Menu

Kryesore

Plas gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importin nga Greqia të pulave të gjalla dhe nënprodukteve të tyre

Qeveria ka ndaluar importimin e shpendëve të gjallë dhe të therur, si dhe nënprodukteve të tyre nga Greqia. Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka firmosur një urdhër para dy ditëve që përcakton masat për parandalimin e futjes së gripit të shpendëve nga shteti fqinj.

Pas informacioneve të marra nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe të Shpendëve, Shqipëria ka vendosur embargo për shumicën e rajoneve të Greqisë Veriore.

Urdhri i ministres Ekonomi

Urdhri me nr.238 datë 4 qershor 2021, mban titullin “Për disa masa mbrojtëse ndaj influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve, të shfaqur në shtetin e Greqisë”.


 

Ministrja përcakton ato zona të Greqisë ku ka plasur gripi i shpendëve.  “Urdhëroj ndalimin e importit dhe tranzitimin për në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga territori i shtetit të Greqisë për ndarjen administrative Maqedoni dhe Trakë, specifikisht për rajonet Imathia, Thessaloniki,Pella, Kilkis, Pierri, Seres, Chalkidiki, Thasos, Kavala, Drama, Xhanthi, Rohdope dhe Evros, ndarja administrative Epir dhe Maqedonia Perëndimore, specifikisht rajonet Thesprotia, Ioannina, Arta, Preveza, Florina, Grevena, Kastori, dhe Kozan për:

  1. Shpendët shtëpiakë të gjallë dhe të egër
  2. Zogjtë 24-orësh
  3. Shpendët dekorativë
  4. Materiali biologjik i shpendëve
  5. Vezët e shpendëve
  6. Mishi i shpendëve
  7. Nënproduktet e shpendëve”

Urdhri nënvizon që certifikata veterinare duhet të përcaktojë origjinën e ngarkesës së ardhur.

Lista e shteteve ku Shqipëria ka ndalur importin e shpendëve

Kështu Greqia i shtohet listës me 15 shtete, nga të cilat Shqipëria nuk importon shpendë dhe misin e tyre, qysh nga muaji prill i këtij viti. Qeveria ka ndaluar importimin e shpendëve të gjallë dhe të therur, si dhe nënprodukteve të tyre nga 15 shtete të Europës, si dhe Izraeli.

Urdhri i lëshuar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, “Për disa masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës avariare me patogjenitet të lartë të shpendëve”, mban datën 23 prill 2021 dhe është i publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 29 prill.

Vendimi argumentohet me rrezikun e importimit të të ashtuquajturit grip të shpendëve, që rezulton të jetë i përhapur gjerësisht në shtetet më kryesore të Europës, si në Gjermani, Francë, Itali, Kroaci, Poloni, Hungari, Rumani, Çeki, Sllovaki, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Lituani, Ukraine, si dhe në shtetin e Izraelit.

Vendimi i Ministrisë së Bujqësisë sanksionon ndalimin e importit dhe tranzitimit për në territorin e Republikës së Shqipërisë, të shpendëve të gjallë shtëpiakë dhe të egër; zogjtë 24-orësh; shpendë dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; importimin e vezëve, mishit si dhe nënprodukteve të shpendëve nga 15 shtetet europiane dhe Izraeli.

Paralajmërimi i EFSA

Vendimi i qeverisë shqiptare vjen pas sinjaleve të qarta për një epidemi të gripit të shpendëve të përhapur gjerësisht në Europë.

Sipas Autoritetit Europian të sigurisë ushqimore EFSA në periudhën dhjetor 2020 – shkurt 2021 janë zbuluar mbi 1000 raste të infektimeve nga një virus tepër ngjitës i quajtur HPAI A(H5), i përhapur në shpendë të egër dhe të butë.

alert.al/

Marrëveshja detare me Greqinë, ministri Dendias: Jemi në bisedime teknike me Shqipërinë

“Shqipëria dhe Greqia vijojnë konsultimet për hartimin kërkesës për në Hagë”, kështu është shprehur ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias mbi marrëveshjen e kufirit detar mes dy vendeve.

në një intervistë të dhënë gjatë kësaj të shtune për gazetën “Parapolitika”, i pyetur për ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë, nënshkrimin e një peticioni të përbashkët, e për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe sa afër janë dy vendet me marrëveshjen, ministri i Jashtëm Dendias tha:

“Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur nga Tetori i kaluar. Përsa i përket çështjeve teknike, duhet hartuar dhe kërkesa përkatëse. Organet kompetente të të dy vendeve vijojnë konsultimet për hartimin e këtij teksti”.

