Menu

Kryesore

“Akt i dënueshëm, Rregullorja e Kuvendit pengon raportimin e gazetarëve”, Meta reagon në mbrojtje të mediave

Nuk reagojnë shoqatat e gazetarëve, por Presidenti Meta s’ka qëndruar indiferent para shkeljes së të drejtave të gazetarëve nga Kuvendi. Miratimi i rregullores së re të këtij institucioni, që kufizon punën normale të gazetarëve dhe operatorëve është quajtur nga Meta si një akt antidemokratik.  “I dënueshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik vendimi i Kuvendit njëpartiak për ndalimin e raportimit të pavarur të gazetarëve dhe zëvendësimin me transmetime zyrtare të kontrolluara”, deklaron Meta në reagimin e tij pak më parë.

“Ky akt, që vjen në të njëjtën kohë me nxitimin e mazhorancës për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audioviziv, kufizon lirinë dhe pavarësinë e medias, instalon një regjim censure, shkel të drejtat e njeriut dhe dëshmon sërish armiqësinë e këtij Kuvendi monist me lirinë e medias dhe demokracinë në Shqipëri”, thekson Presidenti Meta.

Më tej Meta rendit precedentët e tjerë të këtij institucioni në raport me median. “Është pikërisht Kuvendi aktual, që në historinë e parlamentarizmit pluralist ka marrë vendimet më skandaloze për shtypjen e fjalës së lirë, përfshi miratimin dhe mostërheqjen prej gati një viti të paketës antikushtetuese “Antishpifje”, në refuzim të hapur të rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, deklaron Meta.

“Duke mbështetur shqetësimin e drejtë të komunitetit të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të kolegëve të tyre të huaj, mbi regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias, i bëj thirrje Kuvendit monist dhe mazhorancës të tërhiqet menjëherë nga këto praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmtojnë seriozisht integrimin europian të vendit”.

alert.al/

Sherri për një gërvishtje makine 5 vjet më parë, kush është biznesmeni që u vra në Peqin

Ylber Xhahysa, 44 vjeçari, i cili u vra në Peqin, ka qenë pronar i një televizioni kabllor. Viktima ka qenë ulur në lokal, por pas disa minutash ka mbërritur Leonard Bashaliu dhe e ka qëlluar me 4 plumba. Sherri me autorin e vrasjes Leonard Bashaliu nisi për shkak të një konflikti që kanë pasur 5 vite më parë për gërvishtjen e makinës.

Autori ka deklaruar në polici se viktima e kishte qëlluar me grusht para 5 vitesh dhe mëngjesin e sotëm kishte arritur të përballej me të dhe ta vriste. Ai ka treguar se ka qenë edhe në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të situatës familjare sepse babai i tij është i paralizuar ndërsa vëllai vuan nga epilepsia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:30 në Peqin. Policia reagoi menjëherë duke bërë të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes  dhe pas disa minutash ndjekje u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCH/

 

Vrasja në Tiranë/ Arrest në burg për ish-vjehrrin dhe ish-gruan, Autori: U kërkoj falje nipërve dhe mbesave!

Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babai i saj Mexhit Picari janë lënë në burg sot nga Gjykata e Tiranës pasi në bashkëpunim ekzekutuan Kudrejt Saliajn, bashkëshortin e saj pak ditë më parë në kryeqytet.

Prokuroria e Tiranë  kërkoi për të dy arrest me burg me akuzat ‘Vrasje me dashje’,  ‘Armëmbajtje pa leje’ s dhe  ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ ndaj Picarit dher për të bijën ‘përkrahje të autorit të krimit’, ‘sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasjeje’.

Mexhit Picari duke i kërkuar fjale vajzës së tij, Dhurata Saliajt  se i ka vrarë burrin, dhe nipërve e përjashtoi atë nga ndonjë lidhje me ngjarjen. Ai thotë se ajo nuk kishte dijeni dhe se armën e kishte pasur në brez, nuk e kishte marrë nga çanta e saj.

Të njëjtin variant ka mbështetur edhe e bija, e cila nënvizon se nëse do të ishte në dijeni për qëllimin e të atiti s’do e kishte lejuar kurrë që ta vriste babanë e fëmijëve të saj.

Ndërkohë që një detaj i rëndë ka dalë nga avokati i dy të akuzuarve Lorenc Liço, i cili tha para gjykatës se sipas tij arsye e krimit ishte pasi fëmijës së vogël të Dhurata Saliajt i ishte thënë se mamaja e tij ka vdekur, dhe kjo e ka bërë Mexhit Picarin që të ndërmerrte aktin ekstrem.

