Menu

Sociale

Eliminoni parazitët e zorrëve, katër metoda me bazë qepën e kuqe

Komponimet e squfurit që përmban qepa, të kombinuar me përbërës të tjerë, janë efektive kundra parazitëve të zorrëve dhe përshpejtojnë kurimin e problemeve të lidhura me to

Trupi ynë mund të sëmuret edhe përmes ushqimit. Ky është rasti i parazitëve që jetojnë brenda zorrëve tona dhe që shkaktojnë dhimbje të forta të barkut.

Për të luftuar këta parazitë, ju rekomandojmë 4 metoda me bazë qepën e kuqe.

Çfarë janë parazitët e zorrëve?

Me ‘parazitë të zorrëve’ i referoheni në mënyrë të përgjithshme një infeksioni të zorrëve të shkaktuar nga parazitët, më i zakonshmi prej të cilit është Enterobius virmicularis i cili shkakton dhe infeksionet parazitare shumë të zakonshme tek fëmijët.

Cilat janë simptomat?

▪ Dhimbje të vazhdueshme të barkut

▪ Fryrje ose gazra

▪ Lodhje e shpeshtë pa arsye

▪ Kruarje në zonën perianale

▪ Periudha të diarresë të pasuara me periudha kapsllëku

▪ Prania e pikave të bardha në jashtëqitje

▪ Jashtëqitje e errët

▪ Humbje peshe

▪ Ndryshime të oreksit; pak ose shumë uri

Katër kombinime me qepë për të luftuar krimbat e zorrëve

Kur shfaqet një nga këto simptoma, është e rëndësishme të filloni trajtimin e duhur. Qepët kanë shumë përdorime kurative.

Kombinimet tradicionale me bazë qepën e kuqe, në veçanti janë një mënyrë e mirë natyrale për të trajtuar këtë problem.

  1. Sallatë me qepë, hudhër dhe avokado

Komponimet e squfurit dhe flavonidet e qepës së kuqe lejojnë eliminimin e agjentëve të ndryshëm të dëmshëm brenda trupit.

Duke i kombinuar ato me hudhrën dhe avokadon, krijoni një përzierje të mrekullueshme kundër parazitëve të zorrëve.

Përbërësit:

– 1 qepë e kuqe

– 1 avokado

– 3 thelpinj hudhër

– arra (sipas dëshirës)

– 10 fara kungulli

Përgatitja:

▫ Qëroni dhe grini qepën.

▫ Prisni në copa tulin e avokados.

▫ Grini hudhrat.

▫ Piqni pak farat e kungullit.

▫ Përzieni gjithë përbërësit, në fund shtoni arrat sipas dëshirës.

 

  1. Lëng qepe

Lëngu i qepës së kuqe është shumë i efektshëm për përshpejtimin e transitit të zorrëve, prandaj i ‘dëbon’ shpejt parazitët e zorrëve.

Përbërësit:

– 6 qepë të kuqe

– pak ujë

Përgatitja:

 

▫ Grini 6 qepët dhe vendosini në një enë të madhe. Hidhni ujë aq sa të mbulohen.

▫ Lërini të qëndrojnë për një natë.

▫ Në mëngjes, pini një filxhan me lëngun e qepëve me stomak bosh.

 

  1. Qumësht i aromatizuar me mente dhe qepë

Qumështi i aromatizuar me mente dhe qepë të kuqe është një ilaç i shkëlqyer kundra parazitëve, pasi i eliminon ato shpejt falë veprimit natyral anti-helm.

Përbërësit:

– 4 kërcej dhe 10 gjethe mesteje

– 1/2 gote qumësht i skremuar

– 1 lugë gjelle mjaltë

– 1 qepë e kuqe

 

Përgatitja:

▫ Shtoni qumështin dhe mentën në një tenxhere. Vendoseni të ziejë.

▫ Ndërkohë grini imët qepën dhe shtojeni tek qumështi.

▫ Në fund, ëmbëlsojeni me pak mjaltë.

▫ Konsumojeni të vakët një orë para mëngjesit. Përsëriteni trajtimin për një javë.

 

  1. Çaj me artemisia dhe qepë

Artemisja njihet për vetitë e saj antiparazitare. Nëse kombinohet me kompozimet e squfurit që përmban qepa dhe flavonoidet e saj, krijon një trajtim të fuqishëm kundra krimbave të zorrëve.

Për të përgatitur këtë ilaç, duhet të përgatisim një çaj me këto bimë.

