Menu

Rama

PS mbledh online Asamblenë për Kongresin, Rama niset në Turqi, mban vetëm fjalën hapëse

Mblidhet e Asamblea Kombëtare e Partisë Socialiste. Në rendin e ditës parashikohen 6 pika kryesore ku mes tyre miratimi i projekt vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm  në 12 qershor, analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore si  miratimi vendimit për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë.

Asambleja do të zhvillohet online për të respektuar masat anti-COVID. 10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste. Më herët Edi Rama ka thënë se një arsye pse është vendosur kjo datë ka të bëjë me  numrin e  viteve të qeverisjes së socialistëve përllogaritur në tre mandate të fituara rresht.

Në një deklaratë të mëparshme Rama tha se në këtë vit 30-vjetori, do jetë një fushatë hapjeje e Partisë Socialiste, hapje e cila sipas tij do të krijojë mundësi gjithëpërfshirëse.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama do të niset pasditen e kësaj të mërkure në Turqi. Ai do të mbajë fjalën hapëse në Asamblenë e PS që do të zhvillohet online dhe më pas do të niset drejt Turqisë. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite.

alert.al/