Në emisionin Alert, të moderuar nga Granit Sokolaj, këtë të premte U diskutua tema “Ushqimi për kafshë dhe konsumatori”. I ftuar në studio është edhe Dashamir Çela, nga Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit”.
Gjatë bisedës, Çela ngriti shqetësimin e fermerëve lidhur me cilësinë e misrit të importuar, i cili sipas tyre shpesh nuk përputhet me të dhënat e deklaruara në fletën shoqëruese të produktit.
Sipas tij:
-
Analizat e kryera jashtë vendit kanë treguar devijime nga cilësia e deklaruar,
-
Për këtë arsye, fermerët kanë ndërprerë përdorimin e misrit të importuar për të ulitur nivelin e aflatoksinës në ushqimin e blegtorisë,
-
Kjo situatë ka sjellë kosto të shtuara për fermerët, të cilët detyrohen të gjejnë alternativa sigurie.
Çela theksoi se kontrolli rigoroz në doganë është domosdoshmëri, në mënyrë që produktet jo të sigurta të mos përfundojnë në fermë dhe fermerët të mos detyrohen të hedhin poshtë qumështin apo të pësojnë humbje të tjera ekonomike.


