Menu

Uncategorized

Simptoma e re e coronavirusit, shfaqet tek shputa e këmbës

Simptomat e sëmundjes së coronavirusit ndryshojnë nga një person tek tjetri, por ekspertët spanjollë tani po i hulumtojnë lezionet (infeksione, plagë) në shputa të këmbëve, të cilat janë shfaqur te disa pacientë në fazën e hershme të sëmundjes

Në të vërtetë, fjala është për lezionet të cilat ngjasojnë me fruthin, theksohet në raportin e Këshillit të ekspertëve të sëmundjeve të shputave të Universitetit për Pediatri.

Siç theksohet, në Itali, Francë dhe Spanjë janë raste të shumta të të sëmurëve të cilët kanë qenë të sëmurë me coronavirus të cilin e kanë pasur në këmbë, për të cilat dëshmojnë dermatologët.

Kjo simptomë posaçërisht është veçuar te fëmijët dhe adoleshentët, mirëpo edhe disa të rritur kanë patur shenja të ngjashme në shputa.

Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen që ende nuk mund të flasim për fakte shkencore përse është kështu, mirëpo kërkojnë që t’i kushtohet kujdes edhe kësaj simptome.

Pra, provat e tyre janë paralajmëruese pasi Federata Ndërkombëtare e Podologëve ka publikuar artikullin në të cilin raportojnë për rastin e një 13-vjeçari, tek i cili janë vërejtur këto simptoma që prej 8 marsit, por për të cilin dyshohet se i është shkaktuar nga pickimi i merimangës. Mirëpo, adoleshenti pastaj është diagnostikuar me coronavirus, pasi ka patur edhe simptoma të tjera. Burimi: www.mirror.co.uk

Qendra Alert/Alert.al

30 mjekët e Ramës dhe 30 fatkeqët e Destanit

Nga Armand Shkullaku

Ngjarja dramatike e shqiptarëve të mbetur në tokë neutrale në kufi me Greqinë, ka zhveshur menjëherë petkun e humanizmit dhe solidaritetit, që kryeministri Rama tentoi ta mbërthente fort pas aktit të bujshëm të dërgimit të 30 mjekëve në Itali. Mënyra çnjerëzore me të cilën u trajtuan këta shqiptarë, duke i lënë për netë të tëra jashtë në mes të të ftohtit, nxorri dhe njëherë në pah dy standartet me të cilat punon kjo qeveri: tjetër sjellje në sytë e botës dhe krejt tjetër me qytetarët e saj.

Indiferenca, madje edhe arroganca, ndaj fatit të 30 njerëzve të mbetur në mëshirë të fatit në kufi, hoqën çdo dyshim se nisja e 30 mjekëve drejt Italisë ishte frymëzuar nga humanizmi i sinqertë. Ky akt nuk paska qenë gjë tjetër, veçse një gjetje e marketingut politik për ta vënë kryeministrin e lodhur shqiptar në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Dërgata drejt Italisë bënte ku e ku më shumë bujë se sa fati i disa shqiptarëve që donin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Humanizmi pa efekt mediatik e politik, nuk është rrobë që i rri kësaj qeverie.

Qeveria shqiptare i kishte të gjitha mundësitë për të mos i trajtuar si bagëti qytetarët e saj të mbetur në kufi. Ajo mund të bënte në kohë verifikimin e tyre, të dërgonte mjetet e duhura të transportit dhe të zgjidhte ose karantinimin e detyruar në shtëpi (siç veproi për një grup tjetër shqiptarësh që u kthyen me avion në Rinas) ose vendosjen në një godinë që i plotësonte kushtet për një izolim 14 ditor. Indiferenca ndaj këtyre fatkeqëve nuk ishte e lidhur as me rrezikun infektues që ata paraqisnin (sot gjenden të karantinuar në një hotel të Korçës) dhe as me kostot për sistemimin e tyre. Thjesht, ata të 30-të, qëlluan të ishin shqiptarë të thjeshtë, që nuk ngrinin ndonjë peshë në marketingun politik të kryeministrit.

