Menu

Sociale

Botërori 2022, shpenzime marramendëse nga Katari

Katari ka shpenzuar rreth 185 miliardë sterlina për t’u përgatitur për organizimin e Kupës së Botës, me shumë nga ato para që shkojnë për qytetin e Lusail. Me një popullsi prej rreth 200 mijë banorësh, Lusail është qyteti i dytë më i madh në shtetin e Gjirit.

Aty janë investuar miliarda paund për ta shndërruar atë në një “qytet të së ardhmes”. Me një stadium krejt të ri, një hotel kullë në formë gjysmëhëne, ishuj të konsiderueshëm artificialë dhe lagje të tëra të lidhura për kontrollin e temperaturës, qyteti është një komponent i rëndësishëm i Vizionit Kombëtar të Katarit 2030.

Toka prej 14 miljesh katrorë u shndërrua si pjesë e projektit prej 40 miliardë paundësh në atë që katariotët e parashikojnë si një utopi në Gji. Për më tepër, qyteti do të presë ndeshjen e parë të Kupës së Botës të martën, kur Argjentina dhe Arabia Saudite përballen.

Megjithatë, ka shqetësime se, si shumë projekte infrastrukturore në Katar, qyteti fsheh një sekret të keq pas të gjitha strukturave të shkëlqyera dhe teknologjisë së fundit. Mijëra punëtorë emigrantë mendohet se kanë vuajtur për shkak të zhvillimit të shpejtë, diçka që Katari e mohon.

Që kur Katari fitoi Kupën e Botës, më shumë se 6,500 punëtorë atje thuhet se kanë vdekur, sipas organizatave të të drejtave të njeriut. Ka dy milionë emigrantë që punojnë në Katar, shumë prej të cilëve thuhet se punojnë në vapë shtypëse për paga të ulëta.

Një park tematik, një lagunë, dy marina, dy fusha golfi, 22 hotele, si dhe zona luksoze tregtare dhe biznesi, janë planifikuar për Lusail pasi të përfundojë. Qyteti, i cili shtrihet rreth Lagunës Ëest Bay dhe është 14 milje në veri të Dohas, pritet të ketë infrastrukturën e nevojshme për të mbështetur 450,000 njerëz në të ardhmen.

Kompleksi hotelier Katara Towers në formë gjysmëhëne është një nga monumentet më të njohura të qytetit. Dy hotele premium, së bashku me rezidencat, zyrat dhe shitjet me pakicë, janë vendosur në 40 katet e tij, të cilat janë 692 metra të larta.

Qendra Alert/Alert.al

NATO: Incidenti me raketë në Poloni nuk ishte sulm rus

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda tha se nuk ka asnjë provë se raketa që goditi Poloninë pranë kufirit të saj me Ukrainën ishte një “sulm i qëllimshëm”.

Presidenti Duda tha se rënia e raketës së prodhimit rus në një zonë rurale të Polonisë, që shkaktoi vrasjen e 2 personave ka shumë të ngjarë të ketë qenë një aksident.

“Nuk ishte një sulm ndaj Polonisë”-tha zoti Duda, duke shtuar se arma e përfshirë në incidentin e së martës ka shumë mundësi të ketë qenë një raketë e prodhuar nga Rusia.

“Ne nuk kemi asnjë provë në këtë pikë për të sugjeruar se raketa është lëshuar nga pala ruse”-tha zoti Duda. “Mbrojtja e Ukrainës po lëshonte raketat e saj në drejtime të ndryshme dhe ka shumë të ngjarë që një nga këto raketa fatkeqësisht të ketë rënë në territorin polak”-shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, gjatë një takimi ushtarak të aleancës në Bruksel ishte dakord me këtë vlerësim.

“Një hetim mbi këtë incident është duke vazhduar dhe ne duhet t’i presim rezultatet e tij. Por, ne nuk kemi asnjë shenjë se ky ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm”- deklaroi Stoltenberg për gazetarët.

Megjithatë, Presidenti i Polonisë tha se në fund përgjegjësia bie mbi Rusinë, e cila nisi një breshëri sulmesh me raketa në Ukrainë të martën.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të mërkurën përmes një deklarate se raketa që goditi Poloninë ishte lëshuar nga forcat ukrainase dhe se objektivat e sulmeve ruse në Ukrainë ishin të paktën 35 kilometra nga kufiri polak.