Në lidhje me ratifikimin e pakteve me Maqedoninë Veriore, pas marrëveshjes së Prespës, Dendias ka deklaruar se ministria e Jashtme ka dorëzuar dosjen e plotë në parlamentin grek në shtator 2020, tashmë mbetet përcaktimi i datave për seancat parlamentare, duke shtuar se pandemia ka ndryshuar ndjeshëm programin e kuvendit.

alert.al/

Kryeministri humb duelin në Kushtetuese me Zef Hilën, që e shkarkoi si kryebashkiak të Vaut të Dejës

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e qeverise të datës 28 qershor 2019 që shkarkonte nga detyra kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, duke e cilësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën. Bazuar në analizën e pretendimeve të kërkuesit,

Në vendim thuhet se vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është i papajtueshëm me Kushtetutën.

“Kërkuesi nuk ka kryer asnjë veprim ose mosveprim të paligjshëm, i cili mund të konsiderohet “shkelje e rëndë”, faktet e paraqitura në vendim janë të natyrës penale, kërkuesi nuk është autor i tyre dhe nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi kolektive për veprimet e kryera nga persona të tretë. Po ashtu, në vendimin e shkarkimit nuk është analizuar proporcionaliteti i shkeljeve në raport me masën e dhënë, gjë që bie në kundërshtim me nenin 17 të Kushtetutës, si dhe mungon arsyetimi i kritereve ligjore që përcakton ligji për masën e shkarkimit të kryetarit të bashkisë”.

Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese thuhet se është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar.

“Nuk i është dhënë mundësia të dëgjohej e të paraqiste prova, si dhe nuk i është vënë në dispozicion asnjë akt. Këshilli i Ministrave ka vendosur me urgjencë në mbledhje të jashtëzakonshme për shkarkimin e  tij, në shkelje të ligjit nr. 9000, datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” (ligji nr. 9000/2003) dhe Rregulloren e Këshillit të Ministrave (Rregullorja)”, thuhet në vendim.

Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hila u shkarkua nga detyra, pas ngjarjeve të dhunshme të ndodhura në qershor të vitit 2019 në KZAZ nr. 6 në Bushat. Kur bëri publik vendimin e shkarkimit, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Hila jo vetëm do shkarkohej, por edhe do të ndiqej penalisht. Rama paralajmëroi se kush do do ndjekë shembullin e Zef Hilës do të ketë të njëjtin fat dhe të vihet përpara drejtësisë.

Rama shkroi atehere ne Twitter:

“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”

Gati dy vjet pas ngjarjes, Zef Hila u zgjodh deputet i PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai u kandidua në qarkun Shkodër pasi sipas verifikimeve të prokurorisë, rezultoi i pastër dhe i padënuar.

alert.al/

Hetimi i krimeve zgjedhore, kusht i ri i Holandës për negociatat? Ja shpjegimi i Ambasadës në Tiranë

Ambasada e Holandës në Tiranë shpjegon qëndrimin e qeverisë himbi letrën drejtuar parlamentit bashkë me raport progresin mbi Shqipërinë. Në raport vihet re se kusht për hapjen e negociatave është shtuar hetimi i krimeve zgjedhore. “Qasja e qeverisë hollandeze kundrejt zgjerimit është strikte, e drejtë dhe e angazhuar/gjithëpërfshirëse. Vendimmarrjet për hapat vijuese që do të ndërmerren në lidhje me pranimin në BE janë të bazuara mbi meritat individuale të vendeve përkatëse.

Në mars 2020, Këshilli Europian vendosi të hapë negociatat me Shqipërinë dhe të mbajë Konferencën e parë NdërQeveritare të 27 vendeve anëtare të BEsë me Shqipërinë, një herë që një sërë kushtesh të jenë plotësuar kryesisht në fushën e sundimit të ligjit/shtetit të së drejtës.