Imagjinoni për shembull sikur ata të 30 të kishin qenë qytetarë italianë apo gjermanë, të mbetur aksidentalisht në mes të kufirit greko- shqiptar, në pamundësi për të ndenjur në Greqi. Edi Rama do të kishte udhëtuar vetë drejt Kapshticës, me të gjitha pajimet televizive, dhe do të kishte mbajtur një fjalim live për bujarinë dhe solidaritetin e shqiptarëve. Do t’u kishte bërë gati me shpenzimet e palës shqiptare ndonjë hotel me pesë yje dhe në mbrëmje do lidhej në skype me Konten ose Merkelin, që do të vlerësonin lart liderin tonë në sytë e gjithë botës. Më pas do të rridhnin intervistat, komentet që do ta kërkonin president të KE apo sondazhet ku italianë, gjermanë e me gjerë, do t’i luteshin të madhit Zot që Edi Ramën ta kishin kryeministër të tyrin.

Mirëpo ata në Kapshticë e Kakavijë nuk kishin asnjë mundësi për të prodhuar efekte të këtyre përmasave. Pompa me të cilën u bë përcjellja e 30 mjekëve ishte shumë më lart nga efekti i pritjes së 30 emigrantëve. Dhe shfaqja në sytë e botës ka ku e ku më shumë rëndësi se sa drama e një grushti shqiptarësh. Këta të fundit nuk mund të përdoren për intervista në mediat e huaja, për ata nuk porositen dot as sondazhe, ata janë numra që harrohen shumë shpejt. Shumë- shumë me ta mund të bënte ndonjë kronikë Pandi Majko ose Erjon Veliaj (ndoshta shkon deri në Korçë) duke u shpërndarë supën apo duke u gatuar.

Dhe qeveria shqiptare i la ata njerëz të braktisur deri në fund. Rama u kujtua të zgjojë Pandin kur disa media të huaja nisën të raportojnë për shqiptarët e ngecur në kufi dhe kur opozita e shtoi presionin ndaj qeverisë për t’u dhënë një zgjidhje atyre njerëzve.

Sigurisht, qeveria vetë nuk është se bëri ndonjë gjë. Familja Destani nga Tetova, me urtësi dhe pa bujë, madje pa u deklaruar askund, mori përsipër strehimin në Korçë të 30 shqiptarëve që kishin kaluar deri në vuajtje për një gjë kaq të thjeshtë. Bamirësit u zbuluan nga mediat, ata vetë nuk dhanë asnjë intervistë, nuk bënë asnjë foto dhe nuk pushtuan ekranet për të treguar bujarinë e tyre. Ndërsa Edi Rama dhe dishepujt e tij, nuk janë mësuar të bëjnë diçka pa nxjerrë ndonjë përfitim.
Prandaj kur flasim për aktet e Ramës, më mirë ta trajtojmë si një qerrata që i vete mendja të çudisë dynjanë se sa si një politikan që beson tek humanizmi dhe solidariteti njerëzor. Në fakt ai ka shumë vite që nuk beson në asgjë që nuk i shërben pushtetit, si qëllim final i ekzistencës së tij.

©Lapsi.al

Siguria në punë dhe shëndeti i stafit, ECOLOG vlerësohet me Çmimin e Artë nga Kompania Mbretërore RoSPA

