Menu

Sociale

Teknologu Mirvjen Shehaj: Fabrikat e miellit në Shqipëri me teknologji të lartë dhe laboratorë modern

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Mirvjen Shehaj, teknolog në fabrikën e miellit Atlas ka folur për fabrikat e miellit në Shqipëri, laboratorët që kryejnë analizat dhe siguria që ofrohet për konsumatorin

“Kur gruri importohet merret me 6 certifikata analize, proteina, pesticide, radioaktiviteti dhe kjo nga kompani sigurimi kombëtare dhe të besueshme. Kemi dhe laboratorë ku bëjmë analiza për të parë nëse lënda e parë është ashu sic duhet. Buka integrale është shumë e rëndësishme për konsumatorin pasi ka fibra. Aditivët, janë përmirësues, jo rregullator, por lënda e parë është kryesore, ndërsa shtesat bëjnë korrigjimin e produktit. Fabrikat në Shqipëri kanë teknologji të lartë, laboratorë modern ku analizohet cdo pjesë e produktit me detaje, gruri ndahet në 15 pjesë, bëjmë diferencën e miellrave të ndryshëm, për bukë, integrale. Konsumatori është dëmtuar nga buka e zezë me ngjyrues. Përzierjen e shtesave ushqimore e bën fabrika, kanë mekanizmat dhe kapacitetet për ta bërë këto. Elbi i pjekur, është ngjyrues përdoret për përmirësim dhe shijen”-tha Mirvjen Shehaj.

Në lidhje me ndalimin dhe gjobitjen e furrave të bukës që presin bukë, Shehaj tha se buka nuk është shkaktar për përhapjen e coronavirusit dhe se nuk ka asnjë arsye të penalizohet ky sektor.

“Prerja e bukës nuk është shkaktar për përhapjen apo infektimin me COVID-19, ndaj nuk ka arsye që të penalizohet ky sector. I përket klientit nëse e do bukën të prerë apo jo. Në fakt nëse buka pritet humbet disa vetijë dhe shije, por nga ana e sigurisë ushqimore nuk është problem”-theksoi Shehaj.

Qendra Alert/Alert.al

Prodhuesit e bukës dhe ekspertët: Problem TVSH e lartë e bukës, s’krahasohet me vendet e tjera

Emisioni “Alert” nga Granit Sokolaj në News24, këtë puntatë ia kushtoi bukës, gjatë kësaj kohe pandemie. Problem për prodhuesin e bukës Pëllumb Boshi dhe për ekspertin e ushqimit Prof.Dr. Abdyl Sinani është TVSH e lartë e bukës në vendin tonë krahasur me vendet e rajonit apo të Europës.

Pëllumb Boshi shprehet se TVSH-ja në vendet e rajonin nuk i kalon 12 %, ndërsa në vendion tonë 20% miellit, 20% ujit dhe 20% bukës. Dhe kjo TVSH e lartë vijon edhe në këtë periudhë që po kalojmë, thotë Pëllumb Boshi dhe qeveria nuk po mbron mallërat e shportës. Eksperti i ushqimit Prof.Dr. Abdyl Sinani përmes një lidhje Skype deklaroi se në Gjermani TVSH është 8%, ndërsa në Shqipëri 20%, shumë e lartë për vendin tonë. Në këtë mënyrë edhe fitimi është i ulët shprehet Sinani, por po nuk pati furra e bukës fitim nuk mund të ecë as teknologjia.

Qendra Alert/Alert.al

Prodhuesi i bukës Pëllumb Boshi: Shteti të rishikojë biznesin e bukës, po falimentojmë

I ftuar në emisioni “Alert” nga Granit Sokolaj në News24, prodhuesi i bukës Pëllumb Boshi ka folur për situatën e furrave të bukës në këtë situatë pandemie, rënien e shitjeve dhe abuzimet me tenderat.

