Menu

Uncategorized

Financial Times: Rritet numri i grave në krye të kompanive në botë

Edhe pse ende në pakicë, gratë janë gjithnjë e më të shumta në krye të kompanive në të gjithë botën, sipas një studimi të publikuar nga organizata e liderëve të rinj YPO, ”Financial Times” dhe ”UN Women”.

Nga më shumë se 2 000 përgjigje të ardhura nga 106 vende marrë nga rreth 30 000 anëtarë të YPO në mars, një e katërta e të cilave ishin gra, shumica (57%) mendojnë se organizata e tyre është më larmishme në nivelin gjinor sesa pesë vjet më parë.

Sidoqoftë, përparimi është materializuar ngadalë. Sipas një studimi tjetër të fundit të kryer nga instituti ”Heidrick & Struggles”, cituar nga YPO, vetëm 5% e menaxherëve të përgjithshëm në botë janë aktualisht gra.

“Unë shoh një vetëdije të fortë nga të gjithë”, theksoi Xavier Mufraggi, drejtues i YPO-s. ”Ekziston gjithashtu, sipas tij, një vetëdije për stilin e menaxhimit që sjellin anëtaret tona femra me një qasje më globaliste të lidershipit, që është më në përputhje me brezat e rinj”, shton ai.

”Pothuajse një në dy drejtuese femra theksojnë se u është dashur të paktën dy vite për të kapërcyer paragjykimet dhe duhet mesatarisht dy vite më shumë për femrat sesa për burrat të ngjiten në majën e piramidës sipërmarrëse”, sipas studimit. ”Metoda më fleksibile të punës, me miratimin masiv të telepunës, ka të ngjarë të luajë në favor rritjes së barazisë gjinore me daljen nga kriza shëndetësore”, sipas tij.

 

Abuzimet seksuale/ Spiropali: Përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar nga Kuvendi për abuzimet e fundit seksuale.

Spiropali thotë se lajmi i mirë është që hapësira e denoncimeve për rastet është rritur dhe kjo tregon se ka një ndërgjegjësim nga institucionet.

Ajo thotë se duhen marrë masa emergjente që nga sistemi arsimor për të pakësuar dhunën si dhe thekson se gjyqtarët për rastet e abuzimeve seksuale duhet të jepen dënime maksimale.

Spiropali propozon ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që mund ti ulë dënimin deri në 1/3.

 

 

Reagimi i Spiropalit ka marrë shkas nga abuzimi i 5 meshkujve me një 15-vjeçare të mitur në Mirditë. Një në 4 gra besojnë se gruaja duhet të ketë turp të flasë me dikë nëse është përdhunuar. Kur një grua përdhunohet ka ndodhur sepse viktima ka bërë një gabim. Duhet të luftojmë që edhe në media, ku patriarkalizmi i trajton trupat e grave si mall për tu shitur.

Ruajtjen nga stereotipet gjinore, vrasja e grave nuk është krim që ka lidhje me pasionin, xhelozinë. Origjina e dhunës nuk është kurrë viktima, megjithatë lajmi i mirë është se rastet edenoncimeve janë rritur, çka nënkupton ndërgjegjësim.Por hapësira e denoncimeve duhet shtuar. Duhet të jetë mundësin e sigurtë, përndryshe s’do të ketë denoncime. Do të vijojë spiralja.

Bërja publike e detajeve të rasteve është tjetër abuzim i rëndë, që viktimat dhe familjet e vuajnë. E vuajnë njerëzit normal.

Duhen marrë masa emergjente në sistemin arsimor, të pakësojmë dhunën. Të edukojmë djemtë dhe vajzat kundër patriarkalizmit.

Ligji mbi masat kundër dhunës në familje u përforcua e ndryshua në 2018. Lëshimin e urdhrave të mbrojtjes paraprake. Ligji për ndihmë juridike.