Përbërësit:

– 1/4 qepë e kuqe

– 4 filxhanë ujë (1 l)

– 2 lugë artemisia (30 gr)

 

Përgatitja:

Vendosni ujin të ziejë, ndërkohë grini imët qepën. Pasi të ketë marrë uji valë, shtoni qepën e grirë dhe gjethet e artemisias. Lërini të pushojnë për 5 minuta. Kulloni çajin dhe pijeni ende të ngrohtë. Përsëriteni këtë trajtim tre herë në ditë. Pavarësisht se është një infeksion i zakonshëm, ai nuk duhet të nënvlerësohet sepse nëse lihet pa trajtuar, shkakton pasoja të rënda shëndetësore.

Ushtrimet që ju japin energji për tërë ditën

Ekzistojnë disa ushtrime, të cilat mund t’i bëni në mëngjes në shtëpi, pa shumë mundim dhe ta mbushni trupin tuaj me energji të mjaftueshme për tërë ditën.

Nëse i praktikoni këto ushtrime për disa ditë me radhë dhe sipas instruksioneve të duhura, atëherë do ta vëreni se energjia nuk do t’iu mungoj. Më poshtë i keni fotografitë e këtyre ushtrimeve të publikuara në Bright Side:

 

 

Shqiptarët, të parët në rajon për kultivimin e fasuleve

Bishtajoret kanë qenë pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash. Pjesë e bishtajoreve janë bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza. Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit. Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës. Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat. Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia. Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie. Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë. Prodhuesi më i madh i tyre ndër vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar është Turqia, ku në 2018-n arriti një prodhim prej 1.2 milionë tonë.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i bishtajoreve në BE ishte 4.1 milionë tonë në vitin 2018. Ndërsa sipërfaqja e përgjithshme kushtuar kultivimit të bishtajoreve në BE ishte 2.1 milionë hektarë.

Krijohet vaksina kundër koronavirusit, ja kur do të testohet në njerëz

Shkencëtarët në Azi kanë thënë se e kanë krijuar një vaksinë, e cila mund t’i mbrojë miliona njerëz nga virusi vdekjeprurës, i cili është duke u përhapur shumë shpejt nëpër botë, shkruan Dailymail. Shumë shtete në botë, kanë filluar hulumtimet e tyre për ta krijuar një vaksinë efikase në trajtimin dhe parandalimin e koronavirusit. Mirëpo sot, ekspertët në Hong Kong  kanë deklaruar se kanë arritur ta krijojnë vaksinën e duhur kundër këtij virusi. Mirëpo, sipas këtij ekipi të shkencëtarëve, kjo vaksinë mund të marrë deri në një vjet para se të praktikohet në njerëz. Si pasojë e shpërthimit dhe përhapjes së virusit të padëgjuar ndonjëherë, deri tani kanë humbur jetën 170 persona dhe janë infektuar 8.280 të tjerë.

Rimbursimi i qumështit, kryetari i KASH Agim Rrapaj: Skema e re, vështirë të realizohet

Ndryshon skema e rimbursimit të fermerëve për qumështit. Tashmë ata nuk do të rimbursohen 10 lekë për litër por do të rimbursohet direkt bagëtia. I pyetur nga Report TV për këtë skemë Agim Rrapaj kryetar i Këshillit të Agro-biznesit u shpreh se pa u formalizuar i gjithë sektori fermerët nuk do të përfitojnë të gjithë. Sipas tij nga skema e kaluar u rrit importi i ndjeshëm importi i qumështit. Qeveria ka miratuar pak ditë më parë skemën e re të subvencioneve, për bujqësinë dhe blegtorinë për vitin 2020. Ndryshe nga më parë këtë vit nuk do të subvencionohen fermerët për litër qumësht, por për krerët e bagëtive, pas uljes së rimbursimit të TVSH-së nga 20 në 6%. Por edhe për këtë skemë ka kritika. Kryetari i këshillit të Agro-biznesit Agim Rrapaj tha për Report TV se rimbursimi në vendet e rajonit është shumë më i lartë edhe për krerë, ndërkohë bazuar në VKM e fundit çdo krerë dele dhe dhi do financohet 1200 lekë por jo më shumë se 360 mijë lekë për fermer, dhe për lopët subvencioni do të jetë 10 mijë lekë por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt, në vit. Sipas Rrapaj vetëm nga ndryshimi i skemës së rimbursimit vitin e kaluar, ku fermerët merrnin 10 lekë për litër qumësht, u rrit ndjeshëm importi.

