Menu

Teknologji

Përdorimi i rrjeteve sociale nga fëmijë, risk për autizmin

Përdorimi i mjeteve teknologjike nga fëmijët po bëhet faktor shtytës dhe risku për autizmin, teksa shifrat po rriten frikshem në të gjithë botën. Drejtoresha e Klubit të prindërve të Fëmijëve me Spektrin e Autizmit, Eglantina Bajrami deklaron se në vendin tonë përllogariten deri në 5000 fëmijë me autizëm, ndërsa shifrat janë më të larta, pasi ¾ e prindërve nuk e pranon që fëmija ka probleme, duke ndikuar kështu në mosintegrimin e tij në shoqëri. Ajo që mbetet problem është mbështetja e pamjaftueshme financiare nga shteti, duke përllogaritur kostot e larta të trajtimeve terapeutike. Bajrami shprehet se trajtimi mund të shkojë deri në 40 euro në ditë, ndërsa kempi që marrin fëmijët varion nga 6700 lekë deri në 12 mijë leke në muaj, shifër e pandryshuar që në vitin 1994.

Megjithë kostot të larta që përballen prindërit, ata së fundmi janë prekur edhe nga rritja e çmimeve. Paketa e rezistencës iu dha vetëm për 3 muaj fëmijëve me autizem, por nuk përfituan kujdestarët e tyre. Prindërit e fëmijëve me autizëm tregojnë kalvarin e sfidave që kanë kaluar që në momentin kur kanë kuptuar që fëmija i tyre kishte probleme. Për ta fillimi ishte i vështirë, pasi vite më parë nuk kishte shkolla speciale apo mësues mbështetes. Prindërit shtrojnë kërkesën e një mbështetje më të madhe nga shteti, duke përllogaritur kostot dhe pamundësitë e integrimit të fëmijëve me autizëm, sidomos në ato familje që janë në vështirësi ekonomike.

Një pjesë e fëmijeve me autizëm stërviten në sporte 2 herë në javë në Special Olympic Albania, i cili ndihmon integrimin e tyre në botën e sporteve.

Drejtoresha e qëndrës “Special Olympics Albania” Sara Bala shprehet se stërvitja zhvillohet me mbështetjen e dy mësueseve të trajnuara dhe specializuara per disiplinen e basketbollit, për 2 grupe, me programe specifike në bazë të aftësive si dhe nga 3 djem vullnetare studentë të universitetit të Sporteve. Bala tha se janë spikatur talene në të gjitha shkollat speciale në të gjithë Shqipërinë dhe vitin e ardhshëm në  Berlin, ku organizohen lojerat olimpike te kategorise speciale, do marrë pjesë një grup prej 10 personash që do të na përfaqësojnë në disipilinën e notit, peshëngritjes, sprint, pra atletikë dhe vrapim në 100 dhe 200 metra, si dhe një grup i veçantë basketbolli me vajza.

Qendra Alert/Alert.al

Shenjat që tregojnë se po kaloni shumë kohë me pajisjet elektronike

Pajisjet elektronike janë bërë shtyllat kryesore në jetën tonë të përditshme, veçanërisht në punë, lodhja e syve është diçka me të cilën po përballen gjithnjë e më shumë njerëz. Sipas ekspertëve të shëndetit, të qëndrosh për më shumë se një orë para ekranit, konsiderohet si një kohë shumë e gjatë. Nëse e teproni, trupi juaj do t’ju japë disa sinjale që tregojnë që duhet të ndaloni dhe të bëni një pushim.

Simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person, por zakonisht shfaqen si:

Djegie e syve

Arsyeja se përse sytë fillojë të djegin pas një kohe të gjatë në ekran, është se ju nuk i mbyllni sytë aq shpesh sa duhet. Prandaj këshillohet që të merrni pushime të shkurtra gjatë punës në ekran dhe të mabni sytë mbyllur për disa sekonda.

Lotim i syve

Kur shikoni ekranet e pajisjeve tuaja për periudha të gjata kohore, sytë lodhen dhe si rezultat të fillojnë të lotojnë. Ngjashëm me ndjesinë e djegies, lotimi i syve mund të ndodhë edhe kur nuk i mbyllni sytë mjaftueshëm.

