I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Gledis Gjipali drejtor Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA) foli për raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, sfidat që e presin, vullneti politik në të gjitha fushat dhe kostot që do përballet.
“Për shkak se Shqipëria hapi formalisht negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, kemi raport përgjithsisht pozitiv, në shumicën e fushave progresi ka vazhduar dhe duhet të jetë me hapa më të shpejtë. Mendoj që do jetë më kritik në të ardhmen, pasi do kërkohet më shumë ndaj Shqipërisë. Aktualisht pas 3 vitesh që KE rekomadon që Shqipëria duhet të hapë negociatat dhe të mbajë Konferencën e parë ndërqeveritare, gjatë kësaj periudhe ngecëm në vend në fazat e procesit. Kemi një vlerësim pozitiv edhe për shkak të kësaj periudhe që nuk jemi përballur me sfida të reja nga BE. Aktualisht sfidat kanë nisur, do fillojë takimet dypalëshe që do jenë më të detajuara. Ka një kalendar diskutimesh që do vazhdojë deri në shtator të vitit të ardhshëm, me shpjegime për të gjithë kapitujt ku Shqipëria do të negociojë. Plotësimi i kushteve do varet nga shpejtësia që do ecim me reforma, mund të ketë çështje që mund të ngelin me vite të tëra atje sepse janë të vështira, dhe do ketë një farë prioriteti se ku do punohet më shumë. Do duhet kohë, të mos mungojë vullneti politik në të gjitha fushat dhe pastaj do varemi nga çështja e kostove që ka procesi, ka fusha që na kufizojnë për shkak të mundësive financiare, si mjedisi i cili ka kosto jashtëzakonsht të madhe për të arritur standardet europiane, por ato prioritete që janë pika kyçe duhet të adresohen sa më shpejt. Në raport shpjegohet se nuk ka ndryshim në fazën e përgatitjeve nga një vit në tjetrin, pasi nuk është dhënë motivimi, ai vullnet për të ecur përpara në këto fusha specifike”-deklaroi Gledis Gjipali.
E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Dafina Hysa nga Qendra Konsumatori Shqiptar foli për raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë në lidhje me lirinë e medias dhe presionin ndaj gazetarëve duke e parë me nota shqetësuese, po ashtu me progres të pjesshëm sigurinë ushqimore.
“Në lidhje me të drejtat e njeriut, lirinë e medias, presioni ndaj gazetarëve në raportin e fundit të Komisionit Europian shihet me nota shqetësues. I njohim mirë problematikat, presionet që vijnë ndaj gazetarëve, veçanerisht atyre investigativë që synojnë të nxjerrin në pah aferat e ndryshme korruptive, abuzime në nivel vendor apo edhe qendror të qeverisjes. Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit publik adresohen përmes Kapitullit 28 dhe kaptullit 12 që lidhet me sigurinë ushqimore. Nëse e sheh në një plan të parë duket sikur po ecën mirë, vlerësohej puna e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut. Nuk pashë të diskutohej për strategji, për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikqyrjen e tregut në Shqipëri. Një strategji që ka përfunduar afatin e saj që në vitin 2020. Jemi 2 vite me vonesë, po punohet për një strategji ndërsektoriale për mbrojtjen e konsumatorit, por është ende në proces dhe nuk e di nëse do ta kemi në fillim të vitit 2023 apo jo. Duhet evidentuar dhe në fakt nuk e gjejmë në raport dhe shohim një numër inspektimesh të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Tregut, shohim të përcaktuara vendimmarrjet, ankesat e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Por, në përbërjen e këtij Komisioni janë vetëm 5 vetë, 2 nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave, 2 nga Ministria e Drejtësisë dhe 1 nga shoqëria civile. Raporti citon që edhe pse vijnë ankesa në këtë institucion, ka vonesa shumë nga momenti që paraqitet ankesa e deri në momentin që shqyrtohet dhe i jepet zgjidhje konsumatorit. Për çështjet ushqimore që janë më sensitive reagimi është më i shpejtë, por edhe të produktet joushqimore duhet vënë theksi sepse nëse s’do kemi respektim të të drejtave dhe asaj që parashikon ligji do kemi penalizime në aspektin financiar, shoqërohet me humbje, ashtu siç ndodh në fakt. Evidentohet në raport që të ketë rritje të kapaciteteve të stafeve dhe punë më të mirë dhe thuhet se legjislacioni ka përafrim me BE-në, por ka momente kur konsiderohet i pjesshëm, pikërisht tek pjesa e sigurisë ushqimore”-u shpreh Dafina Hysa.