Gjykatësit duhet të japin dënime maksimale sidomos kur abuzimi seksual me të mitur ndodh në bashkëpunim, me dhunë ose shantazh, që i lë pasoja të miturve. Duhet ndërhyrje emergjente në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Si nënë e dy fëmijëve të mitur, si deputete, ministre do angazhohem për ndërhyrje dhe ndihmës ligjore për regjistrin e të dënuarve për këto vepra penale.’’- tha Spiropali.

 

Horoskopi për ditën e sotme, 27 maj 2021

Dashi

Ju mund të ndiheni nostalgjik ndërsa shikoni nëpër albume fotografike, rregulloni mobiliet dhe mbani mend kohët e kaluara. Mendja juaj do të prekë ngjarjet emocionale që mbase nuk i keni trajtuar plotësisht në kohën kur ato kanë ndodhur. Ndjenjat e vjetra që ju mendonit se ishin zhdukur mund të rriten dhe të sjellin lot në sy.

Demi

Ju mund të veproni bazuar në një supozim që është vetëm një përfaqësim i pjesshëm i së vërtetës. Në përpjekjen tuaj për të menduar vetëm për anën e mirë të situatës, mund të mos e shihni të gjithë të vërtetën. Ka një dobësi për gjithçka. Ndjenjat e zemërimit, zhgënjimit dhe madje edhe vetmisë mund të shkojnë bashkë.

Binjakët

Nëse jeni duke përjetuar përmbysje emocionale, ju mund të merrni zemër duke ditur se edhe njerëzit e tjerë po kalojnë trazira të tyre emocionale. Ju do ta dini që nuk jeni vetëm në përpjekjen tuaj për stabilitet emocional. Ndani ndjenjat tuaja me të tjerët në vend që t’i mbyllni ato brenda. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.

Gaforrja

Ju mund të ndiheni sikur dikush po ju jep vendos përpara përgjegjësisë. Ju e kuptoni që po akuzoheni për diçka dhe se keni nevojë të mbroni ndjenjat dhe veprimet tuaja. Mundohuni të mos bini në këtë kurth. Mos lejoni që vetëbesimi të depërtojë në situatë vetëm sepse dikush tjetër vë në dyshim mënyrën tuaj të jetës.

 

 

Luani

Sot ju mund të gjeni gabime tek të tjerët që nuk janë marrë me të vërtetën e një situate. Jini të kujdesshëm në lidhje me akuzimin e dikujt. Mos kritikoni të tjerët përpara se të hidhni një vështrim të sinqertë te vetja juaj. Sa I përket aspektit sentimental, do të njihni një person shumë interesant.

Virgjëresha

Shumicën e kohës merreni me fakte. Faktet janë gjëra që mund t’i kuptoni, kategorizoni dhe t’i jepni kuptim racional. Fatkeqësisht, sot disa nga faktet tuaja mund të sfidohen nga një prej gjërave prej të cilës keni më shumë frikë. Ju mund ta keni të vështirë të gjeni ndonjë bazë të përbashkët për të negociuar.

Peshorja

Do të jetë e vështirë të merresh me çështje emocionale sot. Një forcë mashtruese po ushqen iluzionin se gjërat janë mirë kur nuk janë në të vërtetë. Ndalo të pretendosh se gjithçka shkon mirë, Sa më shpejt të përballeni me të vërtetën, aq më pak do t’ju mundojë. Përballuni me mashtrimin drejtpërdrejt.

Akrepi

Mos supozo automatikisht se njerëzit do të kuptojnë nevojat e tua. Emocionet tuaja mund të jenë të fuqishme sot, dhe mund të përfundoni duke i trembur njerëzit në vend që t’i afroni thjesht sepse veproni në mënyrë irracionale. Bëni kujdes që të mos zhgënjeni njerëzit që mund t’ju ndihmojnë më shumë.

Shigjetari

Ju jeni në një pozicion të vështirë. Gjërat nuk janë saktësisht ato që duken. Emocionet tuaja drejtojnë shfaqjen sot dhe ju mund të hidheni nga një ekstrem në tjetrin. Ka një shans të mirë që shumica e asaj që përjetoni bazohet në keqinformim.