Dhimbje koke dhe trupi

Shumë njerëz raportojnë një dhimbje të lehtë mbi vetullat e tyre ose dhimbje koke. Nëse punoni para një kompjuteri, mund të ndjeni siklet në qafë dhe në shpinë, e kjo nga qëndrimi juaj i gabuar.

Probleme me fokusimin

Në secilin prej syve, ne kemi gjashtë muskuj që punojnë së bashku për të kontrolluar lëvizjet e syve, që përfshin shikimin për afër dhe larg.

Kur përqendroheni në një distancë të afërt dhe fikse për një kohë të gjatë, muskujt e syve tuaj do të fillojnë të punojnë më shumë.

Më pas kur shkëputeni nga ekrani, ju mund të ndiheni sikur ju duhet më shumë kohë për t’u fokusuar.

Objektet e largëta mund të duken të paqarta për një kohë të shkurtër.

Privim i gjumit

Sipas ekspertëve, drita blu e emetuar nga telefoni dhe laptopi juaj mund ta bëjë më të vështirë të bini në gjumë. Për këtë arsye këshillohet që të paktën një orë para gjumit të shkëputeni prej tyre.

Qendra Alert/Alert.al

Si ta parandaloni nxehjen e tepërt të iPhone-it tuaj

Kur iPhone-i i juaj nxehet shumë, do të shihni një sërë shenjash paralajmëruese. Do të jetë i nxehtë për t’u prekur, por mund të vëreni gjithashtu se po funksionon më ngadalë, ekrani është zbehur, telefoni nuk mbushet ose kamera refuzon të bëjë fotografi. Ju mund të merrni edhe një paralajmërim në ekran për temperaturën nëse nxehtësia është shumë e tepërt. Kur shfaqet ky paralajmërim, mund të bëni vetëm telefonata urgjente derisa telefoni juaj të ftohet.

Nxehtësia nuk është e mirë për iPhone-in tuaj dhe mund të dëmtojë komponentët e brendshëm, veçanërisht baterinë dhe procesorin, nëse e lini të nxehtë për një kohë të gjatë. Por si mund të parandaloni nxehjen e tepërt të iPhone-it tuaj.

Pse nxehet iPhone-i?

Nëse jashtë është nxehtë dhe e lini iPhone-in tuaj në rrezet direkte të diellit ose në makinë, ka shumë mundësi që të nxehet.

Kjo mund të ndodhë gjithashtu nëse iPhone-i juaj po ekzekuton shumë aplikacione ose funksione të tjera me procesor intensiv – të tilla si lojëra, transmetim video HD ose duke përdorur navigimin GPS.

Si të ndaloni nxehjen e tepërt të iPhone-it tuaj

Kur vëreni se iPhone-i juaj është nxehur shumë, të veproni shpejt është mënyra më e mirë për të shmangur dëmtimin e komponentëve të tij të brendshëm.

Mbyllni të gjitha aplikacionet

Zbutja e ngarkesës së procesorit mund të parandalojë gjenerimin e nxehtësisë së tepërt dhe shterjen shumë të shpejtë të baterisë. Pra, mbyllja e të gjitha aplikacioneve duhet të jetë gjëja e parë që bëni.

Ri-startoni iPhone-in tuaj

Nëse nuk keni kohë ose durim për të mbyllur aplikacionet tuaja, thjesht mund të ri-startoni iPhone-in – kjo do të mbyllë automatikisht të gjitha aplikacionet e hapura. Procesi i ri-startimit të iPhone-it tuaj ndryshon.

Kaloni te një karikues zyrtar i Apple

Disa karikues jashtë markës janë më të lirë se ata zyrtarë të Apple. Por kjo për shkak se karikuesi nuk është bërë saktësisht për të ushqyer sasinë e kërkuar të energjisë. Kështu që mund të jetë duke e mbingarkuar pajisjen tuaj. Ndërrimi i tij me një karikues nga Apple mund të ndihmojë këtu.

Përdorni modalitetin e aeroplanit (Airplane mode)

Lidhja e vazhdueshme me internetin mund të jetë burimi i problemit të nxehjes të tepërt që po përjetoni. Nëse është kështu, aktivizimi i modalitetit të aeroplanit mund t’ju ndihmojë ta kapërceni atë.