I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Mihallaq Qirjo drejtor Qendra Burimore e Mjedisit (Rec Albania) ka folur për raportin e BE, rekomandimet në fushën e mjedisit dhe problematikat që hasen në Shqipëri.
“Legjislacioni nuk është aty ku duhet, ka boshllëqe dhe shpeshherë vlerësimet për ligjet specifike tregojnë se jemi ende shumë larg. Në fushën e mjedisit legjislacioni ynë është 50-60% i përafruar me atë të BE. Është legjendë urbane se kemi ligje shumë të mira dhe mbetet problem zbatimi. Qartazi specifikohen 3 shtylla kryesore: Legjislacioni, institucionet dhe zbatimi i tyre dhe vë theksin në disa strategji që ende nuk janë miratuar. Në raport flitet për idenë e lidhjes së shëndetit publik me disa fusha, ku përmenden edhe elementë të cilësisë së ndotjes së ajrit, i cili ka monitorim shumë të dobët. Edhe në Shqipëri, në raporte të tjera të OBSH kemi një numër të shtuar dhe të lartë si pasojë e ndotjes së ajrit. Element tjetër është çështja e cilësisë së ujërave dhe menaxhimit të tyre. Ka një proces të agresimit të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve, që raporti e thekson si element që duhet të çohet më tej. Në tërësi, shërbimet publike që i shkojnë qytetarit dhe ndikojnë në mirëqënien dhe shëndetin e tij, nënvizohen në raport se kanë problematika të shtuara. Çështja e mbetjeve që lidhet me mirëqënien, referohen elementët e mangësisë, për të cilat në raport thuhet se duhet të merren masa të shpejta që të zbatohet. Parimi ndotësi paguan. Që bën lidhje të përgjegjshmërisë jo vetëm me mjedisin, por edhe shëndetin publik dhe elementë që lidhen me ekonominë. Rasti i menaxhimit të kimikateve, problematikë e shtuar. Në terren, ku ne dërgojmë mbetjet farmaceutike, ilaçet e skaduara që vijnë në Shqipëri, pesticidet e skaduara apo mbetjet e tjera industriale, të cilat mund të shkojnë më tej qoftë në ushqimin apo në ujin përditshëm, duket se progresi është i kufizuar, ka mangësi edhe gjatë vitit 2021″-deklaroi Mihallaq Qirjo.
E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ardita Kolmarku, menaxhere projektesh, Komiteti Shqiptar i Helsinkit foli për raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, ku “çalon” vendi ynë dhe rekomandimet që duhet të përmbushen në disa fusha.
“Në raport flitet për strategji të mëdha të Këshillit të Lartë Gjyqësor që do vihet në zbatim, por në këndvështirmin tonë harta e re gjyqësore mbetet një shqetësim për faktin se ka patur një proces konsultimi formal me ne si organizata të shoqërisë civile. Kriteret e përcaktuara nuk kanë patur në konsideratë disa nga elementët kryesorë që duhet të përshtateshin me kushtet e vendit tonë, si kushtet e transportit që mund të sjellin pasoja ekonomiko-financiare në dëm të disa prej kategorive të marxhinalizuara të shoqërisë, por kryesisht edhe të zonave rurale. Një ndër elementët që nuk është mbajtur në konsideratë është që nuk kemi kapacitete të sigurisë në shoqërimin e këtyre shtetasave drejt gjykatave, vetë distanca kohore është e largët në hartën e re gjyqësore, nisur nga disa prej institucioneve të vendit. Janë nisur nga modele të demokracive më të moderuara të vendeve europiane, që kanë një sistem drejtësie efektiv dhe më të shëndetshëm se vendi ynë. Vettingu, raporti adresoi një rekomandim të qartë edhe ndaj institucioneve të vettingut dhe SPAK. Nga një proces monitorimi, kemi parë se nga 268 subjekte që janë shkarkuar apo dorëhequr nga vendimmarrjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) shohim se vetëm për 8.5% të këtyre rasteve janë regjistruar procedimet penale në Prokurori. Ajo që mbetet shqetësuese është se gjithsej kemi 23 raste, në 20 prej tyre janë kallëzime të shtetasve që luajnë rolin e denoncuesit dhe vetëm në 2 raste SPAK ka marrë hetimin e këtyre rasteve dhe vetëm 1 rast është adresuar nga vendimmarrjet e vettingut. Po ashtu, shumica e fakteve janë sjellë edhe nga ana e vëzhguesve ndërkombëtar, bëhet fjalë nga kontakte të papërshtatshme të këtyre subjekteve me botën e krimit apo kriterit të pasurisë. Gjithashtu edhe në rastin e fundit me rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve, vunë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve. Deri më sot nuk kemi një zbardhje të kësaj ngjarje apo persona të vënë para përgjegjësisë. Në kontekstin e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave raporti adreson disa rekomandime, po ashtu edhe në aspektin e drejtësisë rekomandimet mbeten të njëjta”-tha Kolmarku.
