Për herë të katërt që nga viti 2019, zyrtarët shëndetësorë të Kalifornisë kanë urdhëruar tërheqjen e qumështit të papasterizuar dhe të papërpunuar të shitur nga Valley Milk Simply Bottled.
Departamenti i Shëndetit në Kaliforni raportoi nivele të paligjshme të “Campylobacter” një nga faktorët më të zakonshëm të helmimit. Kjo u gjet nga Departamenti i Shtetit për Ushqim dhe Bujqësi në qumështin e papërpunuar të lopës të prodhuar nga kompania. Përveç tërheqjes, ekziston edhe një karantinë, sipas deklaratës nga zyrtarët shtetërorë.
Që nga postimi i njoftimit të tërheqjes dhe karantinës asnjë sëmundje nuk ishte raportuar. Njerëzit që kanë konsumuar qumështin ose i kanë shërbyer të tjerëve, duhet të monitorojnë veten për simptomat e infeksioneve të Campylobacter.
Departamenti i bujqësisë tha se Campylobacter mund të shkaktojë diare, dhimbje barku dhe ethe, por shumica e njerëzve shërohen plotësisht. Simptomat zakonisht shfaqen dy deri në pesë ditë pas ekspozimit dhe zgjasin rreth një javë. Fëmijët dhe të moshuarit ose njerëzit me sistem imunitar të dobët mund të zhvillojnë infeksione të rënda dhe të kërkojnë shtrimin në spital.
“Qumështi i papërpunuar i lopës shpërndahet në kavanoza plastike me kapakë me ngjyrë kafe dhe të etiketuar si “Qumësht i papërpunuar i thjeshtë në shishe” ose “Qumësht i papërpunuar i qumështit DESI”. Urdhri i tërheqjes zbatohet për produktet me datën e skadimit prej 26 shtator 2021 deri në 03 tetor 2021, sipas departamentit të bujqësisë shtetërore.
“Konsumatorëve u kërkohet të hedhin çdo produkt të mbetur në frigoriferët e tyre dhe shitësit me pakicë duhet ta tërheqin produktin menjëherë nga raftet e tyre. Produktet nga firma të shënuara me data të tjera të kodit të skadimit ose me kapakë shishe me një ngjyrë të ndryshme nga kafeja nuk i nënshtrohen urdhrit të tërheqjes.
Tërheqja dhe karantina këtë javë vjen pas një tërheqjeje të qumështit të papërpunuar të dhisë në fund të gushtit të këtij viti. Qumështi i papërpunuar i dhisë u prodhua nga Valley Milk Simply Bottled. I njëjti prodhues kishte tërhequr produktin në 2019 dhe 2020 për shkak të Campylobacter në qumështin e tij të papërpunuar. (FoodSafetyNews)
Qendra Alert/Alert.al