Tashmë baba e bijë do të qëndrojnë në burg teksa hetohen për akuza të rënda. Sipas gazetarit Rusta Prokuroria mbi Picarin rëndojnë akuzat ‘Vrasje me dashje’,  ‘Armëmbajtje pa leje’ s dhe  ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ ndaj Picarit dhe për të bijën ‘përkrahje të autorit të krimit’, ‘sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasjeje’.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.  Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t’i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci. E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.

alert.al

Emigrantët: Sot protestë në Athinë për hapjen e kufirit! Ta zgjidhim vetë, se qeveria shqiptare s’na mbështet

“Hapni tani doganat! Mos na refuzoni shtëpinë tonë” me këtë parullë do të protestojnë sot emigrantët shquiptar në Greqi.  Komuniteti shqiptar në Greqi ka lajmëruar se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën 18:00.

Ky vendim vjen në një kohë ku autoritetet greke vijojnë të shtyjnë hapjen e kufijve dhe mbajtjen në fuqi të masave kundër COVID-19, ku parashikohet që në dogana të kalojë vetëm një numër i kufizuar personash.

Njoftimi i Komunitetit

“Hapni tani doganat!

Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndiejmë nevojën kaq shumë të kemi një Zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…!

Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?

Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera?

Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?

Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë?

Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit?

Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.

Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe anasjelltas në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!

I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!

Mos mungoj askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma”!”, është lajmërimi që ky komunitet ka postuar në rrjetin social Facebook.

Ditën e mërkurë më 9 qershor, Komiteti i Ekspertëve në Greqi do të mblidhet për të lehtësuar një sërë masash, në mënyrë që të përshpejtohet hapja dhe kthimi në normalitet.

Mes masave që priten të lehtësohen, do të jetë edhe shtimi i kuotave në pikat kufitare me Shqipërinë.

alert.al/

Momenti rrëqethës kur djali 20-vjeçar gjen prindërit e vdekur, përfundon në spital nga tronditja

Nënën e gjeti të vrarë me sëpatë, ndërsa babanë të varur në pemë. Ky është momenti rrëqethës ku djali 20-vjeçar i çiftit Bici mëson për tragjedinë dhe përballet me tragjedinë në familjen e tij. Tronditja për të ka qenë aq e thellë sa mësohet se ka përfunduar në spital ku i është nevojitur kujdesi i mjekëve.

Pamjet tregojnë se si i riu merret nga të afërmit prej krahësh dhe largohet nga vendi i ngjarjes, që për të u kthye në një makth.

Kujtojmë se në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, pasditen e kësaj të hëne u shuan dy jetë. Për shkaqe që ende janë të paqarta, Qemal Bici i mori jetën gruas së tij 53-vjeçarje, Menturie Bici duke e goditur atë me sëpatë. Pas krimit makabër që kreu në shtëpi, 56-vjeçari i dha fund jetës, duke u varur në pemë në oborrin e shtëpisë.

Çifti Bici ishin prindër të 4 fëmijëve ndërsa dy prej tyre ishin në emigrim.

Detaje tronditëse/ Burri qëlloi me sëpatë në kokë e trup gruan, zbulohet shkaku i krimit të dyfishtë, trupat e pajetë u gjetën nga fëmijët e tyre

Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë në familjen Bici, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. 56-vjeçari Qemal Bici ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë, 53-vjeçaren Menturie Bici.

Në momentin që ka ndodhur krimi tragjik, në shtëpi ka qenë vetëm çifti, shkak i ngjarjes kanë qenë kontradiktat e vazhdueshme mes tyre.

56-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me sëpatë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas është vetëvarur në një pemë pranë banesës.

Çifti ishin prindër të katër fëmijëve, ku ka qenë pikërisht njëri prej tyre, që i ka gjetur ata të pajetë. Fëmija ka parë fillimisht të ëmën e pajetë në banesë dhe më pas edhe babanë e varur në pemë, dhe i shokuar ka njoftuar policinë.

Tragjedi në Librazhd, burri vret gruan me sopatë dhe më pas var veten

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Librazhd pasditen e sotme, ku burri ka vrarë me sopatë bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarë.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/ Informacion paraprak

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

E pabesueshme/ Zbulohet arsyeja për të cilën vëllai vrau motrën. 4000 eurot për orenditë ai donte që…

Fabian Vuka, autori i dyshuar i vrasjes së motrës së tij, Diana Vuka në Shkodër mësohet se ishte një person i alkoolizuar. Këtë fakt e vërtetojnë edhe 6 shishe birre 1.5 kg secila të boshatisura të gjetura nga grupi hetimor në vendngjarje gjë që tregon se autori i dyshuar ka qenë totalisht nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin tragjik brenda familjes.

Sipas news 24 55-vjeçari jetonte i vetëm pasi nuk ishte i martuar dhe ishte edhe i papunë. Ka qenë pikërisht motra, nënshtetase gjermane që për çdo muaj i dërgonte të vëllait 300 euro për ta ndihmuar me shpenzimet e përditshme.

