Menu

Nga njoftimet e RASFF deri te pesticidet e ndaluara, siguria ushqimore në krizë, Ministria e Bujqësisë, AKU dhe AKVMB gati për “pushime verore”

Rregullorja (EU) 2021/2115 për përdorimin e pesticideve përcakton që shtetet, deri ne vitin 2030 duhet të reduktojnë përdorimin e tyre në bujqësi me 50 % të sasisë, duke synuar që rreth 25 % e fermave bujqësore të jenë tërsisht organike.
Komisioni Europian rekomandon që të perdoren të gjitha metodat që evitojnë përdorimin e pesticiveve, duke synuar profukte organike dhe biologjike. Madje rekomandohet të hartohet një listë me produketet më të rrezikshme dhe bimët në të cilat përdoren me qëllim redukimin e tryre për të ulur rrezikun e shendetit të njereve dhe ndotjën e mjedisit.
Por, si dhe sa zbatohen këto rregullore te BE në vendin tonë që është kandinad për në Bashkimin European?
Bazuar në të dhënave zyrtare të AKU dhe AKVMB, në bazë të rezultateve të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve, se gjatë vitit 2022 janë marrë 471 analiza për frutat dhe perimet ku 54 prej tyre ose 11.5% kanë rezultuar me mbetje pesticidesh mbi normat maksimale të lejura.

Rastet e raportuara nga RASFF gjate vitit 2022

Qellimi i këtij publikimi nuk ishte dëmtimi i fermerit shqiptar, aq më pak përhapja e panikut për produktin bujqësor vendas, por marrja e masava të menjehershme nga Ministria e Bujqësise që të mos demtohen prodhimi dhe eksportet e produkteve shqiptare.
Fatëkeqesisht e keqja ndodhi, sepse Znj.Krifca dhe Drejtorët e Aku e AKVMB nuk u morën me masat për zbatimin e karencës, fletoren e fermerit dhe gjurmueshmërinë, si hallkë e rëndësihme e më kryesorja për të shkuar te “burimi I kontaminimit”.
Sipas RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin), i Komisionit Evropian nga muaji Janar deri në Prill 2023 janë noftuar 7 raste nga të cilat 6 raste per mbetje pesticidesh ne fruta perime dhe bime të eksportuara nga Shqiperia. Ndërsa viti 2022 ka shënuar 11 raste Alert-esh.
Gjendja është skandaloze bazuar në deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë (9.05.2023) gjatë vitit 2022 janë sinjalizuar nga RASFF vetëm 5 raste për mbetje pesticidesh ndërsa për katër muaj e parë të vitit 2023 janë sinjalizuar 6 raste.
E keqia s’ka fund, sepse gjeografia e Alert-t është pothuajse në gjithë Europen nga Greqia dhe Italia që janë partnerët tanë kryesor tregtarë deri në Kroaci, Francë dhe Çeki, etj.
Skandali thellohet edhe më shumë, sepse mbetjet e pesticideve nuk jane gjetur vetem tek një kulturë rastesore, por në disa perime nga speci, qepa deri tek lakra.
Ndërsa e zeza bëhet edhe më e ërret për faktin se, në dy nga 6 rastet, pra në 25% të alert-it të RASFF, janë gjetur mbetje shumë të rrezikshme të Chlorpyrifosit, një pesticid që është I ndaluar me ligj të tregtohet dhe të përdoret në vëndin tonë dhe BE, për pasojat që sjell tek shëndeti i konsumatoreve.

Rastet e raportuara nga RASFF deri ne prill 2023

Çfare bën AKU? Si lejohet të futet ky produk shumë i rrezikshem në dogana? Pse nuk ndalohet nga inspektoret e saj, për më tepër si lejohet të tregtohet në farmacitë bujqësore? Çfarë ben AKVMB që e lejon të trajtohen kulturat në sera dhe plantacione?
Pra, duket se nuk funksionaon asnjë hallkë e sigurisë ushqimore në vendin tonë, sepse ministra nuk ka asnje haber nga bujqësia? Po institucionet e varësisë, AKU dhe AKVMB Çfarë bëjnë?
Por, le të mendojmë pozitivisht, sepse këto gjëra ndodhin, “madje bëhen edhe filma”, pytja e madhe është ku kanë shkuar këto perime që janë kthyer ns kufij nga vendet e BE dhe a është ndjekur gjurmushmeria e tyre? Sepse, mbi bazën e procedurës ligjore, këto janë produkte të pasigurta dhe duhet të asgjesohen menjëherë nga AKU, në bashkepunim me Agjesinë Rajonale të Mjedisit dhe Tatimet.
A janë asgjësuar perimet e kthyera në kufinjë nga vendet e BE për nivel të rrezikshem të pesticideve? Ku janë procesverbalet e asgjësimit? Ku është vëndi i asgjësimit dhe a është ndjekur gjurmushmëria nga AKU për këto raste e çfarë masash janë marrë? Deri tani nuk kemi asnjë njoftim zyrtare për këto asgjesime,
I bejmë thirrje Kryeministrit të Shqiperisë, të marre masa, se si përgjegjes kryesor i sigurisë ushqimore, si pjese përbërse e sigurisë kombëtarë, të ndërhyje me autoritetin e tij për të siguruar që shqiptaret të ushqehen me ushqim të sigurte sepse strukturat e Ministrise së Bujqësise janë jashtë funksionit.
Për të siguruar ushqimin e shqiptareve dhe eksportet bujqësore duhen ndryshime rrënjësore në institucionet që hartojnë politikat dhe ato që i zbatojnë ato.
Shqetësimiet tona janë në funksion të sigurimit të shëndetit të konsumatoreve dhe të rritjes së eksporteve ne të gjitha anët e botës.
Ne mund edhe të heshtim, si një pjesë e kolegeve tanë që bëhen pjesë…. në këmbim të ndonje projekti, të ndonjë avantazhi tjetër apo shumave të majme për të promovuar investime të ndryshme në bujqësi, agroturizëm e gjetkë. Por jo!!!
Ne kemi vendosur të flasim edhe me kosto, sepse besojmë që i shërbejmë konsumatoreve! Iu shërbejmë familjeve tona, fëmijëve tanë e tuajve njëkohësisht!
Qendra ALERT

Related Posts