Me herët, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se është ende herët për të spekuluar mbi atë që ka ndodhur në Poloni. Ndërkohë, ambasadorët e 30 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të mërkurën në Bruksel për bisedime emergjente lidhur me incidentin në Poloni. (Associated Press)

Qendra Alert/Alert.al

Gjobitet pensionistja, bllokoi me vazo lulesh kalimin e përbashkët me fqinjen

Një pensioniste nga Britania do të përballet me një faturë gjyqësore prej 30,000 paund pasi bllokoi kalimin e përbashkët me shtëpinë ngjitur me vazo të mëdha lulesh, pas një debati gati 10-vjeçar me fqinjen e saj. Ish-taksixhia Yvonne Rogers u padit nga fqinja e saj Janice Wright pasi mbushi me bimë gjysmën e saj të kalimit të përbashkët mes 2 shtëpive në qytezën e Portchester, në jug të Britanisë. Prapa dy shtëpive në rrugën Allenby Grove kalohet me anë të një rruge të vetme makine dhe secila prej fqinjëve zotëron zyrtarisht gjysmën e rrugës, por e përdorin të dyja. Por, zonja e moshuar Wright u ankua për vazot e luleve të mëdha të vendosura nga fqinja e saj, që i vështirësonin kalimin me karrocën e mbesës së vogël.

Por, tashmë pas gati 10 vjet debatesh duket se zonja Rogers përfundoi me disfatë pasi 72 vjecarja përballet me një faturë kostosh ligjore prej 30,000 paund si dhe një dënim me burg të pezulluar, pasi refuzoi urdhrin e gjykatës për heqjen e vazove.

Zonja Wright u ankua se fqinja kishte nisur të bllokonte rrugicën e përbashkët prej vitit 2012 me vazo lulesh të mëdha si dhe me kazanë mbeturinash. Në vendimin e tij gjykatësi Michael Berkley tha se Rogers po tentonte të largonte fqinjën e saj nga banesa, me qëllim të blente me qëllim të lirë.

“Ka qenë mjaft stresuese për Wright të jetonte ngjitur me shtëpinë e Rogers”

E akuzuara fillimisht vendosi kazanin plastik të mbeturinave në pjesën e saj të rrugës, duke i shkaktuar vështirësi personale zonjës Wright dhe familjes së saj, “duke u shkaktuar atyre, shqetësim, stres dhe frikë”. Në gjykatë u tha se debati i gjatë e i hidhur kishte shkaktuar pasoja për shëndetin mendor të zonjës Wright duke përkeqësuar dhe shëndetin e saj të dobët fizik. Vendimi i plotë i gjykatës do të jepet në fund të vitit ndërsa dënimi me burg për zonjën Rogers është pezulluar prej moshës së saj.

Dispute over pot plants ends with pensioner forced to pay £30,000 (telegraph.co.uk)

Qendra Alert/Alert.al

 

 

Gjen çek me vlerë 4 mln paund në qesën e haribove, e dorëzon. Kompania shpërbim qesharak

Një burrë në Gjermani gjeti një çek me vlerë 4 milionë paund mbi qeset e haribove që bleu. Supermarketi kishte lënë çekun për shlyerje firmës së Haribove. Zotëria telefonoi kompaninë, të cilët nuk e kërkuan çekun mbrapsht, por vetëm iu lutën që ta shkatërronte dhe t`i dërgonte foto pastaj.

Ashtu veproi.

6 ditë më vonë, në adresën e shtëpisë së tij arriti një pako. Gjashtë qese haribosh brenda në shenjë falenderimi. Zotëria pritur më shumë, pasi i kurseu kompanisë 4 milionë paund.

Kompania nga ana tjetër tha se kjo është një procedurë rutinë mirënjohjeje dhe në fund të fund nuk ia di dhe aq për faleminderit zotërisë. Pasi sipas tyre, çeku ishte në emrin e kompanisë dhe vetëm një punonjës i autorizuar do mund të tërhiqte paratë.