 Qeveria bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse janë shënuar në përditësimin e progresit të Shqipërisë. Shqipëria ka bërë progres në fusha prioritare sic janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu është bërë progres me “track record”-in, megjithëse një numër më i lartë dënimesh për zyrtarë të niveleve të larta mbetet një cëshje shumë e rëndësishme në vemendjen tonë.

Qeveria kësisoj bie dakort për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sapo kuadri negociator të jetë miratuar. Qeveria do të diskutojë pozicionin e Hollandës me parlament në datën 16 qershor për të përcaktuar pozicionin zyrtar holandez në Këshillin e Cështjeve të Përgjithshme, i cili do të mbahet në 22 qershor në Bruksel. Qeveria ështe e kënaqur që ka një kuadër negociator të qartë dhe të plotë për sa i përket negociatave të pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë.

Konferenca e parë NdërQeveritare do të shënojë zyrtarisht fillimin e negociatave, një trajektore intensive në të cilën reformat në fushën e shtetit së të drejtës, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe fuqizimit të institucioneve demokratike do të mbeten çështje kyç/shumë të rëndësishme.

Hollanda ka treguar se Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut mund të mbahet së shpejti, sapo kuadri negociator të jetë miratuar/rënë dakort.

Qasja e Holandës është e bazuar mbi merita. I takon Presidencës së këshillit të propozojë hapat e mëtejshëm në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për momentin, Presidenca po planifikon të sjellë të dy kuadret negoiciatore për miratim në Keshill”, thekson Ambasada e Holandës.

“Qeveria holandeze e konsideron të rëndësishme që rastet e manipulimit zgjedhor të hetohen me kujdes nga SPAK. Përveç kësaj, ekzistenca dhe rrjedhja e një baze të dhënash me informacione personale të ndjeshme, që shkaktuan shumë bujë pak para zgjedhjeve, duhet të hetohen gjithashtu.

Raporti përfundimtar i ODIHR nuk është publikuar ende. Qeveria e konsideron të rëndësishme që çdo rekomandim në këtë raport të ndiqet në kohën e duhur.

ODIHR ka bërë thirrje që parregullsitë, përfshirë blerjen e votave, të raportohen në Këshillin Zgjedhor dhe autoritetet e tjera në mënyrë që këto çështje të trajtohen menjëherë. 33 padi janë bërë tashmë pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Reformat për sundimin e ligjit janë ende larg kompletimit dhe për këtë arsye do të jenë thelbësore për procesin e gjatë pas hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë,” thuhet në dokument ndër të tjera.

RAPORTI I PLOTË:

Më 12 maj, Komisioni Evropian dorëzoi një raport mbi Republikën e Shqipërisë, mbi përparimin e reformës në Shqipëri (bashkëngjitur). Raporti shqyrton zhvillimet në Shqipëri që nga raporti i fundit i progresit në tetor 2020. Raporti, siç është rënë dakord në konkluzionet e Këshillit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Marsit 2020, shqyrton kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare (IGC) me Shqipëria mund të zhvillohet dhe negociatat në të vërtetë mund të fillojnë me këtë vend kandidat. Raporti i rregullt vjetor i progresit për të gjitha vendet kandidate (potenciale) pritet në tetor të këtij viti.

Procesi i zgjerimit të BE është i gjatë dhe kompleks. Sapo një vendi i jepet statusi i anëtarësimit të kandidatit (Turqia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë këtë status) ai fillon përgatitjen për fillimin e negociatave. Komisioni vlerëson të paktën çdo vit në çfarë mase vendi kandidat është i përgatitur për detyrimet e anëtarësimit. Sapo Komisioni vendos që vendi në fjalë është i përgatitur mjaftueshëm, ai i bën një rekomandim Këshillit për të filluar negociatat e pranimit. Më pas përpilohet një kornizë negociatash në të cilën regjistrohen të gjitha marrëveshjet për negociatat e ardhshme. Pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli, negociatat mund të fillojnë përmes GNP-së së parë. Gjatë kësaj KPGJ-je të parë, vendi kandidat përkatës pranon marrëveshjet. Negociatat, të cilat në fakt kanë të bëjnë me miratimin e legjislacionit të BE, zgjasin me vite, me progres në varësi të ritmit të procesit të reformës në vendin kandidat. Komiteti rregullisht vlerëson progresin dhe Këshilli vendos për çdo hap tjetër (hapja dhe / ose mbyllja e grupeve / kapitujve të rinj negociues) bazuar në raportet dhe këshillat e Komitetit. Vendimmarrja bëhet në bazë të unanimitetit.