Bricjapi

Kur përballeni me një situatë të fortë emocionale, ka të ngjarë të largoheni. Ju preferoni ta ndryshoni temën në diçka më të lehtë. Kjo formë e arratisjes nuk po bën asgjë për të zgjidhur problemin. Në fakt, duke shmangur temën emocionale, ju po krijoni më shumë fërkime.

Ujori

Me aftësitë tuaja psikike, ju jeni i detyruar të hidhni dritë mbi çështjet në të cilat e vërteta ka qenë e paqartë për shumë kohë. Ju mund të përdorni ndjeshmërinë tuaj për të kuptuar thelbin e çështjes dhe për të zbuluar të vërtetën. Kjo lloj sjellje ndoshta nuk do të vijë pa fërkime me të tjerët. Eshtë e rëndësishme të zbulosh të vërtetën.

Peshqit

Jini të kujdesshëm në lidhje me keqkuptimin e të tjerëve për një situate të caktuar. Ju keni të bëni me forca të fuqishme, të menduara dhe që nuk do të duan të lëkunden. Dikush mund të ketë një pamje të deformuar të çështjes së vërtetë. Vendosni të gjitha faktet në tryezë para se të filloni të nxirrni ndonjë konkluzion.

Guvernatori Sejko prezanton në Kuvend raportin e Bankës së Shqipërisë për 2020: Masat tona gjatë pandemisë patën sukses, ekonomia i gëzon premisat për rimëkëmbje të fortë

Guvernatori Gent Sejko ka prezantuar në Kuvend raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2020 ku vendi u përfshi nga kriza e pandemisë.

Sejko thotë se masat e Bankës rezultuan të suksesshme dhe se objektivi ishte lehtësimi i impaktit të krizës në ekonomi, evitimi i pasojave negative dhe ruajtja e stabilitetit monetar. Ai thotë se ekonomia shqiptare i gëzon premisat për një rimëkëmbje të fortë në të ardhmen dhe se 2021 ka për të qenë një kthesë në këtë drejtim. Gjithsesi ai paralajmëron se nuk duhet neglizhuar probabiliteti që në të ardhmen të ketë goditje të tjera.

‘’Pandemia COVID-19 e vuri Bankën e Shqipëisë si gjithë ekonominë e shoqërinë para sfidave të paparashikuara. E ndërgjegjshme për madhësinë e komplekstietin, Banka ndërhyri në ënyrë të shpejtë e të plotë në disa aspekte.

Objektivi ynë ishte lehtësimi i mpaktit të krizës në ekonomi. Evitimi i pasojave negative. Ruajtja e stabiliteti monetar e financiar. Masat tona rezultuan të suksesshme. Ndikimi i krizës reuzltoi më i vogël se pritjet tona. Ndikimi pozitiv të përgjigjes së politikave publike. Me gjithë problemet e natyrshme, kemi shmangur falimentin në masë të bizneseve dhe rritjen e fortë të papunësisë. Në gjykimin tonë ekonomia shqiptare i gëzon premisat për një rimëkëmbje të fortë në të ardhmen.

Paloka nxjerr dokumentet dhe denoncon me emra: Të akuzuar në SPAK për shitblerje votash në Durrës, sot numërues dhe vëzhgues në KQZ

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka shkruan përmes një statusi në facebook se personat që janë denoncuar në SPAK për shit-blerje votash në Durrës, sot Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka vendosur numërues dhe vëzhgues.

Ndërsa  publikon dokumentet, njëri i PS me emrat e vëzhguesve dhe tjetri është kallëzimi i PD, po me këto emra, Paloka shkruan se këta persona sot janë në shërbim të Ramës.