Bëjini iPhone-it ‘update’

Sigurohuni që të përdorni gjithmonë versionin më të fundit të iOS, pasi ai vjen me përmirësime të performancës që mund të parandalojnë nxehjen e tepërt të telefonit tuaj. Ju gjithashtu duhet të përditësoni aplikacionet tuaja për të njëjtën arsye, për të hequr arnimet për defektet që mund të shkaktojnë probleme të performancës që mbingarkojnë procesorin.

Qendra Alert/Alert.al

TikTok po nxit një kulturë ushqimore toksike tek adoleshentët

Një studim i ri ka dalë në konkluzion se TikTok përmbajtja e të cilit fokusohet te ushqimi dhe pesha po promovon një “kulturë diete toksike” për adoleshentët dhe të rinjtë.

Studiuesit nga Universiteti i Vermontit studiuan 100 video, të cilat përfshinin etiketa në lidhje me dietën dhe peshën. Secili nga dhjetë hashtagët kishte më shumë se një miliard shikime kur filloi studimi në vitin 2020. Me zgjerimin e bazës së përdoruesve të TikTok, u zgjeruan edhe pamjet e hashtags të studiuar.

Këto gjetje të studimit janë alarmante për shkak të hulumtimeve që tregojnë se përdorimi i mediave sociale tek të rinjtë lidhet me ushqimin e çrregullt dhe imazhin negativ të trupit.

Sipas studiuesve, mesazhet gjithëpërfshirëse të gjetura në videot e ushqimit lavdërojnë humbjen e peshës dhe portretizojnë një “pamje joreale të të ushqyerit dhe shëndetit” dhe promovojnë ushqimin si një mjet për të arritur dobësinë.

“Çdo ditë, miliona adoleshentë dhe të rinj janë të ekspozuar ndaj përmbajtjes në TikTok që u jep atyre një pamje shumë joreale dhe të pasaktë të ushqimit dhe shëndetit”, thotë studiuesja Lizzie Pope.

Të rinjtë duhet të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike

Duke qenë se TikTok përdor algoritme për t’u sugjeruar vetë përdoruesve përmbajtje për tema të caktuara, mund të jetë e vështirë t’i shpëtosh përmbajtjes së kulturës ushqimore toksike.

“Përmbajtja dobësuese në TikTok mund të jetë vërtet e rrezikshme, veçanërisht për përdoruesit kryesorë të platformës, të cilët janë të rinjtë”, shton Poup.

Sipas bashkëautores së studimit Marissa Minadeo, fakti që miliarda njerëz kanë parë përmbajtjen e peshës në internet flet shumë për rolin që luan kultura ushqimore në shoqërinë tonë.

“Ne duhet t’i ndihmojmë të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik, por ajo që na nevojitet është një rimendim rrënjësor i mënyrës se si e trajtojmë trupin, ushqimin dhe shëndetin tonë. Me të vërtetë bëhet fjalë për një ndryshim që do të na mundësojë të jetojmë produktivisht, të lumtur dhe të shëndetshëm”, ka përfunduar ajo.

Qendra Alert/Alert.al

Rregullat e përgjegjësisë së BE-së do të modernizohen, por si do ndikojnë tek konsumatori

Komisioni Evropian ka propozuar përditësimin e rregullave të përgjegjësisë civile për produktet dhe shërbimet, për t’i bërë ato të përshtatshme për epokën dixhitale. BEUC ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për modernizimin e tyre dhe për një kuadër ligjor të qartë dhe të detyrueshëm, duke pasur parasysh se produktet janë gjithnjë e më të dixhitalizuara, komplekse, të errëta dhe kur fuqizohen mund të marrin vendime autonome.

Rregullat e reja ofrojnë përparim në disa fusha. Në kundërshtim me rregullat tradicionale të përgjegjësisë së produktit, nëse një konsumator dëmtohet nga një operator shërbimi i AI, ai do të duhet të provojë se faji i takon operatorit. Duke marrë parasysh se sa komplekse janë sistemet e AI, këto kushte do ta bëjnë de fakto të pamundur për konsumatorët që të përdorin të drejtën e tyre për kompensim për dëmet.

