Menu

Mjedis

Pastronte vullnetarisht mjedisin, shqiptari merr çmimin e veçantë

Saimir Dashi, i cili jeton prej vitesh në Livorno është vlerësuar me çmimin “Oscar” në Itali për kontributin që ka dhënë në mjedis. Ideja për të pastruar qytetin e Livornos lindi në një kohë kur kishte mbetur pa punë. Kështu, ai ndërrmerr nismën e bukur sociale dhe ekologjike duke pastruar vullnetarisht detin.

Në pak javë, ai largon shumë mbetje që kanë përfunduar në det. Në pak javë, Saimiri, i njohur dhe si “Pastruesi vullnetar i detit” tërhoqi vëmendjen e autoriteteve vendase, të cilët e vlerësuan me çmimin “Oscar” për vullnetarizëm. Ai madje ka shpikur dhe një pajisje për të mbledhur bishtat e cigareve.

Në një intervistë, ai tha se për të nuk kanë vlerë çmimet por mesazhi që iu përcjell njerëzve për të mbrojtur mjedisin. “Kjo ka ndodhur kur qëndrova pa punë për një kohë dhe lindi ambicia për ambientin dhe fillova dhe jam këtu ku jam sot, merrem me pastrimet. Unë do të mundohem në pjesën time, për sa kam mundësi, që të jap një lloj mësimi, të transmetoj se për çfarë bëhet kjo”-deklaroi Dashi. (ABC)

Qendrq Alert/Alert.al

Raporti i KLSH: Burimet ujore, shfrytëzim i pamonitoruar

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të fundit me tematikën “Menaxhimi i burimeve ujore” vëren se ka një sërë problematikash të hasura qoftë në aspektin e dokumentacionit të munguar ashtu edhe koordinimit institucional.

Së pari nga shtatë basene të mëdha ujore në vend vetëm dy prej tyre kanë një plan menaxhimi. “Nga 7 Basene ujore sot janë të miratuar vetëm Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor Drin-Bunë dhe Seman. Për pesë Basenet e tjera nuk ka ende një Plan Menaxhimi të miratuar” nënvizojnë audituesit për gjetjet e periudhës së audituar 2018-2021.

Po kështu Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore nuk a të plotësuar kuadrin e saj ligjor për detyrat dhe punonjësit për të siguruar një funksionim më të mirë të saj. KLSH vërën se Krahas mungesës së Rregullores së Brendshme të Funksionimit dhe Organizimit të AMBU në të cilën duhet të jenë përshkruar qartë detyrat dhe përgjegjësitë e të gjithë stafit të saj, një sërë aktesh nënligjore nuk janë hartuar dhe miratuar në përputhje me Ligjin nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” i ndryshuar.

I njëjti raport sjell në vëmendje se burimet ujore mbeten totalisht janë të dhënave të përditësuara që duhet të jenë sistematike. Një shembull i kësaj është  Kadastra Kombëtare e Burimeve Ujore që nuk është përditësuar në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm nga AKM(Agjencia Kombëtare e Mjedisit), e cila asnjëherë nuk ka populluar të dhëna në këtë Kadastër por edhe nga subjekte dhe institucione të tjera që kanë të dhëna lidhur me burimet ujore.

“Përveç Kadastrës, u konstatua që Regjistri Kombëtar i Lejeve të Përdorimit të Burimeve Ujore nuk është i përditësuar me lejet dhe autorizimet deri në fund të vitit 2021. Regjistrat e autorizimeve dhe lejeve janë të përditësuara deri në muajin Gusht 2021” nënvizojnë audituesit.

Pavarësisht se është raportuar rritje e të ardhurave të arkëtuara sa i takon lejeve për shfrytëzimin  e burimeve ujore, numri i atyre që janë përdorues të jashligjshëm mbetet i lartë dhe KLSH sjell si shembull lavazhet.

“AMBU nuk ka arritur të evidentojë subjektet përdoruese të burimeve ujore pa leje përdorimi burimi ujor për lavazhe dhe t’i nxisë ata të pajisen me leje përdorimi burimi ujor. Të gjitha të ardhurat dytësore që krijohen nga AMBU kalojnë në buxhetin e shtetit. Në total për periudhën e auditimit AMBU ka arkëtuar 683,034,000 lekë dhe është financuar nga buxheti i shtetit në shumën 620,702,000 lekë.