Postimi i plotë

Drejtues te administrates ne Durres, pikerisht ata qe jane denoncuar nga PD ne SPAK per krime zgjedhore, nderkohe qe duhej te ishin ne punen e shtetit per te cilen paguhen me parate e shiptareve, jane prape sot ne sherbim te partise ne rinumerimin e votave ne KQZ!

Sherbetoret e Rames ne KAS nderkohe pyesin se ku jane provat qe administrata eshte perdorur ne kundershtim me ligjin per zgjedhjet !!!

Une e kam shprehur publikisht , qe nje dite perpara se KAS te filloj shqyrtimin e ankimimeve te opozites, se sherbetoret e Rames aty , njesoj si shefi i tyre, nuk do te pyesin as per ligjin e as per faktet per te zbuluar te verteten e masakres zgjedhore te 25 prillit! Kjo per fat te keq po vertetohet cdo dite! Te turpshem e te shpifur si shefi i tyre, ca si kameleon e ca zvarranik te llojeve te tjera, kane hedhur poshte.

Sot po jap nje fakt te vogel per te treguar se sa groteske eshte ajo qe po ndodh ne KAS! Behet fjale per Durresin .

Pasi hodhen poshte gjithe kerkesat e PD per terheqjen e provave nga institucionet ( sic i detyron ligji ) pranuan nje kerkese per rinumerim te LSI-se. Si edhe ne disa raste te tjera, kjo behet per tu perdorur si justifikim qe gjoja jo te gjitha kerkesat e opozites nuk u pranuan…Pranojne rinumerim sepse dihet nga te gjithe qe manipulimi dhe krimet zgjedhore qe kane vendosur rezultatin, jane kryer ne proceset para numerimit perfshi ketu ato qe jane publike dhe lehtesisht te verifikueshme.

raktikisht ne Durres, pervec shit-blerjes “klasike” te votes , me para ne dore, ka ndodhur nje megablerje me parate e shtetit dhe te BE. Perdorimi i administrates dhe aseteve publike , ne kundershtim dhe shkelje te ligjit, ne Durres eshte evidente dhe vertetohet lehtesisht me dokumenta. Jane pikerisht ato dokumenta e prova qe sherbetoret e Rames ne KAS nuk pranojne as t’ju a kerkojne institucioneve megjithese jane te detyruar ta bejne…!

E per ta çuar deri ne fund maskaraden, ja se cfare ndodh sot pikerisht ne sy te KAS-it;

PD ka denoncuar perdorimin e administrates ne funksion te manipulimit te votave. Ka denoncuar me emra ne SPAK edhe disa zyrtare ne Durres.

Sot , si per te treguar cinizmin dhe arrogancen ndaj ligjit deri ne fund, PS con si vezhgues ne rinumerimin e votave ne KAS , drejtues dhe punonjes te administrates, pjesa me e madhe e te cileve jane ne listen e denoncuar nga PD ne SPAK…! Keta minimalisht duhej te ishin ne pune sot se paguhen me parate e shqiptareve per punet e shtetit. Po ata edhe sot po bejne punen e partise dhe zvarraniket e KAS, kerkojne prova nga opozita ne se u perdor apo jo administrata ne zgjedhje ne sherbim te “rilindjes”!!!

Reali gati njoftimin për Alaban, prezantimi pas “Euro 2020”

Alaba, sikurse kanë zbuluar mediet në Spanjë, të martën vizitoi Madridin, bashkë me një përfaqësues të “entourage”-it të tij, për të parë për një shtëpi ku do të jetojë vitet e ardhshme.

Ideja që kanë drejtuesit e Realit të Madrid, nëse gjithçka shkon mirë, është ta njoftojnë nënshkrimin me Alaban para fundit të javës. Sido që të jetë, prezantimi zyrtar nuk pritet të ndodhë pa përfunduar “Euro 2020”. Gjithsesi, njoftimi i nënshkrimit me austriakun do të bëhet më herët, për të hequr presionin nga lojtari gjatë turneut europian. Mediet nuk do ta linin të qetë pas çdo ndeshjeje, duke e pyetur për të ardhmen e tij.