Kompania ndëkombëtarë, që ushtron aktivitetin e saj në mbarë botën, ECOLOG INTERNATIONAL, është vlerësuar së fundmi me Çmimin e Artë për Sistemet e Sigurisë dhe Shëndetit për punonjësit e saj. Çmimi i është akodruar ECOLOG nga kompania presigjoze RoSPA, e cila njihet për specializimin e saj në vlerësimin e Parandalimit të Aksidenteve në Punë dhe kujdesit për shëndetin e punonjësve nga koorporatat. Njoftimi është bërë vetë nga ECOLOG INTERNATIONAL në faqet e saj zyrtare ku thuhet se, “shëndeti dhe siguria është gjithmonë përparësia jonë numër një!”  “Ne jemi krenarë të njoftojmë se, Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Aksidenteve (RoSPA) i ka akorduar ECOLOG çmimin e artë ‘RoSPA”, për nivelin tonë të lartë të performancës, sistemet dhe kulturën tonë të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë profesionale të stafeve tona, kontrollin e jashtëzakonshëm për rreziqet, riskun në nivele shumë të ulta për dëmtime, aksidente apo humbje jetësh, thuhet më tej në njoftimin e ECOLOG. Sipas saj, Kjo performancë e artë, ka qenë gjithmonë premtimi ynë për klientët tanë, kolegët tanë dhe veten tonë.

ECOLOG INTERNATIONAL  është gjigandi ndërkomëtar që drejtohet nga Familja Destani, nga Tetova e Maqedonisë së Veriut. Ajo është e shtrirë në të gjithë botën, me mbi 12 mijë të punësuar, në qindra lokacione të ndryshme.

Qendra ALERT / Alert.al

Video / Bujqesia drejt falimentimit, kamioni me tranguj derdhet ne lume

Situatat ekonomike qe po shkakton e do te thellohet nga pandemia “Covid-19”, po ndihet edhe ne Shqiperi e nje nga sektoret qe po shkon drejr zhytjes totale eshte bujqesia. Renia e konsumit vendas dhe bllokimi thuajse total i eksporteve te perimeve, per shkak te mundeses se kerkesave nga tregjet ndermombetare, ka bere qe mijera ton perime shqiptare te mos gjejne destinacionin e tyre. Ne videon e siguruar nga Alert.al, duket nje kamion i ngarkuar me kastravec, qe ne mungese te tregjeve ka shkuar drejt kalbjes dhe e gjithe ngarkesa eshte derdhur ne lume.

Kjo tregon situaten e rende ku gjendet bujqesia, nderkohe qe tregjet nderkombetare po ulin kerkesen per produkte bujqesore nga vendi yne, per shkak te situates se Coronavirus.

Qendra ALERT / Alert.al

Ministri Çuçi garanton fermerët: S’do të ketë asnjë mungesë produktesh në tregje!

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka reaguar pas kërkesave të fermerëve në periudhën e vështirë që po kalojnë si pasojë e pandemisë. Ai ka deklaruar se puna e fermerëve do të vijojë dhe nuk mund të ndërpritet për asnjë çast zinxhiri i prodhimit dhe furnizimit.

Deklarata e tij në Facebook.

Krahas mjekëve, infermierëve, punonjësve të rendit e sigurisë që janë në radhën e parë të kësaj situate të vështirë ka edhe një grup tjetër që është në shërbim të shoqërisë dhe që vijon punën për të garantuar një gjendje ‘normaliteti’, në kushtet kur i gjithë vendi është në një karantinë të plotë. E kam fjalën këtu për fermerët, blegtorët dhe gjithë operatorët e biznesit ushqimor.

 

🔴 Puna e tyre do të vijojë sepse nuk mund të ndërpresim për asnjë çast zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. GARANTOJ se nuk ka dhe nuk do të ketë mungesë në tregje të ushqimeve dhe produkteve të tjera.

 

🔴 Vërtet kjo është një situatë e pazakontë, por aktiviteti i subjekteve prodhuese dhe importuese vijon nën një regjim masash të rrepta të distancimit social, si mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Fermerët e blegorët gjithashtu nuk mund ta ndërpresin punën e tyre, thjesht edhe ata po i përshtaten masave të vendosura nga qeveria në kuadër të kësaj pandemie botërore.

 

🔴 AKU është në terren në të gjithë vendin duke inspektuar subjektet që janë hapur, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të mos lejuar abuzimin me çmimet.