“Furrat e bukës nuk e kanë kapacitetin për të patur laboratorë, licenca për të prodhuar është e furrëxhinjëve, ndërsa eksluzivitetin e përbërësve e ka vetëm prodhuesi. Ka edhe furra buke luksoze, i përgëzoj për investimin por ngjyrat dhe ndriçimi nuk do të thotë cilësi. Unë nuk do e bëja, pasi nuk e justifikon fitimin me 10 lekë, gjithçka ka kosto. Janë me mijëra njerëz që po rrezikohen shumë gjatë kësaj periudhe, shitëset të rrezikuara, pasi iu shërbejnë qindra klientëve në ditë. Duhet të bashkëpunojë prodhuesi me qeverinë. Ka edhe abuzime me tenderin e ushqimeve në Drejtorinë e Burgjeve, kishim rast konkret. Si ka mundësi që furrat e bukës më të njohurat nuk janë fituese dhe  gjithmonë fiton e njëjta firmë. Tregtia është e lirë, çdokush duhet të vendoset në kushte të barabarta. Ka shumë diferenca nga administrata shtetërore, ka shumë burokracira, vështirësi për të marrë leje mjedisore për një furrë buke. Ke nga ato që kanë probleme në transportin e bukës. Shteti duhet të rishikojë biznesin e bukës që të mos falimentojë, të mos rrisë çmimin dhe të rrisim shërbimin”-deklaroi prodhuesi i bukës Pëllumb Boshi.

Qendra Alert/Alert.al

Heqja e sharrave të bukës, prodhuesi i bukës Pëllumb Boshi: Duan shkurtim stafi, në markete shpërndahet e prerë

I ftuar në emisioni “Alert” nga Granit Sokolaj në News24, prodhuesi i bukës Pëllumb Boshi ka folur për bukën në këtë situatë pandemie, vështirësitë që ky sektor po kalon dhe mbi masat e marra për heqjen e sharrës së bukës.

“Është një situatë e pazakontë, nuk na kishte ndodhur ndonjëherë që dyqanet ose furrat e bukës të mbyllen, kemi punuar edhe në kohë lufte. Është një situatë shumë e vështirë, ku kufizohet një aktivitet me një fitim shumë të ulët. Kjo pati ndikimet e veta, pasi kur është e kufizuar liria njerëzit nuk dalin dhe paniku nga coronavirusi i frikësoi njerëzit. Gjithë kjo masë, në kohën kur nuk ka patur asnjë rast të infektuar me COVID-19 në prodhimin e bukës. Përsa i përket heqjes së sharrës së bukës, kjo nuk është në asnjë Akt Normativ. U diskutua nga një grup interesi që sharra e bukës të hiqej në furra, ndërkohë që në dyqane shpërndahet e prerë. Ky vendim ishte dëshirë e tjetër kujt, duan shkurtim stafi. Jemi në një situatë solidariteti dhe jo agresiviteti. E gjetën kohën e gabuar për të futur procesin e heqjes së sharrave, në kohën kur shitjet kanë rënë 3-fish dhe një sharrë buke kushton më e lira 2 mijë euro”-tha Pëllumb Boshi.

Qendra Alert/Alert.al

Sa rëndësi ka marrja e vitaminave gjatë verës

Sipas mjekëve vitaminat janë shumë te domosdoshme sidomos në këtë periudhë ku temperaturat rriten dita-ditës.

Vitaminat, për shembull, janë veçanërisht të rëndësishme për të siguruar funksionimin e duhur të trupit tonë. Dobësitë nga mungesa e vitaminave janë shprehur në sinjale shumë të paqarta, në përgjithësi këto shenja të vogla shoqërohen me shkaqe të tjera, nder to edhe probleme në lëkurë.

Vitamina B7

Për lëkurë të shëndetshme, flokë dhe thonj, është përgjegjës vitamina B7, ndërsa mungesa e kësaj vitamine shkakton ndryshime në lëkurë, skuqje, rënie të flokëve, humbje oreksi dhe lodhje, shfaqje njollave kuqe si luspa neper fytyrë dhe pjese tjera të trupit.