Edhe pse vërehet një përmirësim i arkëtimit të të ardhurave për periudhën objekt auditimi me periudhën para vitit 2018, të ardhurat e munguara si rezultat i mos pajisjes me leje të të gjitha subjekteve me leje përdorimi të ujit vazhdojnë të jenë shumë të larta, kjo për pasojë se pjesa më e madhe e subjekteve përdorues të ujit funksionojnë pa leje” thuhet në auditim. Subjekte që shfrytëzojnë burimet ujore pa leje ka edhe në sektorin e akuakulturës apo edhe vetë ujësjellës-kanalizimet që sipas ligjit e kanë të detyrueshme të respektojnë ligjin duke marrë lejë nga agjencia. Këta të fundit administrojnë 567 burime ujore pa leje përdorimi burimi ujor nga AMBU. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Ndaloni peshkimin! Mbrojtja e detit sjell përfitime të mëdha për të gjithë

Mbrojtja e detit, ndalimi i peshkimit dhe të gjitha aktiviteteve që mund të kenë ndikim në ekosistemin detar është një zgjidhje falë së cilës fitojnë të gjithë. Zonat e mbrojtura, në fakt lejojnë rigjenerimin e popullatave të peshqëve dhe të gjitha qenieve të tjera të gjalla që popullojnë ujërat, si dhe rindërtimin e shkëmbinjve koralorë dhe sedimenteve. Dhe e gjithë kjo transmetohet me përfitime edhe për peshkimin dhe turizmin.
Jo të gjithë mendojnë kështu, për masat që duhen marrë për mbrojtjen e detit, i cili është më i varfër dhe më i ndotur. Por, disa mendojnë se do të ishte më mirë të vazhdohej me aktivitetet normale, por të rregulloheshin më mirë. Megjithatë, një studim i publikuar One Earth konfirmojnë se mbrojtja shpërblehet, të paktën në realitetet e ekzaminuara. Studimi ka të bëjë me një nga rezervat më të mëdha detare në botë, atë të Monumentit Kombëtar Detar Papahanaumokuākea, në Hawaii, i krijuar në vitin 2006 dhe më pas u zgjerua në 2016, për të arritur në 1.5 milion km katrorë. Biologët detarë nga Instituti Kooperativ i Universitetit të Havait për Kërkimet Detare dhe Atmosferike në Mānoa, Honolulu, studiuan atë që ndodhi midis 2010 dhe 2019, duke i shtrirë matjet deri në 600 milje detare (mbi 1100 km) nga kufijtë e tij. Deri më tani, në fakt, studimet ishin kryer kryesisht mbi speciet si kallamarë dhe u pa se popullatat po rriteshin me shpejtësi, në kufijtë e zonave të mbrojtura. Duke marrë si parametër numrin e lartë të kapur për çdo mijë grepa të hedhur në det, studiuesit kanë treguar se në dekadën e fundit peshkimi është rritur në ujërat ngjitur me rezervatin. Brenda njëqind milje detare prej tij, përqindja e kallamarëve është rritur me 54% dhe ajo e peshkut të madh me 12% dhe për speciet e tjera kanë pasur gjithashtu një rritje të qartë. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Alarmi për mbetjet e peshkimit në det

Çdo vit, anijet e peshkimit shpërndajnë në det sasi pajisjesh të quajtura “ingranazh fantazmë”, pra rrjeta, grepa, kontejnerë të të gjitha formave dhe materialeve, kurthe dhe lloje të ndryshme të pajisjeve të peshkimit. Këto objekte qëndrojnë në ujë për vite me radhë dhe kanë efekte shkatërruese në faunën, e cila ngatërrohet ose bllokohet në të, sepse mbetjet vazhdojnë të bëjnë atë për të cilën ishin projektuar edhe kur braktisen në det.
Megjithatë, deri më tani, nuk kishte asnjë ide të saktë për sasinë e tyre globale. Për këtë arsye, studiues nga Universiteti i Tasmanisë kanë organizuar një sondazh në terren, duke përfshirë drejtpërdrejt autoritetet që rregullojnë peshkimin. Falë këtij investimi zyrtar, ata arritën të mbledhin të dhënat e para, dhe të përcaktojnë sasinë e braktisjes dhe humbjes së mjeteve, duke treguar se në ujërat lokale situata është edhe më e keqe se sa pritej.
Ekzistojnë pesë lloje kryesore të mbetjeve, duke përfshirë rrjetat si p.sh. linjat e gjata të grepave që përdoren për të kapur ton, merluc dhe peshq të tjerë të mëdhenj.