 

🔴 Është e rëndësishme që të gjithë bashkë të vijojmë sakrificën e madhe të kufizimit të lëvizjeve derisa ta fitojmë këtë luftë me armikun e padukshëm. Dhe padisuktim që ne do ta fitojmë. S’ka rrugë tjetër!

Qendra Alert/Alert.al

“Kriza Shëndetësore 2020" a mjafton ky emër për këtë krizë?!

Nga Ardian Lekaj*

Po ecim në kohën e paparashikuar dhe të papritur, pikërisht kur vëmendja tërhiqej nga strategjia afatgjatë e BE-se 2050, për njëekonomi të gjelbër dhe inovative.

Duket si një histori e pabesueshme. Një shok i cili ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit, të menduarit apo të çdo sjellje. Çdo mendje mundohet të kërkojë të shohë, se çfarë do të ndodhë nesër.

Shëndeti i individit, është ushqimi i ekonomisë!

Ky duhet të jetë fokusi i kamerës së çdo vendi të globit sot.

Individin e shëndoshë dhe ekonominë e lidhin një sërë hallkash duke filluar nga të dhënat evidente, masat globale në shëndetësi, zhvillimet teknologjike, kërkimi dhe koordinimi ndërkombëtar, duke vijuar me të gjithë indikatorët që formojnë mirëqenie për njerëz të shëndetshëm, si punësimi, investimet, rritja ekonomike dhe tregu.

Shumë analistë i referohen krizës së vitit 2008, 12-vite më parë, por që kjo e sotmja, nuk është krize financiare, kjo është njësëmundje që po prek trurin dhe zemrat e njerëzve.

Kjo krizë po nxjerr fare mirë në pah dobësitë e sistemit fiskal, shëndetësor dhe administrativ, që zor se do ta rikthejë atë çkakombet sot po humbasin për minimalisht një dekadë.

Po të shqyrtojmë këtë Botë të Re sot, me atë të nesërme pas kësaj katastrofe globale që po jetojmë me pasojat e COIVD-19, do të na duhet të riorientohemi edhe pse me gjasa vështirësitë do të jenë jo të vogla, por që sigurisht do të kërkojmë dhe do të gjejmë ekuilibra të rinj:

– Në këtë periudhë kur njerëzit po humbasin arsyetimin, duket sikur po mësojmë si të marrim frymë, sa afër duhet të rrimëme njëri-tjetrin, si duhet të takohemi e të përshëndetemi. Është pikërisht një solidaritet nacional dhe një patriotizëm i ri brenda vendeve, të shpallur në gjendje lufte, por qëarmiku është i përbashkët dhe virtual.

– Besimi tek autoritetet është rritur. Mjekët dhe nëpunësit e shëndetësisë, janë kthyer në heronj të luftës. Ështëzvogëluar individualizmi dhe po hapet një dritare e re përndjesinë dhe përgjegjësinë familjare.
– Reformat e reja po kthehen në një garë konkurueshmërie për kushte jete më të suksesshme, studimet shkencore po marrin hov dhe impulse të reja konkrete.
– Tregu i brendshëm po gjen vëmendjen e duhur. Po vihet nëpikëpyetje Globalizimi.
– Ambientet e përbashkët as i parqet, kinematë, teatrot, muzeumet do të ridimesionohen.

Shërbimet fetare me siguri do të marrin nisma të reja.

– Në trurin tonë çdo ndryshim për të ardhmen do tëperceptohet ndryshe dhe do të rritet uria për diversifikim tëideve apo proceseve.

– Një jetë e re ka lindur për Botën On line, si botë më e shëndetshme tregtare, duke integruar edhe tregun e telemedikamenteve.

Sot ekonomia Botërore njeh disa forma krizash. Kriza në formën e germës “V”, ku ekonomia për shkaqe të ndryshme natyrore bie në ritme shumë të shpejta-të menjëhershme, dhe shkakton dëme rigoroze, por që edhe pas rënies ka një ngritje po tëmenjëhershme.