Qendra Alert/Alert.al

Shqiptarët me pasaporta false drejt Britanisë, bashkë me patentën 2600 paund

Emigrantët shqiptarë po përdorin pasaporta false të shtetasve nga vendet e Bashkimit Europian për t’u futur në Britaninë e Madhe. Në këtë konkluzion arriti investigimi i realizuar nga media britanike “The Sun”, e cila tregon se sa të sofistikuar janë bandat shqiptare të cilat mundësojnë transportimin e emigrantëve drejt Mbretërisë së Bahskuar.  Sipas medias britanike, bandat shqiptare po kopjojnë çipat biometrike të pasaportave reale të shtetasve nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Madje cmimi i pasaportës së rreme bashkë me lejen e drejtimit kushton 2600 paund. Shqiptarëve u ndalohet hyrja në Britani pa viza, por mund të hyjnë si turistë ose për biznes duke përdorur pasaporta nga një vend i BE-së.

“The Sun” publikon foto të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët. Një e re shqiptare i reklamon këto dokumente të falsifikuara edhe në TikTok, ndërsa tregon jetën e saj të begatë në Britaninë e Madhe. Shtetësja në Tik Tok I.D. e përdorur nga bandat për të reklamuar mashtrimin, u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si të “hapin llogari bankare false, të sigurojnë pasaporta, ID dhe leje drejtimi false”.

Një zhvillim i tillë vjen në një moment kur kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron po rregullojnë marrëveshjen e tyre për të goditur kalimet në kanalin e La Manshit. Një shqiptar tha për median britanike se “bandat janë gjithmonë një hap përpara.

“Biznesi i pasaportave të rreme po lulëzon sepse ato janë kopje të sakta të pasaportave reale dhe  i lejon emigrantët të shmangin rrezikun e kalimit dhe mjerimit të kampeve në Mbretërinë e Bashkuar.”

Emigrantët e paligjshëm shmangin aeroportet e Londrës ku kontrollet kufitare janë më të rrepta, duke zgjedhur qendra më të vogla si Birmingham dhe Mançester.

The Sun kontaktoi me trafikantët të cilët thanë në ËhatsApp se Pasaporta bashkë me ID dhe patentët shkon në 3000 Euro. Të pyetur nëse falsifikimet ishin përdorur me sukses për të hyrë në Britani, ata u përgjigjën: “Po, kryesisht me pasaportë bullgare”.

Qendra Alert/Alert.al

Florida goditet nga uragani Nicole, 233 mijë familje pa energji elektrike

Uragani i kategorisë 1 Nicole ka goditur bregun lindor të gadishullit të Floridës, me erëra që shkojnë deri në 120 km/h, duke lënë mijëra familje pa energji elektike dhe duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuime..

Sipas raportimeve, Uragani Nicole shkaktoi rrëshqitje dheu përgjatë bregdetit në lindje të Floridës.

Më shumë se 233,000 shtëpi dhe biznese në të gjithë Florida kanë mbetur pa energji elektrike që nga ora 7:33 e mëngjesit me orën lokale, sipas gjurmuesit të shërbimeve Poweroutage.us. Autoritetet vendase paralajmëruan se ngritja e nivelit të ujit të detit shkaku i stuhisë mund të shkatërrojë edhe më tutje shumë plazhe që kanë mbetur të dëmtuara nga uragani Ian në shtator.

Mbi 1.200 fluturime gjithashtu janë anuluar brenda dhe jashtë SHBA-së për shkak të uraganit. Kjo është e treta herë që nga viti 1853 që goditet nga një uragan në muajin nëntor. Uraganet e mëparshme ishin uragani Yankee në vitin 1935 dhe uragani Kate në vitin 1985. (CNN)

Qendra Alert/Alert.al

Një fermë derrash 26-katëshe në Kinë

Ndërtesa e dytë 26-katëshe për fermën e derrave do të jetë së shpejti funksionale në Kinë. Kur të përfundojë, objekti ka të ngjarë të bëhet ferma më e madhe e derrave në botë. Faqja pigprogress.net në dhënien e lajmit saktëson se godina e parë është tashmë në funksion, ndërsa e dyta është në ndërtim e sipër. Çdo strukturë ka një sipërfaqe prej 400 mijë metrash katrorë. Pronari i fermës është Hubei Zhongxin Kaiwei Modern Animal Husbandry, aksioneri kryesor i së cilës është një prodhues çimentoje, i cili planifikon të përdorë nxehtësinë e gjeneruar nga fabrika e çimentos për të ngrohur ndërtesat.