Në Mars 2020, Këshilli vendosi të hapë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut. Sidoqoftë, KPM-ja e parë nuk është zhvilluar ende për shkak të mungesës së marrëveshjes mbi kornizën e negociatave. Këshilli vendosi gjithashtu në mars të vitit 2020 për të hapur negociatat me Shqipërinë. Këshilli deklaroi se KPM-ja e parë me Shqipërinë mund të ndodhë nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në konkluzionet e Këshillit të këtij Këshilli. Në përgjigje të raportit të progresit të tetorit 2020, qeveria arriti në përfundimin se ishte bërë një përparim i mirë dhe përparimi i mëtejshëm duhet të bëhej në lidhje me kushtet e vendosura nga Këshilli në Mars 2020.

Ky vlerësim do të trajtojë pikë për pikë kushtet e Këshillit, siç i janë premtuar Shtëpisë suaj. Ky vlerësim formon gjithashtu bazën për pozicionin që qeveria do të miratojë gjatë diskutimit në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme më 22 qershor. ku zgjerimi i BE-së është në rendin e ditës. Qeveria ka një qëndrim pozitiv ndaj raportit të Komisionit. Politika e zgjerimit është një fushë e politikës që mund të zbatohet vetëm në nivelin e BE-së. Qeveria gjithashtu ka një qëndrim bazë pozitiv në lidhje me gjykimin e proporcionalitetit. Raportimi i Komisionit zbaton politikën e zgjerimit të vitit 2006 të miratuar nga Këshilli Evropian.

Rishikimi i metodologjisë së zgjerimit

Në 14 Shkurt 2020, Dhoma juaj mirëpriti vlerësimin e Kabinetit për rishikimin e metodologjisë së zgjerimit të propozuar nga Komisioni (Dokumenti Parlamentar 21501-20-1511). Metodologjia e re u mirëprit nga Këshilli në Mars 2020. Qeveria e sheh metodologjinë e re si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur dhe mirëpret theksimin e shtuar të sundimit të ligjit, administratës publike dhe reformave ekonomike siç përcaktohet në komunikimin e Komisionit. Bërja e qartë e rëndësisë së shtetit të së drejtës si bazë për një sistem të qëndrueshëm demokratik garanton që vendet kandidate nuk do të bashkohen në BE derisa bazat demokratike në këto vende të jenë të forta. Për më tepër, progresi në fusha të tjera është edhe më i lidhur me përparimin në fushën e sundimit të ligjit. Procesi është në faza: pa hapa të mjaftueshëm për sundimin e ligjit, asnjë kapitull tjetër nuk do të mbyllet dhe kështu nuk ka progres në negociata.

Raporti: Azhurnimi i Republikës së Shqipërisë

Komisioni deklaron se në Tetor 2020, Komisioni arriti në përfundimin se Shqipëria kishte bërë një përparim vendimtar dhe ishte afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli për KPGJ-në e parë. Komisioni përsërit se në atë kohë gjeti se kushti në lidhje me Gjykatën Kushtetuese ishte pothuajse i përmbushur, se ishte i nevojshëm përparim i mëtejshëm në reformën e ligjit të medias dhe se kushtet e tjera ishin përmbushur tashmë.

Konteksti politik

Komisioni deklaron se, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19 dhe procesi i rindërtimit që vazhdon pas tërmetit në nëntor 2019, autoritetet shqiptare kanë mbajtur një fokus të fortë në reformat. Polarizimi midis qeverisë dhe opozitës (jashtë-parlamentare) është zvogëluar përmes qasjes së përbashkët për reformat zgjedhore dhe masave emergjente në përgjigje të pandemisë, tha Komisioni. Shqipëria edhe një herë arriti që në aderimin 100% të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP).