Në një deklaratë të publikuar sot, shkencëtarët e EFSA kanë propozuar gjashtë kritere kryesore për të ndihmuar në vlerësimin e rrezikut të bimëve të prodhuara, duke përdorur teknikat e inxhinierisë gjenetike të mutagjenezës së synuar, cisgjenezës dhe intragjenezës. Komisioni Evropian kërkoi këtë këshillë shkencore për të mbështetur iniciativën e tyre të vazhdueshme të politikave mbi teknikat e reja gjenomike.
Çfarë janë mutagjeneza e synuar, cisgjeneza dhe intragjeneza?
Ato janë teknika të inxhinierisë gjenetike, procese që ndryshojnë strukturën gjenetike të një organizmi duke modifikuar, hequr ose futur ADN- në .
Mutagjeneza e synuar është një term që përdoret për të përshkruar teknikat që nxisin mutacione specifike në vendndodhje të caktuara të synuara të gjenomit. Ndryshimet ndodhin pa futur material gjenetik.
Cisgenesis i referohet modifikimit të materialit gjenetik të një organizmi me një sekuencë nga e njëjta specie ose një e lidhur ngushtë. Sekuenca e re përmban një kopje të saktë të sekuencës tashmë të pranishme në grupin e gjeneve të mbarështuesve, i cili është grupi i të gjithë informacionit gjenetik për një specie të caktuar që është i disponueshëm për përdorim nga mbarështuesit e bimëve.
Intragjeneza i referohet modifikimit të materialit gjenetik të një organizmi me një kombinim të sekuencave të ndryshme nga e njëjta specie ose një e lidhur ngushtë. Sekuenca e re përmban një kopje të riorganizuar të sekuencave tashmë të pranishme në grupin e gjeneve të mbarështuesve.
Si ndryshojnë bimët e prodhuara nga teknikat e reja gjenomike nga ato të prodhuara nga teknikat e vendosura GM ose mbarështimi tradicional?
Disa bimë të prodhuara me teknika të reja gjenomike mund të kenë vetëm ndryshime të vogla që mund të ndodhin edhe në natyrë ose nëpërmjet mbarështimit konvencional. Të tjerët mund të kenë modifikime të shumta dhe të gjera që mund të jenë të ngjashme me ato në bimë të prodhuara nga teknikat e vendosura të modifikimit gjenetik të përdorura në dy dekadat e fundit.
Çfarë kriteresh propozojnë ekspertët tanë të përdorin për vlerësimin e rreziqeve nga bimët e prodhuara nga mutagjeneza e synuar, cisgjeneza dhe intragjeneza?
Kriteret e propozuara nga shkencëtarët e EFSA përshkruhen në një deklaratë të EFSA. Katër nga gjashtë kriteret e para lidhen me karakterizimin molekular të modifikimit gjenetik të futur në bimën marrëse. Ata vlerësojnë:
Nëse ekziston një sekuencë e huaj (“ekzogjene”) e ADN- së
Nëse po, nëse sekuenca është nga grupi i gjeneve të mbarështuesve
Si integrohet sekuenca, për shembull është e rastësishme apo e synuar?
Nëse ndonjë gjen i bimës strehuese “ndërpritet” (ndahet) nga sekuenca e sapo futur
Kriteret 1-4 janë krijuar për të përcaktuar nëse sekuencat cisgjenike dhe intragjenike kanë ndryshuar gjenet e bimës pritëse. Nëse nuk e kanë bërë, ose nëse nuk identifikohet asnjë rrezik kur një gjen i huaj është prekur, zbatohen dy kritere të tjera:
A ka një histori përdorimi?