Kriza në formën e germës “U” e cila veçorinë dalluese, ka fazëne rritjes në ritme të ngadalta, pasi le dëme te pa korrigjueshmedhe shenja te thella sektoriale. Më e vështira është ajo që kaformën e germës “L” ku ekonomia për një periudhë tëpapërcaktuar bie në një kolaps të plotë.

Ne sot ndodhemi në një fazë të ndërmjetme mes formës “V” dhe “U” ku dëmet e pakorrigjueshme janë humbjet e jetëve çdo ditë, dhe gjurmët janë pikërisht kriza që do të pasojë ekonominëglobale.

Qeveritë në këto momente, po zhvillojnë një luftë në dy fronte dhe kjo nuk është fare e lehtë, në kushtet kur efikasiteti dhe efektiviteti i secilit nuk është në lirshmërinë e të përditshmes normale.

Nga njëra anë po luftohet për një unifikim të mënyrës së sjelljes publike në zbatime dhe të masave të rrepta, për të parandaluar përhapjen e virusit, çka nuk i referohet asnjë eksperience tëngjashme në llojin e vet, nga ana tjetër rekordet ekonomikekërkojnë përgjegjshmëri shumë më tepër se një trajtim fiskal. Duket si një përpjekje individualiste, për arsyen se virusi i gjetitë papërgatitur. Duket si një indiferentizëm ndaj kombeve, porqë në fakt asnjë nuk ka të garantuar vendin e vet.

Ekonomia është një fushë sa komplekse aq edhe e matshme. Skenarët duhet t’i qëndrojnë mendjeve të specialistëve për t’udizenjuar dhe përshtatur më së miri, në kombinim meszgjidhjesh fiskale me ato politike, sociale dhe administrative. Aleatët do të lindin natyrshëm. Jam i bindur se rregullat e lojësdo të paraprijnë një botë të re, me zgjidhje alternative.

Por si sipërmarrës, nuk do të prisja askënd. Skenarin e çdondërmarrje do të duhej ta dizenjoja ashtu si krijova idenë për ta zhvilluar atë.

Kur situata ndryshon unë si ekonomist nuk bëj gjë tjetër veçse ipërshtatem dhe drejtoj mendimin duke u bazuar në nivelin e rrezikut.

Ndryshe nga të mëdhenjtë, të vegjlit kanë nevojë për drejtim. Kanë nevojë për mbështetje. Kanë nevojë për të garantuarminimumin jetik. Ndaje dhe në skenarët e specialisteve të çdoqeverie, duhet të jenë në fokus.

Sistemi i sotëm financiar me sa po duket është po aq i dobët sa në 2008. Në mars të vitit 2009 u mblodh G20 nën mbikëqyrjen e Barack Obamës në Londër për të rregulluar sistemin Financiar.

Për pak menduam se vendet e vjetra industrialiste, do të bashkëpunonin me lojtarët e rinj botërorë, si: Kina, India, Brazilidhe Rusia. Shumë rregulla të reja dhe të forta u menduan dhe u përfolën për sistemin e ri bankar. Por jo më shumë se 6 muaj pas krizës, pikërisht bankat që u mbështetën dhe u mbrojtën më shumë, filluan të operojnë me një arrogancë të re duke fshirë ngatavolina të gjitha rregullat e lojës që u vendosën nga G20.

Sot bankat qendrore e çuan normën e interesit në 0 dhe poprodhojnë para extra për tregun. Ky nuk është shërim, përkundrazi është infektim akoma më i keq i tregut. Në këtëmënyrë po krijojnë një flluskë të re që do ta rëndojë ekonominëakoma më keq në të ardhmen.

Në rastin e Shqipërisë, jemi në fazën e parë të luftës ku Qeveria me të gjitha format po përpiqet të marrë nën kontroll situatën përsa i përket virusit në mënyrë që të minimalizojë situatat e dhimbshme.