Zgjedhjet e 25 Prillit ishin të organizuara mirë. Komisioni mbështetet në përfundimet paraprake të OSBE / ODIHR. Palët e interesuara ishin mjaft të sigurta për të marrë pjesë në zgjedhje dhe një Këshill Zgjedhor i reformuar organizoi procesin në një mënyrë transparente. Në të njëjtën kohë, ODIHR tha se ka shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore ose funksioneve nga qeveria dhe persona të tjerë publik. ODIHR ka bërë thirrje që parregullsitë, përfshirë blerjen e votave, të raportohen në Këshillin Zgjedhor dhe autoritetet e tjera dhe të merren me këto çështje menjëherë. 33 raste janë sjellë tashmë në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Zbatimi i kushteve për mbajtjen e KPGJ-së së parë

Kushti 1: Reformat zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR dhe sigurojnë financim transparent të partive politike dhe manifesteve zgjedhore

Komisioni raporton se më 5 qershor 2020 u arrit një përparim midis partive politike në procesin zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Marrëveshja përfshiu një depolitizim gradual të administratës zgjedhore, identifikim elektronik të votuesve, transparencë më të madhe dhe mbikëqyrje më të mirë. Ndryshimet në ligjin zgjedhor u miratuan nga parlamenti në 23 korrik 2020. Më pas, ndryshimet teknike u bënë në një numër ligjesh në dhjetor 2020, në përputhje me ndryshimet në ligjin zgjedhor, raportoi Komisioni. Financimi i fushatave dhe partive politike u rregullua gjithashtu në ndryshimet e 23 korrikut, në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Rregullimet kanë të bëjnë me ndihmën shtetërore, donacionet dhe huatë, parandalimin e përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale dhe financimin përmes fondeve jopublike, tha Komisioni. Reformat më të gjera, të cilat nuk janë pjesë e rekomandimeve të ODIHR, do të zbatohen pas zgjedhjeve, tha Komisioni. Zgjedhjet e 25 Prillit të kaluar u zhvilluan në përputhje me ligjin zgjedhor të ndryshuar.

Kushti 2: Vazhdimi i zbatimit të reformës gjyqësore, përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën përkatëse ndërkombëtare, përfshirë mendimet përkatëse të Komisionit të Venecias. Komisioni raporton se Shqipëria ka vazhduar reformat në drejtësi dhe procesin e verifikimit. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbikëqyr procesin. Aktualisht, është vendosur vetingu i 804 gjyqtarëve. Në ndërkohë, 375 çështje janë përfunduar në shkallën e parë dhe 253 çështje janë vendosur përfundimisht.

alert.al/

Arrestohet edhe e bija e Mexhit Picarit, si bashkëpunëtore në vrasjen e Kudret Saliajt

Arrestohet edhe Dhurata Saliaj, bashkëshortja e viktimës Kudret Saliaj, me akuzën bashkëpunim në vrasje.

Njoftimi i Policisë

Vihet në pranga bashkëpunëtorja e autorit të vrasjes së shtetasit K. S. dhe të plagosjes së shtetasit A. C.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në vazhdimësi të hetimeve të kryera nga grupi hetimor bënë të mundur arrestimin e shtetases:

  1. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasi M. P., 53 vjeç, i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen DH. S, ( vajzën e tij) janë autorë e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti  i vrarë me armë zjarri shtetasi K. S. (ish-bashkëshorti i shtetases Dh.S) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

alert.al/

Zgjedhjet e 25 prillit/ Holanda: Të hetohet skema e “patronazhistëve”, opozita të kthehet në parlament

Holanda kërkon që krahas manipulimeve zgjedhore, të hetohet dhe ajo që në Shqipëri u quajt ‘skema e patronazhistëve. Kërkohet që të hetohet ‘’ekzistenca dhe rrjedhja e bazës së të dhënave me informacione personale të ndjeshme të cilat shkaktuan shumë bujë pak para zgjedhjeve’’. Këto kërkesa janë rreshtuar nga Qeveria e Holandës në dokumentin ku ka miratuar raport-progresin e KE për Shqipërinë.