Vitamina C

Infeksionet, venat e theksuara, mavijosjet dhe gjakderdhja janë shenja të mungesës së vitaminës C në trup. Mungesa e saj mund të rrit lodhjen fizike dhe mendore. Konsumi i ulët i vitaminës C mund të shpie në avitaminozë, që zakonisht ndodhë tek fëmijët, alkoholikët dhe të moshuarit. Mungesa e madhe shpie në çrregullime të rënda. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme sepse stimulon sistemin imunitar në luftimin e infeksioneve virale dhe bakteriet. Frutat dhe perimet janë burime të pasura të vitaminës C.

Vitamina A

Lëkura e thatë dhe e irrituar, humbja e oreksit, lodhje e shpeshtë, flokë të dobëta, thonj të brishtë, fytyrë me puçrra, të gjitha këto janë shenjë të mungesës së vitaminës A. Ekspertët paralajmërojnë se shenjar reflektohen kryesisht në ndryshimet e të shikuarit apo syve.

Vitamina D-alergjike dhe inflamacione lëkurës

Për shkak të mungesës së vitaminës D, së pari do të vëreni ndryshime në indet e eshtrave. Tek fëmijët mungesa e kësaj vitamine shpie në rakitis ndërsa tek të moshuarit shpie në osteoporozë. Kjo vitaminë u jepet foshnjave në mënyrë gjatë vitit të parë të jetës, ndërsa të moshuarve u jepet në kombinim me kalcium si pasojë e depozitimit të ulët të kalciumit në eshtra. Kjo është arsyeja pse shëndeti i eshtrave varet nga kjo lloj vitamine, sepse eshtrat bëhen më të dobët. Lodhja, dobësimi, djersitja mund të jenë simptoma të mungesës së kësaj vitamine.

Nëse për shkak të mungesës së vitaminave vendosni të merrni suplemente, sigurohuni që mos të tejkaloni dozën e rekomanduar ditore të vitaminave. Duhet të jeni të kujdesshëm kur dhe sa të merrni shtesat e vitaminave të ndryshme.

Nga Dafina Krasniqi, dermatologe

Qendra Alert/Alert.al

Kina rihap shkollat, ja çfarë distancash duhet të ruajnë fëmijët

Pas muajsh ndërprerje për shkak të coronavirusit, fëmijët në Kinë janë rikthyer në shkollë. Kina tashmë ka arritur të rihapë vendin edhe pse nën masa të shumta. Kështu edhe fëmijët në shkollë kanë rregullat tyre dhe kryesorja është mbajtja e distancës.

‘Metro’ ka postuar disa foto nga nxënësit e shkollës fillore në Kinë, të cilët kanë kapele të dizenjuara në formën e dy helikave që nxënësit të rujanë distancën nga njëri-tjetri.

Gjithashtu, përveç kësaj kapeleje të veçantë, ata shihen që mbajnë edhe maska kirurgjikale. Kapelet e bëra në shtëpi janë bërë kryesisht prej kartoni.

Fotografitë vinë nga shkolla ‘Yangzheng’ në provincën Zhejiang. Zëvendësdrejtori Hong Feng tha: Kjo ishte ideja jonë krijuese. Na ndihmon të promovojmë sloganin tonë. Vish një kapelë një metër, mbaj distancë një metër.(Newsbomb)

Qendra Alert/Alert.al

Testet e anti-trupave tregojnë se kush është në rrezik

Testet e antitrupave për coronavirusin po bëhen gjithnjë e më të përhapura, por një test pozitiv për antitrupat a nënkupton që personi ka zhvilluar imunitet ndaj virusit?

Ndonëse një javë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh se vetëm një pjesë e vogël e popullsisë botërore ka zhvilluar antitrupa dhe mund të duhen muaj që të ketë një përgjigje të saktë, kjo nuk do të thotë që testet nuk japin informacion të vlefshëm.

