta, si dhe te punëtorët. Për më tepër, situata aktuale do të ishte më e afërta nga të gjitha ato që kanë ndodhur vitet e fundit me parashikimet e pandemive të reja: pjesët do të binin në vend si në një enigmë, përbërja përfundimtare e së cilës mund të kishte rezultate dramatike.

Gjithashtu, midis virologëve nuk mungojnë ata që kanë një pozicion të barabartë, sepse ata pohojnë se është e pamundur, për momentin, të bëhen parashikime të arsyeshme. Për më tepër, krizat e mëparshme të gripit të shpendëve nuk çuan në katastrofat e pritshme.

Ajo që del nga pozicionet e ndryshme është sigurisht një fakt: ne ende dimë shumë pak për viruset e gripit dhe pandemia Covid nuk duket se ka lënë shenja të rëndësishme në lidhje me strategjitë për kontrollin dhe parandalimin e pandemive të reja, veçanërisht kur ato janë në rrezik, si në këtë rast, interesa ekonomike jashtëzakonisht të rëndësishme, si ato të industrisë së qumështit.

Në Itali

Ndërkohë, edhe nëse ato janë produkte të veçanta në Itali, një ligj dypartiak së shpejti duhet të detyrojë që prania e qumështit të papërpunuar në djathë të tregohet në etiketë. Sipas asaj që raporton Repubblica, dy deputetë të Ligurisë, deputeti i Fratelli d’Italia Matteo Rosso dhe senatori i Partisë Demokratike Lorenzo Basso, në fakt kanë propozuar një ligj (dy tekste, të cilat duhet të unifikohen) pas vdekjes verën e kaluar të Elia Damonte, një djalë trevjeçar nga Arenzano, i cili humbi jetën nga sindroma hemolitik-uremike, që u zhvillua pasi hëngri djathë të papasterizuar, të kontaminuar nga Escherichia coli i blerë në Valtellina.

Propozimi parashikon një ndryshim në dekretin 158 të vitit 2012 për sigurinë ushqimore, me futjen e detyrimit për të treguar në paketimin e produkteve të qumështit të papërpunuar të freskët ose jo, rrezikun për shëndetin e fëmijëve nën moshën dhjetë vjeç, në mënyrë të dukshme dhe të lexueshme. Nëse ligji miratohet, atëherë do të ketë një dekret specifik nga Ministri i Shëndetësisë, në marrëveshje me Ministrat e Biznesit dhe Bujqësisë për të vendosur formulimin specifik, madhësinë e karaktereve dhe një simbol të ri, përveç metodave për kryerjen e kontrolleve të produkteve në treg.

Ky nuk është një rregull që lidhet me çështjen e gripit të shpendëve, por megjithatë është një njohje e rreziqeve që lidhen me qumështin e papasterizuar.

Në SHBA

Dhe, gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, nëse do të konfirmohej emërimi i Robert Kenedit, kundërshtar i vendosur i pasterizimit dhe ndjekës i teorive më të çuditshme anti-vaks dhe konspirative, si ministër i shëndetësisë (kundër të cilit ata shprehën mendimin e tyre në një letër të botuar në Neë York Times, 77 fitues të çmimit Nobel), beteja për trajtimin e qumështit dhe më pas për çdo fushatë vaksinimi që synon bagëtinë ose njerëzit do të jetë e hidhur, edhe nëse gripi i shpendëve mbetet i kufizuar në ferma.

Burimi: https://ilfattoalimentare.it/