Më pas, ekipi e zgjeroi studimin në shtatë vende që peshkojnë intensivisht me këtë lloj mjetesh, duke dërguar dhjetëra vëzhgues direkt në anijet e peshkimit dhe duke intervistuar mbi 450 menaxherë të flotës në ato vende, për të kuptuar se cilat ishin zakonet më të rrënjosura. Hetimi nuk ishte aspak i lehtë sepse ishte e nevojshme të identifikoheshin persona që përfaqësonin komunitetet e peshkimit që flisnin anglisht dhe mbi të gjitha ishin të gatshëm të flisnin. Por në fund ata ia dolën dhe bënë edhe disa reagime kur ishte e mundur: Sa herë që të dhënat zyrtare ishin të disponueshme, ata krahasuan shifrat me ato të raportuara nga punëtorët dhe gjetën konvergjencë të konsiderueshme.

Siç raportohet në Science Advances, mesatarisht çdo vit çdo anije peshkimi braktis rreth 2% të pajisjeve në det, një sasi e madhe materialesh, e llogaritur duke marrë parasysh numrin mesatar të daljeve të çdo varke që përdor materialet të lëshuara në det, të madhësisë mesatare dhe numrit të tyre global. Kështu doli se në botë rreth 3,000 km katrorë rrjeta mbeten në det, 75,000 km2 sena (rrjeta të mëdha drejtkëndëshe deri në 120 metra të larta dhe jo më pak se 800 metra të gjata), 218 km2 rrjeta trata, 25 milion kurthe dhe 13 miliardë grepa: Vetëm kurthet, nëse do të shtriheshin në kontinent, mund të mbulonin një sipërfaqe të barabartë me atë të gjithë Skocisë, ndërsa rrjetat do të zinin 16 milion kilometra. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Takimi global i nëntorit, në fokus financimi i përpjekjeve për klimën

Viti 2022 shënoi ndikime të jashtëzakonshme klimatike në mbarë botën, që nga përmbytjet në 1/3 e Pakistanit, stinën më të nxehtë të verës në Evropë të 500 viteve të fundit dhe deri tek uraganët dhe tajfunët që goditën Filipinet, Kubën dhe shtetin amerikan Florida. Muajit e ardhshëm udhëheqësit e vendeve do të mblidhen në Egjipt për takimin e quajtur COP27 për klimën. Në axhendën e punimeve pritet të zërë vend kryesor aspekti i financimit të përpjekjeve kundër ndryshimit klimatik.

Pas një viti katastrofash klimatike që nga Florida, në Pakistan dhe në Porto Riko, presioni po shtohet për të ulur nivelin e gazeve ndotës.

Simon Stiell, i emëruar për të drejtuar përpjekjet e OKB-së për klimën, e konsideron betejën personale. Ai ka qenë më parë ministër për mjedisin dhe klimën në vendin ishull Grenada. Në përgatitje të takimit të OKB-së për klimën, të quajtur COP27, që do të mbahet në periudhën 6-18 nëntor në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, zoti Stiell thotë se sfidat e së ardhmes janë të qarta.

“Çdo takim COP është jetik. Çdo një nga këto takime duhet të na sjellë më pranë, ose disa hapa më pranë, objektivit për të përgjysmuar ndotjen deri në vitin 2030”, thotë ai.

Është tashmë detyra e tij që të sigurohet se bota do të përgjysmojë çlirimin e gazeve që mbartin nxehtësi. Janë pikërisht këto gazra që ushqejnë katastrofat gjithnjë e më të shpeshta të motit.

Dr. Tara Shine është drejtuese e firmës konsulente për klimën “Change by Degrees”. Në cilësinë e shkencëtares për klimën, ajo thotë se ekziston një ndjesi urgjence për të arritur progres në takimin klimatik në Egjipt.

“Kam shkuar në takimet për klimën që në vitin 2003 dhe gjithmonë kam pritshmëri të larta, megjithëse e di që janë forume të vështira për të arritur rezultate, pasi duhet të ketë konsensus mes 190 vendeve. Por mendoj se këtë vit, për shkak të ndikimeve të ndryshimit klimatik, që po përjetohen në mbarë botën, dhe takimit që zhvillohet në Afrikë ndërkohë që shohim ndikimin e ndryshimit klimatik dhe urinë e shkaktuar atje, mendoj se do të ketë një ndjesi urgjence reale në takim që do të reflektohet nga udhëheqësit në tryezë”, thotë ajo.