Ursula Pachl, Zv.drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Evropiane të Konsumatorit (BEUC), tha: “Ne jemi gjithnjë e më të rrethuar nga produkte dhe shërbime dixhitale dhe të drejtuara nga AI, si asistentë në shtëpi ose politikat e sigurimit të bazuara në çmim i personalizuar. Megjithatë, konsumatorët do të jenë më pak të mbrojtur kur bëhet fjalë për shërbimet e AI sepse ata do të duhet të dëshmojnë se operatori kishte faj ose neglizhencë në mënyrë që të kërkojë kompensim për dëmet. Të kërkosh nga konsumatorët që ta bëjnë këtë është një zhgënjim i vërtetë. Në një botë me sisteme shumë komplekse dhe të paqarta të “kutisë së zezë” të AI, do të jetë praktikisht e pamundur për konsumatorin të përdorë rregullat e reja.

Rregullat e propozuara të nxjerra për përgjegjësinë e produktit përmbajnë ndryshime pozitive, të tilla si përfshirja e humbjes së të dhënave si një lloj dëmi për të cilin prodhuesit mund të jenë përgjegjës ose që softueri mund të konsiderohet gjithashtu një produkt dhe për këtë arsye mbulohet nga rregullat e BE-së për përgjegjësinë ndaj produktit.

Më parë i kemi bërë thirrje Komisionit që të përfshijë tregjet online nën rregullat e reja të BE-së për përgjegjësinë ndaj produkteve, pas studimeve të shumta që tregojnë se konsumatorët i nënshtrohen një numri të lartë të mallrave të pasigurta në tregjet online. (BEUC)

Qendra Alert/Alert.al

Elon Musk, pronari i ri i kompanisë Twitter

Elon Musk është pronari i ri i kompanisë Twitter. Pas muajsh pritjeje, të enjten vonë ai përmbylli marrëveshjen për blerjen prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë Twitter. Zoti Musk e nisi drejtimin e kompanisë me vendimin për largimin nga puna të disa prej drejtuesve më të lartë të saj, ndërsa ka paralajmëruar edhe shkurtime tjera të stafit. Kjo ka shkaktuar frikë dhe pasiguri mes punonjësve, ndërsa ekspertët thonë se planet amibicioze të zotit Musk janë të paqarta.

Pak pasi mori pronësinë e kompanisë Twitter, Elon Musk pushoi nga puna disa nga drejtuesit kryesorë të saj, shefin ekzekutiv Parag Agrawal, shefin e financave Ned Segal dhe shefen e çështjeve ligjore dhe politikave Vilaya Gadde, njoftojnë burime brenda kompanisë.

Më herët zoti Musk i kishte akuzuar ata se e kanë mashtruar lidhur me numrin e llogarive të rreme në platformë.

Menjëherë pas përmbylljes së marrëveshjes ai shkroi në Twitter se “zogu është i lirë”, një postim që mesa duket i referohet zogut blu në logon e kompanisë që ai e bleu për 44 miliardë dollarë.

Kompania Twitter, zoti Musk dhe udhëheqësit e pushuar nga puna nuk dhanë ndonjë koment të menjëhershëm. Ekspertët thonë se afër 7 mijë e 500 punonjësit e tjerë të Twitter-it janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre, pasi zoti Musk ka paralajmëruar planet e tij për shkurtimet e vendeve të punës dhe ndërtimin e një të ashtuquajturi “super aplikacion”.

“Twitter me një pronar si Elon Musk ka mundësi të shkaktojë edhe më shumë kaos. Punonjësit tashmë janë të shqetësuar për largimet masive nga puna dhe ky është një shqetësim i vlefshëm. Por, sektorët ku do të ndodhin shkurtimet e punëtorëve do të na japin një ide më të qartë se çfarë synon të bëjë Elon Musk me kompaninë Twitter”, thotë ekspertja Jasmine Enberg.

Vetëm më pak se 10 për qindëshi i 266 punonjësve të kompanisë Twitter që morën pjesë në një sondazh të aplikacionin Blind, presin që gjatë tre muajve të ardhshëm të vazhdojnë ta kenë vendin e tyre të punës. Blind është një aplikacion që u mundëson punonjësve të shprehin ankesat e tyre në mënyrë anonime.

Shefi i kompanisë prodhuese të makinave elektrike “Tesla” dhe asaj hapësinore “Space X”, ka paralajmëruar se në Twitter do të ofrohet gjithçka, nga tansfertat e parave, deri tek blerjet online dhe udhëtimet me makinë.