Alaba, i cili përfundoi sezonin me Bayernin fundjavën e kaluar, po shijon disa ditë pushim para se të fillojë përgatitjet me Austrinë për Europianin. 26 të thirrurit paraprakisht nga trajneri Franco Foda do të nisin grumbullimin këtë të enjte në Bad Tatzmannsdorf, një qytet i vogël afër kufirit me Republikën Çeke, ku përfaqësuesja austriake do të stërvitet për katër ditë. Më 2 qershor, Austria do të luajë miqësoren kundër Anglisë, në Middlesbrough, dhe më 6 qershor kundër Sllovakisë, në Vjenë.

Ish-mbrojtësi i Bayernit, i aftë të japë kontribut në disa role, pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Realin, pra do të jetë i lidhur me “Los Blancos” deri në moshën 33-vjeçare. Ai do të përfitojë 12 milionë euro në sezon, saktësisht të njëjtën pagë që merr Sergio Ramos, e ardhmja e të cilit, për momentin, është larg Madridit.

Reja shpall listën për dy ndeshjet e Kombëtares: 'Për mua s'janë miqësore'

25 futbollistë ka zgjedhur të grumbullojë trajneri i Kombëtares Edy reja për dy ndeshjet miqësore të qershorit kundër Uellsit dhe Republikës Çeke, të dyja pjesë e Europianit Euro 2020.

‘Janë teste shumë të rëndësishme, për mua nuk janë miqësore. Na duhet mentaliteti i duhur për të luajtur këto sfida. Në Kombëtare nuk ekziston termi miqësore. Lojtarët që do të vijnë duhet të japin maksimumin, sepse vlejnë shumë për ndeshjet e shtatorit,’-u shpreh Reja.

Përsa i përket listës Reja ka sqaruar se portierët Strakosha dhe Berisha kanë probleme fizike, pavarësisht se ky i fundit është grumbulluar. Për t’i zëvendësuar janë thirrur Alen Sherri i Laçit dhe Harizaj i Apolonisë, ndërsa në total janë tre futbollistë nga Superliga duke përfshirë edhe sulmuesin e Tiranës Taulant Seferi. Sakaq të kuqezinjtë ka rikthime si Trashi, Abrashi, Roshi dhe Balaj. Nedim Bajramaj ende s’ka marrë leje nga FIFA, ndërsa gjasat që sulmuesi Florian Kamberi të vishet sërish kuqezi janë të pakta pas përplasjeve me trajnerin.

‘Prisja më shumë nga Kamberi. Na ka thënë se kishte probleme me dëmtimet, por nuk ka qasje pozitive. Ne e donim në skuadër, por ai ose nuk është mirë se ka probleme me kokën e tij. Në ndeshjet  fundit e kam ndjekur dhe nuk është si më parë. Ne jemi gati të ulemi dhe të diskutojmë me të për të ardhmen. Gjithashtu jemi të gatshëm të rishohim edhe pozicionin tonë,’-tha italiani.

Të dy përballjet do luhen në transfertë. Kuqezinjtë fillimisht do inkuadrohen me Uellsin në datën 5 qershor, ndërsa me datë 8 luajnë përballë Republikës Çeke.

Anglia shpall listën provizore, rikthehet Alexander-Arnold, jashtë Dier

Gareth Southgate shpall listën provizore të Anglisë për Euro 2020. Në 33 të përzgjedhurit e numrit 1 të kombëtares së tre luanëve, nuk mungojnë surprizat ndërkohë që pas pak ditësh nga këta 33 futbollistë, Southgate do të skarcojë 7 për listën finale prej 26 emrash.