Kompleksi në ndërtim ndodhet në Ezhou, rreth 80 km në juglindje të Wuhan-it dhe pasi të përfundojë do të jetë në gjendje të dërgojë 1.2 milionë derra për therje çdo vit. Në godinën aktualisht në funksion, dhoma e kontrollit ndodhet në katin e parë dhe koordinon furnizimin me ushqim dhe ujë të pijshëm, si dhe verifikimin në kohë reale nëpërmjet një rrjeti sensorësh, temperaturës, lagështisë dhe përqendrimit të gazeve toksike.

Ferma është e pajisur me një sistem për trajtimin e mbetjeve, i cili përmes një impianti të biogazit e shndërron plehun e derrit në energji për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes. Sipas kompanisë, ky trajtim redukton avullimin dhe neutralizon mbi 90% të gazrave.

Qendra Alert/Alert.al

Fast food dhe catering: Materiale të qëndrueshme dhe zgjidhje novatore paketimi

Propozime për materiale të reja të qëndrueshme për ushqim dhe pije që mund të riciklohen tërësisht. Midis propozimeve më interesante, kohët e fundit janë paraqitur dy: Njëri për mbështjellësit e ushqimeve të shpejta dhe tjetri për gota me pije të nxehta, zakonisht kafe.

Në rastin e parë, materiali i ri përbëhet ekskluzivisht nga një ekstrakt i algave australiane, e cila ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të fibrave natyrore me të cilat bëhet letër, por që nëse përpunohet sipas një metode bëhet e papërshkueshme për yndyrnat. Kjo e bën atë një zëvendësim të mundshëm natyror për veshje plastike dhe PFAS. Për ta propozuar janë kërkuesit e një start-upi gjerman të quajtur One Five, i specializuar në paketimin e qëndrueshëm që për këtë projekt ka bashkëpunuar me Qendrën për Zhvillimin e Bio prodhimeve Detare të Universitetit Flinders, në Australi (një qendër me një përvojë të madhe në materialet me origjinë detare) dhe me Institutin për Shkencën dhe Teknologjinë Nanoscale të të njëjtit universitet. Siç e kujtuan studiuesit, përdorimi i algave ka disa aspekte të tjera pozitive: Kultivimi ndihmon në rigjenerimine  detit pa asnjë lloj ndërhyrjeje ndërsa thithin CO2. Për momentin One  Five është duke u përpjekur për të filluar prodhimin në shkallë të gjerë, për të arritur komercializimin brenda disa muajve.

Materiali i dytë është tashmë në treg. Në këtë rast produkti bazë është polipropylene, një polimer klasik, por krejtësisht i riciklueshëm dhe start-up që ka investuar në të dhe tashmë ka filluar shitjen e paketimit për fast food. Është Cauli, një kompani britanike që prodhon në Republikën çeke dhe ofron gota në dy vëllime (350 dhe 300 ml) për t’u përdorur deri në 400 herë. Më pas gotat mblidhen nga Cauli, lahen dhe riciklohen. Ideja është për të ndihmuar klientët dhe administratorët e bareve dhe restoranteve për të ricikluar, duke ofruar një shërbim të plotë dhe duke shpërblyer, përveç zgjedhjes së këtij materiali (më të qëndrueshëm se shumë të tjerë), ndihmojnë për ta mbajtur atë gjithmonë në qarkullim dhe për të shmangur që të prodhohet më shumë. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

 

Vrasjet për parkimet, eksperti kriminalistik Rexhepi: Masat që duhet të marrë shteti!

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Artan Rexhepi ekspert kriminalistik ka folur për problemet dhe konfliktet që ka sot vendi nga parkimet dhe proprozoi disa masa që duhet të merren nga autoritetet në mënyrë që të ketë më shumë vende parkimi dhe më pak taksa për të paguar për qytetarët dhe bizneset.