Në të ardhmen e afërt, zoti Musk ka thënë se dëshiron të “heqë qafe” llogaritë e rreme në platformë, të krijojë algoritmet që përcaktojnë mënyrën se si përmbajtja u shfaqet përdoruesve dhe të parandalojë që platforma të kthehet në një hapësirë për shfaqje të urrejtjes dhe shkaktimit të përçarjeve, edhe pse ai është shprehur kundër cenzurimit të përmbajtjes.

Kjo ka nxitur spekulime se ai mund ta anulojë vendimin për përjashtimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump nga rrjeti social Twitter. Ai u shpreh i kënaqur që Elon Musk mori kontrollin e Twitter-it, por nuk tha nëse do të kthehet apo jo në platformën që e ka përjashtuar pas sulmit të 6 janarit në Kapitol.

“Ka mundësi që një nga gjërat e para që ai do të donte të bënte është të kthejë të gjithë ata që janë përjashtuar ose të rikthejë të gjithë njerëzit kontrovers. Sigurisht kjo mund të ndodhte me ose pa Elon Muskun. Gjërat ndryshojnë sikur edhe opinionet e njerëzve. Duhet të presim dhe shohim nëse kjo do të jetë pjesë e politikave”, thotë Omar Akhtar, hulumtues në kompaninë Altimeter.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer tha se çdo kompani që vepron në bllokun prej 27 anëtarësh duhet të respektojë rregullat e lirisë së shprehjes të përcaktuara sipas ligjeve të Bashkimit Evropian.

“Ka disa aktivitete që nuk janë në përputhje me rregullat, rregulloret dhe ligjet e vendeve anëtare, gjëra që lidhen me gjuhën e urrejtjes, aktivitetet kriminale, terrorizmin e të tjera”, tha ai.

Njeriu më i pasur në botë tha se nuk e bleu kompaninë Twitter për t’u pasuruar edhe më shumë, por siç u shpreh ai “për të ndihmuar njerëzimin”.

“Ai e ka thënë vazhdimisht se nuk është për përdorimin e mburojave për të kontrolluar përmbajtjen. Unë mendoj se kemi prova të pafundme që pa mburoja në një platformë si Twitter ose kudo në median sociale, përfundon me urrejtje, përbuzje e paragjykim ndaj grave dhe teori konspirative. Kjo nuk është në të mirën e askujt”, thotë Claire Diaz-Ortiz, ish punonjëse e kompanisë Twitter. Zoti Musk ende nuk ka dhënë detaje se si do t’i arrijë të gjitha planet e tij ambicioze për platformën Twitter dhe se kush do ta drejtojë kompaninë.

Qendra Alert/Alet.al

Bie WhatsApp në të gjithë botën! Përdoruesit, probleme në dërgimin e mesazheve

Aplikacioni WhatsApp po përballet me një defekt pasi një numër përdoruesish po raportojnë probleme me dërgimin dhe marrjen e teksteve në aplikacion.

Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje të mprehtë në numrin e përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp.

Downdetector po raporton një rritje të madhe me mbi 6000 raporte në internet. Përdoruesit po ankohen se mesazhet e tyre nuk po dërgohen. Edhe kur dërgohen mesazhet, aplikacioni nuk arrin të nënvizojë statusin e dorëzimit.

Qendra Alert/Alert.al

Prodhuesi gjerman i automjeteve elektrike Next.e.GO Mobile SE, sjell risi në panairin e automjeteve në Paris. Prezanton edhe automjetin të ri komercial me emetim zero, e.Xpress

– Next.e.GO Mobile SE njofton nisjen e shitjeve të modelit të ri e.wave X nga data 17 tetor, ekskluzivisht për klientët me rezervime
– Next E.GO Mobile SE do të prezantojë gjithashtu një automjet të ri komercial me emetim zero, e.Xpress
– Next.e.GO Mobile SE shpall partneritetin strategjik me Ample Inc. me bazë në Shtetet e Bashkuara për të prezantuar një shkëmbim të automatizuar unik, të shpejtë dhe të përshtatshëm të baterive
– Next.e.GO Mobile SE njofton një bashkëpunim strategjik me kompaninë gjermane Fintech OneFor Holding GmbH, për t’u siguruar klientëve akses në kredi të menjëhershme për makina personale deri në 25,000 euro