Afrika lindore është më e goditura nga thatësirat, tregojnë të dhënat e OKB-së. Në shtator, Somalia u godit nga thatësira më e rëndë në mbi gjysmë shekulli dhe njerëzit dhe kafshët po detyrohen të ikin nga vendi ku banojnë. Mijëra njerëz kanë vdekur dhe rreth 900 fëmijë nën 5 vjeç janë duke marrë trajtim për kequshqim, ndërsa OKB-ja thotë se gjysmë milioni fëmijë rrezikohen të vdesin.

Zotit Stiell do t’i duhet të bindë vendet e zhvilluara që të ndihmojnë ata që janë më të ekspozuar ndaj efekteve të ndryshimit klimatik.

“Nëse nuk i paraprijmë, nëse nuk marrim masat e duhura për të kufizuar rritjen e temperaturave, atëherë do të na duhet të ndërmarrim shumë më tepër përpjekje, të investojmë shumë më tepër për t’iu përshtatur një planeti në ngrohje. Ndërsa tejkalojmë pragun, të cilin e kemi kaluar tashmë, do të ketë më shumë humbje dhe dëme. Sërish, kostoja do të jetë investime të mëtejshme për të rindërtuar, si dhe kostoja e jetëve të humbura. Elementi që i ndërlidh të gjitha këto janë financat”, thotë ai.

Vendet e pasura, në veçanti Shtetet e Bashkuara, kanë tejkaluar shumë pjesën e tyre të çlirimit të dioksidit të karbonit nga djegia e qymyrit, karburantit dhe gazit natyror. Vendet e varfra, si Pakistani dhe Porto Riko janë dëmtuar në mënyrë disproporcionale në krahasim me sasinë e karbonit që ato çlirojnë në shkallë globale”.

“Që vendet në zhvillim të vazhdojnë të investojnë në masa klimatike, ato duhet të shohin dhënie fondesh nga vendet e zhvilluara, të cilat kanë përgjegjësi më të madhe historike për shkaqet e ndryshimit klimatik. Pra, duhet të ndodhë medoemos. Paraja duhet të lëvrohet. Duhen burimet, mbështetja, teknologjia dhe ngritja e kapaciteve. Dhe është shumë e rëndësishme për të gjithë ne që të mbajmë mend se asnjë vend nuk mundet të dalë i vetëm nga kjo krizë. Duhet të punojmë në solidaritet me të gjitha vendet. Dhe kjo do të thotë që vendet më të pasura duhet të ndihmojnë ata që kanë mjetet më të pakta për t’i bërë këto ndryshime”, thotë Dr. Shine.

Vendet e pasura janë zotuar të shpenzojnë rreth 100 miliardë dollarë në vit për të ndihmuar vendet e varfëra t’i përshtaten ndryshimit klimatik dhe për të ngritur sisteme me energji më të pastër. Këto zotime nuk janë përmbushur, përfshirë edhe nga Shtetet e Bashkuara. Nevoja për ta shpëtuar klimën përpara se të arrijë në një pikë pa kthim është bërë urgjente. A do të arrijë takimi për klimën t’i bindë udhëheqësit të hidhen në veprim? (VOA)

Qendra Alert/Alert.al

Plani i Zelandës së Re: Emetimet e gazrave serrë nga fermat do taksohen

Qeveria e Zelandës së Re po punon mbi një plan për të përmirësuar emetimet nga fermat, i cili duhet të nisë në 2023, ndërsa parashikon një gamë mjaft të gjerë (ndoshta deri në vitin 2025) për hyrjen e saj të plotë në punë. Në qoftë se përmbushen piketat e planifikuara, vendi mund të jetë i pari në botë që fut një taksë mbi emetimet nga kafshët bujqësore dhe kështu mund të hapë rrugën për vendet e tjera që prodhojnë mish për të përmbushur objektivin e emetimit zero deri në 2050. Sipas asaj, që u raportua në një konferencë shtypi të mbajtur ditët e fundit pranë kryeqytetit Wellington nga anëtarë të Qeverisë dhe Kryeministrja Jacinda Ardern, masa më inovatore, përkatësisht taksa e re mbi emetimet, duhet të ketë të bëj me gazet serë që vijnë nga kafshët si metani, të cilat kafshët i lëshojnë me tretje dhe se është një nga më të fuqishmet nga të gjitha gazet e efektit serrë. Oksidi i azotit, i emetuar me urinë, gjithmonë i keq për klimën, por më pak i qëndrueshëm se metani dhe azoti i përmbajtur në plehra sintetike. Sasia e taksimit ka gjasa të rishqyrtohet çdo 3 vjet dhe të vlerësohet bazuar në emetimet globale anembanë vendit. Për më tepër, të gjitha të ardhurat do të caktohen për kërkimin e teknologjive më të mira dhe për të nxitur fermerët që të kontribuojnë më shumë në qëllimin e qeverisë për reduktimin e metanit nga fermat me 10% deri në 2030. Midis gjërave të tjera, shitësit nuk janë subjekt i taksimit sepse përputhen me parametrat dhe mund të kenë marzhe më të mëdha fitimi. (FoodSafety)