Edi Rama deklaroi planin A me shtatë pika. Ai gjithashtupërmendi dhe planet B apo C që do ta ndjekin në vazhdimësi. Në këtë moment “shoku” psikologjik nuk të lejon të kuptoshasnjë plan. E vetmja gjë që dëshiron të dëgjosh është, të dish se kur merr fund kjo tragjedi, kur do të fillosh prapë atë jetënormale që ndoshta deri dje edhe e përbuzje.

Ajo që çdokush kërkon sot është siguri për jetesën. Ndaj dhe sot më tepër se kurrë kërkohet një aleancë midis grupimeve tëndryshme.

Me siguri që më vonë do kemi kohë të bëjmë analiza përmënyrën e administrimit të të sotmes. Një proverb Etiopianethotë: Kur merimangat bashkohen janë në gjendje të lidhin edhenjë luan.

Në mbyllje të këtij shkrimi, nuk mund të mos përmend median,si një rol i veçantë në të përditshmen e jetës së secilit nëkarantinë. Fuqiplotë dhe instrumenti i vetëm i zyrtarizuar qëkontrollon trurin e njerëzimit, ka uzurpuar kohën tonë.

Padyshim sot, kur televizioni dhe interneti janë miqtë tanë më të mirë, kemi vendosur t’i kemi më afër se këdo tjetër duke na bërëtë ndihemi kudo dhe të informuar për gjithçka.

Mos e humbni këtë besim që ju kemi dhënë, në këto ditë tëvështira. Bëhuni edhe ju psikologu i menaxhimit të kohës nëmënyrë efiçente gjatë karantinimit.

Më shumë se gjithçka, të arrijmë të gëzojmë shëndet të plotë përçdo qytetar.

*Autori është kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës
Qendra Alert / Alert.al

Veterinerët peticion qeverisë: Na lejo të ushtrojmë profesionin

Pjesë e urdhrit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes pēr mbrojtjen ndaj coronavirusif janë edhe veterinerët. Ata i kanë drejtuar një peticion qeverisë, ku parashtrojnë kërkesat e tyre dhe gjetjen e një marrëveshje të përbashkët.
Peticioni
Lejo veterinerët të ushtrojnë profesionin
PETICION DREJTUAR QEVERISË

Ne veterineret private te praktikes te Shqiperise, ne ndryshim edhe me koleget kosovare, ato te Malit te Zi dhe Maqedonise se Veriut, pa permendur vendet e tjera Evropiane, ndjehemi krejt te braktisur ne kete situate pandemie. Koleget tone ne mbare vendin po penalizohen ne perpjekjet e tyre per ti sherbyer kafsheve dhe fermereve ose pronareve. Sherbimi jone eshte ne situate kolapsi te plote, si ne drejtim te sherbimeve qe ne na kerkohet te ofrojme ashtu edhe ne lidhje me ecurine ekonomike tonen. Kafshet bujqesore dhe ato te shoqerimit jane jashte cdo mbikqyrje dhe perkujdesi veterinar. Ne jemi pro masave te marra te kufizimeve te levizjes por kerkojme qe brenda nje marrveshje me Qeverine te na krijohen disa mundesi qe ne cdo kohe, te mund te levizim me mjetet tona ne sherbim te kafsheve te semura, tju pergjigjemi nevojave te tyre mjeksore qe jane 24 orarshe. Theksojme se OIE Organizata Botrore per shendetin e Kafsheve shprehet se, puna e veterinerve eshte thelbesore ne kete situate.
Kjo situate duhej ngritur me pare nga Urdheri i Mjekut Veterinar, por duke qene se zyrtaret e Urdherit i njohin pak ose aspak problemet e veterinerit praktik, e kane lene jashte konsiderate kete situate.