Sakaq mësohet se Diana Vukaj kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër. Gjatë kësaj kohe 58-vjeçarja ka bërë disa porosi përmes një mike të saj për të mobiluar një shtëpi pushimi që kishte në plazhin e Velipojës.

Viktima ka bërë afro 4 mijë euro porosi orendi shtëpiake për banesën në Velipojë ndërsa ka dashur që të mobilojë me orendi të reja edhe shtëpinë ku jetonte i vëllai që e vrau. Pak ditë më parë autori i dyshuar i vrasjes ka telefonuar kompaninë ku motra e tij kishte bërë porosinë e mobiljeve duke lëshuar një lumë sharjesh ndaj tyre. Sipas dyshimeve 55-vjeçari i ka kërkuar që këto para motra t’ia jepte atij duke mos qenë dakord me blerjet e orendive. Dyshohet se ky ka qenë shkaku që vëlla e motër kanë debatuar në banesë mbrëmjen e 5 qershorit gjë e cila ka përfunduar me vrasjen tragjike të 58-vjeçares.

Autori i dyshuar ka telefonuar sërish kompaninë e mobiljeve dhe orendive duke i thënë:“a doni me fol me motrën time, nuk keni ku ta merrni, s’keni shans të flisni më me të”, duke nënkuptuar se e kishte vrarë.

Pas vrasjes gjatë të shtunës por edhe të dielës sërish nën efektin e alkoolit shtetasi Fabian Vuka ka dalë në lagje duke i thënë fqinjëve: “kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”. Pavarësisht këtyre fjalëve askush nuk e ka marrë seriozisht duke ditur gjendjen e tij të dehur dhe duke e njohur si person jo shumë të qëndrueshëm për shkak të alkoolit që konsumonte gjithë kohën.

Ka qenë një mike e viktimës që jeton në Shkodër që pasi e ka telefonuar disa herë ka ngritur dyshime dhe ka telefonuar policinë duke i thënë se kishte frikë se diçka mund të kishte ndodhur.

Diana Vuka edhe në nëntor të vitit të kaluar ka rrezikuar të vritej nga vëllai i saj dhe ka telefonuar miken duke i thënë “eja se Fabian ka bërë planin për të më vrarë”. Edhe në atë kohë ka ndërhyrë policia duke e qetësuar situatën. Ndërkohë edhe para afro 3 viteve 55-vjeçari e ka rrahur motrën e tij e cila fillimisht ka bërë denoncim në polici por më pas e ka tërhequr. Sot më 7 qershor Diana Vuka do festonte 58-vjetorin por tre ditë më parë vëllai i saj i mori jetën.

Fabian Vuka u arrestua brenda oborrit të shtëpisë ndërsa policia ka gjetur edhe armën e krimit tip pistoletë me silenciator me të cilën kreu vrasjen, gëzhoja si dhe disa prova të tjera. Fakti që e ka qëlluar me nje pistoletë me silenciator ka bërë që komshinjtë të mos dëgjojnë asgjë ndaj edhe viktima ka qëndruar dy ditë e pajetë në shtëpi

Ngjarja e rëndë  që tronditi Shkodrën ka ndodhur në lagjen “3 heronjtë”, pranë shkollës “Ndoc Mazi” në Shkodër. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë./Opinion.al

Dosja e Dhurata Picarit/ Dëshmia e djalit: I kam parë mesazhet ‘zemër të dua’ për dikë tjetër, ndaj sillej ashpër me ne

Vrasja e 43-vjeçarit Kudret Saliaj në Tiranë, shkaktoi jo pak tronditje tek opinioni publik, i cili u nda në dysh, në favor të viktimës si i dhunuar dhe më pas i vrarë, apo nënës që po humbte fëmijët. Kudret Saliaj u qëllua me 5 plumba nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, 52 vjeç, ndërsa u arrestua pak minuta pas krimit. Në pranga përfundoi dhe vajza e tij, bashkëshortja e viktimës Dhurata Saliaj, 33 vjeçe, e cila konsiderohet bashkëpunëtore në vrasje.

Dhurata e martuar fare e re, 17 vjeçe u bë nënë dhe solli në jetë djalin e madh, i cili është sot 16 vjeç më pas dhe një vajzë që sot është 12 vjeçe dhe një djalë tjetër që sot është 8 vjeç.