Qendra Alert/Alert.al

EFSA: Kriteret për vlerësimin e rrezikut të bimëve

Në një deklaratë të publikuar sot, shkencëtarët e EFSA kanë propozuar gjashtë kritere kryesore për të ndihmuar në vlerësimin e rrezikut të bimëve të prodhuara, duke përdorur teknikat e inxhinierisë gjenetike të mutagjenezës së synuar, cisgjenezës dhe intragjenezës. Komisioni Evropian kërkoi këtë këshillë shkencore për të mbështetur iniciativën e tyre të vazhdueshme të politikave mbi teknikat e reja gjenomike.

Çfarë janë mutagjeneza e synuar, cisgjeneza dhe intragjeneza?

Ato janë teknika të inxhinierisë gjenetike, procese që ndryshojnë strukturën gjenetike të një organizmi duke modifikuar, hequr ose futur ADN- në .

  • Mutagjeneza e synuar është një term që përdoret për të përshkruar teknikat që nxisin mutacione specifike në vendndodhje të caktuara të synuara të gjenomit. Ndryshimet ndodhin pa futur material gjenetik.
  • Cisgenesis i referohet modifikimit të materialit gjenetik të një organizmi me një sekuencë nga e njëjta specie ose një e lidhur ngushtë. Sekuenca e re përmban një kopje të saktë të sekuencës tashmë të pranishme në grupin e gjeneve të mbarështuesve, i cili është grupi i të gjithë informacionit gjenetik për një specie të caktuar që është i disponueshëm për përdorim nga mbarështuesit e bimëve.
  • Intragjeneza i referohet modifikimit të materialit gjenetik të një organizmi me një kombinim të sekuencave të ndryshme nga e njëjta specie ose një e lidhur ngushtë. Sekuenca e re përmban një kopje të riorganizuar të sekuencave tashmë të pranishme në grupin e gjeneve të mbarështuesve.
  1. Si ndryshojnë bimët e prodhuara nga teknikat e reja gjenomike nga ato të prodhuara nga teknikat e vendosura GM ose mbarështimi tradicional?

Disa bimë të prodhuara me teknika të reja gjenomike mund të kenë vetëm ndryshime të vogla që mund të ndodhin edhe në natyrë ose nëpërmjet mbarështimit konvencional. Të tjerët mund të kenë modifikime të shumta dhe të gjera që mund të jenë të ngjashme me ato në bimë të prodhuara nga teknikat e vendosura të modifikimit gjenetik të përdorura në dy dekadat e fundit.

  1. Çfarë kriteresh propozojnë ekspertët tanë të përdorin për vlerësimin e rreziqeve nga bimët e prodhuara nga mutagjeneza e synuar, cisgjeneza dhe intragjeneza?

Kriteret e propozuara nga shkencëtarët e EFSA përshkruhen në një deklaratë të EFSA. Katër nga gjashtë kriteret e para lidhen me karakterizimin molekular të modifikimit gjenetik të futur në bimën marrëse. Ata vlerësojnë:

  1. Nëse ekziston një sekuencë e huaj (“ekzogjene”) e ADN- së
  2. Nëse po, nëse sekuenca është nga grupi i gjeneve të mbarështuesve
  3. Si integrohet sekuenca, për shembull është e rastësishme apo e synuar?
  4. Nëse ndonjë gjen i bimës strehuese “ndërpritet” (ndahet) nga sekuenca e sapo futur

Kriteret 1-4 janë krijuar për të përcaktuar nëse sekuencat cisgjenike dhe intragjenike kanë ndryshuar gjenet e bimës pritëse. Nëse nuk e kanë bërë, ose nëse nuk identifikohet asnjë rrezik kur një gjen i huaj është prekur, zbatohen dy kritere të tjera:

  • A ka një histori përdorimi?
  • Nëse jo, struktura dhe funksioni i versioneve të modifikuara të sekuencës së ADN-së duhet të vlerësohet me kujdes.