 

‘Rimbusimi i qumështit nuk ishte një skemë por një arnim që iu bë politikës së gabuar që iu bë reduktimi të TVSH-së nga 20 në 6% për fermerët. Ishte përgjigje për kompensim për dëmin e shkaktuar, por nuk ia arriti ta kompensonte. Grumbulluesit duke se nuk rimbursonin dot TVSH iu drejtuan importit. Ne kemi vitin e kaluar 10% e sasisë së prodhimit të qumështit të freskët është marrë në import që nuk kishte ndodhur asnjëherë. Importi ndikon në treg në mënyrë të pandershme porsa i përket llojit të subvencionit. Subvencioni për krerë që tek ne po futet këtë vit në vendet e tjera është shumë më i lartë se ai që ne bëjmë. Shumica e supermarketeve nuk pranojnë produkte vendase për arsye certifikimi, garancisë, dosjeve që duhen përgatitur etj’ – tha Rrapaj

Rrapaj ngre edhe shqetësimin e tregut të paformalizuar që ekziston tek bujqësia dhe blegtoria, dhe sipas tij pa u rregulluar sektori nuk do te ketë përmirësim të situatës apo treg për produktet bujqësore dhe shtazore.

Subvencione për bletarinë gjatë këtij viti, marrëveshje për eksportin e mjaltit

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka deklarua se bletaria do të mbështetet me fonde nga Skema Kombëtare edhe për vitin 2020. “Edhe sivjet ne do subvencionojmë nga Skema Kombëtare sektorin e bletarisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm, jo vetëm për faktin se mjalti është një produkt kaq i domosdoshëm për njeriun, por bleta shkencërisht është nga qeniet më të rëndësishme rruzullin tokësor”, tha ministri Çuçi.

Më pas ai njoftoi një zhvillim tjetër pozitiv për sektorin e bletarisë në vend që është pikërisht hapja e eksportit me Kinën. Ministri Çuçi tha se kjo është një mundësi e madhe për bletërritësit tanë, që duhet të shoqërohet gjithashtu edhe me rritjen e prodhimit vendas.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me qeverinë e Kinës për të hapur eksportin e mjaltit drejt këtij vendi. Presim vetëm një çertifikim të fundit nga autoriteti përgjegjës doganor i qeverisë së Kinës për të filluar direkt me eksportin e mjaltit shqiptar. Kjo do të hapte mundësi akoma më të mëdha për ta zgjeruar prodhimin e mjaltit në vend”, tha ministri Çuçi.

Sipas Çuçit në VKM-në e miratuar së fundi në qeveri për fondet e Skemës Kombëtare, parashikohet subvencionimi me 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere.

Habiten banorët, në vend të ujit, në rubineta del alkool

Banorët e një blloku pallatesh u habitën ku në rubinetat e tyre dilte ujë me ngjyrë ku më pas kuptuan se ishte alkool.  Ata njoftuan autoritete ndërsa pas kontrolleve u zbulua se stafi i një lokali aty pranë kishte hapur një gropë dhe kishte derdhur birra, rum dhe brendi.  Ato ishin përzierë me ujin e një pusi aty pranë që shërbente si furnizues për banesat.

Në total ishin hedhur 6000 litra pije alkoolike të cilat përfunduan në tubat që dërgonin ujë në shtëpitë e njerëzve. Një zyrtar i Policisë vendase tha për CNN se pijet ishin të skaduara dhe qëndronin të magazinuara që prej vitit 2014.

Autoritetet lokale janë detyruar të dërgojë ujë me bote për banorët, deri sa të pastrohet pusi që i furnizon me ujë të pastër.

Coronavirus që po merr jetë njerëzish, OBSH kërkon rritjen e masave

Virusi i ri që po merr jetë njerëzish e po përhapet me shpejtësi në Kinë, nuk e ka prekur Shqipërinë. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se nuk kemi raste me koronavirus, një sëmundje që fillimisht ngjan me gripin, por shkakton komplikacione, deri në humbje jete.

Mjekët thonë se është i ngjashëm me sëmundjen e SARS-it, ku burim infektimit janë kafshët. Për personat që udhëtojnë nga Kina drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, infeksionistët rekomandojnë kujdes të shtuar.

Ndërsa për popullatën në Shqipëri mjekët këshillojnë higjienë të shtuar dhe shmangien e ushqimeve të pa gatuara mirë.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë iu kërkon të gjitha vendeve të rrisin survejancën për infeksionet e rënda respiratore si dhe për çdo rast të pazakontë, të prekura apo të dyshuar me koronavirus të njoftojnë OBSH.

Aktualisht në vendin tonë janë në qarkullim infeksionet respiratore ku numri i të prekurve është në rritje. Fillimi i shkurtit është parashikuar të jetë kulmi i epidemisë së gripit me mbi 18 mijë të prekur në javë.