Ftojme te gjithe mjeket veterinare te praktikes, kudo qe ato punojme ti bashkengjiten ketij Peticioni per ti kerkuar Qeverise qe sebashku te mundesojme nje menyre levizje per ti sherbyer kafsheve bujqesore dhe atyre te shoqerimit (qen dhe mace) ne ndihme te fermereve dhe pronareve te kafsheve te shoqerimit.

https://www.oie.int/en/for-the-media/press-releases/detail/article/covid-19-and-veterinary-activities-designated-as-essential/

Qendra Alert/Alert.al

Mjeku Pëllumb Pipero: Ibuprofeni mund të përdoret dhe në kohë Coronavirusi

Ibuprofen mund të përdoret lirshëm edhe në situatën e “Covid”. Nuk ka asnjë të dhënë shkencore që mund të nxisë infektimin. Lajmet e tjera janë të pavërteta. Kështu është shprehur dje mjeku u njohur, Dr.Pëllumb Pipero i ftuar në emsionin Open!
Garancia se kemi të bëjmë me një informacion të pasaktë vjen nga Austria, ku autoritetet shëndetësore atje e përgënjeshtruan lajmin.
Në një reagim zyrtar, Spitali Universitar në Vjenë, tha se nuk ka fakte që konfimojnë që Ibuprofeni reagon agresivisht ndaj personave të prekur me Coronavirus. Ndërkaq edhe sipas Piperos personat që s’kanë probleme me stomakun mund ta përdorin Ibuprofenin në dozën e duhur sipas këshillës së mjekut.

Foto te frikshme / Boshatisen marketet ne qytetin gjerman qe s’ka asnje te prekur nga COVID-19

Te shikosh foto te tilla, tashme eshte e zakonshme ne shume shtete qe i jane nenshtruar virusit te frikshem, COVID-19. Nuk jane as ne Kine, as ne Itali dhe as ne Shqiperi. Por pandemia e panikut ka zene dhe gjermanet. Behet fjale per marketet ne qytetin Lingen, ne kufi me Holanden, ku deri sot, nuk ka asnje te prekur nga Coronavirus. “Me ka marre malli te ha makarona. Nuk gjej ne asnje market”, thote nje zonje qe jeton ne Lingen, kufi me Holanden, e cila ka derguar dhe fotot per Alert.al. Duke uruar qe COVID-19 te preke sa me pak njerez, shikoni fotot e rafteve te boshatisura ne qytetin qe ende nuk ka asnje te prekur, nderkohe qe kjo situate vazhdon prej nje jave. Madje, zonja qe tregoj situaten, thote se ka veshtiresi te gjeje dhe ushqim per femijet.
Qendra Alert / Alert.al

 

Coronavirus, dy vajzë të vogla me nënë nga Shqipëria, postera dhe fushatë sensibilizimi moral për Italinë në Cezena/ Foto

Vajzat që shikoni në foto ndodhen në Cesena, Rajoni i Emilia Romagna në Itali, një nga zonat e kuqe të shtetit fqinj, përsa i përket Coronavirusit. Dy vogëlushet quhen Viola e Virginia Tramonti, janë motra, me baba italian dhe nënë shqiptare. Prej pak ditësh, ato kanë rrezikuar shumë, bashkë me të ëmën, Monika Molloholli Tramonti. Dy vogëlushët kanë nisur një fushët sensibilizimi dhe dhënje kuraroje për qytetin e vet dhe mbarë Italinë, me qëllimin e kthimit të shpresës dhe gjetjen e forcës së njerëzve për përballimin e kësaj situate.

“Forca Itali. Gjithçka do të shkojë mirë. Në të ardhmen, do të jemi më të fortë”. Kështu shkruhet në posterat e vajzave të vogla, të cilat i kanë vendosur në qytet, ndërkohë duart e tyre janë si një “vulë” mbi bezet ku është shkruar.

Ndërkohë, nëna e tyre po punon si vullnetare për asistencen e të semurëve me Covid-19.

Qendra ALERT / Alert.al