Këto dy kritere të fundit zbatohen gjithashtu për bimët e prodhuara nga mutagjeneza e synuar. (EFSA)

Qendra Alert/Alert.al

Shqipëria "çalon" në shëndetin mjedisor

Pothuajse të gjitha vendet nuk janë në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin zero neto të emetimeve të gazeve serrë të vendosur nga Pakti i Klimës së Glasgout 2021, sipas Indeksit të Performancës Mjedisore 2022*.

Sipas raportit, Shqipëria renditet e 62-ta, nga 180 shtete të marra në studim, sa i përket performancës së mbrojtjes së mjedisit. E parë në një këndvështrim rajonal, Maqedonia e Veriut ka performuar më mirë, e renditur e 34-a, ndërsa ata që s’kanë bërë mirë detyrat e shtëpisë janë Serbia e 79-a dhe Bosnja e Hercegovina e 102-a.

Nënkategoritë ku Shqipëria ka performuar më pak ka qenë adresimi i politikave të duhura për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe shëndeti mjedisor në tërësi.

Nënkategoritë e marra në studim për të bërë vlerësimin përfundimtar janë: Shëndeti Mjedisor, Vitaliteti i Ekosistemit dhe Ndryshimi i Klimës.

Tendencat mbarë botërore sugjerojnë se shumë vende kanë bërë përparim të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit në çështjet kritike të shëndetit mjedisor si kanalizimet, uji i pijshëm dhe ndotja e ajrit të brendshëm. Këto përfitime tregojnë se investimet në infrastrukturën mjedisore, si objektet e trajtimit të ujërave të zeza dhe teknologjitë më të mira të energjisë shtëpiake – të tilla si sobat më të pastra – mund të përkthehen në përmirësime të shpejta në shëndetin publik. Metrikat e reja të cilësisë së ajrit të EPI tregojnë, megjithatë, se banorët në shumicën e vendeve ende thithin ajër të pasigurt. Më shumë se tetë milionë njerëz vdesin para kohe çdo vit nga ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit të brendshëm dhe të ambientit. Vendet e Azisë Jugore, si India, Nepali dhe Pakistani, janë veçanërisht të prapambetura në cilësinë e ajrit.

Më shumë se 50% e emetimeve në vitin 2050 janë planifikuar të vijnë nga Kina, India, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, sipas trajektoreve të parashikuara të vendeve bazuar në të dhënat nga viti 2010 deri në vitin 2019. Duke mbetur prapa kolegëve të saj, Shtetet e Bashkuara u renditën e 43-ta nga 180 vende në indeks. Kjo renditje pasqyron rikthimin e mbrojtjeve mjedisore gjatë administratës Trump, e cila shfuqizoi ose dobësoi gati 100 rregullore mjedisore, u tërhoq nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe dobësoi standardet e efikasitetit të karburantit. Renditja e përgjithshme i vendos Shtetet e Bashkuara pas shumicës së demokracive të pasura perëndimore, duke përfshirë Francën (e 12-tën), Gjermaninë (13), Australinë (17), Italinë (23-tën) dhe Japoninë (e 25-tën).

*Një analizë nga hulumtuesit e Yale dhe Columbia që ofron një përmbledhje të bazuar nga të dhënat e shtetit të qëndrueshmërisë në mbarë botën. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Legjislacion për të parandaluar hyrjen në BE të produkteve që lidhen me shpyllëzimin

Parlamenti i BE-së ka votuar legjislacionin e ri për të parandaluar hyrjen në tregun e BE-së të produkteve dhe lëndëve të para, të cilave lidhet me shkatërrimin e pyjeve ose shkeljen e të drejtave të njeriut. Një masë kyçe që forcon projektligjin e paraqitur nga Komisioni Evropian për shpyllëzimin, në kontrast me pozicionin e dobët të marrë gjatë votimit të Këshillit të Mjedisit të BE-së qershorin e kaluar. Përmes kësaj kërkohet që të sigurohet një mbrojtje më e.madhe e pyjeve nga zgjerimi bujqësor dhe praktikat e tjera shkatërruese.