Testet e antitrupave japin informacion nëse sistemi imunitar i një personi ka zhvilluar antitrupa të nevojshëm për të luftuar një infeksion të caktuar. Nëse testi del pozitiv, do të thotë që personi ka antitrupa, nëse del negativ do të thotë se nuk ka antitrupa ose nuk është infektuar me virus, shkruan NBC News.

Këto testime kanë për qëllim të krijojnë një pamje më të qartë se si është përhapur virusi në popullatë, pra zbulojnë përgjigjen e organizmit ndaj virusit, jo vetë virusin. Megjithatë nuk ka ende prova që testi i antitrupave mund të tregojnë nëse një person ka imunitet të fortë ose nuk ka më rrezik të infektohet.

Sistemi imunitar i prodhon antitrupat për të luftuar viruset, bakteret ose substancat e tjera të huaja për organizmin. Antitrupat janë specifikë për secilin “pushtues”. Trupi ynë kërkon pak kohë për prodhimin e tyre. Nëse i njëjti virus/bakter përpiqet të hyjë sërish në organizëm, prodhimi i antitrupave është më i shpejtë.

Duke treguar se sa njerëz nuk janë infektuar, testet japin një pamje më të plotë të numrit të të prekurve me coronavirus. Sidoqoftë, mbetet e paqartë nëse antitrupat funksionojnë siç duhet, pra arrijnë të mbrojnë personin gjatë një infektimi të dytë.

“Mund të jetë një person që është sëmurur muajin e kaluar, pra në mars, dhe tani ka antitrupa,” tha Dr. Daniel Kuritzkes, drejtor i sëmundjeve infektive në Brigham and Women’s Hospital në Boston. “Deri në tetor, ka mundësi që antitrupat të jenë më pak mbrojtës.”

Nga ana tjetër, testet negative të antitrupave të COVID-19 mund t’u japin zyrtarëve të shëndetit publik një pamje më të qartë se cila popullsi është e rrezikuar për t’u prekur nga coronavirusi, pasi nuk kanë antitrupa, pra sistemi imunitar është jo i fortë, ose nuk janë infektuar më parë. (Telegrafi)

Qendra Alert/Alert.al

Në vijën e parë në luftën ndaj coronavirusit, SHBA falenderon mjekun shqiptar

Mjeku shqiptar Sulejman Çelaj është shfaqur në foto, në ekranin gjigand në Times Square në New York. Kjo si shenjë falenderimi për të gjithë mjekët që po kujdesen për mijëra pacientë të prekur nga COVID -19.

“Faleminderit të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor” shkruhet në foton e doktorit shqiptar.

Doktor Sulejman Çelaj është shef i departamentit të Kardiologjisë në spitalin St Barnabas në Bronx, New York si dhe bashkëthemelues i “Albanian American Medical Society”.

Qendra Alert/Alert.al

Greqia në krizë, kërkon ndihmë nga Shqipëria për punëtorët sezonalë

Drejtuesit e disa rajoneve në Greqi po i kërkojnë qeverisë rithimin e punëtorëve sezonalë për të përballuar vjeljen e prodhimeve bujqësore dhe frutore. Disa mijëra punëtorë sezonalë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit u larguan në masë nga Greqia në fillim të marsit dhe nuk janë në gjendje të kthehen për shkak të bllokimit të kufijve prej pandemisë së koronavirusit.

Në Prefekturat e Imathias dhe Pellas ku kultivohen sasi të mëdha pjeshkësh dhe frutash të tjerë, raportimet e mjeteve kryesore greke të informimit flasin se kërkesat për fuqi punëtore do të jenë të mëdha gjatë muajit maj dhe qershor.

Vlerësimet vendore në të dy prefekturat tregojnë se, si edhe vitet e tjera, do të duhen më shumë se 10 mijë punëtorë këtë vit, shumica dërrmuese e të cilëve janë të huaj. Prefekti i rajonit grek të Maqedonisë Perëndimore Jorgo Kasapidis i kërkoi përmes një letre ndihmë qeverisë greke.