Nëse jo, struktura dhe funksioni i versioneve të modifikuara të sekuencës së ADN-së duhet të vlerësohet me kujdes.
Këto dy kritere të fundit zbatohen gjithashtu për bimët e prodhuara nga mutagjeneza e synuar. (EFSA)
Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e Bashkimit Evropian renditen të shtatët në listën e dhjetë vendeve me prurjet më të mëdha migratore sipas të dhënave të publikuara nga raporti më i fundit i Organizatës Evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.
Sipas Raportit “Analiza e riskurt 2022-2023” të FRONTEX numri i tyre erdhi duke u rritur në vitin 2021 me 25.892 persona të cilët përbëjnë 5% të numrit të përgjithshëm të të huajve me qëndrim të paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian.( 468.719 gjithësej)
Numri i migrantëve shqiptarë me këtë status u rrit me 18% krahasuar me vitin 2020 ku shënoheshin 21.890 shtetas shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në vendet e e BE-së.
Në vitin 2021, Bashkimi Europian raportoi rreth 200 mijë kalime të paligjshme kufitare në shtetet anëtare. Kjo sipas Raportit të FRONTEX ishte më e larta të regjistruara që nga viti 2017. Mesdheu Qendror, Ballkani Perëndimor, dhe rrugët e Afrikës Perëndimore ishin tre linjat kryesore me prurjet më të larta të migrantëve të parregullt të evidentuar gjatë vitit 2021.
Përballë edhe kërkesave të rrepta për migrimin legal në Evropë, shpesh e vetmja zgjedhje e hapur për migrantët është migrimi i parregullt i cili shpeshherë rezulton në një situatë të rëndë humanitare” thuhet në raport.
Ndërkohë , sipas të dhënave të raportit, autoritetet kufitare të vendeve të Bashkimit Evropian në vitin 2021 u refuzuan hyrjen në vendete BE-së , 17.725 shtetasve shqiptarë nga 11.653 që ishte ky status refuzimi në vitin 2020.
Pjesa më e madhe e refuzimeve, rreth 8.000, ka ardhur pasi migrantët nuk kanë pasur dokumente në pikat kufitare që të justifikonin udhëtimin në një vend të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë shqiptarët zënë vendin e dytë edhe të kthimeve efektive nga vendet e Bashkimit evropian përmes dy mënyrave, kthimeve “vullnetare” dhe atyre “forcërisht”.
Frontex paralajmëron në analizën e rriskut se në vitet 2022 dhe 2023 ka të ngjarë të shohin një rritje të mëtejshme të emigrimit të parregullt në kufijtë e BE-së bazuar edhe nga faktorë shtytës politikë dhe socio-ekonomikë në nivel kombëtar të vendeve kryesore të origjinës si dhe faktorë shtytës të nivelit më të lartë të tillë si inflacioni i vazhdueshëm global dhe rritja e cmimeve të ushqimeve, pas luftës në Ukrainë. (VOA)
Në një artikull, NASA ka publikuar pamjet satelitore, duke i konsideruar Liqenin e Ohrit dhe të Prespës, si dy prej liqeneve më të vjetër në Europë, pasi mendohet se kanë ekzistuar që 1 milion vite më parë.
Pjesë nga artikulli:
Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër të Evropës, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë.
Imazhi i tokës Operacional-2 (OLI-2) në Landsat 9 kapi këtë imazh me ngjyra natyrale të liqeneve më 19 gusht 2022. Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash (509 këmbë) . Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash (45 këmbë).
