Menu

Shytaj: Plani i monitorimit të ushqimit për kafshë, nga historiku te masat bllokuese

Në emisionin Alert, të moderuar nga Granit Sokolaj, këtë të premte u diskutua  tema “Ushqimi për kafshë dhe konsumatori”. I ftuar në studio ishte i ftuar  Festim Shytaj Përgjegjës i Sektorit të Ushqyerit të Kafshëve në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Gjatë diskutimit, Shytaj sqaroi mënyrën se si funksionon plani i monitorimit të bizneseve që operojnë në sektorin e ushqimit për kafshë. Ai tha se çdo subjekt inspektohet në bazë të:

  • Historikut të kontrollit, që mund të jetë 1-vjeçar ose 3-vjeçar,

  • Frekuencës së shkeljeve ose konstatimeve të mëparshme,

  • Rrezikut që paraqet biznesi në tregun ushqimor.

Sipas tij, nga këto kontrolle përcaktohet nëse subjekti rezulton “00”, pra pa asnjë ngarkesë, ç’ka i lejon të vijojë normalisht aktivitetin. Në rast të konstatuar shkeljesh, tha Shytaj, biznesi bllokohet deri në plotësimin e detyrimeve ligjore dhe eliminimin e rrezikut.

Ai nënvizoi se qëllimi i këtij monitorimi është të garantojë sigurinë e ushqimit për kafshët dhe, rrjedhimisht, sigurinë ushqimore për konsumatorin.

Related Posts