AACHEN, Gjermani dhe PARIS, 17 tetor 2022 – Prodhuesi i pavarur gjerman i automjeteve elektrike, Next.e.GO Mobile SE (“e.GO”), bëri disa njoftime dje në panairin e automjeteve në Paris, duke përfshirë nisjen e shitjeve per automjetin elektrik të modelit “e.wave X”. Automjetet e para, modeli “e.wave X” do të dedikohen për klientët që kanë bërë rezervime që nga fillimi i verës së këtij viti. Ngjyrat e reja dhe linjat e zbukurimit që tani të disponueshme përmes konfiguruesit e.GO, u mundësojnë këtyre klientëve të jenë të parët që konfigurojnë dhe bëjnë një porosi për automjetin e tyre individual gjatë kësaj periudhe ekskluzive. Pas përmbushjes së porosive të rezervimit, konfiguruesi dhe prodhuesi i e.GO do t’i ketë të disponueshme për publikun që nga 01 dhjetori 2022. Të gjitha detajet mbi të dhënat teknike, opsionet dhe pajisjet speciale dhe çmimet janë të disponueshme në katalogët e produkteve dhe konfiguruesin.

e.GO njoftoi gjithashtu prezantimin e një automjeti të ri komercial kompakt elektrik për shpërndarje urbane, “e.Xpress” në panairin e automjeteve në Paris, i krijuar për të adresuar kërkesën në rritje për dërgesa urbane me emetim zero dhe flotë komerciale.
E.Xpress synon të trajtojë fushat kryesore të fokusit për menaxherët e flotës komerciale, duke përfshirë kohën e funksionimit, shpejtësinë e karikimit, duke ofruar një zgjidhje unike dhe universale të ndërrimit të baterive, që synohet të jetë po aq e shpejtë dhe e përshtatshme sa karburanti i automjeteve të vjetra. Zgjidhja është rezultat i një bashkëpunimi strategjik midis e.GO dhe Ample, një ofrues amerikan i zgjidhjeve teknologjike dhe energjetike që përdor robotikë autonome dhe strukturë modulare të baterisë për të përmirësuar shpërndarjen e energjisë për transportin elektrik.

E.Xpress vjen me një lëkurë polimerike të qëndrueshme që synon të reduktojë koston dhe kohën e riparimit të ciklit jetësor. Ofron një vëllim ngarkese deri në 940 litra, në varësi të konfigurimit të zgjedhur, me ngarkesë bruto deri në 240 kg. Ai do të jetë i disponueshëm me baterinë e këmbyeshme dhe në varësi të konfigurimit të zgjedhur pritet të ofrojë një distancë urbane deri në 230 km dhe një kohë shkëmbimi baterie prej vetëm disa minutash. Ai do t’u ofrohet klientëve, bizneseve dhe operatorëve të flotës si me baterinë të përfshirë në blerjen e tyre, ashtu edhe me një model abonimi, ku klienti nuk ka nevojë të blejë baterinë, në vend që të jetë abonuar për dërgimin dhe shfrytëzimin e energjisë. Fillimi i rezervimeve për e.Xpress është planifikuar për 02 Nëntor 2022.

Përveç kësaj, e.GO njofton fillimin e një bashkëpunimi strategjik me OneFor – një kompani inovative gjermane Fintech, e fokusuar në financat dhe pagesat dixhitale të konsumatorëve, me qëllim që t’u ofrojë klientëve akses në kredi të menjëhershme për makina personale deri në 25,000 euro. Kreditë për vetura personale përpunohen shpejt dhe vijnë me norma interesi fikse dhe një periudhë shlyerjeje deri në 84 muaj.
“Tek e.GO ne kemi bërë që thjeshtësia, praktike dhe cikli i mbyllur të jenë misioni ynë dhe zgjidhja për disa nga sfidat me të cilat përballeet sot njerëzimi. Kjo është arsyeja pse ne përdorim inovacionin dhe teknologjinë për të fuqizuar njerëzit gjatë udhëtimit të tyre të qëndrueshëm. Ofrimi një shërbimi të tillë urban me një zgjidhje karikimi që është po aq i shpejtë dhe i përshtatshëm sa karburanti tradicional, por jo aq i rëndë për burimet e kufizuara të planetit ose infrastrukturën energjetike, ose duke u ofruar klientëve akses në zgjidhje financiare inovative që mund të fuqizojnë zgjedhjen e tyre të lëvizshmërisë së qëndrueshme, janë reflektim i atij angazhimi”, shpjegon Ali Vezvaei, Drejtor i Përgjithshëm i “e.GO”.