Prefekti vlerëson se “riatdhesimi i punëtorëve nga vendet e Ballkanit dhe pamundësia e atyre që kanë mbetur në Greqi për t’u transferuar në zonat ku ka nevojë për punëtorë sezonalë janë çështje kritike. ”

Mbështetja e menjëhershme për sektorin parësor është jashtëzakonisht e rëndësishme, prodhimi bujqësor dhe blegtoral i këtij viti është më i rëndësishëm se çdo vit tjetër, vlerëson prefekti rajonit.

Sipas tij shumë aktivitete të kultivuesve tashmë kanë filluar me kërkimin e punëtorëve, por pa rezultate nga fermerët e Maqedonisë Perëndimore. Prefekti ka propozuar si zgjidhje për situatën sigurimin e lëvizjes ndërkufitare dhe ndër-rajonale të punëtorëve pas një ekzaminimi mjekësor dhe zgjatje të lejes së qëndrimit nga 6 në 12 muaj, si dhe thjeshtimin e procedurave për dhënien e lejes për punë sezonale.

Të enjten Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri grek Qiriakos Micotaqis zhvilluan një bisedë telefonike të përbashkët ku sipas burimeve zyrtare është trajtuar edhe bashkëpunimi për punësimin sezonal.

Por të dy vendet nuk kanë hedhur ende hapa konkrete për lëvizjen e fuqisë punëtore nga Shqipëria drejt Greqisë. Dhjetëra punëtorë sezonalë shqiptarë që u kthyen fillimin e muajit prill nga pikat kufitare me Greqinë janë karantinuar në hotelet në Korcë dhe në Gjirokastër, për një periudhë 14 ditore. (VOA)

Qendra Alert/Alert.al

Misteret e coronavirusit/kush janë më të rrezikuarit

Ka pak njerëz që janë kaq të preokupuar me Covid-19 sa Hans Boesmueller në qytetin jugor të Tuebingen në Gjermani. Ai ishte një nga njerëzit e parë në vend që u prek nga sëmundja. Ëmbëlsirat i dukeshin si sapun, po ashtu edhe kafeja, ndërsa nisi të kishte dhimbje therëse në fyt. Po ashtu kishte kollë dhe temperaturë. Më pas, simptomat u zhdukën. Sistemi i tij imunitar ishte në gjendje të luftonte me sukses koronavirusin e ri.

Në planin profesional, angazhimi i tij me Covid-19 vjen në formën e kryerjes së autopsive te njerëzit që kanë vdekur nga sëmundja. “Jam jashtëzakonisht i interesuar për sëmundjen pasi e përjetova vetë. Dhe jam imun ndaj koronavirusit, që është një efekt anësor i mirë,” thotë 60-vjeçari që punon në Institutin e Patologjisë dhe Neuropatologjisë në Universitetin e Tuebingen. Deri më tani, ai ka analizuar trupat e pesë njerëzve që kanë vdekur nga sëmundja.

Si Shoqata Federale e Patologëve Gjermanë, edhe Shoqata Gjermana e Patologjive po bëjnë thirrje ndaj mjekëve që të analizojnë trupat e sa më shumë viktimave të mundshme të Covid-19. Ka një interes publik ekstrem për çdo autopsi, thotë Karl-Friedrich Buerrig, që drejton Institutin e Patologjive në Hildesheim. Ai dhe ekipi i tij shpresojnë që të mbledhin qindra, në mos mijëra analiza të tilla.

Patologët shpresojnë se katër javë nga tani, do të kenë përgjigjet e para për disa prej pyetjeve më të rëndëssihme: Përse kaq shumë njerëz të infektuar nuk shfaqin simptoma? Përse disa sëmuren rëndë? Si përparon sëmundja? Përveç mushkërive, cilat organe prek sëmundja? Cilat janë kurat më të mira dhe masat parandaluese?