Pas grindjeve të vazhdueshme, tetorin e kaluar konflikti kapi majën dhe çifti përfundoi në dyert e policisë dhe gjykatave. Dhurata u akuzua për dhunë ndaj vjehrrës, fëmijëve dhe madje dhe ndaj mbesës së burrit. U arrestua dhe në bazë të dëshmive të vetë fëmijëve të saj, iu dha masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa bashkëshorti Kudreti po bënte luftë ligjore që në procesin e divorcit të ishte ai kujdestar i fëmijëve, bazuar në këto akuza për dhunë dhe arrestimin e saj.

Por çfarë deklaruan në polici në tetor 2020 kundër Dhurata Saliajt? Këto janë dëshmitë, tashmë në dorën e prokurorisë të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala.

VJEHRRA

Më 2 tetor 2020 vjehrra e 33-vjeçares S. Saliaj ka kallëzuar në organin e policisë se nusja e djalit të saj, e pandehura Dhurata Saliaj ka ushtruar dhe ushtron në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve. “Më ka marrë disa herë në telefon dhe më ka kërcënuar duke më thënë ‘do të vras ty dhe mbesën e gocën’ e fjalë të tjera kërcënuese”, ka deklaruar nëna e viktimës Kudret Saliaj para policisë në tetor 2020.

VAJZA

E pyetur nga organi i policisë shtetasja F. Saliaj, vajza e mitur e të kallëzuarës, që gjatë dëshmisë 11 vjeçe ka deklaruar se ka dëgjuar mamanë e saj të kërcënonte gjyshen.

“Më datë 2 tetor 2020 rreth orës 12:00 po luaja me vëllain e vogël në lagje. Erdhi babi dhe pasi hymë në shtëpi dëgjova që po i tregonte gjyshes se mami kishte folur me persona të ndryshëm. Ajo është shqetësuar dhe ka humbur ndjenjat. Në darkë kur po rrinim në shtëpi dëgjova mamin që telefonoi gjyshen dhe e kërcënoi me fjalë duke iu thënë se ‘do ju vendos njerëz nga prapa për t’ju vrarë’”, ka thënë vajza e 33-vjeçares në tetor 2020.

Gjithashtu ajo ka deklaruar para policisë se mamaja e saj ka rreth tre muaj që nuk sillet mirë me të vëllain e vogël i kanos me fjalë, e ka qëlluar në fytyrë, e ka pickuar, ndërsa vëllain e ka goditur në fytyrë dhe me bërryl në pjesën e sipërme të vetullës dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni.

DJALI I MADH

Nga policia është pyetur dhe djali i mitur i çiftit E. Saliaj që në kohën e denoncimit dhe marrjes në pyetje ka qenë 15 vjeç. Ai ka deklaruar se mamaja e tij nuk sillet mirë me të. “Më godet dhe më ka kërcënuar me fjalët do të vras, do të mbys me litar”, ka thënë ai.

“Si shkak të sjelljes së saj deklaron se ai ka parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm me përmbajtje: ‘o zemra ime, të dua shumë, kur do takohemi’, dhe për këtë shkak ajo sillet ashpër me të”, thuhet në dosjen e prokurorisë të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanËeb”.

MBESA E BURRIT

Është pyetur gjithashtu nga organi i policisë dhe shtetasja K. Saliaj (mbesa e Kudret Saliajt) e cila ka deklaruar se nusja e xhaxhait të saj në datën 02.10.2020 ndërsa ka qenë në banesën e gjyshes, këtë të fundit e ka telefonuar Dhurata dhe e ka kërcënuar me fjalë të tilla si do të ju vras, do të ju shuaj fare etj. Ndërkohë nga akti mjekoligjor i bërë më 9 tetor të vitit të kaluar, në trupin e vajzës së Dhurata Saliajt janë konstatuar shenja të shkaktuara me mjetës mprehës.

Vetë 33-vjeçarja nuk është paraqitur në mjekësinë ligjore, ndërsa prokuroria e akuzoi për dhunë në familje. Deklarime në polici kanë dhënë çifti Kudret dhe Dhurata Saliaj, babai i 33-vjeçares Mexhit Picari, dy fëmijët më të mëdhenj të çiftit dhe mbesa e Kudretit. /News24/

alert.al/

 

“Platformë gjithëpërfshirëse për dialogun me Serbinë” zbardhet takimi i Metës me kryeparlamentarin Konjufca

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me të cilin diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat, ecurinë e proceseve integruese drejt Bashkimit Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe theksoi domosdoshmërinë, që marrëveshjet e arritura dërimë tani mos të mbesin vetëm në letër.

“Është e rëndësishme, që të gjitha forcat politike të Kosovës, të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, – theksoi Presidenti Meta. Kreu i Shtetit inkurajoi bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që urojmë të ndodhë sa më parë. Me lehtësimin e masave antiCovid dhe me afrimin e sezonit turistik, Presidenti Meta inkurajoi një bashkëpunim më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim zhvillimin e turizmit në të dyja vendet tona.

alert.al/