Rreth Ample: Me qendër në San Francisko – SHBA, Ample Inc. është një ofrues i zgjidhjeve teknologjike që përdor robotikë autonome dhe teknologji inteligjente modulare të baterive për të përmirësuar shpërndarjen e energjisë për transportin elektrik. Ai krijoi një platformë ekonomike, që mund të shpërndahet shpejt dhe gjerësisht e aksesueshme, që ofron një karikim të plotë për automjetet elektrike në pak minuta. (www.ample.com)

Rreth OneFor: OneFor Holding GmbH me bazë në Gjermani është një kompani Fintech që ofron aplikacione dhe shërbime të ndryshme të parave dixhitale, duke përfshirë llogaritë pa kufij, shërbimet e pagesave dhe kartave, si dhe kreditë e investimet personale. Zgjidhja e kartave mbështetet nga Mastercard International. OneFor mundëson një llogari familjare pa kufi, duke i kthyer transaksionet e vetme në momente lidhjeje, duke krijuar përvoja të përbashkëta dhe duke rritur përfshirjen financiare që nxit zhvillimin ekonomik. (www.onefor.com)

Burimi: www.prnewswire.com

Vjedhja e të dhënave nga llogaria Facebook

Meta ka paralajmëruar miliona përdorues të Facebookut, se informacionet për llogaritë e tyre mund të jenë kompromentuar nga ana e aplikacioneve të jashtme që shkarkohen në dyqanet e Google dhe Apple.

Në raportin më të fundit, hetuesit e sigurisë të kompanisë Meta kanë identifikuar mbi 400 aplikacione të rrezikshme, të dizajnuar të vjedhin të dhënat e llogarive të përdoruesve të Facebookut. Aplikacionet janë të dizajnuar “për argëtime dhe të dobishme”, siç janë programet për fotografi, aplikacione për kamera, servisët VPN, horoskop dhe për fitnes.

Aplikacionet shpesh nga përdoruesi kërkojnë që të kyçen në llogarinë e tyre në Facebook, para se të kyçen në funksionet e premtuara. Megjithatë, kjo është vetëm një prej metodave të vjedhjes së informacioneve të përdoruesve të Facebookut, përkatësisht fjalëkalimeve.

Qendra Alert/Alert.al

TikTok përballet me gjobën miliona dollarë

TikTok mund të detyrohet t’i paguajë një gjobë 29 milionë $ agjencisë britanike të mbrojtjes së të dhënave, pasi platforma e shpërndarjes së videove nuk ka mbrojtur, por ka shpërndarë e përpunuar të dhënat private të të miturve të shumtë që e përdorin.

Hetimi i autoritetit britanik zbuloi se platforma ka shkelur ligjet e vendit me mbledhjen e përpunimin e të dhënave të fëmijëve nën 13 vjeç pa miratimin e të prinderve.

Ajo gjithashtu nuk ka vepruar në mënyrë të saktë e transparente me të dhënat, ndërsa ka përpunuar “një kategori të veçantë të dhënash” pa arsyet ligjore për ta bërë.

Por TikTok nuk do të jetë i detyruar të paguajë gjobën pasi ka marrë vetëm një “njoftim objektivi” nga rregullatori britanik për zbulimet.

Shkeljet e privatësisë së TikTok llogaritet se kanë ndodhur prej majit 2018 deri në korrik 2020.

“Ne duam që fëmijët tanë të mësojnë nga eksperienca në botën dixhitale por me mbrojtjen e duhur të të dhënave të tyre. Kompanitë e shërbimeve dixhitale kanë detyrë ligjore të mbrojnë të dhënat dhe TikTok nuk e ka bërë këtë,” tha komisioneri britanik i informacionit John Edwards. Edwards shtonte se përveç TikTok, agjencia po heton dhe rreth 50 shërbime të tjera online që dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes së të dhënave të fëmijëve.

Rregullatori financiar britanik paralajmëronte klientët e TikTok kundër “influencuesve” që jepnin “këshilla” për të luajtur në bursat e aksioneve, për të ashtuquajtura “investime” në kriptovaluta apo ‘forex trading’.

TikTok faces $29M fine in UK for ‘failing to protect children’s privacy’ | TechCrunch

Qendra Alert/Alert.al