Zbulimi i mistereve

Patologët në Zvicër e kuptuan herët se sa të rëndësishme janë autopsitë për të zbuluar misteret e sëmundjes. Në qytetin e Bazelit ata kanë kryer mbi 20 autopsi mbi trupat e atyre që kanë vdekur nga Covid-19. Në Gjermani, në kontrast, Instituti Robert Koch (RKI), instituti kryesor shëndetësor, fillimisht bëri thirrje kundër këtyre procedurave, nga frika se trupat mund të jenë infektues.

Por ekspertët e fushës punojnë çdo ditë me trupa që mund të jenë potencialisht infektues dhe janë trajnuar siç duhet për këtë. RKI u tërhoq nga rekomandimi pas një proteste nga shoqatat e patologëve gjermanë.

Klaus Pueschel ishte mes atyre që nuk e mori kurrë seriozisht rekomandimin e RKI. Për shumë vite, ai ka kryer autopsi mbi njerëz të infektuar me HIV, shumë përpara se të dihej se çfarë është AIDS.

Zyra e tij është mbi bodrumin ku kryhen autopsitë. Përparësja e laboratorit është e varur në derë, një kafkë gjendet mbi një raft, dyshemeja është e mbushur me kuti dhe dosje. 68-vjeçari hap një kuti ku gjendet dreka e tij: një banane, bukë e thekur dhe kos frutash.

“Të vdekurit na mësojnë një leksion për jetën,” thotë ai. Për të ishte krejt e qartë se duhej të bënin autopsi mbi personat e vdekur nga Covid-19. Autoritetet në Hamburg pranuan dhe tanimë po analizohen të gjithë ata që kanë vdekur nga koronavirusi i ri. Pueschel dhe ekipi i tij me 14 persona kanë hapur 100 trupa deri tani.

Pa simptoma të dukshme

Kur ishin gjallë, secili nga këta persona mbarte në vetvete një numër të madh virusesh, njësoj si të gjithë të tjerët. Janë mbi 1 miliard viruse vetëm në zorrët tona- për gram. Shumë viruse gjenden në traktin respirator po ashtu. Një studim ka zbuluar se çdo vit, të rriturit kalojnë një mesatare prej gjashtë infeksionesh respiratore virale. Shumë prej tyre kalojnë pa simptoma.

Larg të qënit vrasës, këto viruse ndihmojnë në trajnimin e sistemit tonë imunitar. Tani, koronavirusi i ri është shtuar në këtë përzierje. Ai përbën një sfidë për sistemin imunitar, por zakonisht nuk është vdekjeprurës. Shumë njerëz- deri 80 përqind, nuk përjetojnë asnjë simptomë. Të dhënat nga Hamburgu tregojnë se shumë njerëz e kanë virusin pa e ditur. Njerëzit që përjetojnë vdekje të dhunshme apo kryejnë vetëvrasje po i nënshtrohen testimit. “Ka një numër rastesh kur njerëzit kanë vdekur në shtëpi pa e ditur se ishin pozitiv me korona,” thotë Pueschel.

Njësoj si të tjerët, Pueschel beson se mbrojtja natyrore e trupit është kryesisht përgjegjëse për rastet kur nuk përjetohen simptoma. “Sistemi ynë imunitar është ilaçi më i mirë,” thotë ai.

Pastaj është rasti i patologut Boesmueller. Për shkak se ai bën një stil të shëndetshëm jetese dhe merret me ushtrime, sistemi i tij imunitar nuk ka pasur probleme për të mposhtur virusin. Për fat, ai mbeti në izolim në klinikë derisa e mori veten dhe nuk infektoi të tjerët.

Ata që vuajnë prej sëmundjeve të stilit të jetesës, në të kundërt, janë shumë më vulnerabël ndaj virusit, sipas të dhënave që vijnë nga Bazeli. Patologët kanë kryer autopsi mbi 21 viktima me një moshë mesatare 76 vjeç.

