Në emisionin “Alert” të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Martin Mici, Drejtor i Përgjithshëm për Politikat Veterinare dhe Sigurinë Ushqimore në MBZHR, deklaroi se situata e gripit të shpendëve është nën kontroll dhe masat janë marrë në kohë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Mici sqaroi se produktet nuk kanë dalë dhe nuk do të lejohen të dalin në treg, ndërsa kafshët e prekura janë ekzekutuar sipas rregulloreve europiane dhe protokolleve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH – OIE).
Ai theksoi rëndësinë e masave të biosigurisë, duke bërë thirrje që të gjitha stabilimentet të rrisin vigjilencën për të parandaluar përhapjen e virusit. Mici vuri në dukje se gripi i shpendëve është aerogjen dhe përhapet nëpërmjet ajrit, çka e bën të vështirë kontrollin e plotë, por zbatimi rigoroz i masave mbrojtëse mbetet një detyrim ligjor për të gjithë operatorët e biznesit.
Ai gjithashtu sqaroi se në rastet e shpërthimeve, zonat e karantinuara në rreze 3 dhe 10 km duhet të respektojnë masat shtesë të sigurisë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.emisioni plote https://www.youtube.com/watch?v=9TnPySXsj5Q