‘’Qeveria miraton analizën e Komisionit se zgjedhjet në 25 Prill zhvilluan normalisht dhe në mënyrë transparente. E rëndësishmja, opozita do të kthehet në parlament. Qeveria e konsideron të rëndësishme që rastet e mashtrimit zgjedhor të hetohen me kujdes nga SPAK. Përveç kësaj, ekzistenca dhe rrjedhjet e bazës së të dhënave me informacione personale të ndjeshme, të cilat shkaktuan shumë bujë pak para zgjedhjeve, gjithashtu do të duhet të hetohen. Raporti përfundimtar i ODIHR-it për këto zgjedhje nuk është publikuar ende. Qeveria e konsideron të rëndësishme që çdo rekomandim në këtë raport të ndiqet në kohën e duhur.

Kryeministri Rama ka treguar se do të bëhet kryeministri i të gjithë shqiptarëve dhe bëri thirrje për bashkëpunim dhe integrim në BE. Mbetet e rëndësishme që marrëdhëniet e polarizuara në politikën shqiptare të përmirësohen. Ndihma për BE në Shqipëri është, siç raporton Komisioni, më e larta në rajon. Aderimi 100% i Shqipërisë në CFSP sigurisht nuk është i vetëkuptueshëm dhe ndonjëherë ndodh pavarësisht presionit të madh. Shqipëria gjithashtu është bashkuar kohët e fundit në një takim të KB mbi situatën e të drejtave të njeriut në Xinjiang, për shumë pakënaqësi të Kinës dhe Shqipëria është deri tani i vetmi vend i OIC që u bashkua me deklaratat e KB për të drejtat LGBTI. Shqipëria pritet të zgjidhet si një anëtare jo e përhershme e KS të KB në qershor për dy vjet (2022-2023).’’- thuhet në dokument.

 

 

“Non grata”/ Berisha: Fëmijët t’i marrin 100 herë të pandehur. Edhe Lirinë, për Argitën ka një provë? Që nesër...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar sërish që fëmijët e tij apo bashkëshortja të kenë përfituar qoftë edhe një qindarkë në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërsa komentoi vendimin e DASH për shpalljen non-grata të tij dhe familjes Berisha, ish-kryeministri tha se në qoftë se ka një provë, le t’i marrin 100 herë të pandehur, Argita e Shkëlzen Berishën, apo bashkëshorten e tij Liri Berisha.

“Kam të vërtetën me vete. Fëmijët t’i marrin 100 herë të pandehur. Edhe Lirinë. Në qoftë se për Argitën ka një provë, që nesër. U kam thënë shqiptarëve që për çdo veprim të fëmijëve të mi unë mbaj përgjegjësi. I kam detyruar fëmijët që dy vite para se të ndryshonte ligji të deklaronin pasuritë njësoj si i ati. Nëse dikush thotë që djali im e ka të ndaluar veprimtarinë private, kjo është Koreja e Veriut ose Enver Hoxha. Djali im ka dalë si këshilltar ligjor, sepse ka mbaruar dy mastera. Ka aktivitet biznesi që ia ka kontrolluar Edi Rama. Të paktën 10 herë i ka ndërsyer autoritetin kundër larjes së parave. Fëmijët e mi kanë zbatuar ligjin, nuk kanë fituar kurrë një qindarkë të vetme”, tha Berisha.

“Del që u pasurua Liri Berisha, që ka 15 vjet që punon si vullnetare për fëmijët me autizëm!”, ironizoi Berisha në emisionin “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”.

“E vrava se Kudreti më ofendoi vajzën kur u përballëm”. Zbardhet dëshmia e Mexhit Picarit

Zbardhet dëshmia e plotë në Polici e Mexhit Picarit i cili vrau sot ish-dhëndrrin e tij, Kudret Salija në një lokal tek Gjykata e Tiranës. Ai ka thënë se Kudreti kohët e fundit e ka shqetësuar shumë atë dhe familjen e tij, madje e ka kërcënuar, ndaj dhe Mexhiti tha se mbante armë me vete.

Arsyeja se pse e vrau, ai i tha policisë se ishte “ngaqë viktima i kishte ofenduar vajzën ditën e sotme kur ishin përballur”.