Liqenet i detyrohen jetëgjatësisë së tyre aktivitetit të qëndrueshëm tektonik që bën që toka nën to të fundoset, duke krijuar grabenë ose lugina të ulëta të rrethuara nga defekte. Kjo fundosje e vazhdueshme e luginave parandalon sedimentet dhe jetën e bimëve nga krijimi dhe shndërrimi i liqeneve në moçal me kalimin e kohës, siç ndodh me shumicën e liqeneve pas disa mijëra vjetësh. Shumica e miliona liqeneve në botë janë më pak se 18,000 vjet të vjetra dhe u formuan kur akullnajat u shkrinë në fund të Epokës së fundit të Akullnajave. Gjeologët klasifikojnë vetëm 30 liqene, duke përfshirë Ohrin dhe Prespën, si “të lashtë”, përcaktuar nga disa studiues si që vazhdojnë më shumë se një cikël të epokës së akullit (të paktën 130,000 vjet). Gjeologët mendojnë se rreth 20 liqene në Tokë, kryesisht të gjetura në grabenë, kanë ekzistuar për më shumë se 1 milion vjet. Pjesa më e madhe e ujit të Ohrit vjen nga burimet nënujore, por rreth 20 për qind e tij derdhet nga Prespa e lartë përmes kanaleve nëntokësore karstike. Ndërsa nivelet e ujit kanë mbetur relativisht të qëndrueshme në Liqenin e Ohrit në dekadat e fundit, Prespa ka pësuar rënie të ndjeshme si në sipërfaqe ashtu edhe në vëllim. Në një studim të fundit, bazuar në afro katër dekada të vëzhgimeve të Landsat, shkencëtarët raportuan se Liqeni i Prespës humbi 7 për qind të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020, me gjasë për shkak të rritjes së tërheqjes së ujit për bujqësinë.
Ky titull shkrimi ngjet pak si komunist, megjithëse autori i këtij shkrimi jo vetëm që s’është i tillë, por dëshiron që kjo filozofi dhe bartësit e saj të ishin të kyçur nëpër muzeumet e arkeologjisë.
Por kriza globale, varfëria në rritje e bashkëvendasve të mi, rritja dramatike e çmimeve të produkteve të shportës, ku buka zë njërin prej zërave më të rëndësishëm të shpenzimeve të familjes shqiptare më ka shtërnguar të bëhem pak Kejsian në mendimet e mia si ekonomist, ku ndërhyrja e shtetit bëhet jo vetëm e nevojshme por e domosdoshme.
Sot jemi në kushtet kur kërkesa agregate e shpenzimeve të familjes , biznesit dhe shpenzimeve shtetërore është e kërcenuar jo thjeshtë nga rregullat e ekonomisë së tregut të lirë, por nga presioni i drejtëpërdrejtë i një lufte reale midis lindjes dhe perëndimit.
Por në këtë shkrim dua ti kthehem dhe të merrem vetëm me një produkt, me grurin, lëndën e parë të bukës, këtij produkti kaq të çmuar dhe jetik për shqiptarët.
Këtë vit prodhimi i grurit në vend sipas prognozave të Ministrisë së Bujqësisë do të jetë rreth 230 mijë tonë.
Sikur i gjithë ky prodhim hipotetik i fermerëve shqiptarë të grumbullohej nga shteti me çmimin e për-afërt të bursës (410 euro toni) do ti kushtonte shtetit rreth 10 milion euro.
Është i njohur fakti se më shumë se gjysma e këtij prodhimi përdoret nga prodhuesit, për konsum familjar, pasi e tillë është edhe struktura e fermave në Shqipëri, me parcela të fragmentuara që nisin nga 1 dynim dhe më të mëdhatë sosin me 4- 5 hektarë.
Kështu që shtetit shqiptar sigurimi i kësaj rezerve jetike në kushtet e krizës globale ushqimore, krizë kjo e paralajmëruar nga OBSH-ja dhe agjensitë e tjera ndërkomnëtare do ti kushtonte jo më shumë se 5 milion euro, aq sa përfiton një oligarg shqiptar në një ditë si favor nga banda qeveritare e çmimeve të karburanteve.
Nëqoftëse do ta ndërmerrte këtë nismë qeveria më së paku do të tregonte se është në mbështetje të drejtëpërdrejtë financiare për prodhuesin vendas, do të inkurajonte dhe stimulonte fermerët e tjerë për kultivimin e tokave djerrë në vitet e tjera bujqësore.
Do ti çlironte fermerët nga makthi i nxjerrjes së shpenzimeve të harxhuara, se dhe nga rritja e kostove për gjetjen e vendeve të ruajtjes së prodhimit të cilat shteti i ka me shumicë.
Në të njëjtën kohë shteti do të siguronte të paktën 50% të sasisë vjetore të konsumit të brendshëm të bukës.