Bie në sy rikthimi në ekipin përfaqësues i mbrojtësit anësor të Liverpoolit Trent Alexander-Arnold ndërkohë që emrat me më shumë peshë të lënë jashtë nga Southgate janë Eric Dier i Tottenham, James Maddison i Leicester City dhe sulmuesi i Leeds United Patrick Bamford. Por nëse Dier dhe Maddison kanë bërë një sezon poshtë pritshmërive nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Bamford që ka shkëlqyer me skuadrën e drejtuar nga Marcelo Bielsa. Në portë titullar me siguri do të jetë Jordan Pickford i Everton ndërkohë që janë grumbulluar edhe Dean Henderson, Sam Johstone dhe Aaron Ramsdale. Në mbrojtje përveç Alexander-Arnold spikasin emrat e Reece James, Harry Maguire, John Stones, Luke Shaw, Kyle Walker, Ben Chillwell e Kieran Trippier.

Edhe pse ende nuk e ka marrë veten plotësisht nga dëmtimi, Southgate ka grumbulluar provizorisht për mesfushën Jordan Henderson të Liverpoolit ndërsa nuk mungojnë as emrat më të spikatur të këtij sezoni si Mason Mount, Jack Grealish, Kalvin Philips, Declan Rice, Phil Foden, Jude Bellingham apo edhe Jesse Lindgard.

Në sulm ligjin e bën Harry Kane, ndërsa emra të tjerë cilësorë janë ata të Marcus Rashford, Mason Greenwood, Jadon Sancho apo edhe Sterling e Clavert-Lewin, ndërkohë që surprizë mund të konsiderohen Ollie Watkins e Bukayo Saka. Anglia bën pjesë në grupin D të Euro 2020 sëbashku me Kroacinë, Skocinë dhe Republikën Çeke ndërkohë që do ta nisë kompeticionin me sfidën ndaj nënkampionëve të botës më 13 qershor në Wembley me përfaqësuesen e tre luanëve që do të kërkojë të hakmerret ndaj kombëtares ballkanase për atë eliminim të hidhur në gjysmëfinalet e Botërorit të Rusisë pas kohës shtesë.

Zyrtare, Fabio Paratici largohet nga Juventusi

Fabio Paratici largohet nga Juventusi. Pas zërave të shumtë të muajve të fundit, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizmi nga vetë shoqëria bardhezi. Admistratori i deleguar thotë lamtumirë pas 11 vitesh, me nëntë tituj kampion të fituar, pesë Kupa të Italisë, po kaq Superkupa të Italisë dhe me dy finale (të humbura) në Champions League.

Ish-krahu i djathtë i Beppe Marottas, me të cilin kishte bashkëpunuar te Sampdoria, para se të vendosej në Torino, ka qenë një nga arkitektët e mëdhenj të sukseseve të panumërta të “Zonjës së Vjetër” në dekadën e fundit. Ka bërë goditje të mëdha në merkaton e Juves, duke blerë emra të tillë si Barzagli, Pogba, Tevez, Dybala, Cristiano Ronaldo e De Ligt.

Në njoftimin e klubit bardhezi për largimin e Paraticit shkruhet:

“Pas 11 sezonesh punë intensive, me suksese dhe pasion të madh në fushë dhe në zyra, Fabio Paratici, administrator i deleguar i Juventusit, do të largohet nga klubi. Kontrata e tij, e cila skadon më 30 qershor 2021, nuk do të rinovohet. Drejtuesi i lartë i Juventusit dhe presidenti Agnelli u takuan në Continassa nga ku dolëm me këtë vendim. I ardhur nga Sampdoria, Fabio u bashkua me klubin e Juventusit në verën e vitit 2010, duke u rritur në mënyrë progresive në pozicionet drejtuese, kompetenca dhe përgjegjësi. Fillimisht koordinator i Zonës Teknike, më pas Drejtor Sportiv nga sezonin 2011-2012 dhe nga viti 2020 administrator i deleguar, Fabio Paraitici përfundon karrierën drejtuese tek Juventusi me mbylljen e sezonit.”

Provat që "Saranda-Al" ka qenë e favorizuar për të abuzuar me sigurinë ushqimore. Kush duhet të shkojë në burg pas administratorit?