“Çështja e parkimit ka prodhuar e do vazhdojë të prodhojë konflikte, pasi kthehet në problem sfide mes individëve të caktuar për vendosjen e makinës dhe zënien e hapësirës publike. Gabimi fillon që në konceptin ndaj pronës, duke e konsideruar si tonën dhe jo si një gjë që është e të gjithëve. Nuk jemi mësuar që ajo që nuk është e jona nuk duhet prekur. Duhet që Policia Bashkiake të mbështetet edhe nga ajo e Rendit, pasi opinion publik e she më të butë dhe më komunitare Policinë Bashkiake. Mendoj që parkimet me pagesë duhet të përgjysmohen, pra si ambient që kanë zënë vendet publike, të lihen gjysmë me pagesë dhe gjysmë pa pagesë.  Bashkia në këtë mënyrë nuk vjel të ardhura, por do të ketë frymarrje kryeqyteti. Duhet ulur gjithashtu taksa e orës, pasi i bie të lësh rrogën në parkim ose të mos ikësh me automjet në punë. Këto janë masa që duhet të merren nga shteti dhe nuk duhet që prona publike të zihet. Format e zaptimit i kemi të trashëguara që nga e kaluara dhe zgjidhja e problemit të pronësisë zgjidh edhe problemin e konfliktit. Edhe biznesit duhet t’i ulet taksat, që të ketë mundësi të vëjë tabelën për disa vende parkimi, të cilat më pas nuk i zihen. Problemi i kryqëzimit të policisë, në momentin që nuk goditet i forti krijojmë një mentalitet që gjërat zgjidhen me forcë. Problemi për njësitë bashkiake, roli i individëve dhe kuadrove, ka disa që duhet të lëshojnë karrigen, ka edhe nga ata që duhet të vlerësohen. Në njësinë bashkiake ku banjo, kam shkresën zyrtare me dokumentacion me kanë injoruar, për një problem pronësie. Model tjetër ai i paraardhësit, i cili u njoftua, me procedurë thirri rendin dhe procedoi e bllokoi punimet”-u shpreh Artan Rexhepi.

Qendra Alert/Alert.al

Sociologu Gëzim Tushi: Nëse të tjerët zgjidhin konflitet përmes tolerancës, tek ne mbizotron dhuna dhe forca

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, sociologu Gëzim Tushi ka rënditur një faktorët që po ndikojnë në shoqërinë shqiptare, që konfliktet e vogla për parkimin apo për aksidente po çojnë në marrje jetësh.

“Në shoqërinë shqiptare, subjektet e krimit dhe objektet e sherrit janë shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme, nga konflliktet në rrugë, tek parkimi i makinave, përplasjet, aksidentet, ku duhet të zgjidhet konflikti. Një nga gjërat që i mungon shoqërisë shqiptare është që nuk di të zgjidhë konfliktet siç duhet, nuk jemi vetëm ne shoqëri që kemi konflikte, janë në të gjithë botën, problemi është te zgjidhja. Nëse të tjerët i zgjidhin konfliktet përmes tolerancës, mirëkuptimit, aspektit ligjor, marrëveshjes dhe jo me dhunë, ne kem një mani që t’i zgjidhim me dhunë, armë, viktima dhe kjo është jashtëzakonisht gjë e keqe dhe kjo ka bërë që krimi në Shqipëri të jetë zgjeruar. Sot, nuk merret vesh pse ndodh krimi, pse vritemi etj. Ka një varg arsyesh, alkoolit, drogës, që duan të tregojnë shenja force, statusin social për të treguar që je më i fortë dhe është krijuar një lloj ideologjie se me forcë duhet zënë parkimi dhe me dhunë duhet zgjidhur çdo gjë. Të zgjidhurit me forcë, nëse s’kemi qytetarin s’do kemi as zgjidhje të qytetëruar, por zgjidhje kriminale, zgjidhje të dhunshme, me marrje jetesh. Fakti që kemi një nivel të jashtëzakonshëm të kriminalitetit, do të thotë që çmimi i jetës në shoqërinë tonë është ulur shumë. Nuk mund t’i marrësh jetën tjetrit për një konflikt, për një përplasje me makinë. Nuk janë krime të planifikuara, si çështje hakmarrje, hasmërie që s’duhet të jenë as këto, por të çojë në vrasje zënia e parkimit, apo cënimin I mjetit, është në të drejtën tënde të kërkosh të drejtën, por zgjidhja është e gabuar. Niveli që kemi, defektet në formimin në familje, shkolla, shoqëria, njerëzit kanë filluar të nxjerrin jashtë përdorimit të gjitha format e qytetërura të zgjidhjes së konfliktit”-deklaroi sociologu Gëzim Tushi.

Qendra Alert/Alert.al