Por (A) është kjo ide e imja në planet e qeverisë shqiptare si një instrument financiar, politik dhe strategjik në ndihmë të fermerëve, të sigurimit të rezervës së njërit prej produkteve jetike të familjeve shqiptare?
Unë as që e kam parë diku të shprehur, por as nuk e pres se do të ndodhë.
Pasi qeveria e udhëhequr prej Edi Ramës në këto 9 vite është dëshmuar qartazi që mision dhe qëllim të vetëm ka pasurimin e një grushti njerëzish, klientelë e saj.
Kjo qeveri është dëshmuar që përdor çdo skemë për të dekurajuar fermerin e thjeshtë shqiptarë, në mënyrë që ai të braktisë tokën e tij, fshatin e tij, vendin e tij.
Edi Rama i ka premtuar udhëheqësit të tij shpirtëror Xhorxh Sorosit, si edhe shefit të tij politik Aleksandër Vuçiçit që do ta “pastroj” Shqipërinë nga shqiptarët.
Edi Rama ka dëshmuar qoftë edhe me “Open Ballkan” që është shumë herë më i interesuar të shesë grurin e Vojvodinës në Shqipëri se sa atë të fermerëve të Muzeqesë, Korçës apo zonave të tjera që e prodhojnë këtë kulturë bujqësore jetike për jetën.
Gruri i sivjetshëm jam i sigurtë që s’do të blihet nga qeveria, gruri i këtij viti do të shitet nga fermerët tek grosistët në kosto apo nën të.
Por që kjo hsitori të mos përsëritet pafund duhet që fermerët, të parët, por edhe të gjithë ata që hanë bukë ta ndalin “yryshin” e kësaj qeverie antishqiptare.
Me 7/7 në orën 7 është një mundësi e art për ta çliruar vendin nga kjo bandë gangsterësh. *Doktor i Shkencave Ekonomike. Lektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës
Në fillim të mujit tetor të vitit që lamë pas, kryeminsitri i vendit, Edi Rama, njoftoi ditën e zisë për energjinë elektirike dhe e faturoi vëshiresië në tregun ndëkmbëtar, dhe po në të njëjtën ditë, Partia Demokratike njoftoi planin me 7 pika për të dalë nga kriza. Që në ditën e parë u reflektua dakordësia mes PD dhe PS, për sa kohë që nga ana e opozitës, asnjëherë nuk është kërkuar shkaktari i krizës, por si të menaxhohej ajo.
Kjo dakordësi publike është manifestuar edhe në bashkëmenaxhimin e institucioneve kryesore të sektorit, ku familjarë të afërt të eksponentëve të rendësishëm të PD, kanë pozicion drejtues.
Në datën 11 shkurt 2022, Enti Rregullator i Energjisë, me firmën e kryterait Petrit Ahmeti, dhe me numër protokolli 182/3 është bërë njoftm fituesi për pranimin në shërbimin civili për shtetasin Denis Rushaj, si drejtor në drejtorinë Juridike dhe Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve.
Në dokument thuhet se Denis Rushaj është kandidat fitues me 95.8 pikë për pozicionin e drejtorit të Drejtorisë Juridike dhe Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve.
Denis Rushaj, është vellai i deputetit të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Ky i fundit, i prezantuar edhe nga Basha si eksperti për energjinë brenda grupit të tij, kjo edhe për faktin se ka mbajtur disa pozicione ne sektorin e energjisë.
Alfred Rushaj është një emër i njohur për demokratët, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Berisha. Ai ka shërbyer si Zëvendës Ministër i Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.
Nga viti 1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESh), ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH , Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore, por ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme drejtuese në kompani të mëdha që operojnë në Shqipëri.
Po kështu nga një kontroll në open data, Denis Rushaj rezulton të jetë edhe administrator dhe pronari i vetëm i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar BIG Machinery AL që nga data 22 shkurt I 2019-ës.
Nuk ka asnjë dyshim që urdhri i Vladimir Putin, në 24 shkurt 2022, për të sulmuar Ukrainën, do të mbahet mend si një nga datat kryesore të shekullit të XXI që ndryshoi kornizën e rendit dhe sigurisë Botërore.
Pasojat e këtij veprimi, përveç humbjes së Ukrainës që tashmë është e sigurt, do të jenë afatgjata, jo vetëm për Perëndimin, por për të gjithë arenën ndërkombëtare. Një gjë është e sigurt. Trendi i viteve të fundit, ai i trimërimit të diktatorëve anë e mban botës, nuk mund të mohoet.