Nga Granit Sokolaj

Subjekti “Saranda-al” dhe abuzimi i tij me sigurinë ushqimore, nxorri në pah paaftësinë apo/dhe papërgjegjshmërinë e institucioneve që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore në vendin tonë. Kjo, pa dashur të mendojmë për nivelin e lartë të korrupsionit në institucionet shqiptare.

Pamjet e publikuara nga emisioni “Stop”, e bënë mjaft të qartë situatën e “banjos publike” që ushqente shqiptarët, si nga kushtet higjeno-sanitare, por dhe abuzimi e mashtrimi që rrezikonte seriozisht jetën e konsumatorëve, veprimtari kjo që zhvillohej hapur nën hundën e inspktorëve të autoritetit kombëtar të ushqimit.

Mihail Kote

Qendra ALERT dhe Alert.al kanë mundur të mësojnë se që nga viti 2019 e deri tani, “Saranda-Al” është inspektuar të paktën 6 herë. Ndërsa vetëm në 3-4 muajt e fundit është inspektuar 3 herë. Konkretisht, më 23 nëntor 2020, inspektorët e AKU e kanë kontrolluar subjektin në fjalë, duke gjetur “shkelje të papërfillshme” dhe si masë disiplinore ndaj tij, janë lënë disa detyra.

Më pas, në dhjetor 2020, sërish subjekti është inspektuar, ndoshta për të verifikuar nëse ishin zbatuar detyrat e lëna në nëntor. Inspektorët e AKU kanë konstatuar vetëm një problem “të vogël” dhe i kanë lënë detyrë ndarjen e produkteve sipas natyrave. Pra, për ta thënë më thjesht, të ndahen në ambiente të ndryshme përpunimi e paketimi vaji i ullirit, nga djathi kaçkavall apo produktet me natyra të tjera. Gjithmonë, duke i lënë vetëm detyra, pa marrë asnjë masë tjetër administrative (edhe lënja e detyrave, ligjërisht konsiderohet masë administrative).

Ndërsa “qershia mbi tortë” e përgjegjshmërisë së AKU dhe e cilësisë së inspektimit, është kontrolli i ushtruar në këtë subjekt më 8 shkurt 2021. Ky inspektim është mbyllur, pra procesverbalet, referuar Nenit 47 të Ligjit Nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Referuar këtij neni, që është pasqyruar në procesverbalin e mbajtur nga inspektorët, kuptohet qartë që nuk ka pasur shkelje, pra gjithçka ishte e ligjshme dhe konfirm legjislacionit për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorit.

Po çfarë thotë konkretisht neni 47?

“Përfundimi i procedimit kur nuk konstatohen shkelje:
1. Kur konstatohet se nuk ka shkelje të kërkesave ligjore, procedimi administrativ i inspektimit
përfundon me një vendim që pasqyrohet në fund të procesverbalit apo me vendim përfundimtar,
pas shqyrtimit, sipas nenit 46 të këtij ligji.
2. Në vendimin e pasqyruar në procesverbal apo në vendimin përfundimtar përcaktohen edhe
arsyet për përfundimin e procedimit.
3. Vendimi përfundimtar, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, i njoftohet subjektit të inspektimit”.