“Me Kudretin kishim konflikte te vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli ne shtepi pa e lejuar te shohe femijet ai ka vijuar te na kercenoje dhe ofendoje. Ka ardhur tek shtepia dhe tek biznesi disa here. Per shkak te kercenimeve une mbaja armen me vete. Sot kam shkuar te shoqeroja vajzen per ne gjykate sepse kishte seancen. Aty u perballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzen time dhe une e qellova. Pas krimit kam hedhur armen dhe jam larguar drejt Unazes se Re ne shtepine e motrës”, ka thënë Picari

Ngjarja

Vajza e Picarit, Dhurata Saliaj ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Sot ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama. Të gjitha palët ndodheshin në një lokal pranë Gjykatës, duke pirë kafe pak para se të niste gjyqi.

Autori Mexhit Picari ka qenë i ulur në tavolinë me vajzën e tij, ndërsa disa tavolina më tej në të njëjtin lokal, kanë qenë të ulur ish-prokurori Adriatik Cama, bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj.

Nuk dihet nëse mes palëve ka pasur ndonjë konflikt para ngjarjes. Këtë do ta zbardhin dëshmitarët në vendngjarje, bashkë me ish-prokurorin tashmë avokat Adriatik Cama. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar në vendin ku ndodhej Kudret Saliaj, duke qëlluar disa herë me pistoletë.

Për pasojë, dhëndri i Mexhit Picarit mbeti i vdekur në vend, ndërsa një plumb në gjoks kapi Adriatik Camën. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës dhe i është nënshtruar një operacioni për shkak se predha e plumbit ndodhet ende në trupin e tij.

Pas të shtënave me armë, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Hyundai, por është arrestuar nga Policia e Tiranës afro 50 minuta më vonë.

alert.al

RENEA gjen pistoletën, autori i vrasjes Mexhit Picari e hodhi në lumë

Gjendet arma e krimit në Tiranë me të cilin ish-vjehrri vrau ish-dhëndrin afër Gjykatës së Tiranës.

Sipas burimeve të policisë, ishte vetë autori që tregoi ku ndodhej arma e krimit. Ai dëshmoi në Polici dhe RENEA arriti ta gjejë armën në lumin Lanë, para vendit të krimit, falë kontrolleve disa orë pas vrasjes. Ditën e sotme Mexhit Picari vrau me armë zjarri Kudret Saliajn.

Ngjarja ndodhi disa çaste para seancës së divorcit në Gjykatë mes vajzës së Mexhit Picarit dhe Kudret Saliajt. I plagosur mbeti dhe avokati Adriatik Cama. Saliaj dhe Dhurata Picari ishin prej 17 vitesh të martuar dhe kishin 3 fëmijë teksa kishin vendosur të divorcoheshin. Shkak i konflikteve të vazhdueshme dukej të ishte kujdestaria e fëmijëve.

alert,al/

Gramoz Ruçi përjashton gazetarët nga seancat e Kuvendit, ja rregullorja e re që kufizon kontaktet me deputetët

Kuvendi duket se po shkon drejt mbylljes së mundësive të gazetarëve për të marrë intervista dhe për të pasur kontakte direkte me deputetët, sidomos në ambjentet e Kryesisë, godinës ku dhe zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Në Rregulloren e re, të firmosur nga kryetari Gramoz Ruçi, vendosen kufizime të forta për gazetarët. Ata vërtetë do të lejohen të hyna në ambjentet e Kryesisë, por nuk mundet të zhvillojnë profesionin e tyre si më parë, kur kishin më tepër hapësira për kontakte. Gazetarët do të mund të qendrojnë vetëm në zyrën e shtypit të caktuar nga Kuvendi dhe askund tjetër.

Pjesë nga Rregullorja e re e Kuvendit

Ky është neni përkatës që tregon ku duhet të qendrojnë gazetarët.

Neni 12

Akomodimi

Personat e akredituar pranë Kuvendit të Shqipërisë akomodohen në dy godinat e parlamentit, në mjediset e caktuara për ta si me poshtë:

  1. Te Kryesia e Kuvendit në Neës Room/ Salla e Gazetarëve , qe ndodhet në katin e

pare te godinës,

  1. Te ambjenti i caktuar për gazetarët te Salla e Seancave Plenare

Në këtë Rregullore, thuhet se edhe intervistat me deputetët duhet të programohen më parë. Një formë që u heq gazetarëve mundësinë për të marrë reagime ndaj ngjarjeve që mund të ndodhin gjatë ditës.

alert.al