Lista e lëndëve të para dhe produkteve të prekura nga legjislacioni është zgjeruar dhe tani përfshin misrin, shpendët dhe mishin (derri dhe dhi), përveç atyre të propozuara nga Komisioni (vaj palme, sojë, kafe, kakao, lëndë drusore dhe viçi). Është gjithashtu thelbësore që të shtrihen përgjegjësitë e parashikuara nga legjislacioni tek institucionet financiare evropiane, investimet e të cilave nuk duhet të favorizojnë projekte dhe kompani që lidhen me shkatërrimin e pyjeve. Kjo është një rregullore që më në fund ndjek një nevojë të ndjerë veçanërisht nga qytetarët e Unionit. Një sondazh i fundit evropian- thekson Greenpeace zbuloi se 82% e të anketuarve besojnë se kompanitë nuk duhet të shesin produkte që lidhen me shkatërrimin e pyjeve dhe mbi 70% thanë se ishin të gatshëm të ndalonin blerjen e produkteve nga kompanitë që kontribuojnë në shpyllëzimin. Gjithashtu sipas sondazhit, rreziku i humbjes së klientëve për një kompani apo shitës të caktuar që kontribuon në shpyllëzimin është veçanërisht i lartë në Itali dhe Spanjë. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

BB: Rritja e temperaturave do të sjellë përmbytje dhe thatësira

Në një studim teknik për perspektivat e ujitjes në bujqësi, Banka Botërore vërejti se rritja e temperaturave do të shtojë më tej ngjarjet ekstreme në bujqësi. Ndryshimet klimatike e kanë vënë bujqësinë shqiptare para sfidave të mëdha, të cilat në të ardhmen do të intensifikohen edhe më shumë. Në një studim teknik për perspektivat e ujitjes në bujqësi, Banka Botërore vërejti se rritja e temperaturave do të shtojë më tej ngjarjet ekstreme në bujqësi, me përmbytje dhe me thatësira. Ndryshimet do të ndikojnë në tkurrjen e burimeve ujore që duhen për vaditje. Sipas Bankës, pothuajse 4,000 ngjarje fatkeqësish kanë ndodhur midis vitit 1852 dhe 2013. Gjatë periudhës 1990-2014, përmbytjet shkaktuan humbje të mëdha ekonomike, pasuar nga rrëshqitje të dheut. Rreziqet nga përmbytjet ndodhin mesatarisht një herë në çdo gjashtë vjet.

Këto përmbytje u shkaktuan nga një kombinim i niveleve të larta të reshjeve dhe hapjes së portave të HEC-ve për derdhjen e ujit te tepërt, duke mbuluar sipërfaqe të mëdha të tokës së punueshme, bagëtitë dhe shtëpitë.

Zona bregdetare, e cila kontribuon me 65 për qind të tokës totale të kultivuar, 60 për qind e pemëve frutore, 90 për qind e serave të saj, është identifikuar si më të rrezikuara në vend. Ultësira perëndimore përveçse goditet nga përmbytjet që vijnë nga lumenjtë po gërryhet edhe nga valët e stuhisë detare.

Studimi i cili u prezantua së fundmi theksoi se, Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike në krahasim me vendet e tjera europiane dhe vendet aziatike. Ndryshimet klimatike sugjerojnë, se do të ketë një zgjatje të sezonit me temperatura të larta me 22 ditë në veri dhe 37 ditë në jug në vitet 2100 krahasuar me situatën në vitet 1990. Rritjet më të mëdha të temperaturave pritet të ndodhin gjatë pranverës dhe verës. Kjo përkon me periudhën kryesore të kultivimit në bujqësi, ndërsa numri maksimal i ditëve pa reshje, në tre të katërtat shtrihen në sezonin e kultivimit. Si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, reshjet do të jenë të përqendruara duke shtuar rrezikun për rritjen të rrezikut nga përmbytjet. Të gjithë lumenjtë në Shqipëri shkaktojnë përmbytje periodike, por lumi Drin, së bashku me Bunën, kanë një ndikim më të madh në tokën e punueshme, si dhe në shtëpitë e fermerëve, biznese dhe infrastrukturës. Banka rekomandoi se edhe investimet më të mëdha duhet bërë në argjinaturat anës këtyre lumenjve. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al