Pra, referuar këtij neni, duket që inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, nuk kanë konstatuar asnjë shkelje, madje kanë deklaruar në procerverbal edhe se, “subjekti disponon dokumentacionin shoqërues për produktet, faturat tatimore të blerje-shitjeve” etj. Inspektimi i fundit, por edhe dy të tjerat para tij, ato të nëntorit dhe dhjetorit 2020, tregojnë qartë që inspektimet e AKU kanë qenë nën nivellin e duhur. Arsyet mund të jenë të ndryshme: Ose inspektorët nuk kanë kuptuar çfarë ndodh e si duhet të ndodhë procesi brenda subjektit “Saranda-al”; ose procesverbalet e inspektimit i kanë hartuar të ulur në lokalet afër subjektit, ku në tavolinë mund të kenë pasur përfaqësuesin e kompanisë; ose janë korruptuar në çdo inspektim që kanë bërë; ose, siç ndodh rëndom në Shqipëri, kanë marrë porosi me telefon (që të mos lihen gjurmë me tekst në sms apo e-maile) nga eprorët, që t’i rrinë larg tij subjekti me penalizime. Opsionet janë të ndryshme, por logjikisht njëri nga këta duhet të qëndrojë. Ndryshe, nuk do kishim ngrënë të gjithë ne nga këto produkte, përfshirë edhe familjet e fëmijët e punonjësve të AKU, të Ministrisë së Bujqësisë, të prokurorisë, të SPAK e të policisë.

Kjo e fundit, sot njoftoi arrestimin e administratorit të “Saranda-al”, Mihail Kote, i cili në krimin e tij, ka rrezikuar rregullisht shëndetin dhe jetën tonë. Por, meqë viktimë e tij janë dhe familjet e fëmijët e uniformave blu, a mendohet se ky person ka pasur dhe bashkëpunëtor e këta të fundit, padyshim duhet të akuzohen për bashkëpunim, për ndihmë e favorizim të autorit, apo për fshehje të provave? Ndërsa çështjen e korrupsionit të mundshëm, tashmë e ka marrë në dorë Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili i gjendur rastësisht në AKU për kontrollet vjetore, ka marrë dhe po verifikon dy procedurat e fundit të inspektimit të subjektit në fjalë.

Ndërkohë, “Saranda-al” ka qenë subjekt me precedentë për AKU-në. Në vitin 2018, kjo kompani është gjobitur me 2 milion lekë (të reja) pasi ushtronte aktivitetin e tij pa QKL, si dhe kishte mungesë të theksuar të etiketimit të produkteve. Më pas, subjekti e mori QKL, një për dhomën frigoriferike, një për prodhim, përpunim e ambalazhim produktesh me origjinë shtazore (djathi kaçkavall etj) dhe të tjetrën për prodhim, përpunim e ambalazhim produktesh me origjinë joshtazore (vaj ulliri etj). Në këto kushte, të paktën deri në dhjetor 2020, ky subjekt është inspekturar nga dy trupa inspektuese të ndryshme të AKU, njëra për produktet me origjinë shtazore dhe tjetra për ato joshtazore. Dhe një asnjë rast, dy trupat, me nga 2 inspektorë së paku secila prej tyre, nuk kanë arritur të konstatojnë shkeljet, kushtet higjenosanitare, mashtrimin me përzjerjet e vajit dhe as me djathrat e mbledhura nga “mbeturinat”, grirjen dhe riambalazhimin e tyre???!!!

Detyrë tjerër e inspektorëve të AKU, kur kanë dyshime, është edhe marrja e mostrave. Madje, për këtë AKU ka dhe një plan vjetori marrje mostrash (të paktën në letër). Dhe në 6 inspektime, inspektorët kanë marrë vetëm një herë një mostër djathi kaçkavall, që është analizuar në laboratorin e Drejtorisë Rajonale të AKU në Tiranë, e cila ka rezultuar edhë ajo, konform rregullave të sigurisë ushqimore.

Nga të gjitha faktet, duket qartë që subjekti “Saranda-al” ka pasur mbështetje të madhe për të vazhduar aktivitetin në dëm të konsumatorëve, pa i ndodhur asgjë. Ndërkohë, për të verifikuar “zinxhirin” e mbështetjes dhe favorizimit, strukturat shtetërore si KLSH, policia dhe prokuroria i kanë të gjitha mundësitë. Kanë procerverbalet e inspektimeve, kanë pamje filmike të mjaftueshme. Mjafton të mendojnë vetëm për ushqimin që iu vënë në tavolinë fëmijëve të tyre!

Qendra Alert / Alert.al