Asnjë prej tyre nuk ishte i shëndetshëm në kohën kur u infektua nga virusi. “Të gjithë rastet kishin sëmundje të tjera dhe shumica e tyre kishin disa,” thotë Alexandar Tzankov, një patolog nga Universiteti i Bazelit. Mes sëmundjeve të zbuluara nga mjeku ishin hipertensioni, arteroskleroza, zemra e zmadhuar, obeziteti dhe diabeti. “Të gjithë kishin një të përbashkët pasi vuanin nga keqfunksionimi i rëndë i enëve të gjakut,” tha Tzankov.

“Çdo rast”

Të dhënat e papublikuara akoma nga Hamburgu zbulojnë të njëjtin model. Pueschel dhe ekipi i tij kanë kryer autopsinë e 95 viktimave- 55 burra dhe 40 gra me një moshë mesatare prej 80.2 vjeç.

Edhe këtu mjekët gjetën se për çdo rast ishin të pranishme disa sëmundje të tjera ekzistuese. Shkak i vdekjes ishte kryesisht infeksioni në traktin respirator, infeksioni në mushkëri, embolizmi pulmonar ose një kombinim i të triave.

Gjetjet provojnë se ata që vuajnë nga multimorbiditeti janë në rrezik akut nga virusi. “Në thelb, Covid-19 nuk është problem për fëmijët ose për popullsinë normale, të shëndetshme,” thotë Pueschel. Për më tepër, gjendja fizike e secilit është një faktor më i rëndësishëm se mosha, thotë ai. “Mosha në vetvete nuk është sëmundje. Njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasë që të vuajnë nga sëmundjet, por shtrirja e sëmundjeve para-ekzistuese është e rëndësishme”, thotë Pueschel.

“Ne kemi parë që kujdesi intensiv është më i vështirë për obezët,” thotë ai. “Dhe kur bëhet fjalë për sëmundje pulmonare, duhanpirësit kanë tendencë të preken më shumë”.

Ai thotë se në mesin e viktimave kishte një numër njerëzish nga mosha 50 deri 60 vjeç. “Ata nuk kishin atletë në kushte të mira fizike, por njerëz obezë,” thotë ai, duke shtuar se ata vuanin gjithashtu nga arterioskleroza, një sëmundje e zakonshme mes obezëve.

Lista e gjashtë e sëmundjeve para-ekzistuese shtron pyetjen nëse Covid-19 është shkaku i vdekjes për shumë viktima. “Unë nuk mund të them natyrisht se kur një person i tillë do të vdiste,” thotë Pueschel. “Ndoshta pas tre javësh, tre muajsh apo tre vitesh. Unë mund të them se ka pasur një sëmundje serioze para-ekzistuese dhe pritshmëria ishte e kufizuar”.

Të mësohemi me Covid-19

Është një problem për një pjesë të mirë të popullsisë. “Profili i rrezikut i atyre që mund të sëmuren rëndë apo të vdesin nga Covid-19 gjendet te një e katërt e popullsisë në Europë,” thotë Tzankov, patolog nga Bazeli. “Ky numër rritet me kalimin e moshës”.

Krahasuar me personat e shëndetshëm të së njëjtës moshë, njerëzit me sëmundje para-ekzistuese kanë një pritshmëri më të ulët për jetëgjatësinë. Covid-19 e zmadhon këtë efekt.

Po si mund të mbrojmë njerëzit që janë më të rrezikuar nga sëmundja? A duhet të izolohen derisa të gjendet një vaksinë?

Pueschel bezon se shkollat duhet të hapen dhe njerëzit duhet të kthehen në punë. “Unë jam i moshuar vetë dhe personalisht i refuzoj masat që më ndalojnë të socializohem. Do të doja të luaja me nipat e mi”.

Nga Joerg Blech, SPIEGEL

Qendra Alert/Alert.al