Politikat e sanksione ekonomike nuk janë më efikase për të parandaluar marrëzitë e këtyre individëve. Udhëheqësit perëndimor arsyetojnë, duke gabuar, sikur këta diktator janë të djeshëm ndaj mirëqënies së shtetasve të tyre. Kjo gjë do të ndodhte në një demokraci ku politikanët japin llogari përpara zgjedhësve të tyre por, jo në shtete ku nuk ekziston asnjë mjet kontrolli ndaj udhëheqësit.
Ndoshta kjo krizë do të sjellë dhe një ndryshim në të menduarin e Perëndimit dhe një nga zonat e fokusimit të aksionit euro-atlantik do jetë padyshim Ballkani Perëndimor.
Për të paktën një dekadë, kjo pjesë e kontinentit është neglizhuar nga Bashkimi Europian, duke vendosur kushte pas kushtesh për tu plotësuar nga shtetet e këtij rajoni me qëllim anëtarësimin. Por nuk duhet të harrojmë se vetë objektivi kryesor i projektit të bashkimit të vendeve europiane pas Luftës së Dytë Botërore, ishte eliminimi i konflikteve.
Sigurisht Ballkani Perëndimor ka probleme të mëdha me shtetin e së drejtës dhe korrupsionin. Të njejtën gjë mund të themi dhe për Bullgarinë dhe Rumaninë kur u anëtarësuan dhe në qoftëse do të zbatoheshin të njëjtat kritere si ato ndaj rajonit tonë, nuk do të ishin bërë pjesë e familjes europiane.
Anëtarësimi i tyre apo dhe i vendeve Balltike ishte mbi të gjitha një vendim gjeopolitik, për ti futur nën ombrellën mbrojtëse ekonomike, politike dhe ushtarake të NATOS-s dhe BE, pa të cilën edhe ato sot do të ishin të kërcënuara nga revanshizmi i “Putin i Tmerrshmi”.
Ballkani Perëndimor gjendet në një udhëkryq dhe si një rajon ku influenca ruse ka qenë tradicionalisht e madhe, rrezikon të kthehet në një tjeter zonë e nxehtë për Perëndimin. Shenjat nuk janë aspak të mira. Serbia është kthyer në një qendër operacionale ruse nga ku koordinon aktivitetin e vet të influencës dhe destabilitetit për të gjithë rajonin. Kujtojme ketu tentativën për grusht shteti në Mal të Zi, të organizuar nga operativ të shërbimeve sekrete ruse dhe serbe.
Vetë Serbia ka ndërmarrë një fushatë të madhe riarmatimi me anë të ndihmës së Moskës, duke ngritur shumë pikëpyetje të qëllimeve reale të Beogradit. Ndoshta një dritare e këtyre qëllimeve u pa disa muaj me parë me krizën e targave në kufirin me republikën e Kosovës, kur Beogradi dislokoi një numër të madh të ushtrisë. Një veprim ky që ngjan shumë me atë që Rusia bëri në kufirin ukrainas para se të sulmonte. Vetëm prania e forcave të NATO-s ndaloi një inkursion të mundshëm serb drejt territorit Kosovar.
Prania e këtyre forcave si në Kosovë ashtu edhe ne Bosnje Hercegovinë, i cili është një vend tjetër që do të rrezikohej të shpërbëhej, janë prova më e mirë që tregon se sa e rëndësishme është që Ballkani Perëndimor të futet plotësisht nën ombrellën mbrojtëse të Perëndimit.
Megjithëse duket cinike, duhet thënë që pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të sjelli zhvillime pozitive për sa i përket shanceve të integrimit të Ballkanit Perëndimir. Agresiviteti dhe revanshizmi i Putin do ndryshoj shumë llogaritë gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike të lidërve perëndimor, duke përfshirë edhe rajonin tonë. Këtë ndryshim do të kemi mundësi ta vërtetojmë në qershor të këtij viti kur të vendoset për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pas sulmit rus kemi hyrë zyrtarisht në një etapë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku do të mbizotëroj ligji i xhunglës, ligji i më të fortit. Kush ngelet jashtë i vetëm rrezikon të bëhet objekt i sulmeve predatore.